Pediatri

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

Pediatri

Infermieri e pergjithshme
Cfare jane parazitet e zorreve?
Parazitet klasifikohen ne dy kategori:
1.Helmintet
Helmintet jane krimba me shume qeliza,te cilat nuk
mund te shumohen ne trupin e njeriut,te tilla
si:tapeworms,pinworms dhe roundworms.
2.Protozoa
Protozoat kane vetem nje qelize dhe mund te
shumohen brenda trupit te njeriut, ku shkaktojne
infeksione te renda.
Si transmetohen parazitet e zorreve?
1.Kur nje person eshte ne kontakt me fecen e infektuar,
2.Duke vizituar nje zone te njohur qe mund te kete
parazite,
3.Higjena dhe kanalizimet,
4.Nje sistem I dobet imunitar,
5.Trajtimi I kafsheve,
6.Faktori moshe,
7.Transmetimi nga nje person i infektuar.
Pse parazitet e zorreve jane te
rrezikshem?
• Parazitet e zorreve jetojne brenda organizmit tone dhe
konsumojne lendet ushqyese.
• Kur ato shumohen,as nivelet e larta te acidit ne traktin
digjestik nuk mund ta mbrojne trupin,ne kete menyre zorra
mund te behet e irrituar.
• Parazitet mund te pengojne absorbimin e ushqimit nga
organizmi.
• Infeksionet e renda mund te shkaktojne nje bllokim te
pjesshem ose te plote te zorres.Bllokimi pengon
ushqimin,lengjet dhe gazrat nga levizja normale ne zorre.
• Infektimi I rende shkakton anemi dhe hemorragji ne zorre.
Simptomat kryesore te nje infeksioni
parazit ne trup
• Deshira te teperta per ushqim ose humbje oreksi,
• Humbje peshe
• Dhimbje ne stomak
• Konstipacion,diarre,gazra
• Luhatje te sheqerit ne gjak
• Prurit akut rreth rektumit dhe pjese te tjera te trupit,skuqje ose irritim
• Ankth dhe depresion
• Crregullime te gjumit
• Dhimbje muskulare
• Humbje e deshires seksuale
• Hemoroide
• Lodhje
• Anemi
• Nause dhe te vjella
Ç’farë është Lamblia intenstinalis ose
lambliaza dhe si përhapet ajo?
• Lamblia është një ndër parazitët njëqelizorë (protozoarët) që parazitojnë në trupin e
njeriut. Më shpesh është e përhapur në vendet me klimë të nxehtë dhe mesatare,
është e pranishme edhe në vendet e ftohta. Ky parazit shkakton sëmundje që prek
kryesisht zorrët, por mund të shkaktojë edhe sëmundje të përgjithshme. Ky parazit
paraziton në zorrët e holla, në rrugët e tëmthit dhe zorrën e trashë. Paraziti gjendet
në formën vegjetative që është përgjegjëse për shumimin në organizmin e njeriut
dhe në formën cistike, e cila është përgjegjëse për infektimin e mjedisit dhe
transmetimin e këtij paraziti. Si burim infeksioni shërben njeriu i sëmurë ose bartës,
kurse përhapja bëhet me rrugë fekalo-orale nëpërmjet faktorëve të ndryshëm si për
shembull ushqimet e ndotura, uji i ndotur ose nëpërmjet ndotjes midis njerëzve
(duart e palara) etj. Cistet e parazitit lamblia mund të jetojnë në ujë për disa javë
dhe janë të qëndrueshëm ndaj klorifikimit të tij. Më shpesh njeriu gëlltit cistet, pasi
këta janë më të qëndrueshëm në mjedisin e jashtëm. Cistet pasi kalojnë stomakun,
shumëzohen dhe kalojnë në zorrët e holla, në rrugët e tëmthit e mund të arrijnë deri
në mëlçi. Pra është një parazitozë e kudondodhur që prek veçanërisht fëmijët.
• Cila është terapia e kësaj sëmundjeje?
