Materialet Ndërtimorë Ekologjikë

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 48

Burimet e rinovueshëm dhe të

parinovueshëm
• Burimet natyrore karakterizohen si të rinovueshëm dhe të
parinovueshëm
• Burimet e rinovueshëm janë burimet, të cilët mund të rinovohen ose
të prodhohen rregullisht, siç është druri për ndërtim ose farat e lirit
që përdoren për vaj liri. Ato janë të rinovueshëm vetëm për aq kohë
sa ruhen kushtet e përshtatshme për prodhimin e tyre. Shumë burime
të rinovueshme kanë të përbashkët fotosintezën.
• është vlerësuar se shoqëria njerëzore aktualisht shfrytëzon rreth 40%
të fotosintezës në tokë
Burimet e parinovueshëm
• Janë ata burime të cilët mund të prodhohen vetëm një herë. Këta
shpesh konsiderohen si “rezerva” (p.sh. Minerali i hekurit). Gjithashtu
burime të parinovueshëm janë edhe burimet që formohen shumë
ngadalë, siç është nafta. Shumë nga këta janë shumë të limituar;
metalet dhe nafta janë më të shfrytëzuarit, por në disa rajone edhe
materiale të tillë si rëra dhe zhavorri janë në sasi të pamjaftueshme.
• Për disa nga burimet më të rëndësishëm ka rrezik të shterojnë në një
të ardhme të afërt.
• Uji i freskët është një burim jetësor i cili nuk mund të konsiderohet si
burim i rinovueshëm apo i parinovueshëm. E parë në perspektivë
globale, sasia totale e ujit është konstante; por në nivel rajonal,
tashmë në mjaft rajone, janë kritike sasitë e pakta të ujit dhe ato
mund të jenë edhe më kritike për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Kjo është veçanërisht për ujin e pijshëm, i cili është thelbësor në
industrinë ushqimore, por gjithashtu edhe në shumë industri. Uji
shpesh përdoret në industri në proceset sekondarë: p.sh, si mjedis
ftohës, i cili më pas kthehet në natyrë i ndotur dhe me një përmbajtje
më të ulët oksigjeni.
• Gjithashtu në ekosistemin global, konsiderohen si burime edhe
biodiversiteti dhe tokat pjellore, të cilët gjithashtu janë të
rinovueshëm vetëm në kushte të caktuara.
• Shkalla e shfrytëzimit apo shterimit të tyre në ditët tona në disa raste
është kaq e shpejtë, sa që ka rrezik që të kalohen kufijtë e tyre kritikë.
Kjo është e lidhur ngushtë si me përdorimin në sasi të mëdha të
burimeve, ashtu edhe me përdorimin e një sasie të madhe uji.
Kërkimet shkencore të bazuara në matjet e humbjes së sipërfaqeve
pyjore, ujit të freskët dhe specieve detare, tregojnë se shëndeti i
ekosistemeve në botë, në 25 vitet e fundit ka pësuar rënie me 30%.
• Rezervë emërtohet ajo pjesë e Rezervës bazë, e cila mund të
shfrytëzohet me leverdi në kohën në të cilën bëhet vlerësimi.
Rezerva bazë përfshin ato burime të cilat aktualisht janë ekonomike
(të leverdishme, pra Rezervat), pak të dobishme (pak ekonomike) dhe
disa nga ato që aktualisht janë jo të dobishme (jo-ekonomike). Si
Rezervat ashtu edhe Rezervat bazë janë vlerësuar pa marrë parasysh
rritjen e konsumit.
Burimet e përdorshëm dhe të
papërdorshëm
• Burimet mund të klasifikohen në “të përdorshëm” dhe “më pak të përdorshëm”.
Korja e tokës përmban një sasi infinit mineralesh. Problemi i ekstraktimit është
një çështje ekonomike, e teknologjive të disponueshme, e efekteve në pejsazhe
dhe mjedis dhe e konsumit energjetik. Në fillim të 1990 është vlerësuar që për të
shfrytëzuar një mineral bakri, ai duhet të ketë të paktën 3% bakër; në 1970, niveli
ra në 0.6%.
