Aplikimi I Barnave Në Neonatologji Dhe Geriatri

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 93

Aplikimi i barnave në

neonatologji

R. Hoxha
• Prematur – të lindur para kohe
• 0 – 28 ditë – neonat (i porsalindur)
• 28 ditë – 24 muaj – infant
• 2 vjeç – 12 vjeç – fëmi
• 12 vjeç – 16-18 vjeç - adoleshent
Principet dhe qëllimet e
terapisë

• Qëllimet e kujdesit neonatal janë që të


minimizohen çrregullimet për mbijetesë,
dhe të indentifikohen gjendjet që mund të
trajtohen dhe të cilat do të mund të ndikonin
në rritje dhe zhvillim.
Tab 1. Definimi i disa termave të rëndësishme
• Mosha më e re në të cilën bebet nganjëherë
mbijetojnë është 23 – 24 javë të gjestacionit,
mirëpo çdo fëmi i lindur para 32 javëve është me
rrezik të lartë për vdekje ose paaftësi.
• 1% e lindjeve i takojnë moshës gjestative para 32
javëve.
• Prognoza e mbijetesës dhe paaftësive bazohet
shumë më tepër në javët gjestative në lindje, sesa
në peshën e lindjes.
• Transferimi i nënave me shtatzëni me rrezik të
lartë në spitale me kujdes intenziv për beben.
• 6 – 10% të bebeve jan LBW, ndërsa 2% VLBW
• 1 – 2% të të gjitha bebeve kanë nevojë për kujdes
intenziv dhe arsye primare e kësaj është
prematuriteti dhe problemet me sindromin e
distresit respirator (RDS).
• Bebet nën 32 javë të gjestacionit kanë nevojë për
një llojë të kujdesit special, derisa ata të fillojnë të
ushqehen normalisht (35 – 40 javë të moshës
postmenstruale).
• Në kujdes neonatal zakonisht bebet janë
deri në moshën 3 – 4 muajshe: gjatë kësaj
kohe pesha e tyre mund të trefishohet, si
dhe fiziologjia dhe metabolizmi i tyre
ndryshojnë në mënyrë dramatike.
Farmakokinetika e barnave

Absorbimi

• Organ i veçant, unik dhe i rëndësishëm për


absorbimin e barnave deri te lindja është placenta.
• Gjatë shtatzënisë barnat kalojnë nga gjaku i nënës
te fryti dhe anasjelltas, mirëpo pas lindjes barnat
fillojnë të eliminohen përmes sistemeve dhe
organeve të veta.
• Barnat të cilat nga nëna kalojnë te fryti dhe mund
të japin efekte anësore:
• Opiatet – të cilat merren para lindjes për
eliminimin e dhembjeve,
• Beta bllokatorët – për hipertensionin në shtatzëni
• Benzodiazepinat – për konvulzione
• Nënat mund të marrin barna edhe për trajtimin e
frytit dhe jo për vete: kortikosteroidet për
maturimin e mushkërive.
• Absorbimi i barnave te i porsalinduri është i
çrregullt dhe shpeshëherë i pavlerë, sidomos
te bebet e sëmura, sepse stomaku i tyre nuk
shprazet me rregull.
• Për këtë arsye, për të pasur biovlerën
maksimale, shumica e barnave jepen me
rrugë intravenoze.
• Disa barna si paraldehidi dhe diazepami
(konvulsione), paracetamoli (analgjezia) mund të
jepen rektal
• Trakeja shfrytëzohet për surfaktant dhe adrenalinë
(me rastin e reanimimit)
• Glukoza në formë xheli mund të absorbohet nga
goja (hipoglikemia)
• Bebet nën 28 javë të gjestacionit e kanë lëkurën e
hollë dhe shumë shpejt i humbin lëngjet, por edhe
nëpër këtë sipërfaqe absorbohen mjaft mirë barnat
që vijnë në kontakt me këte (rreziku nga absorbimi
i alkoholit - klorheksidina në 70% alkohol).
• Rruga intramuskulare normalisht duhet të
shmanget, përveç me vitaminë K dhe
nalokson, për shkak të masës së vogël
muskulare.
Distribuimi