• trajtimi i kësaj sëmundjeje është mjaft kompleks. Mjekimi kryesor
është ai antiparazitar që është mjaft i njohur për të gjithë (Flagyli, si
edhe mjaft preparate të tjerë që i përkasin këtij grupi). Përveç
mjekimit specifik mjaft i rëndësishëm është edhe mjekimi
simptomatik si për shembull kundër të vjellave, dhimbjes së barkut,
mjekimi me hekur dhe acid folik për korrigjimin e anemisë etj. Por, e
theksoj se gjithçka është kompetencë e mjekut dhe jo të shkojmë
direkt në farmaci. Theksoj se me fillimin e mjekimit kemi një
përmirësim mjaft të dukshëm të shenjave klinike. Teksa nuk janë të
rralla edhe format rezistente ndaj mjekimit. Në këtë rast
praktikohet ndryshimi i protokollit të mjekimit. Mjekimi i
parazitozave në përgjithësi kryhet me cikle përsëritëse që
përcaktohen nga mjeku. Rekomandohet edhe ekzaminimi i
familjarëve apo në disa raste edhe mjekimi i tyre apriori.
Oskiuret
• Oskiuret i njohur edhe si "krimb i fëmijëve" , është një parazit i bardhë dhe i hollë,
Përveç se te qeni, ai ndikon edhe te njeriu me shpesh te fëmijët, veçanërisht te ata
që jetojnë në mjedise të mbipopulluara, në komunitete ,ne shkolla,kopshte ose në
kushtet e higjienës së dobët.Pavarësisht nga madhësia e vogël, mund të vërehen me
sy të lirë, në formën e filamente të vogla të bardha që lëvizin në feçe ose në zonën
perianale gjatë orëve të para të mëngjesit.
Infektimi
oskiuret merret me shpesh nga gëlltitja e vezëve , të cilat mund të arrijnë në gojën
nëpërmjet ushqimit apo përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të duarve me objekte të
kontaminuara. Pas gëlltitjes, larvat shkojne ne seksionin e parë të zorrës te
holle.Kur ato të bëhen të rritura krimba, zbresin traktit digjestiv derisa arrijne zorrë
e trashe (cecum, shtojcë, dhe zorrës së trashë zbritës), ku ata jetojnë për rreth 7-8
javë. Pas çiftëzimit, meshkujt shume shpejtë i nënshtrohen lizën, ndërsa femra
nepermjet mukozës migrojnë gjatë natës në drejtim të hapjes anale, ku ato leshojne
rreth 10.000 vezë, dhe pastaj vdesin në më pak se gjysmë ore.
oskiuret
• Simptomat
Zakonisht simptoma me e zakonshme eshte kruarja anale . Kjo shenjë, e cila bëhet më intensive dhe
shqetësuese në orët e hershme të natës, ben qe femija te marri vezet nen thonje dhe te beje nje
riinfektim te tij.
Shpesh tek femijet e seksit femer kemi kruarje në vaginale dhe perineum (zona midis organeve
gjenitale dhe anusit), ndonjëherë është aq i bezdisshëm që të prishin gjumin dhe të shkaktojë
dhimbje koke, nervozizëm dhe te qara.Simptoma të tjera me interes klinik janë dhimbje barku dhe
probleme të ndryshme gastrointestinale (vjellje, te perzjera, etj.). Rrallë, pas migrimit të parazitit
mund të ndodhë fenomenet e apendiksit akute ose kronike salpingitis (inflamacion i njërit ose të dy
tubat fallopiane).
Diagnoza
Përveç konstatimit me sy te lire te krimbit në feçe dhe në zonën perineal (të kryhen mundësisht gjatë
natës ose pas zgjimit), diagnoza e oxyuriasis është i bazuar ne ekzaminimin mikroskopik te feceve
ku vihen re vezet e krimbave.
Kujdesi dhe ilaçe për oksiuret
Krimbat janë veçanërisht të ndjeshm ndaj trajtimit me barna të ndryshme të tilla si pyrantel pomoato
(e cila shkakton një bllok neuro-muskulor paraliza dhe dëbimin e krimbave), dhe
mebendazolit(vermox). Terapia zakonisht konsiston në administrimin e një dozë të vetme, pastaj të
përsëritur nga një distancë prej 14 ditësh. Trajtimi duhet të shtrihet në të gjithë anëtarëve të familjes,
në mënyrë që të zhdukin se prania e parazitit. Edhe gjërat tuaja personale (liri krevat, etj brendshme.)
