Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 28

KRIMINOLOGJIA

Prof. Dr. Veton Vula


Faktorët e brendshëm ( subjektiv) të kriminalitetit

• Kur flitet për faktorët subjektiv, zakonisht


mendohet për individin, për personalitetin e
njeriut, në rastin konkret, të njeriut delikuent.

• Në këtë drejtim, posaçërisht theksohet roli dhe


rëndësia e jetës së tij bio-psikike dhe lidhjet e tij
me sjelljet dhe veprimet kriminale.

• Në literaturën kriminologjike, faktorët subjektiv të


sjelljes kriminale, zakonisht ndahen në faktorët
psikologjikë ose psikik dhe në faktorët biologjik
Vetitë dhe baza psikike e personalitetit dhe kriminaliteti
• Njeriu, si personalitet, ka një strukturë të veçantë
psikike e cila që nga lindja e deri në vdekje ka ndikim
të madh në sjelljet dhe veprimet e tij.

• Ndonëse, njeriu si qenie psikike disponon me një varg


cilësish dhe vetish të natyrës së brendshme të cilat
mund të vërehen veç e veç, në realitet, ato cilësi e
përbëjnë një tërësi që quhet personalitet i individit.

• Si veti dhe cilësi psikike të cilat e formojnë dhe


karakterizojnë një individ, një personalitet, një njeri,
në literaturë përmenden:
• Karakteri,
• Temperamenti,
• Emocionet,
• Shprehitë,
• Inteligjenca,
• Aftësitë,
• Qëndrimet,
• Kujtesa,
• Menduarit,
• Motivet e shumë veti dhe cilësi të tjera
Karakteri dhe kriminaliteti
• Karakteri është një ndër vetitë kryesore të personalitetit të
njeriut. Karakteri konsiderohet si cilësi esenciale e një
personaliteti. Në literaturën psikologjike shpesh herë, kuptimi
ose nocioni karakter identifikohet me nocionin personalitet.

• Kështu, si komponentë të karakterit, në literaturën psikologjike


dhe kriminologjike konsiderohen: vullneti, qëndrueshmëria,
vendosmëria, konsekuenca, iniciativa, guximi, besnikëria,
altruizmi, stabiliteti, siguria etj.

• Me karakter, duhet kuptuar se nocioni i personalitetit ka kuptim


më të gjerë se nocioni i karakterit. Me karakter, duhet kuptuar
para së gjithash, sistemin e tipareve dhe vetive të personalitetit
të cilat tregojnë si vepron individi, karshi disa veprimeve dhe
vlerave morale të shoqërisë së caktuar, në procesin e
risocializimin të njeriut.
• Në këtë proces, rol dominues kanë familja, shkolla dhe ambienti
social.
Temperamenti dhe kriminaliteti
• Disa autorë theksojnë se temperamenti është një veti
psikike e personalitetit e cila ka të bëjë me reagimet e
tij emocionale, sidomos me intensitetin e reagimeve
të tilla.
• Klasifikimi më i njohur dhe më i vjetër i tipave të
temperamentit është ai i filozofit dhe mendimtarit të
njohur grek Hipokratit.
• Sipas tij njerëzit ndahen në katër tipe themelore të
temperamentit:
• Kolerik
• Sanguinik
• Flegmatik dhe
• Melankolik
• Temperamenti kolerik- si tip i individit, manifestohet me
ndjenja dhe emocione intensive, me vendosjen e lehtë për
të ndërmarrë ndonjë aktivitet apo veprim. Ky tip i
personalitetit shqetësohet shpejt, për gjëra të imta dhe të
vogla bie në konflikt me individë dhe persona të tjerë.

• Gjithashtu këta tipa zemërohen e hidhërohen shpejt dhe


këtë gjendje e manifestojnë gjatë dhe haptas.

• Temperamenti sanguinik i përket tipit të personave që


gjithashtu reagojnë shpejt, me vrull, mirëpo emocionet e
tyre nuk janë aq të fuqishme dhe nuk zgjasin shumë.

• Edhe këta persona e ndërrojnë disponimin shumë lehtë.


