Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti i Edukimit
Programi – MASTER
Drejtimi: PEDAGOGJI - TEORIK SHKENCOR

Titulli i kursit: Edukimi në fëmijërinë e hershme

Tema: Zhvillimi i aftësisë së të folurit

Mësimdhënësja e kursit Studentja:


Prof. Dr. Afërdita Deva Zuna Valbone Sylejmani
Cilat janë mënyrat e komunikimit?
Çka është të folurit?
TË FOLURIT
Të folurit është proces i prodhimit të tingujve dhe kombinime tingujsh
me kuptim, përmes organeve të të folurit, të cilat janë:
organet e artikulimit (buzët, dhëmbët, nofullat, gjuha, qiellza,hunda);
organet e fonacionit (gryka, kordhat zanore);
organet e frymëmarrjes (laringu, mushkëritë, diafragma dhe gjoksi).

Të folurit ka bazë neurofiziologjike, me të cilën merret psikofiziologjia e


të folurit.
Është njëra nga tetë inteligjencat e shumëfishta sipas Hovard
Gardnerit.

Funksioni i të folurit është:


ekspresiv - të shprehurit e mendimeve dhe të ndjenjave
dhe
komunikativ - bashkimi i njerëzve me qëllim të ndërmarrjeve të
përbashkëta të aksioneve
Çdo të folur përbëhet prej simboleve të ndryshme (signale).

Këto simbole mund të jenë:


gjeste - të folurit gjestikulativ
fjalë - të folurit vokalik ose gojor
vizatime ose shkronja - të folurit me shkrim apo
shenjat e ndryshme me domethënje konvencionale - p.sh. shenjat e
qarkullimit trafik, tregtar etj.

Në qenjen e vetë, të folurit është formë e ekzistencës së mendimeve.

Si prodhim shoqëroro-historik, të folurit është i lidhur në përgjithësi me


zhvillimin e vetëdijes, e sidomos me zhvillimin e të menduarit.

Me formimin e të folurit, ne i formojmë mendimet tona, kurse me precizimin e të


folurit, i precizojmë edhe mendimet.

Domethënie të madhe ka edhe mësimi i gjuhës amtare i cili konsiston në


zhvillimin e të folurit kulturor të nxënësit dhe në zhvillimin e të menduarit të tij.
Si mund t’i ndihmojmë fëmijët në
zhvillimin e procesit të të folurit?
TË FOLURIT E FËMIJËS NUK TRASHËGOHET
Fëmija, të folurit e mëson në përfundimin e vitit të parë të jetës.

Aftësimi në të shkruar i fëmijëve dhe përgjithësisht jeta në shkollë, e ka


rolin më të madh në zhvillimin e të folurit të fëmijëve.

Zhvillimi i të folurit te njerëzit vazhdon për një kohë të gjatë karshi aspekteve
tjera të zhvillimit.

Fëmija veç në fillimet e para të jetës së vet përvetëson disa përvoja, të


cilat me kalimin e kohës fillojnë të shprehen me anën e të folurit dhe sa më
tepër që zhvillohet vetëdija e fëmijës, jeta e tij shpirtërore, poashtu zhvillohet të
folurit e fëmijës.

Edhepse fëmija lind me aparatin e të folurit, sipas hulumtimeve të të


folurit të fëmijës, fëmija në muajin e njëmbëdhjetë (11) fillon të flasë fjalët e
para, dhe deri në vitin e gjashtë (6), fjalori i fëmijës në kushte normale, arrin në
2500-3000 fjalë.
Zhvillimi i të folurit tek fëmija nuk është i barabartë, kështu, ekzistojnë
fazat e zhvillimit të shpejtë dhe ato të ngadalësuara.

Ngecja lajmërohet kur fëmija arrinë ndonjë aftësi të re.

Kështu, në mes të muajve 9-18, kur fëmija është i preokupuar me të


mësuarit të ecjes, ngec zhvillimi i të folurit. Pas kësaj faze, fillon përsëri me
shpejtësi ta përsosë të folurit.

Zhvillimi i të folurit, në rradhë të parë, varet nga përvoja, nga jeta në


rrethinë, nga kontakti dhe komunikimi me persona të rritur.

Përvetësimi pasiv i të folurit i paraprin të folurit aktiv, sepse më lehtë


është ta kuptosh të folurit e huaj sesa vet të flasësh, nga shkaku se gjatë
dëgjimit na ndihmojnë dhe shenjat tjera, si: situata, shprehja e fytyrës dhe
gjestet e atij që flet.
1.2. Katër fazat e të folurit të fëmijës
Marrë në përgjithësi, të folurit e fëmijës formohet përmes katër
periodave:
1. Faza gatitore, në vitin e parë të jetës, e ashtuquajtura periudhë
shprehëse e cila shërben gjendje të ndryshme të fëmijës (gërthitje-piskamë,
gugurimë, belbëzim-loomotitje dhe të kuptuarit e të folurit të tjerëve
(personave);
2. Perioda e fillimit të formimit;
3. Perioda e pasurimit të të folurit deri në vitin e gjashtë (6);
4. Rrumbullakësimi i përvetësimit të të folurit – e ashtuquajtura
periudhë e mësimit shkollor.

