Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

 Intervista, si metodë kërkimi, përfaqëson një

bashkëbisedim të një lloji të veçantë. Sepse, nga


njëra anë, bashkëbisedimi intervistues nuk është
rastësor. Ai është i përgatitur, i qëllimshëm, i
kërkuar. Nga ana tjetër, gjatë intervistimit
kërkimor rolet midis intervistuesit dhe të
intervistuarit nuk mund të ndryshohen. Ndaj dhe
informacioni rrjedh gjithnjë nga
përgjigjedhënësi te përgjigjemarrësi, si në një
qarkullim “senso unico” (njëkahësh). Pra, gjatë
procesit të intervistës, marrëdhëniet midis
intervistuesit dhe përgjigjedhënësit janë të
qëndrueshme. Ata “luajnë” deri në fund rolet e
paracaktuara.
Është bashkëbisedim I
planifikuar;
Është bashkë bisedim I
qëllimshëm;
Realizohet mes dy palësh:
intervistuesit (apo
intervistuesve) dhe të
intervistuarit (individ apo grup I
individëve);
 Intervista përdoret, nga një anë, për grumbullimin e
informacioneve autentike. Arsyeja se pse zgjidhet
pikërisht metoda e intervistimit është që nëpërmjet saj të
mblidhet informacion për ato aspekte e dukuri shoqërore,
të cilat nuk mund të njihen nëpërmjet dokumenteve të
ndryshme dhe as të zbulohen nëpërmjet vëzhgimeve, apo
metodave të tjera të kërkimit.
 Intervista shërben për grumbullimin e një
informacioni paralel, pra për verifikimin e të
dhënave që janë fituar në saje të metodave të
tjera të kërkimit. Intervista përdoret, kështu,
edhe si një metodë ndihmëse e plotësuese.
 Cilësia e intervistës varet, së pari, nga bartësi i
informacionit. I intervistuari nuk mund të japë
atë që nuk e disponon. Ndaj intervistat
realizohen kryesisht me profesionistë, ekspertë
të fushës, sikurse me individë me përvoja të
veçanta. Po ashtu, cilësia e intervistës, apo
vlera e informacionit të realizuar pëmres
intervistimit, varet edhe nga cilësia e
marrëdhënies midis atij që interviston dhe
atij që intervistohet. Komunikimi normal, i
hapur dhe i sinqertë është kusht për një
intervistim të suksesshëm.
 Intervista individuale dhe intervista
grupore (fokus grupet);
 Intervista me gojë dhe intervista me
shkrim;
 Intervista e drejtëperdrejtë dhe
intervista e tërthortë (përmes
internetit);
 Intervistat e lira dhe intervistat me
pyetje të paracaktuara;
 Intervistat e standardizuara
 Qëllimi i standardizimit në kërkimin shkencor është mbledhja
e të dhënave të numërueshme dhe të krahasueshme... Në
intervistimin e standardizuar pyetjet kanë një rend të
paravendosur dhe përgjigjedhënësi ftohet që t’u përgjigjet
pyetjeve duke respektuar pikërisht atë rend, apo axhendë.
Nga fakti se pyetjet janë të njejta dhe të renditura njësoj,
atëherë informacioni që merret nga përgjigjet e të
intervistuarve është i krahasueshëm.
 Intervistat e pastandardizuara
 Intervistuesi nuk e ka shumë të qartë se çfarë pyetje do të
shtrojë dhe për pasojë i intervistuari nuk mund ta dijë
paraprakisht për pyetjet që do t’i shtrohen. Informacioni
që merret nuk është homogjen si të intervistat e
standardizuara dhe nuk mund të krahasohet me
intervistën tjetër. Intervistat gjysmë të standardizuara.
 Së pari, trajtimi i intervistës si një marrëdhënie të
barabartësh.
 Së dyti, gjatë intervistës cilësore mund dhe duhet të
çlirohen emocione, mundësisht pozitive. Pavarësisht
ngarkesës emocionale, intervistuesi duhet t’i
qëndrojë besnik rolit të tij dhe nuk duhet të bëjë
“terapi” me të intervistuarin.