• Distribuimi i barnave te neonati, si edhe në të


gjitha moshat e tjera, është në funksion të
tretshmërisë së tyre në lipide dhe ujë.
• Diferenca te neonati është se sasia e ujit, që është
nën kontrollin renal, më tepër korelon me peshë
trupore sesa me sipërfaqen trupore.
• Sasia e indit adipoz ndryshon shumë në
varësi edhe nga pesha e lindjes dhe
restriksionet e rritjes intrauterine, ose e
kundërta (fëmijët e nënave diabetike) –
restriksion i barnave të tretshme në lipide.
• Lidhja për proteina plazmatike varet nga
sasia e albuminave, e kjo varet nga
gjestacioni – te bebet e lindura 12 javë para
terminit normal kanë vetëm 2/3 e
koncentrimit të albuminave të të rriturit.
Metabolizmi

• Metabolizmi i barnave te i porsalinduri nuk ka


ndonjë diferencë kualitative në krahasim me
fëmiun më të moshuar p.sh. hidroksilimi,
oksidimi, konjugimi për glukoronide ose për
sulfate.
• Mirëpo, efikasiteti i këtyre proceseve është ajo që
e dallon beben nga personat e moshuar.
• Si shtesë e imaturitetit të rrugëve
metabolike për barna është edhe
hiperbilirubinemia e të porsalindurit.
• Bilirubina mund të konkurojë me vendin e
lidhjes së barnave për enzime dhe
glukoronate dhe mund të ndikojë në
metabolizëm për aq gjatë sa perziston edhe
hiperbilirubinemia.
Eliminimi

• Papjekuria e funksioneve renale dhe të


mëlçisë, korespondon me eliminimin e
ngadalshëm të shumicës së barnave te
neonati
• Kjo nuk do të thotë se është disavantazh,
nëse krahas kësaj modifikohen edhe
intervalet e dozimit, bile edhe mund të
shfrytëzohet, sepse fenobarbitoni mund të
jepet si dozë e mbushjes (20 mg/kg), i cili
do të qëndrojë me ditë të tëra në qarkullim
në koncentrime adekuate dhe mundet që
mos të ketë nevojë për doza tjera.
• Në anën tjetër barnat si gentamicina dhe
vankomicina, të cilat kanë gjërsi të ngusht
terapeutike duhet të jepen më rrallë sesa te
fëmijët e rritur dhe mundësisht të bëhet
monitorimi që të shmanget toksiciteti.
Farmakodinamia

• Studimet e mirfillta janë të pakta


• Opiatet e marrura nga nëna gjatë lindjes
• Petidina dhe diamorfina janë opiatet të cilat
më së shumti shkaktojnë depresion
respirator te neonati.
• Ky depresion trajtohet me nalokson,
megjithse opiatet dhe metabolitet e tyre
kanë jetgjatësi të madhe, ndërsa naloksoni
eliminohet shumë shpejt dhe mund të jap
efekt falso, sepse përsëri do të kemi
deprimimin respirator.
Sëmundjet më të zakonshme
neonatale
Sindromi i distresit respirator (RDS)

• Ndryshe quhet sëmundja e membranave


hialine që manifestohet te bebet e lindura
para kohe.
• Sëmundjen e shkakton mungesa e
surfaktantit.
• Simptomat: vështirësi e frymëmarrjes,
tërheqje e brinjëve, takipnea, nevoja për
oksigjenoterapi
• Shumica e bebeve nga 32 – 34 javë të
gjestacionit nuk ka nevojë më tepër sesa për
oksigjen shtesë.
• RDS keqësohet në ditën e dytë, pas së cilës vjen
platoja dhe pas kësaj vjen përmirësimi gradual.
• Te disa bebe është i nevojshëm edhe ventilimi
mekanik
• Dhënia e surfaktantit e ka zbritur shumë
mortalitetin
• Dhënia e oksigjenit 100% për kohë të gjatë:
displazioni bronkopulmonar dhe retinopatia e
prematuritetit.
• Për ventilim mekanik shpeshëherë jepet
pankuroniumi dhe atrakuriumi (ky është me
veprim të shkurtë).
• Jepet edhe morfina në mënyrë intermitente
• Dhënia e kortikosteroideve antenatal te nëna e
zbutë ashpërsinë por edhe mortalitetin nga RDS
deri në 40%, mirëpo ka vështirësi të dihet se ku do
të kemi beneficion nga kjo terapi
– betametazon,
– deksametazon, 4 doza orale nga 6 mg, çdo 12 orë, ose
dy doza nga 12 mg IM, 24 orë para lindjes.
• Surfaktanti – nxirret nga derrat dhe nga
lopët, por ekziston edhe ai sintetik dhe
duhet të jepet sa më parë që është e
mundshme (më së largu 48 orë pas lindjes).
Duktusi arterioz i hapur (PDA)

