Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Projekt

Lenda:Kimi
Tema:Studimi I gjendjes mjedisore
te ujerave te zones ku banoni.
Nentemat:

 Burimet ujore ne zonen e Tiranes.


 Menyra e perdorimit dhe e shfrytezimit te
tyre.
 Ndotja e burimeve ujore ne Tirane.
 Pastrimi I ujerave te zeza.
 Si ta mbrojme ujin nga ndotja?
Burimet ujore ne zonen e Tiranes

 Në vitin 1939, me përfundimin e qendrës së Tiranës, u vu në punë Impianti i Pastrimit të ujit


në Brar, i cili merrte ujë në lumin e Tiranës.
 Në vitin 1951 qytetit të Tiranës, përveç Impiantit Brar, iu shtuan edhe burimet e Selitës
, të cilat, pasi përpunohen në hidrocentralin Lana-Bregas, shpërndahen në depot e
Tiranës.
 Në vitin 1964, Tiranës i janë shtuar burime të tjera:
Burimi i Bovillës me prurje Q=140-420 l/sek
dhe
Burimet e Shën Mërisë me prurje Q=600 l/sek
Lumi I Tiranes  Lumi i Tiranës është lumë që kalon në pjesën
veriore të Tiranës, në zonën e quajtur Bregu i
Lumit. Formon kufirin administrativ verior të
Tiranës dhe e ndan atë nga Komuna
Paskuqan. Lumi i Tiranës formohet nga
bashkimi i përrenjve malorë në Zall Dajt.
Rrjedha e tij është e pastër deri në Shkallën e
Tujanit dhe fshatin Brar. Në rrjedhën e tij të
sipërme, lumi ka një rrjedhë të pastër, me
ujëra të kristaltë e me botë ujore të pasur.
Ndër llojet që veçohet të përmenden, është
gaforrja e ujërave të ëmbla, Potamon
fluviatile. Pas fshatit Brar, ujërat e Lumit të
Tiranës ndoten tej mase nga shkarkimet e
ujrave të zeza, mbeturinave dhe mbetjeve të
ndryshme të ngruta e të lëngshme nga të dy
anët e brigjeve të lumit.
Liqeni i Bovilles ka siperfaqen e pasqyres ujore rreth
Liqeni I Bovilles 
326 ha dhe si i tille perben nje rezerve te madhe ujore
per kryeqytetin me popullsi ne rritje te vazhdueshme.
Ne fakt, liqeni shtrihet ne dy territore: ne ate te Tiranes
dhe ne territorin e Krujes, te cilet administrohen
perkatesisht nga komuna Zall-Bastar dhe komuna
Cudhi. Ne pellgun ujembledhes te liqenit gjenden
gjashte fshatra: Zall-Bastari, Vileza, Bastari i Mesem,
Mneri i Siperm, Rranxe dhe Bruzmal. Siperfaqja
territoriale e pellgut ujembledhes qe perfshihet ne
komunen Zall-Bastar arrin ne rreth 6000 ha, nga e cila
3366 ha jane pyje, kryesisht me lis dhe shkoze, 509 ha
toke bujqesore, 549 ha kullote dhe 931 ha toke e
zhveshur. Gati sa gjysma e kesaj hapesire territoriale
administrohet ne krahun tjeter nga komuna Cudhi.
Liqeni i Bovilles furnizohet nga nje pellg malor shume i
madh dhe ky fakt e ben ate nje pasuri me vlere te
pacmuar per strategjite e zhvillimeve te sotme e te
ardhme, si ne rrafshin shteteror ashtu dhe ne ate
kombetar. I veshtruar nga kjo pikepamje, territori i
pellgut ujembledhes te ketij liqeni kerkon nje studim
dhe trajtim te vecante nga shteti dhe shoqeria. Liqeni
I Bovilles eshte edhe pike turistike shume e mire.
UJI,nga burimi ne shtepie tona

 Fillimisht, uji mblidhet nga burimi dhe cohet


tek impianti i trajtimit, ku i shtohen substanca
kimike si sulfat alumini dhe klorure, te cilat
vrasin bakteret dhe i permiresojne shijen.
 Me pas, keto substanca ngjiten mbas
molekulave te nje substance tjeter qe eshte
hedhur ne uje, per te formuar copeza me te
medha, te cilat me vone largohen nga uji ne
procesin e sedimentimit.
 Ujit i shtohet nje sasi klori per te vrare dhe
bakteret e fundit dhe mbyllet ne nje
rezervuar.
 Ne hapin e fundit, uji filtrohet dhe niset drejt
popullsise.
Ndotja e burimeve
ujore ne Tirane
Megjithë dezinfektimet që i bëhen
ujit, ai prapëseprapë nuk i shpëton
ndotjes, që është e llojeve të
mëposhtme :
1. Ndotja bakteriale, për shkak të
ndotjes së tubacioneve të rrjetit
2. Ndotje kimike, pasi tubave u
bëhen ngjitjet me kallaj dhe plumb
3. Ndotje nga klori, i cili është gërryes
dhe me kalimin e kohës, edhe mund
të ngurtësohet
...Edhe më shumë ndotje

