Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

PROBLEMET MEDIALE NË PERIUDHËN E

TRANZICIONIT NË KOSOVË

LËNDA: E DREJTA E MEDIAS DHE POLITIKËBËRJA

PREZANTON: LEUTRIM HAZIRAJ PROFESOR:


ARTAN TAHIRI
ROLI I MEDIAVE

 Jo rrallë media konsiderohet si shtylla ose dega e katërt e pushtetit, dhe një vlerësim i tillë vie nga roli
që ajo ka për funksionimin normal të një shteti. Ajo është një mjet shumë i fuqishëm për formimin e
opnionit publik në shoqërinë e sotme bashkëkohore.
 Në shoqëritë demokratike, mediat janë korrektuesit më të mëdhenj të pushtetit. Ndërsa në diktaturë,
mediat janë “zëdhënëse” të pushtetit, i cili jo vetëm se i kontrollon, por edhe i përdorë ato për qëllime
të vetat.
 Mediat janë të pavarura dhe janë të lira për aq sa i përmbahen etikës dhe profesionalizimit dhe arrijnë
t`i shmangen raportimit të njëanshëm.
 Elizabeth: “Të flasësh rreth mediave është sikur të flasësh rreth një misioni”.
 Në Kosovë mediat shihen si një mjet ose instrument i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve politike
nga elita dhe grupacionet e ndryshme politike. Në Kosovë, mediat janë plotësisht grupe të interesit. Ato
mbrojnë interesa të partive dhe janë të ndikuara drejtpërdrejt nga partitë ose editorët e tyre, të cilët në
të shumtën e rasteve i përkasin skenës politike.
FUNKSIONIMI I LEGJISLACIONIT?
 Me përfundimin e luftës, në Kosovë mbretëronte një kaos i madh.
 Vazhdimësia e Radiotelevizionit të Prishtinës dhe gazetës “Rilindja” nuk u lejua nga ndërkombëtarët,
ashtu siç ndodhi me të gjitha mediat shtetërore në vendet e tranzicionit. Përderisa “Rilindja” u mbyll, jo
mësi RTP por si Radiotelevizioni i Kosovës filloi transmetimin 2 orësh. Kjo ndodhi më 19 shtator 1999 pas
një marrëveshje mirëkuptimi mes EBU (Unionit Evropian të Transmetuesve) dhe OSBE-së. Programi
transmetues u zgjerua vazhdimisht deri në ciklin e transmetimit të programit 24 orë.
 Funksionimi efikas i sistemit medial në scilin vend kërkon një legjislacion në bazë të tëcilit përcaktohen
ligje dhe dispozita, që rregullojnë raportet dhe mënyrën e funksionimit të sistemittë informimit. Ligji për
mediat ishte hartuar në bazë të rregulloreve të UNMIK-ut. RTK-ja kishte 2borde: Bordi i Drejtorëve dhe
Bordi i Transmetuesve. Bordi i Drejtorëve emëronte drejtorin epërgjithshëm të RTK-së.
 Viti 2006 shënon një fillim të një procesi më të qartë normativ për RTK-në. Pikërisht në këtë vit miratohet
Ligji për RTK-në nga Kuvendi i Kosovës dhe ratifikohet nga PSSP- ja.
 Sipas raportit të TMC (TheKosovo Temporary Media Comissioner) në vitin 2001 në Kosovë kishte 15
televizione në gjuhën shqipe, 6 në gjuhën serbe, 1 në gjuhën turke dhe serbe dhe 1 në gjuhë shqipe-
boshnjake dhe turke.
 Për dallim nga mediat elektronike shtypi ishte në pozitë më të pa volitshme për shkak të shpenzimeve
për prodhimin e gazetave. Gazetat fillimisht janë financuar nga fondacionet ndërkombëtare në mënyrë jo
transparente.
 Legjislaturat përkatëse formojnë komisionet me detyrën e përcaktimit dhe zbatimit të
politikës transmetuese .Në Kosovë ekziston një komision i tillë me detyra dhe kompetenca
të përcaktuara. Ky komision mban emrin Komisioni i Pavarur i Mediave.
Sipas nenit 141 të kushtetutës së Republikës së Kosovës përcaktohet që : 1.“Komisioni i
Pavarur i Mediave është organ i pavarur që rregullon spektrin e Frekuencave Transmetuese
në Republikën e Kosovës , licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton
politikën e transmetimit, si dhe ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara me ligj.
 Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave zgjedhen sipas ligjit, me një proces
transparent.
 Ekziston vetëm një numër i kufizuar i frekuencave në disponim përmes të cilave radiot dhe
