Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Valbona, mrekullia mes alpeve shqiptare!

Udhetimi

Per te shkuar ne Valbone duhet te


udhetosh te pakten 6 ore nga
kryqyteti. Pjesa derrmuese e
rruges eshte aksi Tirane-Bajram
Curri, ku cdo turist ka mundesine
te shijoje nje udhetim me traget
neper liqenin e Komanit. Pamjet
fantastike te shpateve malore qe
bien thike mbi ujin e liqenit te
Komanit jane te paharrueshme.
Fshatrat e vegjel ne te dyja anet e
liqenit dhe kullat e vetmuara prej
guri, banoret e te cilave lidhen me
njeri-tjetrin vetem nepermjet
varkave te vogla, jane nje tjeter
dekor interesant i udhetimit.
Perrenjte dhe luginat e vogla qe
lidhin liqenin me pellgun e Drinit
krijojne fjorde te vegjel qe futen
ne brendesi te masiveve malore.
Gjate udhetimit me traget shikon
dhe dy digat gjigande te
hidrocentraleve ne kas-kaden e
Drinit. Udhetimi me traget zgjat
per dy ore e gjysem dhe kushton
300 leke te reja, ndersa udhetimi
nga Tirana ne Bajram Curri me
furgonat e linjes, kushton 1000
leke te reja. Nga Bajram Curri ne
drejtim te Valbones shkohet me
mjete fuoristrada por dhe me
furgone te linjes, bileta e te cileve
kushton 150 leke te vjetra.

Lugina

Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe per te shkuar drejt saj
duhet te kalosh me pare nepermjet Kanionit te Shoshanit, Grykes se Klisyres,
Grykes se Dragobise e Qukut te Dunishes. Nga hyrja ne kanionin e Shoshanit e
deri ne Valbone udhetimi kalon nepermjet nje lugine te ngushte, ku ne te dyja
anet e saj ka shpate shkembore dhe pyje me ah e bredh, ndersa rruga eshte e
shtruar me cakell. Pamjet e mahnitshme qe nisin me Kanionin e Shoshanit i
lene vendin njera-tjetres per tu zevendesuar nga gryka e ngushte me shpate te
thepisura e Klisyres. Me siper shfaqet fshati Dragobi, me i madhi i zones, me
kulla guri 100 e 200 vjecare, madje dhe me te vjetra se kaq. Gati ne mes te
fshatit, ne krahun e majte te rrjedhes se Valbones ndodhet nje ujevare disa
dhjetra metra e larte qe bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobine ne
krahun e djathte te rrjedhes se Valbones, ne rreze te nje shkembi qe mezi
shquhet mes pyllit te dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjate gjithe
udhetimit te shoqerojne gjithnje ujerat e kthjelleta te Valbones qe burojne nga
shkrirja e bores ne masivin malore te Alpeve. Nje tjeter vend per tu ndalur
eshte dhe Quku i Dunishes. Nje bar-hotel alpin, i ndertuar teresisht prej druri
nga vellezerit Metalia eshte nje tjeter pikeshlodhjeje. Klima e lugines eshte
mjaft e fresket dhe i nxehti i veres nuk egziston fare.

Fshati Valbone
Fshati Valbone eshte gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne nje
zallishte te krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbone ka afro 30
shtepi, kryesisht kulla te vjetra dy dhe trekateshe me mure te trashe guri e
cati karakteristike alpine me derrasa druri. Ne kullat karakteristike te
terheqin vemendjen dritaret shume te vogla dhe frengjite e ndertuara ne
cdo drejtim per tu mbrojtur. Ne qender te fshatit ndodhet nje lokal qe
sherben ne natyre kryesisht, mish te pjekur ne hell dhe meze e bulmet te
zones. Prane lokalit eshte ne ndertim e siper nje basen i vogel per rritjen e
troftes pikaloshe te Valbones. Ne Valbone nuk ka hotel te mirfillte, por disa
shtepi-kulla karakteristike jane pershtatur sipas tradites ne hotele per
turistet. Cmimet e fjetjes dhe ushqimit jane te arsyeshme. Telefonat
celulare ne Valbone jane jashte funksionit dhe nuk te hyjne ne pune.
Nepermjet bllokut te larte malor te Jezerces ne veri, Zhaborreve dhe
Grykave te Hapta ne Jug, formohet nje govate tipike akullnajore. Ne shpatet
e thepisura te maleve te Kollates e Rrethit te Bardhe shikon bore te
perjetshme dhe ngjitja ne to, do te ishte nje sfide per cdo alpinist
profesionist. Ujevara e Rragamit qe ndodhet prane fshatit me te njejtin
emer, siper Valbones, eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe nuk
duhet lene pa vizituar. Valbona gjate 4-5 muajeve te dimrit eshte krejtesisht
e izoluar nga bora keshtu qe ne kete kohe eshte e pamundur te vizitohet.

You might also like