Professional Documents
Culture Documents
Sindroma Akute Lnnbare
Sindroma Akute Lnnbare
Këto fraktura vertebrale mund të ndodhin në rruaza kudo në shpinë . Ato shpesh
ndodhin në segmentet e sipërme të mesit si L1.
Llojet e Frakturës
Një frakturë kurrizore për shkak të osteoporozës , zakonisht quhet edhe frakture
kompresë, por zakonisht mund të quhet thyerje vertebrale, frakturë osteoporotike ose
frakturë e çarjës.
Simptomat kryesore klinike të thyerjeve vertebrale zakonisht përfshijnë një ose një
kombinim të simptomeve të mëposhtme:
• Fillim i menjëhershëm i dhimbjes së shpinës
• Qëndrimi ose ecja zakonisht do ta bëjë dhimbjen më keq
• Shtrirja në shpinë e bën dhimbjen më pak të fortë
• Lëvizja e kufizuar e palcës
• Humbja e lartësisë
• Deformimi dhe paaftësia
Tumoret e shtyllës kurrizore
Tumoret spinale të cilat janë rezultat i kancerit i cili është përhapur nga një pjesë
tjetër e trupit quhen tumore sekondare (dytësore) ose tumore metastazike.
Tek infeksionet e shtyllës kurrizore përfshihen osteomieliti, discitis dhe abscesi epidural.
Discitisi është infeksion i cili shfaqet në hapësirën ndër rruazore dhe prek diskun.
Abscesi epidural është një infeksion i cili zhvillohet në hapësirën përreth indit i cili rrethon palcën kurrizore dhe
rrënjën nervore.
Pacientët të cilët janë të prekur nga osteomieliti kanë përgjithësisht ethe dhe dhimbje të forta në shtyllën
kurrizore.
Zakonisht pacientët të cilët janë të prekur nga discitis fillimisht tregojnë disa simptoma të lehta të cilat në fund
shfaqen me dhimbje tepër të forta në shtyllën kurrizore.
Simptomat e abscesit epidural janë më të buta. Mund të shfaqet ndjesi lodhje dhe të keni ndjesi shpimi gjilpërash në
shtyllën kurrizore.
Osteomieliti mund të shkaktohet nga infeksioni bakterial ose fungal (i mykut) i cili ka ndodhur diku në trupin tuaj
dhe përmes qarkullimit të gjakut ka mbërritur deri në shtyllën kurrizore.
Barnat për relaksimin e muskujve preferohen vetëm për një javë dhe shkojnë bashkë me analgjetikët.
Në ditët e para rekomandohet mbajtja e leckave të ftohta apo akullit në kohëzgjatje prej 15 minuta çdo
1-2 orë.
Qëndrimi në shtrat më shumë se tre ditë nuk sjell dobi përveç në raste kur kemi të bëjmë me herni
diskale të rëndë.
Ushtrimet rekomandohen për pacientët që nuk kanë dhembje akute dhe këto ushtrime duhet bërë në
konsultim me specialistin e fiziatrisë.
Për dhembjet e lehta preferohen të gjitha aktivitetet si ecje, not, aerobi e intensitetit të ulët.
A kërkon dhimbja e fund shpinës pushim – regjim shtrati
Kjo çështje është ende temë diskutimi në mes të shumë mjekëve. Sot
qëndrimi i ri është që të qëndrohet në shtrat jo më gjatë se 72 orë, qëndrimi
më i gjatë
ndoshta edhe mund të jetë kundërproduktiv.
Mosaktiviteti mund të shkakton depresion, probleme me koagulimin e gjakut
(trombozën ), dobësimin e muskujve.
Për këtë arsye pas lajmërimit të dhimbjes së shpinës duhet aktivizuar sa më
herët që është e mundur. .
Shtylla kurrizore (sidomos pjesa e poshtme e shpinës) e bartë peshën më të rëndë të shtyllës
kurrizore. Prandaj për të parandaluar dhimbjen e shpinës duhet mënjanuar e sa më shumë që
është e mundur punënnë pozitën kërrusur ( p.sh. fshirja me fshesë elektrike) ngritjen e peshave
në mënyrë joadekuate me shpinë të kërrusur.
Faleminderit