Folja 121218134452 Phpapp02

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 74

Folja

Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që


emërton një veprim si proces dhe që
ka kategoritë gramatikore të vetës, të
numrit, mënyrës, kohës, diatezës.
Folja përbën bërthamën kryesore të
fjalisë.
Klasifikimi I foljeve sipas funksionit
dhe kuptimit
► Foljet ndihmëse dhe
► Foljet gjysmëndihmëse
Foljet ndihmëse
► Folje ndihmëse quhet ato që shërbejnë për
të ndërtuar forma analitike të foljes. Si folje
ndihmëse në gjuhën shqipe shërbejnë foljet
Kam dhe Jam, kur i paravendosen pjesores
së foljes themelore, për të ndërtuar kështu
forma analitike të së kryerës: Kam larë, Jam
larë, të më se të kryerës: Kisha larë, isha
larë etj.
Foljet Gjysmëndihmëse
► Disa folje në disa tipa ndërtimesh përdoren me
kuptim leksikor të zbehur, duke e humbur kështu
mëvetësinë e tyre si folje të zakonshme. Si
rrjedhim, po të merren të shkëputura nga togu ku
bëjnë pjesë, ato nuk kanë mundësi të kryejnë
funksionin e kallëzuesit. Këto folje quhen
gjysmëndihmëse. Si folje gjysmëndihmëse do të
merren: 1. folja këpujore Jam, 2. foljet me vlerë
modale, 3. foljet që përdoren për të shprehur
mënyrën e veprimit.
Folja Këpujore
► Foljekëpujore quhet ajo që shërben për të
vënë në lidhje pjesën emërore(emër,
mbiemër, përemër) të kallëzuesit me
kryefjalën, pra që shërben si këpujë. P.sh. –
është shumë i ndjeshëm – plotësoi
infermierja.
Foljet me vlerë modale
► Folje me vlerë modale quhen ato që shërbejnë për
të shprehur modalitet, d.m.th. qëndrimin e folësit
lidhur me veprimin e emërtuar nga folja ndjekëse.
Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe
përdoren: 1. mund , e ndjekur nga një folje në
mënyrën lidhore; 2. duhet (a lipset), e ndjekur
nga një folje në pjesore ose në mënyrën lidhore;
3. do, e ndjekur nga një folje në pjesore; 4. kam
dhe jam, të ndjekura nga forma e pashtjelluar e
tipit për të larë.
Folja gjysmëndihmëse mund
►E cila e shpreh kuptimisht modal të
mundësisë ose të lejimite, ndeshet më fort
në një formë të ngurosur për të gjitha vetat
(e njëjësit dhe të shumësit), kur përdoret me
vlerën e kohës së tashme ose të së
pakryerës së mënyrës dëftore, si edhe kur
përdoret me vlerën e kohës së ardhme ose
të kohës së tashme dhe të së pakryerës së
mënyrës lidhore.
Folja me vlerë modale do, e cila
shpreh kuptimin modal të detyrimint,
përdoret vetëm nëkohën e tashme,
në vetën e tretë njëjës e ndjekur
nga pjesorja e foljes themelore.
► Kjo folje me vlerë modale, që është më fort e
gjuhës së folur, haset edhe në shqipen letrare:
Vrulli i tyre vetëm do drejtura, do mbërthyer
në vendin e duhur e atëherë ai do të bëjë
çudira.
Me vlerë modale në gj shqipe përdoren
edhe foljet jam dhe kam, të cilat, të ndjekura
nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë,
shprehin gjithashtu kuptimin modal të
detyrimit, por në një formë më të zbutur se
foljet duhet dhe do.

