Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

ANKETIMI SI METODË E KËRKIMIT SASIOR

• Anketimi është metoda bazë e


kërkimit sasior. Ajo është një nga
metodat më të hershme të studimit
të dukurive të jetës shoqërore.
Sikurse vëzhgimi, intervistimi,
eksperimenti etj., edhe anketimi
përdoret në shumicën e shkencave
sociale.
LLOJET E ANKETIMIT
Anketimi, sikurse intervistimi, vëzhgimi etj.,
klasifikohet sipas disa kritereve:
• Për nga shtrirja ai mund të jetë i përgjithshëm dhe i
pjesshëm. Një anketim i përgjithshëm është, për
shembull, ai që kryhet për regjistrimin e popullsisë
dhe të banesave, ngaqë shtrihet në të gjitha familjet
e një shteti të dhënë. Por anketimi më i zakonshëm
është anketimi i pjesshëm, anketimi me kampionim.
Kampionimi përfaqëson anketimin e një pjese
(kampionimi përfaqësues), për të nxjerrë
përfundime për të tërën.
LLOJET E ANKETIMIT
• Për nga lloji i pyetjeve, anketimi mund të bëhet me pyetje
të hapura dhe me pyetje të mbyllura. Në rastin e parë i
anketuara ka më tepër liri për dhënien e përgjigjes së tij. Në
rastin e anketave me pyetje të mbyllura, i anketuari do të
përgjigjet vetëm duke përzgjedhur një apo disa nga
alternativat e parashtruara nga hartuesi i anketës.
• Mënyra e plotësimit të anketës, është gjithashtu, një kriter
për vlerësimin e anketimit. Anketa mund të plotësohet
individualisht nga i anketuari. Por anketat mund të
plotësohen edhe në forma të tjera. Një ndër to është në
salla të veçanta dhe e plotësojnë anketën njëkohësisht.
Anketa mund të plotësohet nga anketuesi edhe me
përgjigje të marra përmes telefonit, internetit etj.
LLOJET E ANKETIMIT
• Anketimi mund të jetë anonim dhe apo i hapur. Në
rastin e parë informacioni jepet në mirëbesim dhe
identiteti i të anketuarit nuk bëhet i ditur. Por, në
vartësi të problemit të studiuar, anketimi mund të jetë
edhe i hapur, plotësisht transparent.

• Anketimi mund të jetë i veçantë (unik), ose anketim që


përsëritet. Në rastin e parë nuk parashikohet
paraprakisht përsëritja dhe ballafaqimi i rezultateve të
një anketimi tip. Por ai mund të përdëritet me një
periodicitet të fiksuar. Për shembull, regjistrimi i
popullsisë bëhet, si rregull, një herë në dhjetë vjet.
LLOJET E ANKETIMIT
• Për nga niveli i kodimit anketa mund të jetë
plotësisht ose pjesërisht e koduar. Kodimi
përfaqëson ekuivalentimin e çdo përgjigje me
një numër, apo simbol. Anketimi i pakoduar
është anketimi me pyetje të hapura.

You might also like