• Te 1/3 e bebeve nën 1000 g peshë të lindjes


kanë probleme me PDA.
• Trajtimi: indometacina ose ligatura
kirurgjike
• Indometacina mund të jepet IV, ose edhe oral,
megjithse absorbimi është i paparashikueshëm.
• Efektet e padëshiruara:
– insuficienca veshkore,
– gjakosje gastrike dhe
– perforimi i zorrëve që janë të varura nga doza.
• Doza e preferuar është: 0.1 mg/kg/ditore për 6
ditë.
Displazia bronkopulmonare (BPD)

• BPD është më e shpesht te bebet imature të cilat


kanë qenë në mbështetje të gjatë respiratore.
• Kjo definohet si varësi nga oksigjeni më tepër se
28 ditë nga lindja, ose 36 javë postmenstruale te
bebet e lindura para 32 javëve, megjithse disa kanë
nevojë edhe deri në 8 javë
• Gjasat për BPD varen nga:
– shkalla e prematuritetit,
– ashpërsia e RDS,
– infeksionet,
– shfaqja e PDA dhe
– shfrytëzimi i lipideve si tretësira nutritive parenterale.
• Trajtimi:
– oksigjenoterapi,
– kortikosteroide (mendime kontraverze),
• Pasojat: rritja e presionit pulmonar dhe
edema pulmonare
• Terapia: diuretikët si tiazidet dhe më rrallë
furosemidi – (hipokalemi, hipokalcemi dhe
kalcifikime në veshka).
Infeksionet

• Infeksionet janë mjaft të rrezikshme në


situatat e kujdesit intenziv.
• Lidhur me zgjedhjen e antibiotikëve
shpeshëherë nuk ka qëndrime unike
Tab. 2. Shkaktarët më të shpesht të infeksioneve
• Rekomandimet:
– të shfrytëzohen antibiotikët e spektrit të ngusht, sa më
shkurt që është e mundshme
• Aplikimi profilaktik varet nga konditat perinatale
dhe nga përvoja
• Kombinimi standard është: penicilina G dhe një
aminoglikozid (streptokoku beta hemolitik dhe
patogjenet gram negative); trajtimi duhet të
ndërprehet pas 48 orëve nëse kultura del negative.
• Terapi empirike fillon te beba që ka më shumë se
48 orë nga lindja dhe gjithsesi duhet të mbulohet
spektri për St. aureus.
• Ka edhe rekomandime për cefalosporina;
ceftazidim dhe cefotaksim, por spektri i tyre
favorizon zhvillimin e infeksioneve me myshqe,
mirëpo nëse ka mundësi të monitorohet niveli i
aminoglikozideve atëherë këto kanë përparsi.
Enterokoliti nekrotizues (NEC)

• Kjo është një komplikim i rëndësishëm në


kujdesin intenziv neonatal, sidomos te fëmijët e
vegjël për moshë të barrës, te asfiksia në lindje
dhe te prezenca e PDA.
• Substrati patologjik është dëmtimi i mukozës së
zorrëve (hipoksia në prezencë të
mikroorganizmave të caktuar).
• Masë preventive është ushqyerja e hershme me
qumësht gjiri.
• Fëmijët me NEC zakonisht janë edhe septikemik
– kolaps,
– insuficiencë respiratore,
– shok,
– distendim i barkut,
– intolerancë e ushqimit.
• Trajtimi: mbështetja respiratore dhe cirkulatore,
nëse është e nevojshme antibiotik dhe linja
intravenoze e ushqimit deri në 10 ditë
• Antibiotikët duhet të mbulojnë Gram-negativët,
Gram-pozitivët dhe anaerobet. Nga disa autor
preferohet klindamicina,
• Metronidazoli mund të ketë T ½ deri në 109 orë te
prematurët për shkak të hidroksilimit joadekuat
(ka mjaft kontraverza)
Sëmundja hemorragjike te i porsalinduri