► P.sh a) Po kjo s’duhet të na bëjë ne


të mbyllim gojën edhe kur s’është për
të mbyllur.
► b) Ai psherëtiu sikur të kishte përpara një
punë për të bërë.
Foljet që shprehin mënyrën ë
veprimit.
► Disa folje në togfjalësha të caktuar përdoren për të
shprehur fillimin, vazhdimin, rritjen progresive ose
mbarimin e veprimit të emërtuar nga fjala ndjekëse.
► a) Për të shenjuar fillimin e një veprimi: filloj, nis, po ashtu
përdoren edhe foljet zë,bëj, marr, vihem.
► b) për të shenjuar vazhdimin e veprimit: vazhdoj, vijoj.
► c) për të shprehur rritjen progresive të një veprimi: vij
kur prihet nga lidhëza sa- Tingëllima sa vinte e rritej.
► ç) për të shprehur mbarimin e veprimit, përdoret togfjalëshi
bmarova së foluri. Po ashtu edhe mbaroj dhe pushoj.
Foljet kalimtare dhe jokalimtare

► Sipasë mundësisë ose pamundësisë për të


marrë një kondrinorë të djertë në fjali, foljet
ndahen në dy grupe te mëdha: Kalimtare
(transitive) dhe jokalimtare (intransitive).
Foljet kalimtare

► Quhen kalimtare ato folje, të cilat emërtojmë


veprime, që nuk mbeten tek ai që I kryen, por
shkojnë e bien mbi një person a send tjetër, që në
fjali shprehet me anë të një emri, përemri a çdo
fjale tjetër të emërzuar në rasën kallëzore pa
parafjalë. Folje kalimtare pra, quhen ato që
kanë mundësi të
marrin kundrina të drejta. P.sh dua, hap, kërkoj,
marr, mbyll etj Plaku nuk donte të kujtonte asgjë,
por kujtimet i vinin vërdallë si shtëllunga tymi dhe
ai nuk i dëbonte dot nga mendja.
Foljet jokalimtare
► Jokalimtare quhen ato folje, të cilat
emërtojnë veprime që mbeten tek ai që i
kryen. Ato mund të tregojnë gjendje, lëvizje
etj. Të tilla janë: fle, dremit, rri, dal, hyj,
shkoj, vrapoj ejt. P.sh Në qepallat u
rëndonte gjumi e megjithatë nuk flinin; nuk
flinin e nuk bisedonin, po rrinin të shtrirë
rrëzë mureve të kasolles, që binte erë
kashtë ë bar të thatë.
Kategoritë Gramatikore të
foljes
► Kategoria gramatikore e vetës.
► Kategoria gramatikore e numrit.
► Kategoria gramatikore e diatezës.
► Kategoria gramatikore e mënyrës.
► Kategoria gramatikore e kohës.
Kategoria gramatikore e vetës.
► Kjo kategori shpreh lidhjen midis folësit dhe kryefjalës ( së shprehur ose të
nënkuptueshme) të fjalës. Folja ka tri veta.
► Ajo vihet në vetën e parë njëjës, përkatësisht shumës, atëherë kur kryefjala e
fjalisë përfaqëson vetë folësin, përkatësisht një grup personash ku bën pjesë
edhe folësi.
► Kur kryefjala e fjalisë përfaqëson bashkëbiseduesi, përkatësisht një grup
personash ku bën pjesë edhe folësi, atëherë folja vihet në vetën e dytë njëjës,
përkatësisht shumës.
► Kur kryefjala e fjalisë përfaqëson një a disa persona a sende, qe s’marrin
pjesë në bashkëbisedim, atëherë folja vihet në vetën e tretë njëjës,
përkatësisht shumës.
► Shumica e foljeve përdoren në të tri vetat. Por ka edhe një numër jo të vogël
asosh që përdoren vetëm në vetën e tretë. Ndër këto dallohen dy grupe: a)
Folje që mund të kenë një kryefjalë të shprehur, ose të nënkuptueshme; b) folje
që nuk kanë kryefjalë të shprehur, as të nënkuptueshme. Të parat quhen folje
njëvetore ; kurse të dytat quhen folje pavetore.
Foljet njëvetore

