Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 36

Parimet e teknikës së hartimit të

ligjeve

 saktësia

 qartësia

 rrjedha logjike.
Saktësia dhe Qartësia
 Prova që duhet të kaloj legjislacioni është që çdo person i prekur
prej tij të mund ta lexoj lehtësisht dhe ta kuptoj ate.

 Struktura e ligjeve nuk duhet të jetë një mozaik logjik por duhet
të përputhet me mënyrën normale të të menduarit të një qytetari
mesatar.

 Ligji duhet të jetë konkret e jo hipotetitk.

 Konceptet ligjore duhet të shprehen me fjalë që janë sa më të


përcaktuara në mënyrë që të mos ketë vend për interpretime
alternative.

 Legjislacioni duhet të hartohet në një gjuhë po aq të thjeshtë sa


edhe të sakt.
Struktura e tekstit të
Projektligjeve
Ndarja strukturore e projektligjit në rend zbritës.

 Pjesët;

 Titujt;

 Krerët;

 Seksionet.
Struktura bazë e një teksti ligjor është “Neni”.

Pjesët përbërëse të një neni në rend zbritës janë:

- Numri i nenit;
- Paragrafi;
- Nën paragrafi:
- Nën- nën paragrafi
Përbërja strukturore e Ligjit
 Titulli
 Preambula dhe baza ligjore
 Dispozita që përcakton qëllimin e ligjit
 Dispozitat lidhur me fushën e zbatimit të ligjit
 Përkufizimet
 Dispozitat lidhur me procedurat administrative
 Dispozitat e vlerësimit
 Dispozitat e delegimit
 Dispozitat e sanksioneve
 Dispozitat për shfuqizimet dhe dispozitat për ndryshimet në ligje të
tjera
 Dispoziat kalimtare dhe të fundit
 Dispozitat për hyrjen në fuqi
Stili gjuhësor

 Thelbi i çështjes së stilit të hartimit të ligjeve


është që gjuha e tyre duhet të jetë e thjeshtë, të
mos ketë zgjatje dhe të jetë e saktë përsa i
përket zgjedhjes së fjalëve dhe stilit gjuhësor.

 Fjalët e panevojshme dhe sipërfaqësore duhet


të shmangen.
Fjalitë
 Fjalitë duhet të jenë të shkurtra dhe të qarta.

 Ideja kryesore duhet të jepet sa më në fillim


të fjalisë që është e mundur.

 Për hartimin e fjalive të akteve ligjore, kryefjala-


kallëzuesi-kundrinori duhet të jenë sa më pranë
njëri-tjetrit që të jetë e mundur gjithashtu
rrethanori dhe përcaktori, duhet të vendosen sa
më pranë fjalës ose shprehjes që ato
përcaktojnë.

Fjalët
 Gjatë hartimit të legjislacionit duhen zgjedhur fjalë bashkëkohore,
dhe ato duhen përdorur në kuptimin e tyre të zakonshëm dhe
kryesor.
 Duhet të shmanget përdorimi i fjalëve arkaike të cilat nuk
përdoren shpesh apo nuk kuptohen, apo i neologjizmave të cilat
nuk janë bërë ende pjesë e përdorimit të përditshëm të gjuhës
shqipe. Kur ka një shkak të veçantë për moszbatimin e këtyre
rregullave, atëherë fjalët duhet të përkufizohen

 Në tekstin ligjor, i njëjti koncept duhet të shprehet kudo me të


njëjtat fjalë. Të njëjtat fjalë nuk duhen përdorur për dy ose më
shumë koncepte të ndryshme. Fjalët duhet të përdoren me atë
kuptim që përkon me përdorimin e tyre në pjesë të tjera.
 Kjo praktikë bën që të shmangen keqkuptimet, pasiguria ligjore
dhe mundësitë e keqinterpretimit.
Fjalët dhe shprehjet e huaja
 Fjalët me origjinë të huaj duhet të shmangen nëse në gjuhën
shqipe ka një shprehje të përshtatshme përgjithësisht të njohur.

 Fjalët e huaja mund të përdoren vetëm nëse ato janë pranuar në


përdorimin e përditshëm të gjuhës shqipe dhe për to nuk ka fjalë
tjetër në gjuhën shqipe.

 Për arsye gjuhësore, mund të përdoren fjalë të huaja kur fjalët dhe
shprehjet janë të njohura dhe përgjithësisht të përdorura nga
subjektet e ligjit edhe pse jo nga publiku i gjerë. I tillë mund të jetë
rasti kur përdoren terma teknikë.