• Sëmundja hemoragjike si pasojë e


mungesës së vit. K i prekë vetëm fëmijët e
gjirit, sepse ata marrin sasi të pakta të kësaj
vitamine.
• Vitamina K jepet me injeksion IM (1 mg – 0.5
mL), e cila mund të jepet te të gjitha bebet, ose
vetëm te ato që janë të rrezikuara si të lindur
parakohe, lindja instrumentale.
• Mund të jepen edhe numër më i madh i dozave
orale.
• Ka disa shkrime se dhënia IM ka të bëjë edhe me
zhvillimin e malinjitetit te fëmijët, por nuk është
vërtetuar asnjëherë.
Apnea

• Apnea është ndalim i frymëmarrjes.


• Sidomos bebet e lindura para kohe janë të
predispozuara për pauza të gjata të
frymëmarrjes (mbi 20 sekonda), që mund ta
zbres oksigjenimin arterial.
• Apnea mund të përcilet me bradikardi, që
mund të shkaktojë edhe konvulzione dhe
dëmtime të trurit.
• Trajtimi:
– intubimi dhe
– ventilimi mekanik,
– dhënia e ajrit me presion pozitiv kontinuel
(CPAP)
• Dhënia e stimuluesve respirator
metilksantinat: kofeina, aminofilina,
teofilina, ose doksaprami.
• Dhënia e kofeinës në shumicën e rasteve
ndërprehet pasi që bebeja ti mbushë 34 javë
postmentruale.
Konvulzionet

• Këto mund të jenë si rezultat i


encefalopatisë, ose edhe si raste të izoluara
pa ndonjë shkak.
• Trajtimi është për konvulzionin akut ose për
parandalimin e tyre.
• Te neonati bari i zgjedhjes është fenobarbitoni,
sepse është efektiv dhe rrallëherë shkakton
depresion respirator dhe është aktiv për kohë më të
gjatë.
• Nganjëherë mund të shfrytëzohet edhe diazepami
IV ose rektal, mirëpo mund ta çrregullojë
kontrollin e temperaturës dhe të jap depresion
resipartor, si dhe e ka komponentën sedative mjaft
të shprehur.
• Fenitoina mund të jepet nëse konvulzionet
nuk mund të kontrollohen edhe pas dy
dozave (total=40 mg/kg), por nuk duhet të
jepet gjatë (indeksi i ngusht terapeutik).
• Nëse edhe kjo nuk ka sukses mund të jepet
klonazepami, ose infuzion i lidokainës.
Barnat në pediatri
Farmakokinetika

Absorbimi

• Absorbimi oral i barnave mund të


influencohet nga shumë faktorë si
– koha e shprazjes gastrike dhe intestinale,
– pH gastrike dhe intestinale dhe
– përmbajtja gastrointestinale.
• Koha e shprazjes gastrike pas 6 muajve është e
njejt me të rriturit.
• Absorbimi IM është më i shpejt te infantët
(latantët) dhe fëmijët sesa te neonatët, sepse
qarkullimi muskular i gjakut është më i madh.
• Për shkak të dhembjeve kjo rrugë mund të
shfrytëzohet vetëm kur nuk ka mundësi të tjera.
• Pa asaj orale rruga IV duhet të jetë ajo më e
shfrytëzuara
• Absorbimi perkutan është më i lartë te
infantët dhe fëmijët sesa te të rriturit.
• Mund të shfrytëzohet edhe rruga bukale,
ndërsa ajo rektale është më e pafavorshme
Distribuimi

• Lidhja me proteinat plazmatike është më e


vogël në moshën fëminore për shkak të
sasive më të vogla të albuminave dhe
globulinave.
Tab. 3. Sasitë e lëngjeve trupore
Metabolizmi

