Test

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 39

Si të lexojmë artikullin

shkencor në mënyrë kritike

1
• Mjekësia e bazuar në fakte

• Aplikimi i të arriturave shkencore në


praktikën mjekësore rutinore quhet ne
gj.angleze Evidence-based medicine

• Dallojmë Eminence-based medicine që


bazohet në përvojën e shumë ekspertëve
2
A është artikulli që po e lexojmë
artikull shkencor?
• Ka revista shkencore që nuk i kanë të
gjithë artikujt shkencor.
• Artikuj shkencor janë ata artikuj që sjellin
dëshmi shkencore dhe definohen të parët
për shpalljen e rezultateve të hulumtimeve
shkencore, që kanë mjaft të dhëna që
hulumtuesit e tjerë të mund t’i analizojnë
dëshmitë, të përsërisin eksperimentin dhe
vlerësojnë përfundimet e sjella.
3
A është artikulli i vlefshëm për tu
lexuar
• Sot shumica e artikujve të botuar kanë
formë standarde që e quajmë IMRaD:
• Introduction (autorët shkruajnë pse e kanë
kryer hulumtimin)
• Methods (si e punuan dhe cilat teste stat.)
• Results (çka fituan)
• Discussion (çka tregojnë ato rezultate)
Vendimin e marrim duke u bazuar në
metodë.
4
Tri pyetje kryesore

1. Pse është bërë hulumtimi dhe cila


hipotezë është testuar- përgjigjen për këtë
e gjejmë në hyrje.
2. Cili lloj i hulumtimit është kryer- primar (ka
më tepër) apo sekondar që rrjedh nga
primari
3. A është përdorur lloji përkatës i hulumtimit

5
Shembull
• Pyetja: a është më e rrallë sëmundja e
sheqerit te studentët se sa te popullata e
përgjithshme
• Hipoteza në populacionin e studentëve
prevalenca e diabetit është më e ulët se
sa te popullata e përgjithshme
• Lloji i hulumtimit tranzverzal.

6
Shembull
• Pyetja: a sëmuhen nga kanceri më
shpesh personat që kan marrë pjesë në
luftë
• Hipoteza incidenca e kancerit është më e
lartë tek personat që kanë marrë pjesë në
luftë
• Lloji i hulumtimit: kohort prospektiv

7
Vlerësimi i llojllojshmërisë së
veprimeve në hulumtim
1. A është hulumtimi burimor (cila është
rëndësia dhe kontributi shkencor)
2. Kush ishin të hulumtuarit
3. A ishte hulumtimi mirë i rradhitur
4. A ekziston kontrolla,a i është ikur biasit
5. A ishte mostra mjaft e madhe
6. A është metoda statistikore e vlefshme

8
Shkruarja e artikullit shkencor
1. Çka dua të tregoj
2. A duhet ta shkruaj artikullin
3. A kam publikuar diçka te ngjashme
4. Cila është forma e përshtatshme për
punim
5. Kujt i dedikohet punimi
6. Cila është revista e përshtatshme për
publikim
9
Përgatitja e të dhënave dhe
literaturës
• Ka rëndësi të madhe dhe duhet të ruhet
para fillimit të shkruarjes së punimit.

Shkruarja e punimit shkencor


• Me program kompjuterik dhe që në fillim
kërkon të specifikohen autori dhe
koautorët

10
Stili i artikullit shkencor
• I rrjedhshëm
• I qartë
• I saktë
• Racional
• I përputhshëm

11
Mënyra e shkruarjes
• Drafti i parë (i vrazhdë, kujdes shkurtesat)
• Rishikimi i draftit të parë
• Rishikimi i dytë (ndrime të stilit)
• Ndrimet shtesë të artikullit (diskutimi me
kolegë)

12
Dërgimi i artikullit në revistë
Kontrollimi i fundit i artikullit

Përgatitja teknike e dorëshkrimit

Vendimi definitiv i redaktorit

Publikimi

13
Publikimi i punimeve në revista
• Në vitin 1996 qarqet e njohura të hulumtuesve kanë
përcaktuar disa kritere për prezentimin e punimeve.
• CONSORT ( Consolidated Standarts of Reporting Trials)
iniciativë për përmirsimin e hulumtimeve klinike- për
RCT.
• QUOROM ( Quality of Reporting of Meta-analyses) për
meta-analizë
• MOOSE ( Meta- analyses of Observational Studies of
Epidemiology) për meta-analizë epidemiologjike
• STARD (Standarts for Reporting of Diagnostic Accuracy)
për vërtetësinë e hulumtimit shkencor