Në fillim, fëmija e përdor vetëm një të vetmen fjalë si fjali, kurse nga
fundi i vitit të dytë i kombinon dy fjalë si fjali.

Pasurimi i të folurit prej vitit të dytë deri në të pestin, gjegjësisht, deri në


të gjashtin vit, nuk është vetëm kuantitativ, sepse këtu fëmija i përvetëson trajtat
gramatikore, llojet e fjalëve deklinacionin (lakimin) dhe konjugacionin (zgjedhimi
i foljeve).
Më vonë, fëmija i shqipton fjalitë me shumë fjalë, dhe atë jo vetëm me
atë që momentalisht vëren, veç edhe ato që takojnë kohës së kaluar dhe të
ardhmes, dmth, operon me fotografitë, me paraftyrimet e objekteve.

Meqë rreth llojit të fjalëve, fëmija së pari i përdor emrat; mandej, vijnë
foljet, kurse mbiemrat dhe ndajfoljet paraqiten pas muajit të 18-të, kurse në
fund përemrat dhe parafjalët.

Faza e parë e lidhjes (bashkimit) të disa fjalëve në fjali, paraqitet rreth


muajve 17-21 dhe prej atëherë, shkallë-shkallë rritet numri i fjalëve në fjali.
Me këtë rast, dallohen katër faza:
1. Fjalia me një fjalë;
2. Faza e hershme e fjalisë (prej dy fjalësh);
3. Faza e fjalisë së shkurtër (3-4 fjalë);
4. Faza e fjalisë së plotë (6-8 fjalë), e cila, normalisht paraqitet në vitin e katërt.

Në zhvillimin dhe kultivimin e të folurit fëmijëror, mbase, me një mësim


të drejtë dhe sistematik duhet bërë përpjekje që nxënësit me pasurimin e të
folurit me fjalë të reja, të mësojnë sa më drejtë kuptimin dhe domethënien e çdo
fjale.
1.3. Çrregullimet e të folurit

Artikulimi i gabueshëm dhe belbëzimi
Meqenëse të folurit është mjet mjaft i rëndësishëm i komunikimit, çdo
çrregullim i tij në fëmijëri sjell çrregullim edhe në marrëdhëniet sociale.
Ekzistojnë shumë shkaqe të çrregullimit të të folurit.

Çrregullimet nganjëherë janë të natyrës fizike,


por më së shpeshi janë pasojë socialo-emocionale.
Shkaqet fizike janë zakonisht defektet në organet që marrin pjesë në të folur të
cilat janë: “buza e lepurit”, dhëmbët e renditur jo si duhet, qiellza e ndarë etj.
Manifestimet më të shpeshta të këtyre çrregullimeve janë shqiptimi i
zhdrejtë i fjalëve dhe të belbëzuarit.

Vështirësitë emocionale si edhe situata e përshtatshme sociale dhe familjare


krijojnë një teren të volitshëm për belbëzim tek fëmijët.

Fëmija xheloz si dhe ai ndaj të cilit veprohet në mënyrë të vrazhdë mund ta


përvetësojë këtë të metë në të folur.
A keni dëgjuar ndonjëherë për
bilinguizmin?
1.4. Bilinguizmi

Ka disa fëmijë që ndodhen në situatë të atillë, që në fëmijërinë e hershme i


mësojnë dy gjuhë, qoftë pse jetojnë në ambient dy gjuhësor, qoftë për shkak se prindërit
e tyre mendojnë se për komunikimin bashkëkohor nuk mjafton vetëm një gjuhë.

Disa studime të zhvillimit të të folurit në ambiente dygjuhësore kanë treguar se


me rastin e nisjes në shkollë fjalori i shumicës së fëmijëve, të cilët flasin dy gjuhë është
më i varfër sesa i fëmijëve që flasin vetëm një.

Pos kësaj, këto studime e kanë vërtetuar hipotezën sipas së cilës të mësuarit e
dy gjuhëve te fëmijët mund të krijojë konfuzion.

Fëmijët hutohen nëse prej të njëjtit person i mësojnë të dy gjuhët, respektivisht


në qoftë se me të njejtin person flasin herë me njërën, herë me tjetrën gjuhë.
Faleminderit për vëmendjen tuaj!

You might also like