Menaxhimi I Procesorit

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

Sistemi i Fajllave


Siç e kemi cekur më herët, sistemi operativ kontrollon pothuajse të
gjitha funksionet në një kompjuter, dhe në mesin e tyre menaxhon
edhe fajllat apo të dhënat në të. Në këtë kapitull, ju do të mësoni për
llojet e fajll sistemeve që përkrahen nga Sistemi Operativ Windows si
dhe funksionet që kryhen nga to.
 Pas përfundimit të këtij kapitulli, ju do t’i përmbushni këto objektiva:
 Njohjen dhe dallimin e fajll sistemeve që përkrahen nga Windows
 Qëllimet e dizajnimit të fajll sistemit NTFS
 Funksionimi i NTFS
 Komprimimi i fajllave në NTFS
 Enkriptimi i fajllave në NTFS
 Terminologjitë e Windows Fajll Sistemit
 Fajllat aplikativë dhe ekzekutues përbrenda sistemit
janë të strukturuar në bazë të rregullave gjegjëse –
konventave në të ashtuquajturin sistem të fajllave.
 Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të sistemeve të
fajllave, p.sh. sistemi i fajllave të bazës së të dhënave
 (databasebased file system),
 flash sistemi i fajllave,
 sistemi i fajllave të diskut etj.
 Sistemi i fajllave të diskut është i paraparë për plotësim
të fajllave në disk gjegjësisht në pajisjet për furnizim
me të dhëna në kompjuter. Fajllat e këtij sistemi kanë
ekstensionin FAT (File Allocation Table), FAT32, HFS,
NTFS (New Technology File System), EXT2, EXT3,
UDF etj.
 Emërtimi i secilit fajll përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e
parë definon emrin kryesor (përmbajtjen) të fajllit (file
name), ndërsa pjesa tjetër definon grupin të cilit i
takon fajlli (grafika, zëri, teksti, program ekzekutues
etj.) dhe cili program aplikativ duhet të aktivizohet nga
sistemi operativ për t’u lexuar përmbajtja e fajllit. Pjesa
e dytë quhet shtojca, sufiksi apo ekstensioni (file
extension).
 Në sistemet e mëparshme operative emri i fajllit nuk
ka mundur të jetë më i gjatë se tetë shenja. P.sh. fajlli
me emrin “Ligjërata nga Sistemet Operative.doc” në
sistemin operativ MS DOS, në ekran do të dukej vetëm
në pjesën “Ligjera~1.doc”. Shtojcat e fajllit që më
shpesh përdoren te sistemet operative janë: .exe, .bat,
.sys, .com, .dll, .ini, etj.
 Ka disa lloje apo formate që përdoren për krijimin e
particioneve në disqe. Sistemi Operativ Windows
përkrah këto formate të fajll sistemeve:
 CD-ROM File System – CDFS
 Universal Disk Format – UDF
 File Allocation Table – FAT12, FAT16, FAT32
 Extandable File Allocation Table – exFAT
 New Technology File System – NTFS
 Fajlli të cilin për t’u shikuar ekziston programi i
instaluar në kompjuter, e ka edhe ikonën apo
piktogramin gjegjës para emrit të fajllit. Me klik të
dyfishtë të miut në ikonë apo emër të fajllit aktivizohet
programi në të cilin mund të përpunohet fajlli i
zgjedhur.
 Fajlli i panjohur i cili nuk ka program të instaluar në
kompjuter për hapje dhe përpunim të tij në SO
Windows, e ka pamjen e një faqeje të zbrazët ( ). Me
klik të dyfishtë në ikonën e tij hapet një dialog-dritare
në të cilën SO kërkon që fajllit t’i instalohet një
program për hapje.
 Në hard diskun e kompjuterit si dhe në disqe tjera
zakonisht vendosen mijëra fajlla të ndryshëm. Për të
mos u vendosur që të gjithë fajllat në po të njëjtën
vend, ata mund të organizohen në grupe të caktuara.
Grupet e këtilla të organizuara në disk të kompjuterit
quhen folderë (apo në disa sisteme operative quhen
direktorium).
 Folderet (direktoriumet) mund të paramendohen
 Folderet (direktoriumet) mund të paramendohen si
regjistratorë të dokumenteve në një arkiv të
ndërmarrjes së caktuar, në të cilën secili regjistrator
përmban dokumente të caktuara, p. sh. një regjistrator
përmban faturat hyrëse të ndërmarrjes, tjetri
kalkulimet e çmimeve, i treti ekstraktet e bankës etj
 Gjatë organizimit të diskut bëhet edhe vendosja se cilët
fajlla do të ruhen në cilin folder (direktorium).
Zakonisht të gjithë programet aplikative dhe fajllat e
tyre përcjellës, vendosen në folderët (direktoriumet) e
veçanta P.sh. në një folder ruhet programi i caktuar për
llogaritje tabelore, në të tjetrin vendoset programi për
përpunim të tekstit kurse në një folder të tretë
vendoset p. sh. programi për përcjellje të afarizmit të
ndërmarrjes.
 Në të shumtën e rasteve, të dhëna e krijuara nga këto
programe vendosen në nënfolder të veçantë. Kështu p.
sh. në një folder vendoset programi MS Word, kurse
në një nënfolder i cili është përbrenda atij folderi,
vendosen dokumentet e krijuar në MS Word. Kjo
mënyrë e organizimit e lehtëson manipulimin me fajlla
me të dhëna, sepse ato pastaj shumë lehtë mundë të
kopjohen në ndonjë folder të krijuar në disketë sipas
dëshirës, kështu që fitohen kopje rezervë të të
dhënave, ose edhe munden që të zhvendosen apo të
fshihen nga disku, pa prekur fare fajllat e programit
aplikativ burimor.
 Në qoftë se punohet me lloje të ndryshme të të
dhënave mund të krijohet nga një folder për secilin
lloj. Po ashtu mund të krijohet një folder për të dhënat
gjatë punës, kurse tjetri për të dhënat nga jeta private.
Duhet cekur se krijimi i folderit të ri, parasheh jepjen e
emrit unik për të. Rregullat për emërtim të folderëve
janë të njëjta me rregullat për emërtim të fajllave, pra
në sistemin operativ MS Windows dhe në Macintosh,
emri mund të ketë deri në 132 shenja, duke përfshirë
këtu edhe hapësirat e zbrazëta.
 Fajllat në folderin e njëjtë, duhet që të kenë emër unik.
Në të njëjtin disk mund të kemi dy fajlla me emër
plotësisht të njëjtë, por në dy folder të ndryshëm.
PYTJE?

You might also like