televizionet mund të transmetojnë programin e tyre. Prandaj çdo shoqëri demokratike
është për një proces të sundimit të ligjit për të siguruar një shpërndarje të drejtë të
frekuencave në mes subjekteve transmetuese.
MEDIA DHE TRANZICIONI
 Shoqëria e sotme do të ishte një hapësirë konfuze, e paartikuluar, joracionale në të cilën
vështirë do të merreshin vesh ngjarjet më me interes për njerëzimin. Mediat funksionojnë si
një sistem imadh profesional, teknik dhe komercial.
 Një funksionim efikas i mediave në këtë periudhë është i pamundur.
 MUNGESA E LIRISË SË SHPREHJES
 Liria e të shprehurit është amandamenti kryesor në kushtetutat e vendeve
perëndimore,por respektimi i saj në Kosovë është në një shkallë të ulët. Por ky nuk është
problemi i vetëm i ndeshur nga mediat kosovare. Po përmendim disa prej problemeve më
të mëdha: mungesa e lirisë së shprehjes, anshmëria, joprofesionalizmi, ndikimi politik etj.
Sipas raportit të Indeksit të Qëndrueshmërisë së Mediave (Media Sustainability Index) në
Kosovë “objektivi për liri të shprehjes po thuajse nuk ka pasur ngritje, gjithashtu dhe
përmbushja e objektivave për të informuar është e ulët“ thuhet në raportin e vitit 2017.
 Kjo tregon se mungesa e lirisë së shprehjes paraqet një goditje të rëndë për ata që
dëshirojnë transparencën në punën e tyre mediale.
NDIKIMI POLITIK
 Motoja profesionale gazetareske është : “në shërbim të popullit e jo në shërbim të
pushtetit.”
 Kjo është moto që vie në shprehje sidomos gjatë fushatave zgjedhore, kur para mediave
shtrohet problemi i arritjes së balanseve në informimin ndaj subjekteve politike, në mënyrë
që ato të mos diskriminohen. Këtu mund të vie në shprehje ndikimi politik si një problem
tjetër madhor më të cilin përballet media kosovare.
 Ekzistojnë rrugë të ndryshme përmes të cilave ushtrohet kontrolli politik në media.
Shembull zgjedhja e Drejtorit të RTK-së, pikërisht këtu shihet shumë qartë ndikimi politik në
media. Ndërhyrjet e tilla të qeverisë në caktimin e pozitave kyçe në fusha të ndryshme
kanë marrë një kritikë të ashpër edhenga Raporti i Progresit.
 Kjo dëshmohet edhe nga kërcënimet dhe shantazhet e vazhdueshme që kanë marrë
gazetarët të cilët nuk i janë nënshtruar influencës politike. Sipas raportit Freedom House
“Kosova është konsideruar jo e lirë në raportin e vitit 2017 për Lirinë në botë”.
 Secila nga mediat kosovare ka mbështetje nga politika dhe biznesi. Përfundimisht Kosovës i
duhet një sistem medial neutral,sepse vetëm neutraliteti siguron transparencë dhe
efikasitet në informimin e qytetarëve.
GAZETARIA NË KOSOVË
 Në Kosovë edhe gazetaria si pjesë e rëndësishme e sistemit të pëgjithshëm medial po
vazhdon të jetë protokolare e zyrave dhe shablloneve të pathyeshme, gazetari pa
invencion. Një gjendje e tillë ekziston për faktin se hulumtimi si nocion gazetaresk është
zhdukur , pak nga droja e më shumë nga presioni.
 Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovë ka evidentuar dhjetra raste, kur gazetarët
janë penguar në punën e tyre, janë kërcënuar e në disa raste janë rrahur. Vetëm gjatë vitit
2017 kjo organizatë ka regjistruar dhjetëra raste, ku gazetarët kosovarë kanë qenë viktima
të dhunës. Shembull konkret dhuna ndaj Vehbi Kajtazit i cili është gazetar hulumtues dhe
kryeredaktori i portalit Insajderi.com, ai ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar tashmë i
identifikuar gjersa gazetari dilte nga një kafene në qendër të Prishtinës, më 13 tetor 2017.
 Raporte të ndryshme tregojnë për gjendjen në të cilën është gazetaria sot në Kosovë. Si
raporti i Indeksit të Qëndrueshmërisë së Mediave dhe Freedom House, paraqesin
rrezikshmërinë që kanë gazetarët në Kosovë si dhe involvimi i politikës në gazetari.
ANSHMËRIA

