Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 20

-Mangani-

 Mangani është mjaftë i përhapur në


natyrë. Ai nuk gjendet i lirë, por në formë
të komponimeve të tij.
 Xehet më të rëndësishme të manganit
janë: piroluziti MnO2, brauniti Mn2O3,
hauzmaniti Mn3O4, dhe manganiti
Mn2O3* H2O.
 Mangani është element biogjen. Sasitë e
vogla të tij janë të domosdoshme për
zhvillimin normal të kafshëve dhe të
bimëve.
Në sasi të vogla ndodhet në qelizat e
bimëve dhe të shtazëve. Në organizmin
e njeriut, mangani ndodhet në zemër, në
mëlçi dhe në veshkë.
Bërthama atomike e Mn
 Mangani përfitohet në dy mënyra:
me elektrolizë të tretësirave ujore të
kripërave të tij në mjedis neutral dhe me
metodën e aluminotermisë.
 3MnO2 ----> Mn3 O4 + O2
 Mn3 O4 + 8Al ----> 9Mn + 4Al2O3
 Mangani pluhur reagon me vrull me
oksigjenin e ajrit, me ç’rast digjet duke
liruar flakë:
 Mn + O2 ----> MnO2
 Mangani në gjendje të pastër metalike nuk
gjen ndonjë zbatim praktik. Në përzierje
me metale të tjera formon aliazhe. Më të
rëndësishme janë aliazhet ferro-mangan,
të cilat përgatiten me reduktimin e
oksideve të përziera të hekurit dhe të
manganit me kokës në furra elektrike.
 Këto aliazhe janë të qëndrueshme dhe
kanë fortësi të lartë.
Çeliçet manganore, të cilat përmbajnë
30 - 80% mangan, përdoren për
konstruktimin e pjesëve të makinave, të
cilat më së tepërmi u nënshtrohen fërkimit.
Komponimet e manganit

 Mangani mund të formojë komponime në


të cilat ka numër oksidues +2, +3, +4, +6,
dhe +7.
Ndër komponimet e tij, më të rëndësishme
janë ato në të cilat mangani ka numër
oksidues +2, +4 dhe +7.
Komponimet më stabile të tij janë ato të
manganit me numër oksidues +2.
Oksidet e manganit

 Mangani me oksigjenin formon okside të


ndryshme. Këto okside kanë karakter të
ndryshëm.
Karakteri i tyre ndryshon me rritjen e
numrit oksidues të manganit, nga ai bazik,
ne acidik:
 MnO (bazik), Mn2O3 (bazik), MnO2
(amfotern), MnO3 (acid), Mn2O7 (acid).
Hidroksidi i manganit(II)

 Mn(OH)2, përfitohet nga kripërat e


manganit (II), të tretshme në ujë, nën
veprimin e bazave. Kjo substancë është
precipitat me ngjyrë rozë.
 Në ajër është i përqendrueshëm dhe
oksidohet lehtë. Në këtë rast shndërrohet
në oksid bazik të manganit(IV),
MnO(OH)2.
 MnCl2+ 2NaOH ----> Mn(OH)2 +2NaCl
Permanganati i kaliumit

 KMnO4 është substancë kristalore me


ngjyrë vjollce. Ёshtë kripë e tretshme në ujë.
Tretësira ujore e kësaj kripe ka ngjyrë rozë në
të vjollcës. Nëse kjo tretësirë qëndron për një
kohë më të gjatë, merr ngjyrë të murrme si
rezultat i formimit të oksidit të manganit (IV),
MnO2.
 Permanganati i kaliumit i oksidon
substancat organike. Në eksperimentin e
zhvilluar , pas 10-20 sekondash, do të
zhvillohet reaksion i vrullshëm.
 Në këtë rast lirohet një shtyllë tymi dhe
formohet një flakë me ngjyrë vjollce. Kjo
rezulton nga oksidimi i glicerolit sipas
reaksionit vijues:
14KMnO4 + 4C3H5(OH)3 ----> 7K2CO3 +
7Mn2O3 +5CO2 +16H2O
 Permanganati i kaliumit përdoret në mjekësi si
mjet dezinfektues. Tretësira e KMnO4 (4%)
përdoret në rastet e djegieve të lëkurës, e cila
pengon formimin e ushlave.
 Tretësira ujore e permanganatit të kaliumit
përdoret në kiminë analitike. Kjo tretësirë
përdoret në metodën e volumetrisë.
JU FALEMINDERIT!

 Profesoresha: Shefrije Nuha


 Nxënëset: Valentina Shaqiri dhe Gentiana Hoxha
 Klasa: XI-5

You might also like