► 1. Foljet që emërtojnë veprime karakteristike për kafshët


dhe që, si rrjedhim, përdoren vetëm në vetën e tretë. Të
tilla janë: hingëllin (kali), kakaris (pula) etj.
► 2.foljet që tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore, si bie
(shi, borë ejt), fryn (erë, tufan ejt.
► 3.foljet e tipit (s’më) besohet, (më) bëhet, duket, (s’më)
kujtohet etj.
► 4.disa folje kalimtare, si: di, lejoj, ndaloj, them etj.
► 5. edhe foljet jam, vij, shkoj, dal etj. Në shprehje të tilla si:
(s’) është mirë, (s’) është keq, (s’) është e arsyeshme
etj.
Foljet pavetore
► 1. disa folje ose shprehje foljore që emërtojnë
dukuri atmosferike, si: vetëtin, bubullin, veson, bën
ftohtë, bën freskët, bën ngrohtë etj.
► 2. foljet me vlerë modale duhet dhe do
► 3.folja kam,në vetën e tretë njëjës, kur përdoret
me kuptimin e foljeve ndodhet (a ndodhen),
ekziston (a ekzistojnë) ejt. P.sh Ka e s’ka
fshatra
me kroje, po kroje si ato të Voskopojës s’gjen
gjëkundi.
► 4.disa folje jokalimtare në formë joveprore të
shoqëruara ose jo me një pjesëz mohimi,
si: s’shkohet, s’rrihet, s’rrohet, s’flitet etj.
Kategoria gramatikore e numrit
► Kategoria gramatikore e numrit te folja ka
karakter thjesht sintaksor, sepse
kushtëzohet nga numri I kryefjalës së
shprehur ose të nënkuptueshme.
Kategoria gramatikore e