• Burimet që nuk kanë qenë ekonomike në të kaluarën, mund të bëhen të
disponueshëm. Për shkak të rritjes së vlerës si dhe teknologjive më të mira të
ekstraktimit. Psh, një teknologji më e efektshme për nxjerrjen e gurëve do ti
jepte këtij materiali një fillim të ri në ndërtim.
• Shuma e burimeve të përdorshëm dhe më pak të përdorshëm quhen “rezerva
bazë”, ndërsa burimet e përdorshme quhen “rezerva”.
• Ka raste kur kushtet ekonomike dhe teknologjitë ekzistuese kanë një
impakt negativ në nxjerrjen e lëndëve të para; psh mekanizimi në
industrinë e drurit i ka bërë pyjet kodrinore të paarritshme. Druri mund
që të merret nga këto pyje, vetëm duke përdorur një pajisje të vogël, por
kjo rrallë është mënyra e industrisë moderne të drurit, pavarësisht se ajo
shkakton dëmtim më të vogël të pyllit. Në të njëjtën mënyrë, teknologjia
moderne nuk mund të përballojnë depozitat e vogla të mineraleve
metalike. Minierat moderne që të jenë ekonomike, kërkojnë sasi të
mëdha të mineraleve.
• Në disponueshmërinë e lendëve të para ndikojnë edhe situatat politike.
Psh në Zaire në Gjirin Persik etj. (Kobalt dhe naftë)
• Departamenti i SHBA për Çështjet e Brendshme ka bërë një listë të
“mineraleve kritikë”. Veç kobaltit atje përfshihet baoksidi për prodhimin e
aluminit, bakri, nikeli, zinku, mangani, hekuri etj.
Burimet e përdorur dhe të
papërdorur
• Burimet mund të kategorizohen në “të përdorura” dhe “të papërdorura”.
• Psh, numri total i specieve të ndryshme bimore për të gjithë Skandinavinë është rreth 1500 nga të
cilat vetëm 2-3 përdoren gjerësisht në ndërtim, 10 përdoren rrallë, ndërsa rreth 60 prej atyre që
mbesin mund të përdoren. Në mënyrë të ngjashme mund të thuhet se në 1840, nafta ishte
pothuaj tërësisht e pashfrytëzuar. Me ritmet e përshpejtuara të shfrytëzimit, qytetërimi është në
prag të falimentimit për shumë lëndë të para të rëndësishme. Burimet që janë në risk shterimi
janë xeherorët mineral dhe nafta; por edhe për disa burime të rinovueshme, perspektivat nuk
janë të mira. Janë të njohura problemet me drurët tropikalë dhe diskutimet përqëndrohen rreth
efektit të formave të ndryshme të menaxhimit, shkallëve të taksimit, rimbjelljeve, etj.
• Kushtet për ripërtëritjen apo dëmtimin e burimeve të rëndësishme mund të ndryshojnë shpejt si
rezultat i ndryshimeve të rritura klimatike, në veçanti ndryshimet e temperaturave apo reshjeve.
• Duhet që përdorimi i këtyre lëndëve të para kritike të lejohet vetëm në kushte të veçanta dhe të
jetë i detyrueshëm riciklimi.
Burimet materiale
• Sot në botë industria e ndërtimit është konsumuesi më i madh i
lëndëve të para. Në të ardhmen e qëndrueshme, duhet zvogëluar
shumë përdorimi i lëndëve të para. Kjo është më e rëndësishme për
burimet e parinovueshëm që janë me pakicë, por gjithashtu edhe për
të tjerët; pjesërisht sepse këto janë materialet e punës që lidhen me
ngarkesat më të mëdha energjetike dhe mjedisore.
• Me rëndësi është zvogëlimi i mbetjeve dhe humbjeve gjatë
prodhimit, ndërtimit dhe gjatë jetës së ndërtesave të përfunduara.