Shpeshherë, prej zemërimit të madh kalojnë në gëzim dhe
hare
• Temperamenti flegmatik – paraqet tipin e personit i cili me
sjelljet dhe qëndrimet e veta reagon në mënyrë të
ngadalshme dhe rrallë shqetësohet, ndërsa emocionet i ka
më të dobëta dhe vështirë manifestohen. Për këtë tip është
karakteristikë reagimi i qetë dhe stabil.
• Temperamenti melankolik- është tip i veçantë i
personalitetit, i cili është bukur i përhapur në jetën e
përditshme, e gjithashtu edhe në praktikën gjyqësore. Te
këta persona, është karakteristike që janë të tërhequr në
vetvete, se reagojnë me vonesë, janë të pavendosur. Këta
persona i ndërrojnë vendimet dhe qëndrimet shpesh në
jetë.
• Vështirë lëvizin dhe nuk kanë shumë kontakte me
ambientin dhe botën që i rrethon. Thuhet se këta tipa të
temperamentit, dallohen edhe për nga dukja dhe qëndrimi i
tyre dhe të krijojnë përshtypje se përherë janë të pa
disponuar, të pikëlluar, të lodhur dhe pa gjumë
Shprehitë, prirjet dhe kriminaliteti
• Shprehitë dhe prirjet janë veti subjektive të individit
dhe shpeshherë luajnë rol me rëndësi në sjelljet e tij.
Si veti psikologjike, shprehitë krijohen, zhvillohen dhe
ndryshojnë, varësisht nga ndikimet e ambientit
shoqëror në të cilin jeton dhe formohet individi.

• Zakonisht shprehitë dhe prirjet formohen nën


ndikimin e vazhdueshëm të edukatës, raporteve
shoqërore-ekonomike, kulturore dhe familjare.

• Karakteristikë për delinkuentët nga shprehitë dhe


prirjet është se nuk ndjejnë përgjegjësi për veprime
dhe sjellje devijonte dhe antishoqërore
Inteligjenca dhe kriminaliteti
Kuptimi dhe rëndësia e inteligjencës

• Inteligjenca, në psikologji përkufizohet si aftësi e


të menduarit, e zgjedhjes së problemeve dhe
orientimit në situate të ndryshme, e ndërtimit të
koncepteve abstrakte dhe e zgjedhjes së detyrave
e problemeve që parashtrohen në jetën konkrete
të personalitetit
Matja dhe testet e inteligjencës
• Deri vonë, ka qenë diskutabile çështja e caktimit apo
matjes së inteligjencës.

• Qysh herët është vërejtur se njerëzit dallohen në mes veti


për nga aftësitë e tyre për të gjykuar, për t’u shprehur, për
të perceptuar, për të rezonuar dhe për një varg procesesh
të tjera.

• Që atëherë është shtruar pyetja: si të maten dhe


vlerësohen aftësitë e tilla?

• Testet më të njohura në këtë drejtim janë ato të autorëve


francezë Bine dhe Simon
Raporti i inteligjencës me kriminalitetin

• Në këtë drejtim, disa autorë mendojnë se shkalla e


inteligjencës luan rol vendimtar në sjelljet
kriminale.

• Kësisoj, është i përhapur mendimi se në kryerjen e


sjelljeve kriminale, marrin pjesë më shumë
persona me inteligjencë më të ulët, ndërsa
personat me inteligjencë normale dhe të lartë më
pak
Emocionet dhe kriminaliteti
• Emocionet, në literaturën psikologjike ndahen në
emocione elementare dhe emocione komplekse.

• Ndjenjat apo emocionet elementare konsiderohen se


janë procese dhe ndryshime psikike më të thjeshta,
psh, shprehja e kënaqësisë, mos kënaqësisë,
zemërimit, frikës dhe dëshpërimit.

• Ndërsa, emocionet komplekse janë më të ndërlikuara


dhe shprehin një ndryshim të gjendjes së individit me
një intensitet më të madh dhe më përjetime psikike
dhe shpirtërore më të thella
Raporti i emocioneve me kriminalitetin

• Personat që kanë probleme emocionale, veçmas


ata që emocionalishtë janë jostabil, të shqetësuar
dhe të tronditur në jetën e përditshme, më lehtë
vijnë në situatë të kryejnë veprime kriminale.

• Posaçërisht kjo gjendje vërehet te personat te të


cilët është krijuar përshtypja se janë të braktisur
nga rrethi familjar apo ambienti shoqëror
Motivet dhe kriminaliteti
• Motivet janë gjithashtu cilësi dhe veti të
personalitetit.

• Aktiviteti njerëzor, veprimet dhe angazhimet e


individit, paraqiten dhe zhvillohen në bazë të disa
shtytjeve dhe nxitjeve të brendshme.