• Sistemet enzimatike metabolizuese janë më


të pakta te fëmijët sesa te të rriturit, ndërsa
me rritjen e moshës, sistemet enzimatike
rriten në mënyrë dramatike dhe nga mosha
1 – 9 vjeçare ato janë më të mëdha sesa te të
rriturit.
Ekskretimi renal

• Nën moshën 3 – 6 mujore shkalla e filtrimit


glomerular është më e ult sesa te të rriturit, mirëpo
kjo kompenzohet pjesërisht me imaturitetin e
reabsorbimit tubular i cili maturohet më ngadal.
• Nga mosha 6 – 8 muajshe filtrimi glomerular dhe
reabsorbimi tubular janë thuaja të njejta me ato te
të rriturit
Barnat në geriatri
• Të moshuarit përbëjnë rreth 18% të
popullatës, por shpenzojnë rreth 1/3 e
shpenzimeve mjekësore dhe barnave.
Farmakokinetika

• Mplakja rezulton me ndryshime të shumta


fiziologjike të cilat teorikisht do të afektojnë:
– absorbimin,
– metabolizmin gjatë kalimit të parë,
– lidhjen me proteina,
– distribuimin dhe
– eliminimin e barnave.
• Këto ndryshime pasqyrohen:
·zvoglimi i sekretimit të acidit gastrik
·zvoglimi i motilitetit gastrointestinal
·zvoglimi i sipërfaqes absorbuese
·zvoglimi i madhësisë së mëlçisë
·zvoglimi i qarkullimit të gjakut në mëlçi
·zvoglimi i filtrimit glomerular
·zvoglimi i filtrimit tubular
• Te të moshuarit është e vonuar shprazja
gastrike.
• Digoksina absorbohet më ngadal në këto
mosha, ndërsa për barnat tjera ndryshimet
janë shumë të vogla.
Metabolizmi gjatë kalimit të parë

• Zvoglimi sado i vogël i metabolizimit gjatë kalimit të parë nëpër mëlçi


mund të rezultojë me rritje sinjifikante të koncentrimit të barit.
• Ky zvoglim i metabolizmit te të moshuarit është parë te disa barna si: l
– labetaloli,
– nifedipina,
– nitratet,
– propranololi dhe
– verapamili,

prandaj edhe efektet e tyre do të jenë të rritura.


Distribuimi

• Ndryshimet fiziologjike te të moshuarit të cilat


mund të ndikojnë në distribuim janë:
– zvoglimi i masës trupore,
– zvoglimi i ujit,
– zvoglimi i albuminave në serum,
– rritja e masës yndyrore.
• Rritet volumi i distribuimit të diazepamit,
tiopentonit.
• Zvoglohet volumi i distribuimit të barnave të
tretshme në ujë si ai i digoksinës dhe etanolit.
• Barnat acidike tentojnë të lidhen për albuminat
plazmatike, ndërsa ato bazike për glikoproteinat
alfa-1 acidike, prandaj do të rritet fraksioni i lirë i
barnave acidike si furosemidi, varfarina, ndërsa
për barnat bazike mund të mos ndryshohet volumi
i distribuimit të tyre si lidokaina.

• Megjithate me rritjen e fraksionit të lirë të barit


mund të rritet edhe eliminimi i tyre.
Klirensi renal dhe hepatik

• Sa i përket filtrimit glomerular ka


ndryshime të mëdha interindividuale,
prandaj duhet të bëhet individualizimi i
barnave të cilat kryesisht eliminohen me
rrugë veshkore dhe që kanë gjërsi të ngusht
terapeutike
• Klirensi hepatik varet nga qarkullimi
hepatik i gjakut, nga sasia e enzimeve
hepatike, nga aftësia e hyrjes së barit në
hepatocite.
• Masa e mëlçisë me moshë zvoglohet nga
20% - 40% (mes dekadës 3 – 10)
Farmakodinamika

• Ndryshimet celulare dhe molekulare te të


moshuarit mund të ndryshojnë edhe efektivitetin e
barit.
• Ndryshimet farmakodinamike mund tu referohen:
·zvoglimit të rezervave homeostatike
·ndryshimi në receptorët specifik
Sëmundjet më të shpeshta
Demenca