 Një problem tjetër i medias kosovare në pëgjithësi e i gazetarisë në veçanti është anshmëria, si një e
pengesë e raportimit të drejtë.
 Gazetarët që punën e bëjnë bazuar në preferenca poltike janë më pak kritik ndaj politikanëve.
 Në Kosovë pyetja më e mirë do të ishte çka nuk është lajm ose cilat prej materialeve në gazetat ditore nuk
paraqesin kurrfarë risie për opinionin publik.
 Mungesa e bashkëpunimit mes gazetarëve dhe njerëzve relevant që ofroojnë “ informata të dorës së parë “
është ashiqare në Kosovë.
 Mediat në Kosovë kanë problem me përkufizimin e pronarit/pronësisë: a janë qytetarët e Kosovës apo
kushdo që ka të holla në xhep dhe ua ofron mediave, pa marr parasysh se nga vijnë ato, nga kush dhe pse?
Media luan një rol kyç në informimin e shoqërisë-qytetarëve. Gazetari nuk njeh pozitë-opozitë dhe nuk guxon
të pëfshihet në politikë në asnjë moment. Por në Kosovë ndodh diçka tjetër.
 Shumica e lajmeve, kudo ekurdo që transmetohen ose publikohen, janë më shumë protokollare, pra, ku
politikani, pa marr parasysh se cili dhe cilit etnitet i takon, është gjithmonë dhe vazhdimisht në qendër të
vëmendjes.
 Thjesht po të mos ishin mediat, këta njerëz të cilët janë shumë të njohur sot mesiguri që nuk do të ishin
këtu.
PËRFUNDIM

 Tranzicioni si proces përcillet me probleme dhe sakrifica të shumta për të gjitha shtetet, që kalojnë nëpër
këtë fazë. Barrierat që paraqiten gjatë kësaj kohe kërkojnë punë dhe mobilizim serioz. Kjo periudhë
paraqet transformime të shumta politike, shoqërore dhe ekonomike. Objektivi është që të kalohen sa më
shpejtë barrierat dhe sfidat që paraqiten përpara. Se sa zgjatë kjo periudhë varet nga faktorë të shumtë
dhe rrethanat aktuale brenda dhe jashtë vendit. Edhe Kosova është në një periudhë të tillë.
 Tranzicioni i Kosovës karakterizohet nga probleme të mëdha në të gjitha sferat. Problemet në sistemin
politik, mungesa e kosolidimit në sistemin gjyqësor. Mungesa e transparencës dhe efikasitetit gjyqësor,
pastaj gjendja e vështirë ekonomike e shumicës së popullsisë po vazhdojnë edhe sot. Përkundër
arritjeve, prapë mbetet shumë për tu bërë në ndërtimin e një shteti ligjor, të ngritur mbi themele
demokratike.
 Në Kosovë mungon njëra prej kushteve themelore të demokracisë, liria e shprehjes. Shkaktar i një
gjendje të tillë përveq faktorëve tjerë, është edhe kontrolli që politika ka në sferën mediale. Gazetari
transparent nuk përfillet, madje rrezikon jo vetëm karrierën por edhe jetën. Çalim tjetër në sistemin e
informimit në Kosovë është konceptimi I angazhimit medial si hapi parë drejtë një karriere politike.

You might also like