Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

EZRA PAUND

(1885-1972)
 Ezra Pound është një nga poetët më me shpirt dhe ambicioz i
periudhës moderne (gjysma e dytë e shekullit XX).
Mund ta krahasojmë me një det të thellë imazhesh, që dallgëzon
ndjenja dhe figura të kripura e të ëmbla, mund ta krahasojmë dhe
me një filozof, që u buzëqesh me sarkazëm ligjeve të jetës, të
pasjetës dhe atyre të politikës.
 I lindur në Hailey të Idahos, më 30 tetor 1885, biri i Homer Loomis-it (i cili
ishte përgjegjës i prodhimit të parave dhe monedhave në këtë qytet),
Pound-i krijoi miqësitë e para me gjendjen e thatë dhe të nxehtë të
natyrës, klimë e Idahos, si dhe klimën e monedhave të shkrira nga
nxehtësia e furrave në dhomëzat e punës së babait.
Kjo nxehtësi mund të ketë qenë shkaku i pasionit të tij për gjuhën e
shkruar dhe i mundimeve të shumta që pësoi për faj të pasionit
ekonomik dhe politik.
 Identiteti i tij si poet, u krijua tek po largohej nga Amerika për në
Venecia më 1908, me një anije të ngarkuar me bagëti.
Ndërmori këtë udhëtim për shkak të humbjes së punës si profesor i
gjuhëve romantike në Kolegjin Presbiterian Webash, pasojë e një
skandali, pasi kishte ftuar një aktore në dhomën e tij, gjatë një
shtrëngate.
Tek luftonte me gjendjen e varfër financiare, në Venecia krijoi një
përmbledhje me 45 poezi dhe e publikoi nën titullin A Lume Spento.
 Vendosi të udhëtonte për në Londër, qendrën e jetës letrare, ku, si
çdo poet tjetër, nisi t’i dërgonte poezitë nëpër revista.
Ishte me fat, pasi editori i revistës New Age bëri të mundur
publikimin e herëpashershëm të artikujve dhe poezive të tij;
gjithashtu, ai e njohu me një rreth artistësh dhe intelektualësh.
Pound adhuronte poetët modernë si Yeats (me të cilin punoi për
disa kohë), Eliot-in, (të cilit i redaktoi poemën Toka e Shkretë),
William Carlos Williams-in dhe James Joyce -n.
 Më 1912 Pound-i themeloi një instrument të ri letrar, lëvizjen
Imazhiniste, e cila buroi nga pakënaqësia e tij për stilin e vargjeve
me rima, vargje të cilat, sipas tij, “kanë humbur muzikën e tyre për
shkak të ndjekjes së përpiktë të hapit të strukturës metrike, e cila
zëvendëson modelin intirkant të kompozimit me vesh, me rregullin e
metronomit.”
 Kjo lëvizje ndërthuri krijimin e imazhit me kërkesën e rreptë të
shkrimit të paepur.
Manifesti i Imazhinizmit, apo Vorticizmit, siç u emërua me vonë, u
jepte rëndësi tre elementëve më kryesorë të poezisë: lojës me
imazhin, muzikës dhe kuptimit.
Poeti i jepte rëndësi çdo fjalë dhe, si pasojë, poezia “përshfaq një
kompleks emocionues dhe intelektual në një çast të kohës.”
 Vargu i lirë dhe estetika e imazhit, u ndikuan
veçanërisht nga poezitë klasike kineze, sidomos stili
Hokku (poezi dy vargëshe), një dashuri letrare kjo, të
cilën Pound-i e adoptoi, sidoemos, në përkthimet kineze
të përmbledhura në librin Cathay, (vazhdimi i
dorëshkrimeve të Fenollozas), në vitin 1915.
 Një karakteristikë tjetër e poezisë së Pound-it, e cila
duket sidomos në librin Personae (1926), është qëndresa
e tij filozofike dhe sarkazma që shfaq, jo vetëm ndaj
subjektit, por edhe ndaj folësit të shpikur nga vetë
Pound-i, një karakter ky me të cilin Pound-i nuk mund të
identifikohet.
 Megjithëse këto stile i japin krahë personalitetit dhe gjuhës
origjinale dhe të veçantë të Pound-it, thesari i tij më i madh
gjendet në stilin epik të Kanto-ve, të cilat nga viti 1924 dhe deri në
fund të jetës së tij, zotëruan pasionin, mendjen dhe frymën e tij
jetësore dhe letrare.
Kanto-t, për të cilat punoi thujase pesëdhjetë vjet, janë meditime
mbi historinë e së kaluarës, mbi Homerin, Virgjilin, Danten, për t’i
dhënë kuptim kohës së Pound-it, kohë e trazuar nga lufta dhe e
turbulluar nga gjaku.
 Synimi i Pound-it mund të ketë qenë që, nëpërmjet
këtyre Kanto-ve, të krijonte një frymë të përbotshme
ankthi. Kjo ide është e simbolizuar nga gjuhët e
ndryshme që ai përdor (kineze, italiane, franceze,
spanjolle) për të thyer vargun e rregullt anglez, një
teknikë që të stimulon ndjenjën e kaosit në botë gjatë
shekujve.
 Një nga shënimet më të errta të historisë amerikane ishte trajtimi që
Pound-i mori si i burgosur.
Në pranverë të vitit 1945, i dënuar nga ligji amerikan si tradhëtar, u
arrestua nga partizanët dhe iu dorëzua forcave amerikane. Për
gjashtë muaj, poeti i madh u burgos në një kafaz me kushte
kafshore. Jetonte në një kafaz me rrogozë metali, me batanije si
shtroje për krevat, një kanaçe si nevojtore dhe një dritë që nuk
shuhej kurrë.
 Dalëngadalë u thith nga kaosi i çmendisë. Më pas, doli para ligjit
në Uashington D.C., por nuk u dënua për shkak të dëmtimit nervor.
E transferuan në spitalin e çmendisë “Shën Elizabeta”.
Aty kaloi 15 vjet në vetmi dhe thuri vargjet e Kantove të Pizës,
pjesët e titulluara Gërryerja e Gurit (1955) dhe Thronet (1959).
Pasi u lirua nga spitali, më 1972, u kthye në Itali dhe vdiq në
Venecia.
 Tingëllon ironike, por çmendia e çoi Ezra Pound-in drejt mendjes së
shëndoshë. Ky poet - luan, prozator, përkthyes, politikan, që jetoi
jetën e njeriut dhe të kafshës, që këndoi vargjet e historisë si bilbili
dhe shau me gulçime dragoi përsëritjen e historisë, i
dhuroi ekzistencës njerëzore një botë të re ngjyrash, figurash,
ndjenjash dhe, nëpërmjet radikalizmit, triumfoi.
JU FALEMINDERIT!

 E punoi: Valentina Shaqiri dhe Labinota Halimi


 Klasa: XII5
 Mësimëdhënsja: Bukurie Lami

You might also like