Ciitimet

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Citati

• Citati është pjesë e shkurtër e nxjerrë fjalë për fjalë nga


një vepër ose nga një tekst i shkruar, është riprodhim fjalë
për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri.
• Të citosh do të thotë të japësh fjalë për fjalë një pjesë të
shkurtër nga një vepër ose nga shkrimi i një autori.
• Vendimi se kur duhet cituar duhet të merret nga vetë
shkruesi, por ky duhet t’i ndjekë disa udhëzime duke
marrë parasysh llojin e citimit dhe kontekstin në të cilin do
të përdoret.
• Autori duhet të shmangë citimet që zgjasin disa paragrafë.
• Shpesh, mund të mos jetë nevoja të citohet e tërë fjalia.
Vini re !
• Përdorimi i ideve apo frazave që paraqesin
idetë e të tjerëve si idetë tona, qoftë kjo e
qëllimshme apo nga pakujdesia, është një
ofendim serioz që njihet si plagjiaturë.
• Në rastin e plagjiaturës, nuk shënohet numri i
faqes apo emri i autorit.
• Nëse autori i punimit do t’i vendoste ato,
atëherë nuk do të konsiderohej plagjiaturë.
• Në çdo shkrim serioz shkencor, është shumë e
rëndësishme të citohen me saktësi te gjitha
burimet që janë përdorur nga autoret tjerë.
• Një punim serioz duhet ta bëjë këtë për tri arsye
kryesore:
• A) për të treguar se është bërë një hulumtim i
plotë dhe i gjithanshëm i temës dhe keni njohuri
të shëndosha për të.
• Kjo i rrit vlerën punës suaj sepse ato janë të
mbështetura në një bazë të gjerë njohurish.
• B) Për t’u njohur të drejtën autorëve të cituar dhe për të
mos rënë në plagjiaturë.
• Një temë e kopjuar, ose ide të përvetësuara nga të tjerët,
përveç që e zhvlerësojnë shkruesin moralisht dhe
intelektualisht, mund të sjellin edhe pasoja administrative
dhe ligjore (sipas ligjit për të drejta të autorit)
• Është e drejta e juaj të përdorni citate, por ato gjithmonë
duhet të shënohen si të tilla.
• C) Për t’u dhënë mundësi lexuesve ta identifikojnë
burimin, t’i gjejnë të dhënat në bibliografinë tuaj dhe të
kërkojnë e të gjejnë nëse kanë interes për të lexuar më
shumë nga ai autor.
Kur citohet dhe si ?
• Në punime studimore dhe raporte citimet mund të përdoren:
• 1. Për të treguar se një autoritet i fushës mbështet mendimin tuaj.
• 2. Për të paraqitur mendimin e dikujt, të cilin do ta komentoni ose
për të cilin do të argumentoni.
• 3. Për të dhënë një pjesë të plotë teksti, vlera shprehëse dhe
kuptimore e të cilit do të humbiste nëse do të shprehej me fjalët
tuaja.
• Në raste tjera, kur ajo që doni ta përdorni nga burimi është ideja e
përgjithshme e tij dhe jo gjuha me të cilën është shprehur, por edhe
kur këtë ide mund ta përdorni me fjalë të juaja e jo si në origjinal,
atëherë mund të bëni një përmbledhje ose riformulim të saj pa pasur
nevojën e citimit brenda thonjëzave, por prapë duhet ta identifikoni
emrin e autorit.
Rregullat për citimet
• 1. Citimi i një fjalie të plotë, jo shumë të gjatë (nën 30-40
fjalë), zakonisht bëhet brenda në tekst.
• Ai futet në thonjëza, paraprihet nga dy pika dhe fjalia
fillon me shkronjë të madhe.
• Në shkrimet akademike (tema diplome, disertacione,
studime, etj.) duhet të identifikohen elementet e
mëposhtëm: autori, viti i botimit, dhe numri i faqes. Titulli
i veprës mund të përmendet, por jo domosdoshmërisht,
sepse autori dhe viti i botimit mjaftojnë për ta gjetur në
bibliografi se për cilin burim bëhet fjalë.
• Paraqitja e tre elementeve te identifikimit mund të bëhet
në disa mënyra, p.sh.
• 2. Citimi i një pjese fjalie, ose i një shprehjeje
bëhet vetëm nëpërmjet futjes në thonjëza,
pa vënë dy pika dhe pa e filluar citimin më
shkronjë të madhe.
• Zakonisht në këtë mënyrë citohen shprehjet e
një personi të njohur dhe nuk ka nevojë për
të vënë datën apo ndonjë tregues të
mëtejshëm.
• 3. Kur i njëjti burim citohet përsëri pak më tej dhe është ende i
freskët në mendjen e lexuesit, sepse vazhdon në përgjithësi e njëjta
vijë mendimi ose argumentimi dhe kur nuk është cituar ndonjë
vepër tjetër në mes, pas citimit në kllapa mund të shkruhet