14
Karakteristikat e punimit shkencor

•Punimi shkencor shkruhet shkurt, qartë dhe


objektiv

•Punimi shkencor është faza përfundimtare e çdo


hulumtimi pasi që në mënyrën më të mirë
prezentohen rezultatet e fituara

•Me punën shkencore përhapet informata


shkencore si në aspektin territorial ashtu edhe
kohor

•Publikimi i punës shkencore është bazë për


vërtetimin e prioriteteve të hulumtimit 15
•Publikimi shërben si stimulim për hulumtime të
mëtejme dhe vlerësimi i statusit të personalitetit të
hulumtuesit në shkencë

•Numri i publikimeve shkencore vlerësohet si


indikator i përgjithshëm i produktivitetit krijues të
hulumtuesit

•Çdo punim shkencor fiton kualitet të ri me vet


faktin që bëhet pjesë e shkencës botërore

16
Llojet e punimeve shkencore

•Artikulli origjinal shkencor (Original scientific


article)
•Artikulli i shqyrtuar revial (Review article ),
Meta-analiza
•Letra redaksisë
•Komunikata e parakohshme (Preliminary
communications)
•Teza
•Prezentimi në konferenca shkencore
(conference paper)
17
Punimi origjinal shkencor (Original
scientific article)

Paraqet burimin primar dhe kryesor të


informatave shkencore dhe njëkohësisht
është bartës i ideve, zbulimeve dhe
njohurive të reja

18
Punimet vërtetë të shqyrtuara apo të rishikuara (Review
article or Review of the literature)

•Puna vërtetë e shqyrtuar ku bën pjesë –shqyrtimi vërtetë i


literaturës apo artikulli revial

• Te ky lloj i punimeve bëhet analiza dhe diskutimi i rezultateve


shkencore të publikuara

•Nuk do të thotë vetëm shqyrtim i literaturës për ndonjë temë

•Mirëpo shpesh ndodh që autori në këto lloje të punimeve ti


paraqet rezultatet e veta të papublikuara

•Struktura e punimeve të tilla nuk është klasike po shpesh me


shumë nënkapituj, varësisht nga tema.
19
Meta –Analiza

Hapat e realizimit të këtyre llojeve të hulumtimeve

1. Formulimi shumë preciz i pyetjes se çka do të hulumtohet

2. Mënyra dhe numri reprezentativ i bazave kompjuterike


dhe gjetja e atyre të cilat do të hyjnë në hulumtim
gjegjësisht shqyrtim

3. Të dhënat e kombinuara dhe analiza statistikore

4. Nxjerrja e përfundimit dhe interpretimit

20
Punimet preliminare apo komunikatat e shkurta –poashtu
është një lloj publikimimeve shkencore (Preliminary report
–Short Communications)

Te këto lloje të hulumumtimve nuk prezentohen komplet


hulumtimet por vetëm në formë të shkurtër

Përmbajnë vetëm elementet kyçe të hulumtimit

Në fund një përfundim poashtu preliminar apo i parakohshëm

Mangësi e këtij lloji të hulumtimeve – se rezultatet nuk mund të


vërtetohen

Sipas rregullës rezultatet preliminare duhen ti paraprijnë


punimit shkencor origjinal
21
Qëllimi i publikimeve preliminare

•Që të prezentohen rezultatet më interesante


para se të përfundojnë hulumtimi në përgjithësi

•Sjellja e parashikimeve provokative

•Prezentimi i rezultateve të cilat kanë qenë


empirike me qëllim të hulumtimeve të kontrolluara

22
Komunikata e shpejtë (Rapid or fast Communication)

Që të mund të merret si komunikatë e shpejtë


dorëshkrimi i cili duhet te merret si komunikatë e
shpejtë duhet të shkruhet me pak gabime në mënyrë
që të mos ketë nevojë për permirësime.