• Gjithashtu duhet të bëhet rregull, riciklimi i materialeve pas
shkatërrimeve të ndërtimeve.
Veprimet për ruajtjen e burimeve në prodhimin e
materialeve
• Të synohet drejt shfrytëzimit të depozitave më të vogla të lëndëve të para. Kjo është
kryesisht një çështje teknologjie. Ndonëse teknologjitë moderne janë të orientuara
kryesisht drejt shfrytëzimit në shkallë të madhe, ekzistojnë shpesh alternativa të
shfrytëzimit në shkallë më të vogël, është shumë më pak dëmtues ndaj mjedisit, në
veçanti përsa i përket burimeve ujore dhe biodiversitetit.
• Ti kushtohet vëmendje më e madhe burimeve të papërdorura dhe produkteve
mbeturinë. Duhet të studiohen shumë burime që më parë janë klasifikuar si
“joekonomike” dhe tani nuk përodren më, si dhe të tjerë që nuk janë përdorur më
parë. Shembuj të burimeve të tillë janë dherat e ngjeshur të përdorur si material
ndërtimi; fibrat nga leshterikët dhe algat e detit si material izolues dhe një përdorim në
rritje i drurit nga pemët gjetherënëse.
Të rritet përdorimi i produkteve “të mbetur” nga industria, bujqësia dhe banesat, si
psh kashtat, hiri fluturues, squfuri industrial dhe mbetjet prej qelqi.
Veprimet për ruajtjen e burimeve në prodhimin
e materialeve
• Zëvendësimi me tipe burimesh më pak të limituara. Shumë lëndë të para nuk janë në rrezik
shterrimi në të ardhmen e parashikueshme. Nëse në kohët e sotme ndërtimi i një ndërtese
cilësohet si një konsumues i madh energjie, në anën tjetër ka shumë materiale tradicionale si
argjila, gëlqerja, allçia, gurët etj që akoma sot janë të bollshëm. Edhe lënda drusore mund të
japë një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen ekologjike të problemit të ndërtesave.
• Zëvendësimi me burime të rinovueshme. Shumë komponentë në ndërtesa, të cilët aktualisht
prodhohen nga lëndë të para të parinovueshme kanë alternativa të rinovueshme. Psh, druri
mund të zëvendësojë çelikun. Një sërë plastikash mund të prodhohen nga bimët në vend të
hidrokarbureve fosile. Ky tip zëvendësimi, zakonisht do të ketë një impakt tërësor pozitiv ndaj
mjedisit.
• Por përdorimi i rritur i burimeve të rinovueshëm në ndërtim, është në konflikt me industrinë
ushqimore. E parë në një perspektivë globale, me një popullatë në rritje, mund ti jepet
prioritet produkteve mbeturinë nga bujqësia dhe bimëve, të cilat mund të rriten në zona të
tokave joproduktive-si në rastin e shumë llojeve të drurit.
Veprimet për ruajtjen e burimeve në prodhimin e
materialeve
• Rritja e riciklimit të mbeturinave të krijuara gjatë prodhimit.
Ekzistojnë tashmë shumë shembuj të mirë kur për arsye thjesht efektshmërie
dhe kostoje bëhet riciklimi i mbetjeve të krijuara gjatë procesit të prodhimit, duke
kursyer kështu burimet me vlerë. Psh, në industrinë e kompensatove, sot janë
eleminuar pothuajse plotësisht mbetjet gjatë procesit të prodhimit.
Ripërdorimi i ujit në proceset e prodhimit në disa industri, gjithashtu ndodh
gjithmonë e më shpesh; psh, në prodhimin e tullave qeramike dhe në panelet me
fibra druri.
