Kolegji Aab

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

Rëndesia e vizitave shtëpiake dhe organizimi i tyre ne sistemin

kosovar te shëndetsise
 Qëllimi gjithëpërfshirës i shërbimeve të vizitave shtëpiake
 Roli i infermierëve për vizitat në shtëpi
 Standartet per vizitat ne shtepi
 Vizita e parë gjatë shtatzanisë (nga tremujori i parë deri tek i dyti)
 Vizita e dytë -para lindjes (nga tre mujori i dytë deri tek i treti)
 Periudha pas lindjes (brenda tri ditëve të para)
 Vizita për foshnjën 4 – 6 muaj
 11 – 12 muaj (Universale)
 Vizita në muajin 18
 Vizita në muajin 36

Mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe
mirëqenies së tyre.

Shëndeti dhe mirëqenia e foshnjave dhe fëmijëve janë të


lidhura ngushtë me familjen dhe gjithë komunitetin, vizitat
shtëpiake trajtojnë mirëqenien e kujdestarëve, anëtarëve të
tjerë parësor të familjes, dhe komunitetit në përgjithësi.
 Të drejtat e fëmijëve dhe grave
 Praktikat jo diskriminuese
 Respektin për familjen dhe identitetin e saj kulturor
 Transparencën në vendimmarrje
 Qasjen e barabartë
 Qasjen fleksibile
 Sigurinë e fëmijës
 Pjesëmarrjen e plotë të familjes dhe fëmijës
 •Vizitat duhet të raportohen tek mbikëqyrësit e vet në
QKMF/QMF dhe institucionet e tjera përkatëse, në rastet
e problemeve të veçanta sa i përket sigurisë personale apo
çështjeve të tjera.
 Infermierja qe realizon kujdes shtepiak duhet te ketë
 aftësi të mira të dëgjimit dhe vëzhgimit
 të përmbahen nga krijimi i paragjykimeve
 •të jenë në gjendje të ndajnë një varg të informatave relevante
në fusha me interes për familjen,
 •të sigurojnë respekt dhe privatsi përveç nëse ekzistojnë
çështje të mbrojtjes/sigurisë së fëmijës
 Sipas standardeve te percaktuara nga Ministria e Sheendetesise te
Kosoves ne bashkepunim me UNICEF , gjatë shtatazanisë dhe tri
viteteve të para të jetës sipas udhezuesit te MSH realizohe shtatë 7
vizita 2 gjatë shtatzënisë 5 pas lindjes deri ne tri vjeç
 Orari i vizitave dhe përmbajtja e shërbimeve:
 I - Para lindjes (nga tremujori i parë deri tek i dyti) •
 II - Para lindjes (nga tre mujori i dytë deri tek i treti) •
 III - Brenda tri ditëve pas lindjes •
 IV - 4 – 6 muaj •
 V - 11 – 12 muaj •
 VI - 18 muaj
 VII -36 muaj
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së nënës, duke përfshirë shëndetin
mendor
 Shqyrtimi i rrethanave familjare dhe marrja e historisë, duke përfshirë
vlerësimin e rrezikut dhe faktorëve mbrojtës •Informacionet dhe edukimi
mbi shtatzëninë
 Këshilla mbi shëndetin dhe mënyrën e jetesës
 Diskutimi i parë rreth përfitimeve të gjidhënies dhe zhvillimit të fëmijërisë së
hershme
 Aktivitetet e Sugjeruara – vizita e parë
 Monitorimi klinik qendror, duke përfshirë peshën, shtypjen e gjakut,
aneminë, acidin folik • Vlerësimin e humorit të nënës •
 Diskutime me gratë shtatzëna rreth
 ndryshimeve fiziologjike, fizike dhe mendore të lidhura me shtatzëninë •
Këshilla rreth të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme, peshës, aktivitetit
fizik, shëndetit oral, efekteve të dëmshme të stresit gjatë shtatzënisë,
mjediseve duhanpirëse dhe atyre ku nuk konsumohet duhani, përdorimit të
