Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 27

Detyre Kursi

Lenda: Biologji

Tema: Qeliza
Punoi:Klevis Etsi

Pranoi:Arlinda Agastra
Qeliza është njësia thelbësore, funksionale dhe strukturale e të
gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e
jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Hooke, shkencëtar
anglez, i cili ishte edhe i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në
vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të
thotë „dhomë e vogël“.

Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në


të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione
të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek
qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore
dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore),
yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore).
Qelizat në organizëm ndahen në Qeliza Prokariote (pa
berthame te mirfillte) dhe Qeliza Eukariote (me berthame).
Qelizat Prokariote : Janë qeliza që gjinden në forma te veçanta.
Kane membrane qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Ndër me te
qelizat prokariote me te shpeshta janë Bakteret.
Qelizat Eukariote : Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete
mbrenda membranës qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat
eukariote përmbajnë membranën qelizore që mban me vete
materialin gjenetik. Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden
mrenda membranës janë : Mitokondriet, Kloroplastet dhe Aparati i
Golgjit.
Qeliza e një kafshë tipike, ku tregohen përbërësit
nënqelizorë. Organelet : (1) bërthamëza (2) bërthama (3)
ribozomet (4) fshikëza (5) retikuli endoplazmatik (ER) (6)
aparati i Golxhit (7) Citoskeleti (8) ER (9) mitokondria (10)
vakuola (11) citoplazma (12) lisozomet (13) centriolat
 Teoriaqelizore pohon se:
Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e
gjallesave është qeliza

 Qelizat
e kanë prejardhjen e tyre nga qeliza
pararendse nëpërmjet proçesit të riprodhimit

 Qeliza është njësia bazë e e zhvillimit dhe e


rritjes

 Qeliza është njësia bazë e ripërtëritjes

 Qeliza është njësia bazë e trashëgimisë


•PËRBËRËSIT E QELIZËS
Në çdo qelizë mund të dallojmë këto
struktura qelizore:

•Membrana qelizore

•Protoplazma

Njihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të
ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një
diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i mozaikut
fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike:
Proteinat periferike notojnë mbi shtresën lipidiko-fluide, ndërsa proteinat integrale janë të zhytura
në brendësi të membranës falë mbetjes hidrofobe.

Molekulat e membranës janë të lidhura midis tyre në mënyrë që të formojnë një kompleks
supermolekular (struktura irreale e mozaikut), pasi vetëm kjo mënyrë organizimi mund të zgjidhw
disa nga funksionet specifike të saj.

FUNKSIONI:
Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor
Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme për qelizën, eleminon mbeturinat dhe
sekreton produktet qelizore
Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep indeve strukturë tëqëndrueshme
Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë molekulave specifike që vijnë nëlëngun
jashtëqelizor.
 PROTOPLAZMA
Është e gjithë lënda qelizore me veprimtari
biologjike.Protoplazma përmban 60-70%
ujë, proteina, lyra, sheqerna dhe kripëra
minerale. Përbëhet nga:
Bërthama

Citoplazma

 BËRTHAMA
Përbëhet nga: membrana bërthamore,
nukleoplazma, nukleolat,kromozomet.
Bërthama është qëndra e kontrollit të
aktivitetit qelizor.Pa bërthamën qeliza nuk
mund të jetojë për një kohë të
gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale.
Pozicionohet thuajse në qëndër të
qelizës.Mbështillet ngamembrana
bërthamore e cila është poroze.Përmban
një lëng viskoz, koloidal të pasur me
proteina që quhetnukleoplazëm.Në të
gjenden disa trupa sferikë që
quhen nukleola dhe fije të holla
kromatine: kromozomet.Nukleolat përmbaj
në ARN që merr pjesë në sintezën e
proteinave.
CITOPLAZMA
Ndahet në:
Citosol (lëngu brendaqelizor)
Organelet (të cilat kryejnë funksione specifike për qelizën)
Organelet ndahen në:
Organele me membranë (mitokondritë, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomat dhe
peroksizomat)
Organele pa membranë (citoskeleti, centriolat, ribozomet flagjelët ciljet)
MITOKONDRITË
Ndërtohen nga:
Membrana e jashtme

Membrana e brëndshme

Kreshtat (të formuara nga rrudhosjet dhe palosjet e membranës së brëndshme)