 Një rast tjetër mund të jetë kur ato përbëjnë një mjet të njohur dhe
të përshtatshëm për shprehjen e një koncepti në mënyrë të qartë
dhe të shkurtër (p.sh. emrat shkencorë në latinisht).
 Gjithashtu, mund të përdoren fjalë apo shprehje të huaja për të
siguruar përshtatjen me marrëveshjet ndërkombëtare apo me të
drejtën e Bashkimit Evropian, p.sh. “ligji duhet të nxirret në
përputhje me të drejtën komunitare (acquis communautaire).”
Shprehjet teknike

 “Shprehjet teknike” janë shprehje të krijuara


dhe të përdorura kryesisht në fusha të caktuara),
 “Shprehjet teknike” duhet të shmangen sa më
shumë të jetë e mundur.
 Bëjnë përjashtim, rastet kur shprehjet përdoren
gjerësisht nga subjektet e ligjit. Në qoftë se
shprehje të tilla përdoren në një ligj me zbatim
më të gjerë, ato duhet të përkufizohen qartë.
Termat ligjor

 Termat ligjor duhet të përdoren duke


pasur parasysh kuptimin e tyre të
zakonshëm ligjor në sistemin juridik në
fuqi.

 Termat ligjor duhet të përdoren saktë dhe


të mos perifrazohen
Përsëritjet
 Nenet e tekstit ligjor janë, gramatikisht, në
njëfarë mënyrë të pavarur.

 Përemrat dhe mbiemrat, që u referohen


termave të përdorura më parë në nene të tjera,
duhet të përdoren me kujdes.

 Brendapërbrenda një neni të vetëm, gjatë


hartimit duhet të merret në konsideratë
përdorimi i stilit rrëfyes për të thjeshtuar
tekstin dhe për ta bërë atë më të pranueshëm
nga përdoruesi, kur kjo mund të bëhet pa
krijuar paqartësi.
Shkurtimet
 Kur në të njëjtin tekst të ligjit është e
nevojshme të përsëritet një shprehje e
caktuar, zëvendësimi i saj me një shkurtim
lejohet me kusht që shkurtimi të shpjegohet
kur përdoret për herë të parë, duke shtuar
një shprehje të përshtatshme si p.sh.: “më
poshtë do të quhet …(shkurtimi)”.

 përdorimi i shkurtimeve mund të jetë një


zgjidhje e mirë kur koncepti për të cilin do të
përdoret shkurtimi shfaqet në fillim të
tekstit. Përndryshe duhet përkufizuar tek
pjesa e përkufizimeve; p.sh “OKB” do të
thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara”.
Numrat

 Numrat duhet të shkruhen zakonisht


me shkronja

 Numrat duhet të shkruhen me shifra


kur ato janë pjesë e një tabele, formule
matematike ose përdoren në kontekste
të tjera për të cilat ka praktikë të
njohur të përdorimit të shifrave.
Datat

Datat shkruhen me shifra arabe (p.sh. 1, 2,3) me


përjashtim të muajve që shkruhen me shkronja (p.sh.
Janar, Shkurt).

Vini re: sipas rregullave të drejtshkrimit të gjuhës


shqipe, shkronjat e para të muajve nuk duhet të
shkruhen me shkronja të mëdha.

Viti gjithmonë duhet shkruar në formën e plotë


katërshifrore.
Përdorimi i pjesëzave pohuese dhe
mohuese
 Gjatë hartimit të ligjit duhet që të shmanget sa më shumë
përdorimi i pjesës mohuese “nuk”.
 Dispozitat e ligjit duhet të formulohen në mënyre
pohuese dhe jo mohuese
 p.sh.: më mirë “Personi që ka fëmijë ka të drejtë të…”
sesa “Personi që nuk ka fëmijë nuk ka të drejtë të …”
 Megjithatë, pjesëza mohuese “nuk” mund të përdoret për
të sqaruar se kur dispozita e ligjit nuk duhet te zbatohet.
për shembull: “Kjo dispozitë nuk zbatohet për
marrëdhëniet juridike të lindura pas vitit …”
Stili rrëfyes
 Stili rrëfyes është një teknikë e dobishme për të krijuar
një rend logjik (sidomos brendapërbrenda nenit), për të
shmangur referencat e brendshme dhe përsëritjet, si dhe
për efekt të thjeshtësisë së gjuhës.
 Stili rrëfyes nuk duhet përdorur në rastet kur krijon
paqartësi.