alkoolit, drogës dhe disa barnave, disa sëmundjeve ngjitëse, zhvillimit të
fëmijërisë së hershme
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së nënës
 Informacionet dhe edukimi mbi shtatzëninë
 Këshilla mbi shëndetin dhe mënyrën e jetesës
 Vlerësimi i rrezikut dhe faktorëve mbrojtës
 Gjidhënia dhe Zhvillimi i Fëmijërisë së Hershme
 Aktivitetet e Sugjeruara – vizita e dytë • Monitorimi klinik themelor,
duke përfshirë peshën, shtypjen e gjakut, aneminë, acidin folik •
Këshilla për mirëqenien sociale (pushimi i lehonisë) • Të diskutojë
përgatitjen për lindje dhe të qenit prind; tranzicioni drejt të qenit prind;
çështjet e marrëdhënieve; diskutimet rreth punës, lindjes,
marrëdhënieve shoqërore, gjidhënia, dhe kujdesi për të sapolindurin. •
Këshilla rreth të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme, peshës, aktivitetit
fizik, shëndetit oral, efekteve të dëmshme të stresit gjatë shtatzënisë,
mjediseve duhanpirëse dhe atyre ku nuk konsumohet duhani, përdorimit
të alkoolit, drogës dhe disa barnave, disa sëmundjeve ngjitëse, zhvillimit
të fëmijërisë së hershme
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së foshnjës
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së nënës Gjidhënia •
 Vlerësimi i marrëdhënies nënë-foshnje • Edukimi dhe këshillat
 Siguria e nënës dhe e të sapolindurit
 Periudha pas lindjes (brenda tri ditëve të para) •
 Diskutimi i shërbimeve të mirëfillta për fëmijë dhe imunizimi • Informacione
mbi zhvillimin e fëmijërisë së hershme •
 Vlerësimi i humorit të nënës •
 Përfshirja e babait dhe anëtarëve të tjerë të familjes në kujdesin ndaj fëmijës
dhe zhvillimin e tij •
 Eksplorimi i dhunës në familje, sëmundjeve serioze mendore, abuzimit me
substanca), siguria e mjedisit sh
 tëpiak • Lidhja me shërbimet sociale dhe burimet e tjera të komunitetit •
 Të japë informacione në lidhje me rekomandimet për të sapolindurin
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së foshnjës
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së nënës
 Gjidhënia dhe të ushqyerit e përgjegjshëm plotësues
 Vlerësimi i marrëdhënies nënë-foshnje •Edukimi dhe këshilla
 Siguria e nënës dhe foshnjës
 Vizita për foshnjën 4 – 6 muaj
 Matja e peshës, gjatësisë, rritjes, të ushqyerit, gjumit, imunizimi i foshnjës •
Edukimi në lidhje me kujdesin ndaj foshnjës sipas nevojave të familjes
(higjiena, larja, masazha për foshnjën) • Të mbështes praktikat e gjidhënies
• Informacione për planifikimin e familjes • Të informojë prindërit për
ushqimin plotësues pas 6 muajve • Të diskutojë shqetësimet rreth foshnjës
• Të kontrollojë zhvillimin e bebes ( foshnja dëgjon me vëmendje tingujt dhe
zërat, aftësia për të kontrolluar lëvizjen e kokës, të përcjellë objektet lëvizëse
me sy, të hap dorën për të mbajtur gishtin ose rraketaken, të shfaqë interes
dhe ngazëllim me anë të shprehjeve të fytyrës, t’ iu buzëqeshë njerëzve, të
shikojë kush po flet, të lëvizë këmbët) • Avancimi i zhvillimit të foshnjës (të
përkëdhelë foshnjën kur buzëqesh, flet, dhe këndon, t’i japë foshnjës lodra
për të eksploruar, t’i tregojë libra me fotografi bardh e zi dhe modele)
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së foshnjës •