Edhe industritë luajnë rolin e tyre në ndotjen e ujërave, jo vetëm atyre të pijshëm,
por edhe në përgjithësi :
 1. Industria e naftës dhe e gazit shkarkon sasi të konsiderueshme duke zënë
afërsisht 22% të të gjitha shkarkimeve të lëngëta në shkallë vendi.
 2. Industria minerale ka shkarkuar sasi të vogla lëndësh ndotëse, sepse
pothuajse nuk ka punuar.
 3. Për sa i takon ndotjes së ujërave nëntokësore, burimi difuziv më kryesor është
bujqësia.
 4. Kemi edhe ujërat e zeza, të cilat ndonjëherë përfundojnë në tubacione të
gabuara.
Ndotja ne lumin e Tiranes

 Ujërat e Lumit të Tiranës janë tejet të ndotura pasi i afrohet Tiranës, si pasojë e derdhjeve të ujrave
të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës, mbetjeve të
ngurta e të lëngshme, si dhe nga gërryerja e zhavorrit nga shtrati i Lumit të Tiranës. Sipas një studimi
të ndërmarrë nga Instituti i Politikave Mjedisore, në ujërat e Lumit të Tiranës, vlerat e nitriteve në të
janë nga 4 deri në 32 herë më të larta sesa vlerat e direktivës së BE-së për peshqit 44(2006), ndërsa
vlerat e koliformeve kanë mbuluar ujërat e lumit të Tiranës janë 13 herë më të larta se sa
standardet e BE-së. Shkaterrimi i ekosistemit të Lumit të Tiranës është thelluar më tej nga shkarkimet
e mbetjeve të ngurta drejt e në lumë, duke ngushtuar dhe shkatërruar brigjet dhe shtratin e lumit,
dhe duke e kthyer lumin në një kanal të thjeshtë të ujrave të zeza.
 Brigjet e mbushuar me mbetje të ngurta janë shfrytëzuar për ndërtime të ndryshme pa leje, të cilat
kanë zënë gjitha rrugët për të shkuar drejt lumit dhe kanë shkatërruar rrjedhën e lumit. Si pasojë e
ndotjes, shumëllojshmëria biologjike e lumit është ulur shumë, duke eliminuar peshqit, jorruazorët,
dhe gjallesat e tjera ujore. Të vetmet gjallesa që mbijetojnë tani në rrjedhen e poshtme të lumit të
Tiranës janë algat dhe minjtë e kanaleve.
Ndotja ne lumin e Tiranes
Pastrimi I Ujërat e zeza shkarkohen, nëpërmjet kanalizimeve të
ujërave të zeza, tek impianti i trajtimit të ujërave të zeza.
ujerave te zeza  1. Në këtë impiant uji kalon së pari në fazën fillestare
(mekanike)për heqjen e copave të mëdha të
mbeturinave.
 2. Më pas, vazhdon faza e dytë (biologjike), ku, duke
përdorur mikroorganizmat dhe oksigjenin, krijohen
kushtet për dekompozimin aerobik të mbetjeve
organike.
 3. Pas kësaj faze, ujërat kanë në perbërje pjesë
organike, pjesëzat e mbetura pezull, fosfate, nitrate
dhe të metaleve të rënda. Kjo është edhe arsyeja qe
në disa vende zbatohet edhe një
fazë e tretë:
 Kjo përfshin një sërë procesesh fiziko-kimike, që kanë
për qëllim të heqin ndotës të veçantë, të mbetur në
ujërat pas dy fazave të para. Ky ujë i pastruar në këtë
mënyrë dhe relativisht i pastër rikthehet në basene.
Si ta mbrojme
ujin nga
ndotja? Uji mund të mbrohet nga ndotja edhe në kushtet e
shtëpisë. Disa këshilla janë:
 1. Pastruesit e enëve që shiten në dyqan, janë
toksike dhe gërryese. Në vend të tyre, mund të
përdoren uthulla dhe uji me sodë buke.
 2. Produktet komerciale për larjen e dritareve janë
gjithashtu toksike dhe gërryese. Një alternativë më e
sigurt është uji i ngrohtë me uthull (me raportin 11:1)
 3. Në intervale të rregullta pastrojeni sobën me sodë
buke.
 4. Substancat zbardhuese mund t’i zëvendësoni me
një gotë uthull ose me sodë buke.

You might also like