 Psh. Nëse personi që bën kërkesën sipas paragrafit 1


është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, personi duhet
të dorëzojë katër kopje.”

 Stili rrëfyes

(1) Një person mund të bëjë kërkesë në Ministri për licencë.


(2) Kërkesa duhet të bëhet në tri kopje.
(3) Personi nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ai duhet
të dorëzojë katër kopje të kërkesës.”
Njëjësi dhe shumësi

 Kurdoherë që është e mundur,


rekomandohet që në hartimin e
ligjeve të përdoret njëjësi në vend
të shumësit, me qëllim që të
shmanget dykuptimësia e
panevojshme.
Përdorimi i termave në
gjini asnjanëse
 Gjatë hartimit të ligjeve duhet të
përdoren fjalë të cilat gjatë përdorimit,
nënkuptojnë të dy gjinitë, ose u
referohen të dyja gjinive si gjinisë
mashkullore ashtu edhe asaj femërore.

 p.sh: fjala person.


Gjuha politikisht asnjanëse

 Ligjet duhet të hartohen me një gjuhë


politikisht asnjanëse.

 Një projektligj i tillë shkakton më pak


opozitë të panevojshme politike dhe në
shumë raste mund të rrisë shkallën e
pranimit të ligjit nga publiku.
Kohët e foljeve

 Ligjet duhet të hartohen në kohën e tashme.

 Shembull:

“Çdo anije para hyrjes në port detyrohet të


paraqesë para drejtuesit të portit këto
dokumente...” dhe jo “Çdo anije para hyrjes në
port do të detyrohet të paraqesë para
drejtuesit të portit këto dokumente”.
Mënyrat

 Ligjet duhet të hartohen në mënyrën


dëftore dhe jo në mënyrën urdhërore,
duke shmangur mënyrën lidhore.

 Për shembull, më mirë “Asnjë person


nuk ka të drejtë” dhe jo “Asnjë person
nuk duhet të ketë të drejtë.
Trajtat veprore dhe pësore
 Ligjet duhet të hartohen në trajtën veprore dhe jo në
trajtën pësore.

 Për shembull, më mirë “Anëtari i komisionit emëron një


revizor të lartë për çdo departament” se sa “Revizori i
lartë i çdo departamenti emërohet nga Komisioneri”.

 Trajta pësore duhet shmangur sidomos kur subjekti të


cilit i referohet dispozita nuk është i qartë.

 Përdorimi i trajtës veprore e detyron hartuesin të


vendosë qartë identitetin e personit që ka një detyrim të
caktuar.
Lidhëzat
 Lidhëza “dhe” përdoret për të lidhur ose
për të bashkërenduar dy pjesë të një fjalie.

 Lidhëza “ose” përdoret për të veçuar ose


për të treguar përdorim alternativ.
Emrat e prejardhur nga foljet

 Duhet shmangur përdorimi i emrave që vijnë


nga foljet.

 P.sh: “Një person mund të kërkojë …” është


më e qartë se “një person mund të bëjë
kërkesë..”; ose

 “Ministri konsultohet me …” është më e qartë


se “Ministri do të bëjë konsultime me…”
Foljet
 Foljet duhet të përdoren në mënyrë
konsekuente në varësi të faktit nëse ato
tregojnë një urdhër apo lejojnë diçka.

 Zakonisht përdoren foljet “detyrohet” ose


“duhet” dhe “mund”.

 Përdorimi jo i saktë dhe i drejtë i këtyre


foljeve, mund të shkaktojë dyshime në
lidhje me karakterin lejues apo urdhërues
të dispozitës.
Shenjat e pikësimit
 Shenjat e pikësimit përdoren si më poshtë:

 pika (“.”) përdoret në kuptimin e saj të zakonshëm sintaksor dhe


sidomos në fund të neneve, paragrafëve dhe nën-paragrafëve të fundit;
 • presja (“,”) përdoret në kuptimin e saj të zakonshëm sintaksor;
 • dy pikat (“:”) përdoren në kuptimin e tyre sintaksor dhe sidomos pas
pjesës hyrëse të paragrafit;
 • pikëpresja (“;”) përdoret në kuptimin e saj sintaksor dhe sidomos
për ndarjen e nënparagrafëve;
 • pikëpyetja (“?”) dhe pikë çuditësja (“!”) duhen shmangur;
 • thonjëzat (“…”) përdoren në kuptimin e tyre të zakonshëm sintaksor
dhe veçanërisht për përkufizimin e fjalëve dhe përfshirjen e një teksti të
ri me anë të ndryshimeve;
 • viza ndarëse (“-”) përdoret sidomos për ndarjen e fjalëve në fund të
rreshtit dhe për të lidhur fjalët e përbëra, për shembull, “njëri-tjetrin”
etj;
 • kllapat (“(…)”) dhe kllapat katrore (“[…]”) duhen shmangur;
 • shenja e përqindjes “%” mund të përdoret kur është e nevojshme,
sidomos në tabela, ndërsa në tekst duhet të përdoret fjala “përqind” me
shkronja;
 • shenja e paragrafit (“§”) duhet shmangur;
 • shënimet në fund të faqes apo në fund të tekstit duhen shmangur.
Referencat
 Referencat përdoren në rastet kur teksti i ligjit i
referohet një dispozite në të njëjtin ligj (referencë e
brendshme) ose një dispozite në një ligj tjetër
(referencë e jashtme).
 Referenca e brendshme, duhet të përcaktojë nenin e
saktë, paragrafin, ose nënparagrafin në të cilën bëhet
referenca.
 Duhen shmangur referencat zinxhir.
 Kur referenca bëhet për herë të parë tek një ligj tjetër,
(referenca e jashtme) ky ligj duhet të identifikohet
qartë duke cituar titullin e plotë, numrin dhe datën e
miratimit.
 Një referencë e jashtme tek një ligj i ndryshuar, duhet
të citojë vetëm ligjin e parë dhe jo ligjet që e kanë
ndryshuar atë
Hartimi i ndryshimeve

Ndryshimet e një ligji mund të jenë të shprehura ose jo.

 Një ndryshim i shprehur nënkupton nxjerrjen e një ligji i


cili e përmban këtë ndryshim.

 Një ndryshim i heshtur ndryshon ligjin ekzistues, pa e


treguar atë.

 Ndryshimet e heshtura përbëjnë një burim të paqartësisë


dhe konfuzionit dhe duhet të shmangen sa më shumë të
jetë e mundur.
Llojet e ndryshimeve
 Një ligj mund të ndryshohet me futjen, shtimin, zëvendësimin, ose
shfuqizimin e dispozitave të tij nga një ligj tjetër.

 Futja: Do të thotë futja e një teksti të ri brenda tekstit ekzistues të një


ligji. Për shembull: vendosjen e një fjalie të re midis fjalisë së parë dhe të
dytë ekzistuese në paragraf.

 Shtesa: Realizohet kur shtohet një tekst para apo pas një teksti ekzistues
të ligjit. Për shembull: vendosja e një fjalie në fillim apo në fund të
paragrafit, ose vendosja e një nën-paragrafi të ri në fund të
nënparagrafëve ekzistues.
 Të dyja teknikat shtojnë tekstin e ri pa fshirë atë ekzistues.

 Zëvendësimi : është zëvendësimi i disa pjesëve ekzistuese të tekstit me


tekst të ri. Për shembull: zëvendësimi i një paragrafi në ligjin ekzistues
me një paragraf të ri.

 Shfuqizimi :shfuqizim është heqja e disa pjesëve ose e tërë tekstit


ekzistues të ligjit. Shfuqizimi mund të shoqërohet nga ndryshime në të
njëjtin ligj, apo dhe ligje të tjera.
Titulli i ligjeve ndryshuese
 Në titujt e ligjeve ndryshuese përgjithësisht duhet
të përdoret fjala “ndryshime”. Fjala “shtesa” mund
të përdoret kur shtohen nene të reja.

 Ky rregull zbatohet kur ligji ndryshon dhe


shfuqizon ligjin ekzistues në të njëjtën kohë.

 Në rastet kur ligji nuk bën gjë tjetër vetëm


shfuqizon ligjin ekzistues, atëherë titulli duhet të
përmbajë vetëm “shfuqizim”.