Zvogëlimi i përdorimit të materialeve në ndërtesë

• A. zvogëlimi i nevojës për materiale, ndërtesa të adapueshme. Hapësira e përdorur për person
që nga 1990, në botën perëndimore është dyfishuar, sip. prej 40-50m2. kjo do të thotë një
dyfishim i materialeve të përfshira. Në të njëjtën kohë, si shtëpitë ashtu edhe ndërtesat e tjera
janë bërë më të specializuara, duke u projektuar dhe optimizuar për funksione specifike. Në
shumicën e rasteve ato po bëhen më pak fleksibël dhe të adaptueshme. Kjo përqasje statike, në
një shoqëri të karakterizuar nga ndryshime të shpejta si në fushën kulturore ashtu dhe në atë
teknologjike do të thotë se ndërtesat, shpesh shkatërrohen (prishen)shumë më përpara se të
mbarojë jetëgjatësia e planifikuar e tyre. Në Suedi 25% e ndërtesave që janë prishur që nga vitet
1980 ishin më pak se 30 vjeçare. Në Tokio në periudhat e aktivitetit të lartë ekonomik, jetëgjatësia
mesatare e një ndërtese ka qënë rreth 17 vjeçare.
• Ndryshimet e pritshme klimatike do ta bëjnë edhe më të keqe këtë pamje. Për shkak të rreziqeve
të rritura të përmbytjeve dhe shkarjeve të tokës, zona të konsiderueshme toke mund të bëhen të
pabanueshme për shkak të rritjes së nivelit të detit. Gjithashtu temperaturat më të larta mund të
rrisin nevojën për mbrojtje nga dielli, teknologji të ftohjes dhe masa mbrojtëse ndaj insekteve. Të
gjitha këto, do të kërkojnë modifikime ose zëvendësime të ndërtesave.
• Rritja e sasisë së rreshjeve dhe ndryshimet më të shpeshta të temperaturave,
gjithashtu mund të çojnë në shkatërrimin e përshpejtuar të materialeve
ndërtimorë në mjedisin e jashtëm.
• Prandaj duhen realizuar ndërtesa që kanë një kapacitet të lartë adaptimi. Kjo
lidhet jo vetëm me sistemet teknikë, por edhe me aspektet planifikuese, ku më
kryesorët janë:
përgjithësimi: hapësira që lejojnë një seri të gjerë aktivitetesh
fleksibiliteti: ndërtesa që lejojnë ndryshime të lehta në planin e dyshemesë si
edhe në sistemet teknikë
elasticiteti: projekte që lejojnë zgjerim dhe ngushtim të ndërtesave. zgjidhje të
tilla mund të rrisin jetëgjatësin me 25%.
• B. përdorimi ekonomik i materialeve. Çdo sistem i dhënë strukturor
kërkon një sasi specifike materialesh dhe diferenca ndërmjet sistemeve
mund të jetë plotësisht e dukshme. Siç dihet sasia e materialit të përdorur
në një kolonë çeliku mund të ulet disa herë duke optimizuar projektimin.
• Shembuj të tjerë të zakonshëm janë tullat e lehtësuara dhe blloqet e
lehtësuar prej betoni në vend të produkteve të plotë masivë. Gjithashtu
një zgjedhje e ndërtimeve me peshë të lehtësuar në krahasim me ato të
rënda siç është druri në vend të betonit, ul në mënyrë të dukshme nevojën
për themele. është llogaritur së përdorimi i betonit me peshë të lehtësuar
mund të ulë themelet prej betoni nga 250 në 150kg/m2
• C. Ushtrimi i principit të limitit. Kjo nënkupton vlerësimin e nevojave dhe mënjanimin e
hapësirave të panevojshme.
• D. Minimizimi i humbjes së materialeve dhe mbetjeve në vendin e ndërtimit. Çdo material ka
“një faktor humbjeje” i cili tregon se sa një material i veçantë pëson humbje gjatë ruajtjes,
transportit dhe instalimit të produktit final. Humbja e materialeve në vendin e ndërtimit përbën
rreth 10% të mbetjeve totale në industrinë e ndërtimit. Kjo mund të përgjysmohet më një
menaxhim të kujdesshëm e të planifikuar në vendin e ndërtimit.