• (po aty, f. 28) ose me termin latin (ibid, f.28) .
• Në qoftë se pjesa e cituar nuk është vetëm një fjali, por përbëhet
nga një ose më shumë paragrafë relativisht të gjatë, atëherë citimi
ndahet nga trupi i tekstit duke lënë një rresht bosh dhe duke
krijuar një bllok më vete, të futur pak më brenda se teksti normal.
Në këtë rast nuk është e nevojshme të përdoren thonjëzat.
• Identifikimi i burimit në kllapa bëhet në të njëjtën mënyrë si për
citimet e shkurtra.
• Disa autorë parapëlqejnë të përdorin poshtëshënimet ose
passhënimet, duke i vënë citimit një numër rendor ose një
shenjë të veçantë. Kjo ndihmon që vëmendja e lexuesit të
mos shkëputet nga rrjedha e ngjarjeve apo e argumentimit
që parashtrohet në tekst.
• Poshtëshënimet shpjegojnë burimin e citimit në të njëjtën
faqe ku ndodhet edhe citimi, kurse pas-shënimet vendosen
në fund të çdo kapitulli, ose edhe në fund të të gjithë
shkrimit ose librit, të renditura numerikisht.
• Zgjedhja e njërit sistem apo tjetrit varet nga lloji i shkrimit,
gjatësia e sqarimit që kërkohet të bëhet, si dhe nga gjykimi i
vete autorit.
Citimi i librave me dy ose më shumë
autorë
• Kur libri ose burimi është shkruar nga dy autorë,
atëherë përmenden mbiemrat e dyve, si për
shembull:
Pasho dhe Marku (2002) e shtjellojnë më tej këtë
tezë në kapitullin e dytë, faqja 15 ku thonë “…”
• Por kur janë tre ose më shumë autorë, mënyra
më e zakonshme është që të vihet mbiemri i
autorit të parë, i cili ndiqet nga et al (latinisht “të
tjerë”), për shembull:
(Pasho et al, 2003, f. 10) e shtjellojnë më tej këtë tezë
në kapitullin e dytë, faqja 15 ku thonë “…”)
Ndryshimet në citime
• Ndodh që për arsye të ndryshme na duhet ta
ndryshojmë ose modifikojmë pak thënien origjinale të
autorit të cituar, në mënyrë që t’i përshtatet tekstit
tonë nga ana stilistike dhe gramatikore.
• Megjithatë në asnjë rast nuk lejohet t’i ndryshohet
kuptimi i asaj që ka thënë autori origjinal. Heqjet e
fjalëve ose të shprehjeve (pa prishur kuptimin)
përfaqësohen nga tri pika (elipsi) kurse ndryshimet
dhe shtesat futen në kllapa katrore, për shembull:
“plotësimi [i standardeve] është vënë si kusht nga
bashkësia ndërkombëtare për dhënien e kompetencave
më të gjera autoriteteve kosovare”.
• Këtu “standardeve” është futur në kllapa katrore
sepse fjalia origjinale ishte “plotësimi i tyre
është vënë si kusht…”
• Shembull i heqjes së një pjese të citimit është ky:
Në një studim të qarkut të Elbasanit
…gjendja ekonomike dhe sociale, emigrimi dhe
infrastruktura janë ndër faktorët bazë që
ndikojnë në braktisjen e shkollës (Musai dhe
Boce, 2003, f. 7).
• Në origjinal ky citat dukej kështu:
Në një studim të qarkut të Elbasanit, mbi
zhvillimin rajonal sipas objektivave të
mijëvjeçarit, gjendja ekonomike dhe sociale,
emigrimi dhe infrastruktura janë ndër tre faktorët
bazë që ndikojnë në braktisjen e shkollës (Musai
dhe Boce, 2003, f. 7)
• Në këto raste citimit mund t’i heqësh pjesë
pa ia prishur kuptimin citimit.
• Ekzistojnë disa forma në kuptimin e formatit të citimit të burimeve të
përdorura në punim. Duke iu referuar kryesisht sistemit të citimit
Evropian, si një sistem standard i cili përdoret edhe në Kosovë në
shumicën e literaturës shkencore.
• Sipas këtij sistemi kuotimi i plotë jepet vetëm herën e parë që përmendet
burimi, ndërsa çdo herë tjetër që ju citoni burimin, atë e bëni në një formë
të shkurtër (emri i autorit, faqja). Sipas këtij sistemi, citimi një burimi
duket kështu:
• Emri i autorit/editorit (mbiemri, emri): Titulli origjinal i librit, numri i
edicionit nëse është e nevojshme, vendi i publikimit?, viti i publikimit/kur
është botuar?, faqet.
• Gjithnjë sipas të njëjtit sistem në vazhdimësi do të japim shembuj praktik
të mënyrës së citimit për libra, artikuj në libra, revista, gazeta dhe faqe
interneti:
• Shembull i kuotimit të një libri:
Hesselink, Martijn W. (ed.), The Politics of a European Civil Code,
Kluwer Law International, 2006, fq. 143-170.