23
Tezat apo disertacionet

Disertacioni i doktoratës

•Vepër origjinale dhe e pavarur shkencore

•Punimi i tezës së doktoraturës duhet që kandidatin ta


orientoj në problematikën dhe metodologjinë e punës
shkencore në lëminë përkatëse, duke ju mundësuar
thellimin e njohurive në të gjitha drejtimet dhe aftësimin e
tij për punë të pavarur

Teza e magjistraturës

Gjithashtu punim origjinal dhe i pavarur por i vëllimit më


të vogël.
24
Prezentimet në konferenca shkencore
(Conference paper)

• Janë punime të cilat zakonisht janë në formë


të abstrakteve apo pak më të zgjeruara

Ligjerata në bazë të kërkesave (Invited lecture)

• Janë ligjerata sipas lëmive në të cilat është


interesi për të pasë ligjerues dhe tema të tilla

25
Si ta zgjedhim Revisten shkencore ?

Kjo vlenë si për faktin kur deshirojmë të shqyrtojmë artikuj


të ndryshëm shkencor ashtu edhe kur dëshirojmë
publikimin e punimeve tona, pra duhet të shiqohen dhe
konsiderohen këto pyetje

Deri te cila publikë dëshironi të depërtoni?

Revista e kërkuar a ka punime në lidhje me sferën që juve


ju intereson?

A është e ngarkuar revista me punime?

Sa e ka Impact faktorin/Faktorin e ndikimit?

Punimet nga ato revista a akceptohen nga masa e gjërë? 26


Peer Review (Vlerësimi i apo shqyrtimi i nga ekspertet) -
Definicioni

“ Shqyrtimi i barabartë është vlerësimi i materialit të


pregaditur për publikim nga ana e ekspertëve”

Qëllimi i shqyrtimit të barabartë (Peer Review) – të


ndihmojë në publikimin e punës shkencore i cili është i

•Dobishëm
•Origjinal
•Vlefshëm dhe me kohën
•Konsistent
•Teknikisht në rregull dhe
•Mirë i parashtruar

27
Si e vlerësojnë recenzentët ABSTRAKTIN

•A është mirë i strukturuar


•A janë deri tani të njohura faktet dhe a është i definuar mirë qëllimi
•Metodat a janë të përshkruara mirë dhe të kjarta
•Rezultatet a janë koncize dhe lehtë të kuptueshme
•Përfundimet përmbajnë porosinë kryesore apo hipotezën

Si e vlerësojnë recenzentët HYRJEN

A është tema aktuale apo në trend me kohën,


A ka punimi qëlimin me fituar njohuri të reja apo paraqet
ndërhyrje të re ne faktet e njohura

A janë cekur qëllimet kryesore të hulumtimit

28
Si e vlerësojnë recenzentët MATERIALIN DHE
METODOLOGJINË

Në bazë të dizajnit të hulumtimit

Përshkrimit të drejtë të pjesëmarrësve në hulumtim


Dobësia e metodologjisë (numri i të ekzaminuarve/ grupit
eksperimental)
Mungojnë metodat
Përpunimi statistikor jo adekuat
Aspekti etik

Si i vlerësojnë recenzentët REZULTATET


Origjinalitetin?
Të pakoordinuara me metodat?
Shumë e shkurtër apo shumë e gjatë
Tabelat vetëm të përshkruara dhe shumë të ngarkuara
Apo vetëm pak të komentuara
Grafikonet si rezultatet kryesore
29
Si e vlerësojnë apo shikojnë recenzentët DISKUTIMIN

Duke iu përgjigjur rezultateve më të rëndësishme


Krahasimi adekuat me rezultatet nga publikimet e mëhershme
Integrimi i rezultateve të reja hulumtuesve tjerë në tërësi
Shikimi i literaturës
Dhe përfundimet përgjegjëse

Si vlerësohet LITERATURA nga recenzentët

Sipas stilit të drejtë të regjistrit të literaturës


Numri përkatës i referencës
Ekuilibri në mes citateve të reja dhe të vjetra
A ka gabime gjuhësore