Matriksi (përmbajtja e lëngët që gjendet në qëndër të mitokondrisë dhe ka përmbajtje të lartë
enzimatike)
Funksioni:
Prodhues të energjisë së nevojshme për veprimtarinë qelizore.95% e energjisë që i nevojitet
qelizës prodhohet në mitokondri.
RRJETI ENDOPLAZMATIK (R.E.P.)
Është një sistem gypash dhe trastëzash.
Ndahet në:
Rrjeti endoplazmatik i lëmuar

Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet kimike të
proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)
Funksioni:
Prodhues: i proteinave , karbohidrateve dhe lyrave
Depozitues: ruan dhe depoziton lëndët e prodhuara , thith substanca nga citosoli pa prekur
veprimtarinë qelizore

Transportues: nëpërmjet sistemit të gypave dhe kanaleve lëndët mund të lëvizin në pjesë të
ndryshme të qelizës
APARATI I GOLXHIT
Përbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një
aparat Golxhi.Vendosen afër bërthamës.
Funksioni:
Sintetizon lëndë të ndryshme që shërbejnë si sekrecione
Paketon sekrecionet dhe enzimat e ndryshme që përdoren në citoplazmën e qelizës
Merr pjesë në formimin dhe ndryshimin e membranave
qelizore.
LISOZOMAT
Janë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit.
Funksioni:
Tretës

Ushqyes

Shkatërrues dhe mbrojtës

PEROKSIZOMAT
Janë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizor
Funksioni:
Thithin dhe neutralizojnë substancat e ndryshme me natyrë helmuese që prodhohen ose futen në qelizë
MIKROFIJËZAT DHE MIKROGYPTHAT
Janë pjesë përbërëse të citoskeletit.
Mikrofijëzat përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë.
Funksioni:
I japin qëndrueshmëri dhe
Ndryshueshmëri në formë qelizave
Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë
Funksioni:
Formojnë përbërësit kryesor të citoskeletit
I japin qëndrueshmëri qelizës
Kapin dhe pozicionojnë organelet e ndryshme të qelizës
Marrin pjesë në ndryshimin e formës së qelizave
Ndihmojnë në lëvizjen e qelizës.
CENTRIOLAT
Janë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të
shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3 mikrogyptha në
grup.
Funksioni:
Drejtojnë fijet e ADN gjatë ndarjes qelizore
CILIET
Përbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të
vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht duke shkaktuar
lëvizjen e lëngut përreth qelizave.
Funksioni:
Ndihmojnë lëvizjen e organizmave që i kanë (parameci)
FLAGJELËT: Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më
të gjatë.
Funksioni:
Lëvizës për qelizën
KLOROPLASTET
Gjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të
sheshtë.klorofila ndodhet në brendësi të disa disqeve të shkurtër që
quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga: një membranë e
dyfishtë,stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në
stromë gjenden trasta membranore diskoidale që quhen tilakoide.
Funksioni:
Kryejnë fotosintezën. Proçes që çon në shndërrimin e energjisë dritore në
energjikimike e nevojshme për sintezën e substancave të pasura me energji (
glukoza, amidoni) duke u nisur nga substanca të varfra në energji ( uji dhe
dioksidi i karbonit)
MURI QELIZOR
Qeliza bimore rrethohet nga disa shtresa të vendosura mbi membranën
qelizore që formojnë murin qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla
si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet t ë cilave mund të kalojnë
lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie.
Funksioni:
I jep formë
Qëndrueshmëri
dhe mbrojtje qelizës bimore.
Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës
dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga
molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore
synon që:
të kalojnë lehtësisht në dy drejtime molekulat e ujit, substancat ushqyese, gazet dhe lëndë të
tjera

të mbajë në brendësi të qelizës substancat që marrin pjesë në formimin e strukturave qelizore.

DIFUZIONI (shpërhapja)

Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo pjesë të
kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje.
Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e molekulave
që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik.
Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:

Përqëndrimi

Temperatura
OSMOZA: SHPËRHAPJA E UJIT

Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona


me përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet
osmozë.
Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një
trysni që quhet trysni osmotike ose turgor.
Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron
asnjë kontroll. Ato nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj
konsiderohen si transport pasiv.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor,
tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë
→brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor,
tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza
mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet
plazmolizë.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor
tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes
së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë.
TRANSPORTI AKTIV

Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e


shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht lëvizjen në
drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave
përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet transport
aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet
me nevojat e qelizës.
Molekulat me përmasa shumë të mëdha për të cilat qeliza
ka nevojë por që nuk mund të përshkojnë membranën,
futen në qelizë me anë të endocitozës. Kur lënda është e
ngurtë proçesi quhet fagocitozë, kurse kur është e lëngët
pinocitozë.
PROKARIOTËT DHE EUKARIOTËT
“Bakteret e vërteta” (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun)
janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një
grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme
jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin
morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri
mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku
grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin
biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e
nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto
mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që
përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës
(halofilet ekstreme).
Archaea
Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet
janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga
vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet
sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të
nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së
eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një
homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor
i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve.
Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi
policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të
arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të
sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon
dukshëm në sekuencë.
Eubakteret ( me përjashtim të gjinive Mycoplasma dhe Chlamydia) posedojnë
peptodoglikan (sinonimet: mureinë, mukopeptid, skeleti i murit qelizor).
Peptidoglikani përmban një sheqer unikat, acid muramik, që nuk gjindet
tjetërkund në natyrë. Archaebacteret përmbajnë pseudomureinë që dallon
strukturalisht me mureinën e eubaktereve.
Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën
është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës
(përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.
STRUKTURA BAKTERORE
Edhepse nuk janë kompekse sikur eukariotet, te prokariotet mund të definohen disa
struktura përbërëse eubakterore. Këto struktura nuk i posedojnë të gjitha bakteret.
Plazmidet
Janë segmente të ADN-së që ndodhen jashtë kromozomeve, të pranishme në shumë kopje
dhe shpesh kodojnë faktorët e patogjenezës dhe ato të rezistencës antimikrobike. Disa
forma, po ashtu janë të përfshira në shumëzimin e baktereve.
Mbështjellësi qelizor
Bakteret mund të ndahen në dy grupe duke u bazuar në ngjyrosjen sipas Gramit. Bakteret
Gram pozitive e mbajnë ngjyrën e kristal violetit pas shpërlarjes me ujë, kurse ato Gram
negative nuk e mbajnë atë pas shpërlarjes. Të gjitha bakteret kanë membranë qelizore në
të cilën bëhet fosforilimi oksidativ (pasi që nuk kanë mitokondrie). Jashtë membranës
qelizore ndodhet muri qelizor, që përbën një formacion rigjid dhe e mbron qelizën nga liza
osmotike. Bakteret gram pozitive kanë mur qelizor shumë më të trashë sesa ato Gram
negative. Bakteret Gram negative kanë edhe një membranë të jashtme shtesë. Membrana
e jashtme është bariera kryesore e permeabilitetit te bakteret Gram negative. Hapësira
ndërmjet membranës së jashtme dhe asaj të brendshme quhet hapësira periplazmike.
Bakteret Gram negative i deponojnë enzimet e tyre zbërthyese në hapësirën periplazmike.
Bakteret Gram pozitive nuk kanë hapësirë periplazmike; ato sekretojnë ekzoenzime dhe