• Shembull i kuotimit të artikullit në një libër:


Hartkamp, Arthur S., Principles of Contract Law, në: Hartkamp, Arthur /
Hesselink, Martijn/ Hondius, Ewoud/ Joustra, Carla/ Perron, Edgar du/
Veldman, Muriel (ed.): Towards a European Civil Code, third ed.,
Nijmegen, Kluwer Law International, 2004, f. 125-143.

• Shembull i kuotimit të një artikulli reviste:


Jacoby, Tamar, Germany’s Immigration Dilemma, in: Foreign
Affairs, Vol. 90, No. 2, 2011, f. 8-14.
• Shmebull i kuotimit të një artikulli gazete:
Palokaj, Augustin, Van Rompuy Kërkon Hapa tjerë të Serbisë në Dialog me Kosovën,
në: Koha Ditore, 21 nëntor 2011, f. 3.

• Shembull i kuotimit të burimeve nga interneti:


Commision of the European Comunities, Green Paper on the Review of the
Consumer Acquis, presented by the European Commision, Brussels,
08.02.2007, COM (2006) 744 final, f. 1-33, online në:
http://ec.europa.eu/consumers/cons_int/safe_shop/acquis/green-
paper_cons_acquis_en.pdf, 22 Janar 2012.
• Citimi i imazheve/grafikeve:
Citim i një imazhi është përfshirja e imazhit në punën tuaj. Imazhi/grafi është trajtuar si një pjesë më të
madhe e tekstit. Në përgjithësi, pjesë të mëdha të tekstit nuk duhet të citohen, por zakonisht nuk ka
kuptim që të citohen vetëm pjesë të një imazhi. Prandaj, citimi është legjitim nëse ai "është i nevojshme
nga qëllimi". Në rast citimi të imaxheve, duhet të jepen detajet e plota mbi burimin, përfshirë numrin
faqes, etj..

You might also like