diatezës.
Diateza është ajo kategori gramatikore, nëpërmjet së cilës shprehet
lidhja midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës (së shprehur
ose të nënkuptueshme) te fjalisë. Lidhjet midis veprimit dhe kryefjalës
së fjalisë morfologjikisht shhprehet me dy palë forma, që I kundërvihen
njëra-tjetrës dhe që do të quhen forma veprore dhe joveprore të foljes.
► Kategorin e diatezës e kanë ato folje që kanë mundësi të përdoren si
në formën veprore ashtu edhe në atë joveprore me kundërvëniet
kuptimore përkatëse.
► Duke u mbështetur në llojet e ndryshme të lidhjeve midis veprimit të
emërtuar nga folja dhe kryefjalës së fjalisë, si edhe në kundërvënien
e
formave përkatëse (veprore – joveprore), në gjuhën shqipe dallohen
katër diateza, që janë: 1. diateza veprore; 2. diateza pësore; 3. diateza
vetvetore; 4. diateza mesore
Kategoria gramatikore e mënyrës
► Nëpërmjet kategorisë gramatikore të mënyrës
shprehet lidhja midis veprimit të emërtuar nga folja
dhe realitetit objektiv. Pra, me anë të kësaj folësi
shpreh qëndrimin e tij ndaj veprimit të erërtuar nga
folja, duke e paraqitur atë si të vërtetë, të
mundshëm, të dëshirueshëm etj. Këtë kategori e
kanë vetëm forma e shtjelluar e foljes. Në gjuhën
shqipe dallohen gjashtë mënyra të foljes: dëftore,
habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe
urdhërore.
Kategoria gramatikore e kohës
► Me këtë shprehet lidhja midis kohës kur kryhet
veprimi i emërtuar nga folja dhe një çasti të
caktuar, që merret si bazë për marrëdhëniet
kohore. Si bazë për marrëdhëniet kohore në
gjuhën e folur merret çasti i ligjërimit, kurse në
gjuhën e shkruar merret ose çasti kur
shkurajmë, ose një çast tjetër i përfytyruar.
► Kohët themelore të foljes janë tri: e tashmja, e
shkuara dhe e ardhmja
Zgjedhimi i foljeve
► Zgjedhim quhet tërësia e formave të
shtjelluara, që merr folja sipas vetës, numrit,
mënyrës e kohës, si edhe e formave të
pashtjelluara. Zgjedhimi në gjuhën shqipe
është dy llojesh: vepror dhe jovepror.
Foljet e parregullta
► Këtondahen në dy grupe kryesore: folje të
parregullta suplitive dhe folje të
parregullta josuplitive.
Foljet e parregullta suplitive
► Ja-m qe-shë qen-në
► Ka-m pat-a pas-ur
► Bie prur-a prur-ë
► Bie ra-shë rë-në
► Ha hëngr-a ngrë-në
► Jap dha-shë dhë-në
► Rri ndenj-a ndenj-ur
► Shoh pa-shë pa-rë
► Vi-j erdh-a ardh-ur
Foljet e parregullta josuplitive
► The-m tha- thë-në
► shë
Dua de-sha dash-ur
► Lë la-shë lë-në
► Vdes vdiq-a vdek-ur
► Vete vajt-a vajt-ur
Tipet e zgjedhimeve
► Foljet e rregullta ndahen në tri zgjedhime.
► Zgjedhimi i parë përfshin folje që në
trajtën përfaqësuese dalin me temë zanore
dhe marrin mbaresën j: la-j, gje-j puno-j etj.
► Zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën
përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore
dhe nuk marrin anjë mbaresë: hap, mbyll, kap,
lidh, rrit,vdes,shes etj.
► Zgjedhimi i tretë përfshin një numër të
kufizuar foljesh që në trajtën përfaqësuese dalin
me temë në zanore dhe nuk marrin asnjë
mbaresë: pi, fle, di, lë, vë, zë shpie etj.
Mënyra dëftore koha e tashme
► Unë jam laj hap
kam je lan hap
► Ti ke
është lan hap
► Ai\ ajo ka jemi lamjë hapim
► Ne
jeni lajni hapin
► kemi
Ata\ato janë lajnë
► Ju
kanë hapin
keni
Koha e
pakryer
► Unë isha laja hapja
kisha ishe laje hapje
► Ti kishe
ishte lante hapte
► Aikishte
ishim lanim hapnim
► Ne
ishit lanit hapnit
kishim ishin lanin hapnin
► Ju
kishit
► Ata
Koha e kryer e thjeshtë
► Unë qeshë lava hapa
► pata
Ti pate qe lave hape
► Aipati qe lau hapi
► Ne patëm qemë lamëhapëm
► Ju patët latë
qetë
► Ata qenë
hapët
patën
latë
Koha e kryer
► Unë kam larë kam hapur
► Ti ke larë ke hapur
► Ai ka larë ka hapur
► Ne kemi larë kemi hapur
► Ju keni larë keni hapur
► Ata kanë larë kanë hapur
Koha më se e
► Unë
kryer
kisha
► larë
Ti kishe larë
► Aikishte larë
► Ne larë
kishim larë
► Ju

Ata larë
kishit
kishin
Koha e kryer e tejshkuar
► Unë pata larë
► Ti pate larë
► Ai pati larë
► Ne patëm lare
► Ju patët larë
► Ata patën larë
Koha e ardhme