bëjnë digjestimin jashtëqelizor. Digjestimi është i nevojshëm, pasi që molekulat e mëdha
nuk mund të kalojnë rregullisht nëpër membranën e jashtme (nëse është prezente) ose
nëpër membranën qelizore.
Bakteret pa mur qelizor
Nëse bakteret trajtohen me 1) enzime që shkaktojnë lizë të murit qelizor ose 2) me antibiotikë
që interferojnë me biosintezën e peptidoglikanit, atëherë shpesh mund të krijohen baktere pa
mur qelizor. Zakonisht këto trajtime rezultojnë në krijimin e mikroorganizmave të
paqëndrueshëm. Bakteret pa mur qelizor që nuk mund të shumëzohen quhen sferoplaste
(nëse kanë membranë të jashtme) ose proptoplaste (nëse nuk është prezente membrana e
jashtme). Nganjëherë këto baktere mund edhe të shumëzohen (format L).
Flagjela
Disa lloje bakteresh janë të lëvizshme dhe kanë organele të lëvizjes – flagjela (figura 4). Ato
janë të afta ta shijojnë mjedisin e tyre jetësor dhe të përgjigjen ndaj substancave kimike
ushqyese ose materieve helmuese duke lëvizur drejt tyre apo larg nga to (kemotaksa).
Flagjelat janë të fiksuara në membranën qelizore, zgjaten nëpër mbështjellës qelizor dhe
shtrihen si varg i gjatë. Flagjela përbëhet nga një numër proteinash, përfshirë edhe flagjelinën.
Ato e lëvizin qelizën përmes rrotacionit me lëvizje sikur helikë. Filamentet aksiale te spiroketat
kanë funksion të ngjashëm sikurse flagjelet. Proteinat lidhëse në hapësirën periplazmike ose
membranën qelizore i lidhin burimet e ushqimit (siç janë sheqernat dhe aminoacidet) duke
shkaktuar metilimin e proteinave të tjera të membranës qelizore të cilat ndikojnë në lëvizjen e
qelizës me flagjela. Permeazat janë proteina që pastaj i transportojnë këto ushqime nëpër
membranën qelizore. Energjia dhe burimet e karbonit mund të deponohen sipas nevojës në
“granulat deponuese” të citoplazmës që përmbajnë glikogjen, polihidroksibutirat ose
polifosfate.
Piliet (sinonim: fimbriet)
Llojet e pilieve dallohen mes shtameve të ndryshme bakterore. Ato janë projeksione
qelizore në formë të fijeve të flokut . Disa janë të përfshira në konjugimin seksual dhe
të tjerat mundësojnë ngjitjen në sipërfaqet epiteliale të strehuesit gjatë procesit
infektiv.
Kapsulat dhe shtresat jargëzuese
Këto janë struktura që e rrethojnë nga jashtë membranën qelizore. Nëse janë qartë
të definuara atëherë quhen kapsula, e nëse jo - emërtohen si shtresë jargëzuese
apo glikokaliks. Ato zakonisht përbëhen nga polisakaridet. Mirëpo, te disa bacile ato
janë të përbëra nga polipeptidet (acidi poliglutaminik). Ato nuk kanë rol qenësor në
jetesën e qelizës dhe brenda të njejtit lloj, disa shtame mund të prodhojnë kapsulë,
kurse të tjerat jo. Kapsulat e baktereve patogjene i pengojnë fagocitet gjatë gëlltitjes
dhe shkatërrimit të baktereve. Kapsulat shpesh humbin gjatë kultivimit in vitro.
Endosporet (sporet)
Janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa lloje bakteresh
gjatë kushteve të pavolitshme jetësore ; forma aktive e rritur e qelizës quhet formë
vegjetative. Sporet janë rezistente ndaj shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë
temperaturat e larta dhe tretësit organikë). Citoplazma e sporeve është e dehidruar
dhe përmban kalcium dipikolinat që është përgjegjës për rezistencën e spores ndaj
nxehtësisë. Sporet më së shpeshti hasen te gjinitë Bacillus dhe Clostridium.
Ndarja e qelizës
Të gjitha shtazët dhe bimët janë të përbëra nga qelizat.
Me rritjen e organizmit, qelizat e tij bëhen më të mëdha dhe ato ndahen
për t'u fituar dy qeliza të reja. Kjo dukur quhet ndarja e qelizave. Kjo
dukuri ndodh vazhdimisht dhe kështu krijohen qeliza të reja.
Të një organizëm të moshuar, qelizat vazhdojnë të ndahen, por, ky
proces ndodhë në një nivel të zvogëluar. Qeliza të reja krijohen me
qëllim të zëvendësimit të qelizave të vjetra ose këmbim të qelizave të
dëmtuara të indit.
Bërthama e qelizës përmban kromozome. Çdo kromozom përmban
shumë gjene.
Gjeni paraqet një pjesë të ADN-së.
Gjenet i kontrollojnë tiparet e trupit, për shembull, ngjyrën e syve.