• Karakterizohet me shkatrrimin gradual të kapacitetit


intelektual
– Sëmundja e Alzheimer-it dhe
– Demnca e multi-infarketeve të trurit janë shkaktarët më të shumt të
disfunksionit kognitiv te të moshuarit
• Barnat që mund të shkaktojnë konfuzion te të moshuarit
janë dhënë në tabelen 4.
• Për trajtimin e AD janë të aprovuara 3 barna:
– donepezil,
– rivastigmin,
– galantamin.
Tab. 4. barnat dhe konditat që shkaktojnë konfuzion
Parkinsonizmi

– Tremori,
– rigiditeti,
– bradikineza
• Hipotensioni ortostatik ka gjasa të shfaqet shumë më tepër te personat
e moshuar dhe të cilët janë në terapi me levodopë
• Edhe efektet anësore psikiatrike shfaqen shumë më shpesh me rritjen e
moshës te pacientët që marrin agonist të dopaminës :
– konfuzioni,
– depresioni,
– halucinacionet,
– Paranoja
Insulti cerebral

• 85% janë për shkak të tromboembolive


(iskemive) dhe vetëm 15% për shkak të
gjakderdhjeve.
Trajtimet

• Trombolitikët:
– aktivatori i plazminogjenit indor (deri në 3 orë pas
insultit) (rt-PA),
– alteplaza (3 – 5 orë pas insultit),
– streptokinaza (rezultate më të dobta dhe thuaja se nuk
shfrytëzohet tani),
• Terapia antiagreguese:
– Aspirina - 150 – 300 mg brenda 48 orëve pas insultit
– Antikoagulantët: heparina e pafraksionuar me peshë të
ultë molekulare nuk ka dhënë efekte të mira
• Barnat neuroprotektive: gjithashtu nuk kanë
dhënë ndonjë beneficion të pritur
• Profilaksa sekondare: aspirina në dozë 75
– 1500 mg/ditore e zvoglon insultin jo-fatal
• Klopidogreli gjithashtu është efektiv sa
edhe aspirina në profilaksën sekondare të
insultit.
• Te të sëmurët që kanë pasur fibrilacion
atrial, varfarina është treguar më e mirë se
aspirina, por jo edhe te ata me ritëm sinusal.
• Sëmundjet kronike (hipertensioni, diabeti,
hiperlipidemia, por edhe pirja e duhanit)
duhet të mbahen nën kontroll.
Osteoporoza

• Është sëmundje progresive që


karakterizohet me humbjen e masës
ashtërore (rrallimin e eshtrave) dhe rritjen e
incidencës së thyerjeve të tyre.
• Është mjaft karakteristike sidomos për gratë
postmenopauzale.
• Parandalimi:
– ushtrimet e rregullta dhe
– ndërprerja e pirjes së duhanit pas menopauzës.
• Trajtimi:
– Vitamina D dhe kalciumi: 12 – 18 muaj nga 800 IU
vitamin D dhe 1.2 kalcium i reduktojnë frakturat te të
moshuarit.
– Kalciumi nuk rekomandohet për kohë të gjatë
– Kalcitrioli dhe alfakalcidoli e zvoglojnë osteoporën por
duhet të monitorohet niveli i kalciumit.
• Bifosfonatet:
– alendronati,
– etidronati dhe
– risedronati lidhen për sipërfaqen e eshtrave dhe e parandalojnë
resorbimin e tyre.
Japin efekte anësore gastrointestinale
• Terapia hormonale:
– estrogjenet (rreziku nga kanceri i endometriumit, i gjirit, nga
tromboembolia venoze
• Kalcitonina:
– inhibon osteoklastet dhe e zvoglon resorbimin e eshtrave.
– Nuk duhet të shfrytëzohet më shumë se 3 – 6 muaj.
Artriti

• Sëmundjet reumatizmale janë shumë të


zakonshme te të moshuarit.
• Trajtimi: NSAID
Hipertensioni

• Njeri ndër faktorët themelor të sëmundshmërisë te të moshuarit.