► Unë do të do të jem do të laj


kem do të jesh do të lash
► Ti do të kesh do të jetë do të lajë
► Ai do të ketë do të do të
► Ne do të jemi do lajmë
kemi të jeni do do të lani
► Ju do të të jenë do të lajnë
keni
► Ata do të
kenë
Koha e ardhme e përparme
► Unë do të kem larë
► Ti do të kesh larë
► Ai do të këtë larë
► Ne do të kemi larë
► Ju do të keni larë
► Ata do të kenë larë
Koha e ardhme e së shkuares
► Unë do të kisha. Do të laja
► Ti do të kishe. Do të laje
► Ai do të kishte. Do të lante
► Ne do të kishim. Do të
► Ju do të kishit. lanim Do
► Ata do të kishin. të lanit Do
të lanin
E ardhmja e përparme e
së shkuarës
► Unë do të kisha larë
► Ti do të kishe larë
► Ai do të kishte larë
► Ne do të kishim larë
► Ju do të kishit larë
► Ata do të kishin larë
Mënyra Habitore
Koha e tashme
► Unë pas-kam. Qenkam. Lakam
► Ti pas-ke. Qenke. Lake
► Ai pas-ka. Qenka. Laka
► Ne pas-kemi. Qe
Lakemi nke
► Ju pas-keni. mi.
Qenkeni. Lakeni
► Ata pas-kan.

Qenkan. Lakan
Koha e
shkuar E
► Unë paskësha.pakryera
Qenkësha
► Ti paskëshe. Qenkëshe
► Ai paskësh. Qenkësh
► Ne paskëshim. Qenkëshim
► Ju paskëshit. Qenkëshit
► Ata paskëshin. Qenkëshin
E kryera
► Unë paskam larë
► Ti paske larë
► Ai paska larë
► Ne paskemi larë
► Ju paskeni larë
► Ata paskan larë
Më se e kryera
► Unë paskësha larë
► Ti paskëshe larë
► Ai paskësh larë
► Ne paskëshim larë
► Ju paskëshit larë
► Ata paskëshin larë
Mënyra
lidhore Koha
► Unë të kem.e tashme
Të jem. Të laj
► Ti të kesh. Të jesh. Të lash
► Ai të ketë. Të jetë. Të lajë
► Ne të kemi. Të Të lajmë
► Ju të keni. jemi. Të lani
► Ata të kenë. Të jeni. Të lajnë
Të jenë.
Koha e
shkuar e
► Unë të laja pakryera
► Ti të laje
► Ai të lante
► Ne të lanim
► Ju të lanit
► Ata të lanin
E kryera
► Unë të kem larë
► Ti të kesh larë
► Ai të ketë larë
► Ne të kemi larë
► Ju të keni larë
► Ata të kenë larë
Më se e kryera
► Unë të kisha larë
► Ti të kishe larë
► Ai të kishte larë
► Ne të kishim larë
► Ju të kishit larë
► Ata të kishin larë
Mënyra kushtore
Kohae tashme
► Unë të kisha
► Ti të kishe
► Ai të kishte
► Ne të kishim
► Ju të kishit
► Ata të kishin
E kryera

► Unë do të kisha pasur


► Ti do të kishe pasur
► Ai do të kishte pasur
► Ne do të kishim pasur
► Ju do të kishit pasur
► Ata do të kishin pasur
Mënyra dëshirore
Koha e tashme
► Unë paça. Qofsha lafsha
► Ti paç. Qofsh lafsh
► Ai pastë.
► Ne paçim. Qoftë
Qofshim laftë
lafshim
► Ju paçi. Qofshi lafshi
► Ata paçin. Qofshin lafshin
E kryera
► Unë paça larë
► Ti paçe larë
► Ai pastë larë
► Ne paçim larë
► Ju paçi larë
► Ata paçin larë
Mënyra urdhërore