 Dallimi ne mes një interviste studimore dhe


terapeutike:
 Synimet dhe praktikat janë të ndryshme;
 Përmbajtja që nxirret nga këto lloj intervistash është
e ndryshme;
 Marrëdhënia intervistues – i intervistuar, në rastin e
studimit dhe të këshillimit terapeutik, ndryshon
rrënjësisht
Hulumtimi eksplorues: të zbulosh çfarë
mendojnë pjesëmarrësit se është e rëndësishme në
tëmën e hulumtimit dhe të mësosh se si e përdorin
njerëzit gjuhën për të folur për të. Hulumtimi
eksplorues I këtij lloji është I zakonshëm në fushat
ku ka pasur pak hulumtime, ose atje ku hulumtuesi
po eksploron një këndvështrim apo perspektivë të
re për temën e hulumtimit. Intervistat gjysmë të
strukturuara mund të përdoren në këtë mënyrë në
fazën pilotuese të hulumtimit, për ta ndihmuar
hulumtuesin të formulojë mënyra më të
strukturaura për mbledhjen e të dhënave.
 Hulumtimi shpjegues: intervistat gjysmë të
strukturuara përdoren për të mbledhur të
dhëna që do ta ndihmojnë hulumtuesin për
të shpjeguar pse njerëzit e kalojnë ose e
kuptojnë një fenomen shoqëror në një
mënyrë të caktuar. NJë përdorim I
zakonshëm I intervistave gjysmë të
strukturuara është atje ku hulumtuesi kërkon
të eksplorojë përvojat, opinionet dhe
ndjenjat e pjesëmarrësve dhe mbledh të
dhëna për ta ndihmuar për të fituar një
kuptim apo shpjegim më të mirë të sjelljes
apo qëndrimeve të njerëzve.
Kur hartojmë një intervistë gjysmë të strukturuar ne
kërkojmë një qasje që:
• Do t’I lejojë pjesëmarrësit në hulumtim të përgjigjen sipas
mënyrës së vet, me fjalët e veta;
• Do ta lejojë hulumtuesin që t’I eksplorojë çështjet me
pjesëmarrësit;
• Do t’I nxisë pjesëmarrësit të shprehin opinionet dhe
ndjenjat e tyre;
• Do të jetë fleksibël dhe e përshtatshme për pjesëmarrës të
ndryshëm;
• Do të garantojë që me secilin pjesëmarrës të diskutohen të
njejatat aspekte të temës së hulumtimit.
 Udhëziesi I intervistës ka për qëllim ta
ndihmojë hulumtuesin të bëjë një intervistë
gjysëm të strukturuar. Ndryshe nga pyetësori,
udhëzuesi I intervistës nuk është thjeshtë një
listë pyetjesh, por më shumë një program
pune I intervistës, me shënime dhe
karakteristika të tjera në ndihmë të
hulumtuesit. Për intervistat ballë për ballë
është mirë që udhëzuesi të kufizohet brenda
një faqeje, në mënyrë që t’I referoheni me
lehtësi.
 Ndihmon intervistuesin të kujtojë çështjet që do
të trajtojë;
 Sugjeron mënyra për t’iu qasur temave;
 E kujton intervistuesin çfarë pyetjesh nxitëse
duhet të bëjë dhe mënyra për t’I bërë ato;
 Përfshin një hyrje dhe një mënyrë për mbylljen
e intervistës;
 Jep një rend të mundshëm të temave;
 Ndihmon intervistuesint’I lejojë ojesëmarrësit të
flasin në mënyrën e tyre dhe në mënyrë sa më të
plotë të jetë e mundur;
 Nuk është listë pyetjesh.
 Si do ta regjistroni intervistën;
 A mund t’I siguroni mjetet e regjistrimit të
intervistës;
 Realizimi I intervistës
 Reflektimi mbi intersivtën
 Përpunimi dhe analiza e të dhënave nga
intervista.
 Plotësimi I të dhënave

You might also like