Trajtimi:

• Jofarmakologjike:
– ulja e peshës për 15%,
– kufizimi i kripës në 4 – 6 g/ditore,
– ndërprerja e duhanit,
– ushtrimet fizike
• Farmakologjike:
– Diuretikët tiazidik,
– bllokatorët beta adrenergjik,
– antagonistët e kalciumit (shfrytëzimi i nifedipinës te të moshuarit ka
paqartësi),
– ACE inhibitorët.
Infarkti i miokardit
• Diagnostikimi i infarktit të miokardit te të
moshuarit shpeshëherë është i vështirsuar,
sepse shumica prej tyre kanë dhembje
gjoksi dhe dispne, konfuzion (mbi 85 vjeç).
• Trajtimi nuk dallon nga të rriturit.
• Terapia trombolitike është e sigurt.
Insuficienca e zemrës
• Trajtimi i insuficiencës së zemrës te të moshuarit
është i ngjashëm me trajtimin për të rriturit:
– diuretikë,
– ACE inhibitorë,
– nitrate,
– digoksinë.
• Dhënia e beta bllokatorëve te të moshuarit ka
kundërthënie.
Inkontinenca urinare
• Inkontinenca nga
– stresi,
– nga mbinkarkesa (hipertrofia e prostatës),
– jostabiliteti i muskulit detrusor.
• Te hipertrofia e prostatës ndihmesë të madhe japin alfa-1 bllokatorët
– prazosina,
– indoramina,
– alfuzisina,
– terazosina,
– tamsulosina.
• Te jostabiliteti i muskulit detrusor:
– oksibutinina,
– tolterodina (antimuskarinik
Principet dhe qëllimet e terapisë te të
moshuarit
• Për trajtimin terapeutik të të moshuarve
është esenciale njohja e faktorëve
farmakokinetik dhe farmakodinamik të
barnave.
Largimi (shmangia) nga terapia e panevojshme

• Para dhënies së terapisë duhet të bëhen këto


pyetje:
·a është me të vërtetë e nevojshme kjo terapi?
·a ka ndonjë metodë tjetër alternative për
trajtim?
Efekti i trajtimit në kualitetin e jetës

• Qëllimet e trajtimit nuk janë vetëm për zgjatjen e


jetës por edhe për përmirsimin e kualitetit të jetës,
dhe për kërtë është esenciale zgjedhja e trajtimit
adekuat; te asteortroza e rëndë e kukave
zëvendësimi total i kukës është shumë më e
preferuar sesa dhënia e NSAID me të gjitha
efektet anësore.
• Më par të trajtohet shkaktari sesa
simptomat
• trajtimi i simptomave pa diagnozë të sigurt
jo vetëm që është praktikë e keqe, por edhe
rrezikshme.
• Historia e barnave
• Nuk ka rezon të përshkruhen barnat në të
cilat më parë i sëmuri nuk ka reaguar, ose
në të cilat është alergjik
• Sëmundjet tjera përcjellëse
• Duhet gjithnjë të merren parasysh edhe
sëmundjet tjera përcjellëse dhe medikimet
për këto
• Zgjedhja e barit
• Disa barna nuk janë të përshtatshme për
moshën e shtyrë, ndërsa ka barna që janë
mjaft të përshtatshme për këto mosha
• Titrimi i dozës
• Zakonisht te të moshuarit janë të nevojshme
dozat më të ulta sesa te të rriturit
• Paketimi dhe etiketimi
• Shkronjat e mëdha në pako dhe hapja e
lehtë e tyre
• Mbikqyrja e rregullt e trajtimit
• Te terapia e prolonguar pacienti pasi e merr
njëherë përshkrimin ai nuk lajmërohet te
mjeku për një kohë të gjatë por i merr pakot
njera pas tjetrës pa menduar se kontrollimet
e rregullta janë të domosdoshme si edhe
konsultimet me mjekun ose farmacistin
• Efektet e padëshirueshme të barnave
• Këto janë shumë më të shpeshta te të
moshuarit, prandaj është e domosdoshme
përcjellja e tyre si nga ana e mjekut,
poashtu edhe nga ana e farmacistit.
• Bashkpunimi për marrjen e barnave
• Nëse i sëmuri nuk bashkpunon ngusht me
mjekun apo fatrmacistin është shembulli më
i thejsht i dështimit terapeutik

You might also like