 Vlerësimi i shëndetit dhe mirëqenies së nënës Gjidhënia dhe ushqimi
plotësues •
 Vlerësimi i marrëdhënies nënë-foshnje
 Edukimi dhe këshillat
 11 – 12 muaj
 • Matja e peshës, gjatësisë, nevojat fizike, emocionale dhe sociale të
foshnjës në kontekstin e familjes së tyre, duke përfshirë faktorët e
parashikueshëm të rrezikut (kontrollimi i zhvillimit të foshnjës; aftësia për t’u
vendosur vet në pozitë të ulur, të vështrojë një lodër derisa fshihet dhe të
jetë i/e vetëdijshme që ende ekziston, e shtyn veten të qëndrojë në këmbë
dhe mund të zvarritet, mund të ecë, dërdëllit shprehje, ndjek udhëzime të
thjeshta, i kupton dhe i parashikon veprimet rutinore) • Ju ofron prindërve
informata rreth lidhjes dhe llojit të çështjeve zhvillimore me të cilat ata mund
të ballafaqohen tani, mbështetjes shëndetësore, ngritjes së vetëdijes në
lidhje me shëndetin dental dhe parandalimin, të ushqyerit e shëndetshëm,
parandalimi i lëndimeve dhe aksidenteve që lidhen me lëvizjet, siguria në
veturë dhe parandalimi i kancerit të lëkurës
 • Matja e peshës dhe gjatësisë së fëmijës • Kontrollimi i
zhvillimit të fëmijës (thotë shumë fjalë dhe disa i thotë të
bashkangjitura, shfaqë ndjeshmëri kur të tjerët nuk janë të
lumtur, shkarravitet në mënyrë spontane, i ndan format,
ushqehet vetë dhe pi nga gota pa kapak, i zbath këpucët,
çorapet, kapelat, i njeh të paktën 6 pjesë të trupit, vrapon
por mund të mos ju shmanget pengesave, ndërton një
kulle prej tri ose më shumë blloqeve, ndjek udhëzimet e
thjeshta) • Mbështetje e zhvillimit të fëmijës (të emërojë
objektet dhe fotografitë e përditshme dhe të jetë në
gjendje t’i përsëris ato, imitimi dhe pritja e rradhës, të
vështrojë librat, të flasë për fotografitë, të ketë mundësi
zgjedhje (mollë, banane), muzikë, të vallëzojë, të vishet, të
bëjë vizita të vazhdueshme në vendet e preferuara në
ambiente të hapura, të luajë me natyrën, me rërën, piknik
në park • Parandalimi i aksidenteve
 Matja e peshës dhe gjatësisë së fëmijës • Shqyrtoni
së bashku me prindërit zhvillimin social, emocional,
të sjelljeve dhe atë gjuhësor • Kontrolloni zhvillimin e
fëmijës (të mbajë drejtpeshimin me një këmbë, të
kombinojë fjalët për të formuar fjali të shkurtra, të
japë përgjigje të përshtatshme, të kuptojë madhësitë,
të bashkojë format dhe ngjyrat e njëjta, të luajë duke
bashkëvepruar) • Mbështetja e zhvillimit të fëmijës
(të luajë lojëra pretenduese, t’i tregojë fëmijës si të
vishet, të kapë topin, të luajë lojëra të numërimit, të
dalë për një shëtitje në ambient të hapur, të përfshijë
fëmijën që të ndihmojë në mbledhjen e lodrave, t’i
lexojë fëmijës shumë përralla, të promovojë disiplinë
pozitive me prindër, të informojë fëmijën në lidhje
me shkronjat dhe numrat përmes librave)
 Vizitat shtepiake jane mjafte me rendesi pasiqe infermieri
gjate ketyre vizitave sheh rreziqet qe jane ne familje te
ndryshme dhe si ndikojne ato ne zhvillimin e femijes dhe
nenes dhe parandalon keqtrajtimin e njerit apo tjetrit .
 Infermierja në konsultim me Mjekun Familjar dhe
Kryeinfermieren mund të vendos nëse duhet bërë më shumë
vizita në shtëpi.
 Fekrije Hasani, PgD in Public
Health

You might also like