Duhet t'i nënshtrohen sterilizimit.
• Cfarë janë askaridet?
Askaridet janë parazitë (krimba të rrumbulakët) që mund të gjenden në zorrët e
burrave dhe kafshëve dhe janë përgjegjëse të shfaqjes së një infeksioni intestinal
shumë të përhapur tek fëmijët, infeksion ky i përhapur më tepër në zonat me
higjenë jo të mirë.
Ato zhvillohen brenda organizmit të fëmijës në bazë të një cikli të caktuar, i cili e ka
zanafillën nga gëlltitja e vezës së parazitit. Gëlltitja mund të bëhet me anë të
konsumit të një ushqimi ose pirjes së ujit të kontaminuar nga feçet mbarëtëse të
parazitit. Pasi vezët gëlltiten ato shkojnë në zorrë dhe më pas kthehen në larva, të
cilat mund të kalojnë murin intestinal dhe me anën e qarkullimit të gjakut shkon
në mëlçi dhe mushkëri. Gjatë kësaj periudhe do të shfaqet tek fëmija kolla, e cila
mund të shoqërohet edhe me larva të parazitit, të cilat kalojnë nga bronket në gojë
dhe më pas mund të gëlltiten sërish nga fëmija. Pasi ato kthehen sërish në zorrët e
fëmijës, shumohen dhe maturohen për rreth dy muaj. Një askarid femër mund të
prodhojë rreth 240.000 vezë në ditë të cilat do të dalin jashtë me anë të feces.
Fëmijët janë lehtësisht më të prekshëm nga parazitët, pasi nuk mund të kenë
gjithmonë një higjenë shumë të mirë duke qënë se ata kanë tendencën të fusin në
gojë çdo gjë që gjejnë.
.
ASKARIDET
• Kura dhe terapia
Në përgjithësi mjeku përshkruan medikamente anti-parazitare, tipike të së cilave mund të jenë
Vermo dhe Combantrin, të cilat merren nga goja. Pas rreth 3 javësh nga nisja e kurës bëhet një
analizë e feçes për të parë nëse në të ka ende vezë të pranishme. Në përgjithësi simptomat zhduken
pas rreth një jave nga nisja e kurës.
Në raste shumë të rralla mund të kërkohet heqja e parazitit me anën e ndërhyrjes kirurgjikale, dhe
kjo zakonisht ndodh në rastet kur fëmija ka bllokim të zorrëve apo mëlcise, si edhe në rastet kur
fëmija paraqet edhe infeksion abdominal. Fëmija që ka askaride duhet të bëjë edhe kontroll për
parazitë të tjerë të mundshëm (parazitë barku).
Si mund të parandalojmë rishfaqjen e parazitëve tek fëmija që është kuruar njëherë për to?
– Sigurohuni që fëmija të lajë duart gjithmonë pasi ka përdorur banjon dhe para se të hajë ushqim;
– Kontrolloni kafshët shtëpiake për parazitë të mundshëm;
– I mbani gjithmonë thonjtë e fëmijës të prerë dhe të pastër;
– I sterilizoni mirë pizhamet dhe çarçafët që ka fjetur fëmija ndërsa ka pasur parazitë;
– Mundohuni të gjeni çfarë e shkaktoi infeksionin;
– I lani mirë frutat dhe perimet që konsumon fëmija.
Ju drejtoni mjekut nëse fëmija juaj paraqet simptoma të pranisë së askarideve.
ASKARIDET
• Simptomat
Simptomat e një sëmundje më të lehtë janë:
– Parazitëtë pranishëm në feçe;
– Kollë me parazitë;
– Humbje oreksi;
– Temperaturë;
– Frymëmarrje e mundimshme.
Infeksionet më të rënda mund të paraqesin edhe këto simptoma:
– Të vjella;
– Vështirësi në frymëmarrje;
– Dhimbje stomaku dhe barku;
– Bllokim të zorrëve etj.
Infeksioni nuk mund të transmetohet nga një fëmijë tek tjetri, pasi
infektimi mund të ndodhë vetëm nëse gëlltiten vezët e parazitëve

You might also like