• Motivet janë fuqitë nxitëse të cilat e shtyjnë një


individ që të jetë aktiv, e orientojnë dhe e udhëheqin
aktivitetin e tij në jetë.

• Motivet, si veti të personalitetit, përbëhen prej


elementeve të vetëdijes dhe të vullnetit
Ndarja dhe llojet e motiveve
• Në literaturën kriminologjike, motivet si forcë
shtytëse dhe nxitëse, ndahen në disa lloje dhe
lidhur me klasifikimin dhe ndarjen e motiveve
përmenden disa kritere.
• Në psikologji ashtu edhe në kriminologji motivet
ndahen në :
• Motivet biologjike dhe Motive sociale, ose si
quhen ndryshe: motive primare dhe motive
sekondare.
• Disa autorë motivet i ndajnë në motive të lindura
dhe në motive të fituara
Motivet biologjike
• Si motive biologjike apo të lindura trajtohen ato
motive të cilat bazohen në shtytje e nevoja
anatomike. Këto motive janë të lindura me vetë
lindjen e individit.

• Ndër motivet biologjike apo të lindura përmenden


motive për ushqim, për shuarjen e etjes,

• i shumimit apo seksit, motive prindor, motive për


largimin e dhimbjes gjatë lëndimit, motive për pushim
fizik, motive për gjumë, motivi për mbajtjen e
temperaturës së trupit si dhe motive të tjera të
karakterit anatomiko-biologjik
Motivet sociale
• Si motive sociale karakterizohen të gjitha ato shtytje a
nxitje dhe nevoja që nuk janë të lindura dhe që nuk
janë të karakterit anatomiko-biologjik, port ë cilat
fitohen në procesin e zhvillimit, formimit, edukimit
dhe përsosjes së individit në shoqëri.

• Motive për shoqërim- ose i jetës në kolektiv, është


motiv i fuqishëm dhe flet për synimin dhe dëshirën e
thellë të njeriut normal për jetë në kolektiv, për jetë
në shoqëri me njerëz.

• Vetmia, izolimi dhe ndarja e trazojnë njeriun si anëtar


të shoqërisë.
• Motivi i vetëpohimit- është ndër motivet sociale në
literaturën kriminologjike dhe psikologjike që
përmenden në veçanti.

• Motivi i vetëpohimit ose i vet afirmimit të njeriut,


paraqet një shtytje të fuqishëm të brendshme, një
dëshirë të madhe e cila lëviz aktivitetin e njeriut.

• Në këtë drejtim, posaçërisht vërehen dëshira e madhe


e njeriut që në rrethin e caktuar të afirmohet, të
tregohet, të dallohet nga të tjerët me dije, me dukje
dhe me pasuri.

• Me këtë motiv është i lidhur ngushtë edhe motive dhe


dëshira e dominimit dhe e pushtetit në raport me
personat tjerë
• Motivi i agresivitetit- Në literaturën
kriminologjike, shpeshherë si motiv i definuar
social përmendet edhe motive i agresivitetit.
• Disa individë janë të preokupuar me disa nxitje
dhe shtytje të brendshme, me qëllim që personave
të tjerë tu shkaktojnë humbje, dhembje dhe dëme
të caktuara.
• Motivi i sigurisë- gjithashtu konsiderohet motiv i
rëndësishëm për të shpjeguar shumë veprime dhe
sjellje kriminale të disa personave.
• Ky motiv manifestohet në dëshirën e përhershme
të individit që ta ruajë një gjendje të caktuar, një
situatë stabile e cila garanton ekzistencën dhe
plotësimin e dëshirave dhe nevojave të tij
Baza biologjike e personalitetit dhe kriminaliteti
• Kjo është teoria biopsikologjike e cila thekson se vetitë psikike
dhe biologjike janë të ndërlidhura ngushtë mes veti dhe ato në
mënyrë unike ndikojnë në veprimet dhe sjelljet kriminale të
individëve.
• Dis-harmonia në zhvillimin anatomiko-fizik dhe biopsiqik mund
të shkaktojë problem të caktuara të personalitetit të njeriut.

• Shpeshherë, mos zhvillimi fizik dhe defektet biologjike, vonojnë


zhvillimin dhe pjekurinë e një varg procesesh psikike dhe sociale.
E nga ana tjetër, këto vonesa kanë ndikim në veprimet dhe
sjelljet e individëve të tillë.