30
Disa nga kërkesat e recenzentëve të revistës BRITISH MEDICAL JURNAL në
vlerësimin e punimeve origjinale shkencore

Karakteristikat e dizajnit të hulumtimit


A është shkruar qartë qëllimi i punimit
A është zgjedhë dizajni optimal i hulumtimit bazuar në qëllimin e hulumtimit
A është përshkruar detajisht popullata në studim
A është përcaktuar numri domosdoshëm i pjesëmarrësve në hulumtim para se të
fillojë hulumtimi
Realizimi i hulumtimit
Dhe a është shkalla e përgjigjeve e kënaqshme
Analiza dhe prezentimi
A ekziston ndonji paragraf adekuat i cili përshkruan apo jo preferenca përkatëse
për të gjitha analizat statistikore?
Analiza statistikore a është shfrytëzuar në mënyrë adekuate
Prezentimi i materialit statistikor a është i kënaqshëm
A janë njehsuar intervalet e besueshmërisë për rezultatet kryesore të hulumtimit
Përfundimet të cilat dalin nga analiza statistikore a janë të vlefshme

Porosia
Punimi a është i pranueshëm në pikëpamje të standardeve statistikore për
publikim
31
Si është praktika?

Te REZULTATET (kërkesat e ndryshme për tipe të ndryshme të dizajneve të


hulumtimit)

•-mesataret apo masat e tendencës qëndrore dhe te obligueshme masat e


variabilitetit
•-Intervalet e besueshmërisë
•-Vlerat precize të p
•-Preciziteti i rezultateve numerike
•-Kufizimi dhe mos duplikimi i tabelave dhe grafikoneve

Si është praktika ?

Te DISKUTIMI
•Interpretimi i çdo rezultati të vlefshëm duke inkuadruar vlerësimin e
Intervaleve të besushmërisë dhe preciziteti i vlerave p
•Shprehjet e qarta dhe terminet statistikore
•Interpretimi
•Validiteti i brendshëm dhe i jashtëm i studimit
•Interpretimi (gjeneralizimi i bazuar në të dhënat ekzistuese)
32
Kiteret për vlerësimin e
hulumtuesve
• Deri me sot ende nuk është gjetë ndonji
kriterijum i volitshëm për vlerësimin e
punës shkencore apo shkenctarit
(hulumtuesve) në përgjithësi. Çdo
kriterium i ofruar ka pak a shumë mangësi.

• Sa më shumë kriteriume shfrytëzohen


vlerësimi do të jetë më objektiv
33
Llojet e kriteriumeve për vlerësimin
e hulumtuesve
• Kualitativ- recenzioni
• Mendimi i ekspertëve – cilësohet si shumë
i vlefshëm po edhe kriteriumi më subjektiv
(joobjektiv).

• Kuantitativ – indikatori scijentometrik –


vlerësohet si më objektivi

34
Recenzioni
• Pavarur –recenzuesi nuk është i lidhur as
me punimin konkret as me autorin e
punimit

• Kompetent- zhvillimi i madh i shkencës


zvoglon numrin e ekspertëve për
hulumtime të lëmive të ngushta

35
Scijentometrija
• Scijentometrija është pjesë e scientologjisë
(shkenca mbi shkencën) e cila analizon punimet
shkencore dhe citimin e tyre në një numer të
caktuar e të zgjedhur të revistave shkencore
• Disa nga indikatorët scijentometrik

» Numri i punimeve
» Impact faktori
» Numri me radhë I autorit
» Numri I citateve
» H-vlera (indeksi i hirshit)

36
Numri i punimeve
• I domosdoshëm për vlerësim dhe avansim
• Rezultatet e punimeve me vlerë të ultë
• Njësia më e vogël që mund të publikohet
• Publikimi i shumëfishtë i të njejtave
rezultate

37
Impact Faktori
• Impakt faktori për vitin e caktuar është numri i
përgjitshëm i citateve të artikujve të publikuar në
ato revista gjatë dy viteve të kaluara pjestuar me
numrin e përgjithshëm të punimeve për ato dy
vite të publikuara në atë revistë.
• Impact faktori i revistës varet nga
• Kualiteti i revistës
• Gjuha në të cilën është publikuar
• Sfera të cilën e mbulon
• Shpërndarja e revistës

38
Numri i citimeve
• Në numrin e citimeve ndikojnë
• Kualiteti i hulumtimit
• Kuptimi i hulumtimit
• Gjuha në të cilën është punuar punimi
• Lloji i punimit
• Interesi për citim
• “interesi” në kuptimin e konkurencës

39

You might also like