Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Udhëzimi Administrativ Nr.

01/2016 për
Punën Vullnetare të të Rinjëve
Puna Vullnetare
Vlerësohet!
Vullnetarizmi luan rol të rëndësishëm në
sektorë të ndryshëm siç është edukimi,
rinia, kultura, sporti, ambienti, shëndeti,
kujdesi social, mbrojtja e konsumatorit,
ndihma humanitare, politika të zhvillimit,
hulumtime, mundësi të barabarta dhe
marëdhënie me jashtë.
 Cfarë do të thotë të jesh vullnetar?

Një individ mund të vendosë të jetë vullnetar dhe të


shërbejë në komunitet sepse është vendimi i tij apo
saj, jo sepse ai/ajo është i/e obliguar. Shumica e
vullnetarëve janë pjesë e organizatave joprofitabile
apo janë të organizuar në grupe më të vogla për të
njëjtin qëllim të zgjidhjes së një problemi apo për të
ofruar ndihmë në çështje në komunitet.
 Cfarë përfiton vullnetari?

Duke bërë punë vullnetare, përveç që


i shërben komunitetit ku jeton,
vullnetari fiton përvojë të re,
shkathtësi të reja në punë dhe
shkëmbim përvojash në një rreth të
madh brenda komunitetit.
 Si njihet kontributi i vullnetarit?

Me Udhëzimin Administrativ për


Punën Vullnetare i nxjerrë nga MKRS,
çdo të riu apo të reje 15-24 vjeç,
kontributi vullnetar pa pagesë për të
mirën e komunitetit, i njihet si përvojë
pune.
 Pse është vullnetari, faktor i
rëndësishëm në shoqëri?

Vullnetarizmi ofron mundësi për të


mësuar, si dhe angazhimi në punë
vullnetare mund t’u ofrojë të rinjëve
shkathtësi dhe përgjegjësi të reja, që
rrisin mundësitë e tyre për punësim.
 Si vlerësohet vullnetari?

Fillimisht vullnetari duke qenë aktiv në punën


vullnetare, ai/ajo fiton besueshmërinë e
komunitetit brenda të cilit vepron, dhe kjo e
ndihmon atë në përgatitjen dhe zhvillimin e
tij/saj në fusha të caktuara.
Departamenti i Rinisë i Ministrisë së Kulturës,
i jep vullnetarit një çertifikatë e cila është
dokument publik në formë elektronike, duke i
numëruar të gjitha orët e punës vullnetare.
 Cfarë është platforma dhe databaza
për vullnetarizëm (PDV)?

Sistemi PDV nënkupton sistemin elektronik


për menaxhim online të promovimit dhe
njohjes së punës vullnetare, në të cilin do
të mbledhen të gjitha orët e punës
vullnetare.

You might also like