Qëllimi:të mesojmë me shumê për induktorët dhe kondensatorët.
Metoda:hulumtim dhe përshkrim
Induktorët
Nëse një përques mbështillet në
formë të një suste cilindrike fitohet induktori. Kemi disa lloje të induktorëve:rrethor, drejtvizor etj. Parametri themelor i çdo induktori quhet induktancë. Induktanca zakonisht shënohet me L. Egzistojnë edhe induktorë me induktancë te ndryshueshme. Induktanca Induktanca L varet nga dendësia e pështjellave të induktorit, ose më saktësisht nga vlera në katrorë e numrit të pështjellave. Induktancën e përcaktojnë edhe diametri i pështjellave, gjatësia e induktorit, numri i shtresave të pështjellës si dhe vetë mënyra e pështjellës dhe forma e induktorit. Induktanca rritet shumë nëse induktori e ka një bërthamë prej ndonjë materiali ferromagnetik. Këta induktorë përdoren në reletë elektrikë, magnetët elektronikë si dhe në lëmenj të tjerë të elektronikës. Njësia për matjen e induktancës së induktorit L matet me H (henri) ndërsa H matet me ohm sekond. Njësitë më të vogla se henri janë [mH] milihenri, [uH] mikrohenri dhe [nH] nanohenri. Reaktanca induktive
Nëse në vend të rrymës së njëkahëshme konstante, nëpër induktor rrjedhë një
rrymë alternative, atëherë në skajet e induktorit kemi një fushë magnetike alternative. Induktori për dallim nga rezistori, i reziston vetëm ndërrimit të intensitetit të rrymës elektrike dhe kjo veti e induktorit quhet reaktancë induktive. Reaktanca induktive e induktorit ka kuptim vetëm në qarqet elektrike me rryma alternative. Reaktanca është madhësi vektoriale. Kondensatorët Kondensatori është një element që përbëhet prej dy pllakave përquese të vequara me një material jopërques që quhet dielektrik. Nëse këto dy pllaka përquese kanë potenciale të ndryshme, në mes tyre do të grumbullohet një sasi e elektricitetit. Numri i elektroneve, ose sasia e elektricitetit që mund ta mbajë kondensatori nën një tension elektrik në mes pllakave, quhet Kapaciteti i kondensatorit. Kondensatorët kryesisht punohen në formë të cilindrit, ku dy pllakat përquese në formë të folies mbështillen së bashku me një shtresë dielektriku në mes. Ekzistojnë tri grupe kryesore kondensatorësh: 1. Kondensatorët qeramik 2. Kondensatorët elektronik 3. Kondensatorët tantaliumë Foto
Qeramikë Elektrolitikë Tantalium
Kondensatorët
Egzistojnë edhe kondensatorë
elektrolitikë bipolarë dhe kondensatotë me kapacitet të ndryshëm, që për izolator kanë ajrin.
Kond... me kapacitet te ndrsh Biopolarë
Kapaciteti Kapaciteti ose kapacitanca e kondensatorit është një veti themelore e kondensatorit dhe zakonisht shënohet me C. Madhësia e kapacitetit varet nga madhësia e sipërfaqes së pllakave të kondensatorit, trashësia e shtresës izoluese, nga lloji i dielektrikut si dhe nga vetë forma dhe materiali prej të cilit është i ndërtuar. Kapaciteti i kondensatorit rritet me rritjen e sipërfaqës së pllakave ndërsa zvogëlohet me rritjen e distancës ndërmjet tyre, pra të trashësisë së dielektrikut. Njësia për matjen e kapacitetit të kondensatorit, që zakonisht shënohet me C, matet me [F] Farad dhe [F] = [s/Ω] sekond thye për ohm. Njësitë më të vogla se Faradi janë miofaradi, nanofaradi dhe pikofaradi. Reaktanca kapacitive
Ngjashëm me reaktancën induktive, edhe kondensatori në qarqet elektrike
alternative i reziston ndërrimit të intensitetit të rrymës elektrike. Kjo veti, që quhet reaktancë kapacitive, është madhësi vektoriale. Literatura
Literatura e këtij seminari është marrë nga :
Libri shkollor Teknologji me Tik
Wikipedia dhe Google images. Pyetje
1. Qka ishin induktorët?
2. Thuaj dy lloje të induktorëve? 3. Me qka shënohet induktanca? 4. Qka është kondensatori? 5. Cilat ishin llojet e kondensatorëve? 6. Qka është kapaciteti?