► Ti ju
► Laj lani
► Fryj fryni
► Shkruaj shkruani
► Thyej thyeni
► Ziej zieni
► Blej blini
► Ki kini
► Ji jini
Format e pashtjelluara të foljes
Pjesorja
► Punuar, larë, fshirë, ditur, bërtitur, etj .
Format e pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën
e pjesores
Forma e pashtjelluar mohore (pa larë)
► Pa larë, pa vënë, pa hapur, pa ngrënë, etj.
Përcjellorja
► Duke larë, duke ngrënë, duke hapur, etj.
Zgjedhimi Jovepror
► Ndërtohet me tri mjete gjuhësore të
ndryshme: 1,me anë mbaresash, 2, me anë
të pjesëzës U, 3, me anë të foljes
ndihmëse jam.
Mënyra
Dëftore Koha
► Unë lahem.e tashme
► Ti lahesh.
► Ai lahet.
► Ne lahemi.
► Ju laheni.
► Ata lahen.
E pakryer
► Unë lahesha.
► Ti laheshe.
► Ai lahej.
► Ne laheshim.
► Ju laheshit.
► Ata laheshin.
Koha e kryer e thjeshtë
► Unë u lava
► Ti u lave
► Ai u la
► Ne u lamë
► Ju u latë
► Ata u lanë
E kryera
► Unë jam larë
► Ti je larë
► Ai është larë
► Ne jemi larë
► Ju jeni larë
► Ata janë larë
Më se e kryera
► Unë isha larë
► Ti ishe larë
► Ai ishte larë
► Ne ishim larë
► Ju ishit larë
► Ata ishin larë
Koha e kryer e tejshkuar
► Unë qeshë larë
► Ti qe larë
► Ai qe larë
► Ne qemë larë
► Ju qetë larë
► Ata qenë larë
E ardhme
► Unë do të lahem
► Ti do të lahesh
► Ai do të lahet
► Ne do të lahemi
► Ju do të laheni
► Ata do të lahen
Koha e ardhme e përparme
► Unë do të jem larë
► Ti do të jesh larë
► Ai do të jetë larë
► Ne do të jemi larë
► Ju do të jeni larë
► Ata do të jenë larë
Mënyra
lidhore Koha
e tashme
► Unë të lahem
► Ti të lahesh
► Ai të lahet
► Ne të lahemi
► Ju të laheni
► Ata të lahen
Koha e
► Unë
pakryer
të lahesha
► Ti të laheshe
► Ai të lahej
► Ne të laheshim
► Ju të laheshit
► Ata të laheshin
Koha e kryer
► Unë të jem larë
► Ti të jesh larë
► Ai të jetë larë
► Ne të jemi larë
► Ju të jeni larë
► Ata të jenë larë
Koha më se e kryer
► Unë të isha larë
► Ti të ishe larë
► Ai të ishte larë
► Ne të ishim larë
► Ju të ishit larë
► Ata të ishin larë
Mënyra Kushtore
Kohae tashme
► Unë do të lahesha
► Ti do të laheshe
► Ai do të lahej
► Ne do të laheshim
► Ju do të laheshit
► Ata do të laheshin
Koha e kryer
► Unë do të isha larë
► Ti do të ishe larë
► Ai do të ishte larë
► Ne do të ishim larë
► Ju do të ishit larë
► Ata do të ishin larë
Mënyra
Habitore Koha
► Unë u lakam e tashme
► Ti u lake
► Ai u laka
► Ne u lakemi
► Ju u lakeni
► Ata u lakan
Koha e pakryer
► Unë u lakësha
► Ti u lakëshe
► Ai u lakësh
► Ne u lakëshim
► Ju u lakëshit
► Ata u lakëshin
Koha e kryer
► Unë qenkam larë
► Ti qenke larë
► Ai qenka larë
► Ne qenkemi larë
► Ju qenkeni larë
► Ata qenkan larë
Koha më se e kryer
► Unë qenkësha larë
► Ti qenkëshe larë
► Ai qenkësh larë
► Ne qenkëshim larë
► Ju qenkëshit larë
► Ata qenkëshin larë
Mënyra Dëshirore
Koha e tashme
► Unë u lafsha
► Ti u lafsh
► Ai u laftë
► Ne u lafshim
► Ju u lafshi
► Ata u lafshin
Koha e kryer
► Unë qofsha larë
► Ti qofsh larë
► Ai qoftë larë
► Ne qofshim larë
► Ju qofshi larë
► Ata qofshin larë
Mënyra Urdhërore
► Tilahu, mos u la
► Ju lahuni, mos u lani

You might also like