• Kësisoj, flitet se personat e mitur të cilët kanë problem në


zhvillimin e tyre anatomiko-fizik dhe biopsiqik, manifestojnë veti
si: inferioritetin, agresivitetin, egocentrizmin, zilinë, smirën dhe
veti tjera të cilat janë të përshtatshme për nxitjen e sjelljeve të
caktuara kriminale
Çrregullimet mentale dhe kriminaliteti
• Persona të sëmurë në pikëpamje mentale dhe
persona me psikikë jonormale, konsiderohen ata të
cilët ikin nga realiteti.
• Ata zakonisht janë individë që mbyllen në vetvete. Për
këta thuhet se kanë një botë të veçantë e cila në
shumë raste është në kundërshtim me botën e
vërtetë, me jetën e përditshme reale.
• Këtu edhe lindin problemet sepse këto dy botëra bien
ndesh, e kjo sjell veprimin kriminal.
• Në literaturën kriminologjike, personat e sëmurë
psiqikisht trajtohen si delinkuentë të veçantë.
• Të tillë përmenden psikopatët, neurotikët,
psikoneurotikët, personat emocionalishtë jostabil,
personat egocentrikë etj
Neuroza dhe kriminaliteti
• Neurozat janë sëmundje dhe çrregullime mentale
mjaftë prezentë, si në popullsinë jo delikuente,
ashtu edhe në atë delikuente.
• Neurozat janë të shumta dhe të llojllojshme.
• Te personat të cilët vuajnë nga neurozat, janë
karakteristikë disa manifestime dhe shenja që
karakterizojnë personalitetin e tillë.
• Këta persona janë të pa disponuar, përherë të
shqetësuar, të frikësuar, ndjenjë kokë dhembje,
kanë marramendje, rregullisht ndihen të lodhur
dhe të rraskapitur, janë të humbur në mendime
dhe vështirë koncentrohen
Psikopatitë dhe kriminalitet
• Fjala psikopati rrjedh nga fjala psiko, që do të
thotë shpirt dhe patos do të thotë vuajtje dhe
sëmundje.
• Në literaturën profesionale, me psikopati
nënkuptohet një lloj sëmundjeje shpirtërore e cila
manifestohet me disa vese dhe sjellje jonormale,
të cilat shkaktojnë vuajtje shpirtërore të vetë
personit të sëmurë.
• Shkaqet e çrregullimeve dhe devijimeve psikike të
individit, mundë të jenë të trashëguara, të lindura
dhe të fituara gjate jetës
• Llojet e tipave psikopatë dhe karakteristikat
kryesore

• Personat psikopatë ndahen në disa grupe:


• Psikopatë epileptikë dhe impulsivë
• Psikopatë histerikë dhe narcisoidë
• Psikopatë cikloidë
• Psikopatë shizoidë
• Psikopatë parafrenë etj.
• Llojet e psikozave dhe karakteristikat kryesore
• Skizofrenia është një sëmundje shpirtërore e shpeshtë
në praktikë.
• Vetë fjala skizofreni vjen nga fjalët greko-latine, shizo-
përçarje, shkapërderdhje, disharmoni, shkarje dhe
frenos-shpirt, kështu që në përkthim të lirë, kjo
sëmundje do të thotë shkapërderdhje dhe shkarje e
jetës shpirtërore, disharmoni dhe çrregullim i shpirtit
dhe jetës mentale.
• Paranoja- është gjithashtu një kompleks i sëmundjeve
mentale, të cilat paraqiten bukur shpesh në praktikë
dhe si të tilla kanë lidhje të konsiderueshme me disa
sjellje dhe veprime delikuente dhe kriminale.
• Ndër personat e sëmurë nga idetë sumanute ose
paranoid në literaturë përmenden: kuerilentët,
shpikësit, fantastët, idealistët, xhelozët instinktivë,
erotikomanët dhe paranoikët e tjerë.
• Epilepsia, ose si quhet ndryshe, morbus divines,
është një sëmundje e njohur që nga kohërat e
hershme.
• Në praktikën gjyqësore dhe në kërkimet empirike-
kriminologjike, si persona paranoikë përmenden
edhe personat të cilët vuajnë nga psikoza e
epilepsisë.
• Është menduar se sulmi epileptik paraqitet te
njeriu kur djalli apo ndonjë fuqi tjetër demonike
futet në shpirtin e njeriut, dhe për një kohë, e
pushton atë dhe e detyron të veprojë në mënyrë
të ndryshme
FUND

You might also like