 Për hartimin e titullit të ligjit ndryshues është


zakonisht e mjaftueshme të tregosh ligjin e
ndryshuar me numrin, datën dhe titullin.
Shtrirja e ndryshimeve
Deri në ç’masë duhet të bëhen ndryshimet ?
 Hartuesi duhet të mbajë parasysh se përdoruesi i legjislacionit
duhet të ketë mundësi të kuptojë efektin e tij.
 Kur disa paragrafë të një neni kanë nevojë për ndryshime,
rekomandohet të rishkruhet i gjithë neni.
 Po kështu nëse disa nënparagrafë të një paragrafi duhet të
ndryshohen, është e mirë të rishkruhet i gjithë paragrafi.
 Shtrirja minimale e një ndryshimi duhet të jetë një
nënparagraf.
 Nëse hartuesi kërkon të shtojë një fjalë apo shprehje në një
nënparagraf, është mirë të zëvendësohet i gjithë nën-paragrafi.
 Nëse një fjalë apo një shprehje duhet të ndryshohet,
formula e mëposhtme mund të përdoret:
 Shprehja “X” zëvendësohet me shprehjen “Y”.
Forma e ndryshimeve
Ndryshimi përbëhet nga dy elemente:
 Elementi i parë duhet të citojë në mënyrë të qartë dhe të plotë dispozitat ligjore që do të
ndryshohen së bashku me llojin e ndryshimit (futje, shtesën, ose zëvendësimin) i
shoqëruar me dy pikat.
Për shembull “Neni 1 zëvendësohet si vijon: ...”

 Kur ndryshimet konsistojnë në ‘futje apo shtesa’, elementi i parë duhet të përcaktojë në
mënyrë të qartë se ku do të bëhet ndryshimi.

 Për shembull: “Pas fjalisë së parë të nenit 1, paragrafi i parë, futet nënparagrafi 2:”, “ pas
paragrafit të 3 të nenit 2, shtohet:...”.

 Në rastet kur një nen i ri do të shtohet pas nenit të fundit të Kreut, duhet të bëhet e qartë
nëse ai është neni i fundit i këtij Kreu, apo neni i parë i Kreut tjetër.

 Për shembull: “Pas nenit 27 futet neni 27/1 në fund të Kreut 3”, ose pas “nenit 27 futet
neni 27/1 në fillim të Kreut 4”.

 Kur një ligj ndryshon një ligj tjetër dhe kërkohen dispozitat kalimtare, këto dispozita
duhet të përfshihen në një nen apo nene të veçanta nga nenet që përmbajnë ndryshime.
 Elementi i dytë parashikon futjen e tekstit ndryshues në thonjëza “...”

 Kur një ligj ndryshon një ligj tjetër, duke zëvendësuar tekstin e tij, është e
mjaftueshme që të bëhet referimi tek procesi i zëvendësimit, pa treguar
se teksti i zëvendësuar është shfuqizuar.

 Për shembull: nuk ka nevojë të thuhet: “Paragrafi 5 i nenit 7


zëvendësohet si vijon...”

 Mjafton të thuhet “Paragrafi 5 i nenit 7 shfuqizohet dhe zëvendësohet me


këtë tekst...”
 Kur ligji ndryshon disa nene të një ligji tjetër, ndryshimet duhet të
parashikohen në ligjin ndryshues sipas radhës së neneve të ligjit
amendues. Çdo nen i ligjit të ndryshuar duhet të ndryshohet veçmas.
 Për shembull:
Neni 1
Paragrafi i dytë i nenit 2 të ligjit …ndryshohet si më poshtë: “....”

Neni 2
Neni 7 i ligjit … ndryshohet si më poshtë: “Neni 7 …”.
Numërimi i neneve
 Numërimi i dispozitave të ligjit ndryshues duhet të jetë i lidhur qartë me
tekstin origjinal të ligjit me qëllim që të lehtësojë konsolidimin dhe të
mundësojë verifikimin e gjendjes së ligjit në një kohë të caktuar.

 Për të futur një ose disa nene vijuese në një vend të caktuar në tekstin e
ndryshuar të nenit ose neneve vihet numri i nenit paraprijës pasuar nga
fraksioni.

 Për shembull, “pas nenit 17 futen nenet 17/1, 17/2, 17/3; pas nenit 17/4,
futen nenet 17/5, 17/6, 17/7”

 Me qëllim që të futen një ose disa artikuj në një vend të caktuar midis
neneve, titujt e të cilëve përmbajnë fraksion për shkak të ndryshimeve të
mëparshme, numri i nenit të ri është numri i nenit të mëparshëm në
tekstin e ndryshuar i shoqëruar me fraksion dhe numra të renditur sipas
radhës.

Për shembull: midis neneve 28/2 dhe 28/3 shtohen nenet 28/2-1, 28/2-2.
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI JURIDIK

Përgatiti:
 Flamur HYSENI

You might also like