Gjenet mund të kenë forma të ndryshme, për shembull, ekzistojnë gjene
për sy të kaltër, sy ngjyrë kafe, sy të gjelbër. Format e ndryshme të
gjeneve quhen alele.
Mitoza
Në organizëm, hromozomët më së shumti gjenden në
çifte.
Trupi i njeriut përmban 23 çifte kromozomësh, që në
tërësi është 46 kromozome.
Para çdo ndarjeje të qelizës, formohet kopje e çdo
kromozomi.
Qelizat e reja të krijuara gjatë ndarjes, janë identike
me qelizat e prindërve. Ato përmbajnë 23 çifte
hromozomësh, të cilët mbajnë gjene identike me
qelizat e prindërve.
Ky lloj i ndarjes së qelizave quhet mitozë. Si rezultat i
kësaj, krijohen dy qeliza identike.
Mejoza
Qelizat e organeve reproduktive krijojnë gameta.Ky
lloj i ndarjes së qelizave quhet mejozë dhe krijon katër
qeliza të reja, çdonjëra me gjysmën e numrit të
kromozomëve.
Në vizatimin më poshtë është paraqitur version i
thjeshtë i mejozës.
Qeliza ndahet dy herë për të krijuar katër gameta,
çdonjëra me një komplet kromozomësh.
Gjatë pllenimit, gametat bashkohen. Me këtë krijohet
qelizë, e cila përmban çifte kromozomësh.
Kjo qelizë ndahet shumëfish dhe krijon një organizëm
të ri.
Domethenia e kromozomeve
ne termat e permbajtjes se
tyre.
Gjenet, njesite e informacionit
te qelizes, jane te perbera prej
ADN-je. Tek eukariotet, ADN-ja
lidhet me proteina per te
formuar fibrat e kromatines, te
cilat perbejne kromozomet.
Organizimi i ADN-se se
eukarioteve ne forme
kromozomesh i jep mundesi
ADN-se qe te replikohet me
saktesi dhe te shperndahet ne
qelizat bija pa u mpleksur.
Identifikimi i stazheve dhe ngjarjet kryesore gjate
ciklit qelizor (eukariot-ik).
Me cikel qelizor nenkuptohet periudha qe nga fillimi i
nje ndarjeje deri ne fillimin e ndarjes tjeter. Cikli qelizor
perbehet nga interfaza (ndërfaza) dhe faza M. Ndërfaza
(interfaza) konsiston ne nje faze te pare gap (G1), faza
e sintezes (S), dhe faza e dyte gap (G2). Gjate fazes
G1, qeliza rritet dhe pergatitet per fazen S. Gjate fazes
S, ADN-ja dhe proteinat e kromosomeve dyfishohen
(sintetizohen te tjera) dhe ndodh duplikimi i
kromozomeve. Gjate fazes G2, rritet sinteza e
proteinave ne kuader te pergatitjes per ndarjen
qelizore. Faza M perbehet nga Mitoza; ndarja
berthamore qe prodhon dy berthama te njejta me
numer te njejte kromozomesh.
Teoria kromozomike dhe ligji i grupimit te pavarur te
tipareve
Teoria kromozomike:
1) Qelizat e trupit të një gjallese kanë kromozome 2 nga 2
të ngjashme. Kromozomet e çdo çifti kanë formë, madhësi të
njëjtë quhen homologe.
2) Gametët kanë gjysmën e numrit të kromozomeve të
trupit dhe përmbajnë vetëm një nga secili çift kromozomesh
homologe
Ligjet e Mendelit:
1) Gjenet ndodhen çift në çdo gjallesë
2) Secili prind i jep pasardhësve vetëm njërin nga dy alelet Pra
arrijmë në përfundim : Gjenet ndodhen në kromozome dhe
vendodhjet e tyre në kromozom quhen lokus.
Kur analizohet trashëgimia e dy ose më shumë
tipareve dihibride vihet re grupimi i pavarur i
tyre.Në kryqëzim zbërthimi në F2 në raport 9:3:3:1
vihet re kur ka zotërim të plotë për dy çiftet e
gjeneve alelike.Numri i fenotipeve në F2 gjendet
me formulën 2 ne fuqi n.Numri i gjenotipeve të
ndryshëm në F2 gjenden me formulën 3 ne fuqi n.
Gjenet e lidhura dhe Kryqkembimi
Kryqezimet prove:
Kryqëzimi kur një prind i përket breznisë F1 d.m.th.
pasardhësve të lindur nga kryqkëmbimi i dy
linjave të pastra(AABB) X (aabb) dhe prindi tjetër
i përket linjës së pastër homozigot të
fshehtë (aabb) quhet kryqëzim provë.
Gjenet e lidhura:
Quhen gjenet që gjenden në një kromozom.
Gjenet që gjenden në një kromozom do t'u jepen
pasardhësve gjithnjë në një grup,ose të lidhur me
njëri - tjetrin. Ndërsa gjenet që ndodhen në
kromozome të ndryshme do të jepeshin në mënyrë
të pavarur nga njëri - tjetri,në përputhje me Ligjet e
Mendelit. Ligji i trashëgueshmërise së lidhur
thotë : Gjenet që gjenden në një çift
kromozomesh trashëgohen të lidhura dhe numri i
grupeve të lidhura është i barabartë me numrin me
numrin haploid të kromozomeve të llojit.

You might also like