• Druri dhe mbetjet e marra gjatë prerjes mund të seleksionohen dhe të ripërdoren në vende te
tjera. Duke përdorur mbetjet e mbushjeve izoluese mënjanohen mbetjet e konsiderueshme nga
izoluesit. Parafabrikimi siguron kursime edhe më të mëdha, ku pothuajse të gjitha mbetjet mund
të eleminohen me anë të përdorimit të komponentëve të prerë ose me parafabrikimin e të gjithë
elementëve.
• Por disa sisteme të parafabrikuara kanë nevojë për një përdorim të tepërt të mastikave ngjitëse
ose guarnicioneve, të cilat mund të kenë karakteristika të pafavorshme mjedisore.
• Në industrinë e ndërtimit përdoren shumë materiale për paketim gjatë
transportit dhe për ruajtje në vendin e ndërtimit. Disa paketime shërbejnë vetëm
për të reklamuar emrin e furnizuesit. Nëse duhen përdorur patjetër ato duhet të
jenë të riciklueshëm me lehtësi dhe prandaj duhet të përbëhen nga material të
tillë siç është alumini ose kompozitet plastikë.
• Gjithashtu humbja e materialeve mund të ndodhë edhe gjatë përdorimit të tyre
në praktikë për shkak të fërkimit ose për shkak të çarjeve. Departamenti suedez i
mjedisit në 1995 vlerësoi se humbja e bakrit nga çatitë dhe tubacionet për shkak
të erozionit ishte më tepër se 1000 ton në vit.
• Përveç ndotjes që rezulton kjo humbje paraqet edhe nje humbje të madhe të
burimeve. Prandaj materialet e bazuar në burimet e rralla, të parinovueshëm
është e preferueshme që të mos përdoren në pjesët e ekspozuara të ndërtesës.
• E. përdorimi i materialeve në mënyrë të tillë që të sigurohet jetëgjatësia e tyre. është e
rëndësishme që të përshtatet cilësia e burimit me detyrën e kërkuar, në mënyrë të tillë që të
mos përdoret një burim i shkallës së lartë, kur nevoja mund të plotësohet edhe me një burim të
një shkalle më të ulët.
• Si rregull i përgjithshëm duke prodhuar produkte më jetëgjatë zvogëlohet përdorimi i lëndëve
të para. Megjithatë duhet siguruar që në pjesët kryesore të ndërtesës të përdoren material me
jetëgjatësi të njëjtë; duke mos sakrifikuar kështu komponentë me cilësi të lartë për shkak të
shkatërrimit (prishjes) që mund të ketë ndodhur në një vend tjetër.
• Materialet me cilësi më të ulët duhet të përdoren në mënyrë të tillë që ata të jenë lehtësisht të
zëvendësueshëm ndërsa materialet më të qëndrueshëm të mund të çmontohen me kujdes dhe
të ripërdoren ose të riciklohen.
• Jetëgjatësia e materialeve përcaktohet nga: vetë materiali, struktura e tij fizike dhe përbërja
kimike. Mjedisi lokal, kushtet klimaterike, kimike dhe fizike. Ndërtimi dhe zbatimi i tij, ku dhe
si vendoset materiali në ndërtesë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi.
• Psh, jetëgjatësia e një tjegulle që përdoret për çati varet jo vetëm nga tipi i
argjilës së përdorur, por edhe nga mjedisi ku ndodhet ndërtesa. Një përmbajtje e
lartë lagështie në dimër mund të shkkatojë dëmtim për shkak të ngricës edhe në
tjegullat e cilësisë së lartë.
• Mënyra më e mirë për të përcaktuar jetëgjatësinë reale të një materiali është ajo
nëpërmjet një experience të gjatë dhe dokumentimit konkret. Prandaj është e
vështirë që të parashikohet jetëgjatësia e shumë materialeve të reja, siç janë tipet
e reja të plastikave. është e mundshme të kryhen në laboratore provat e
përshpejtuara të degradimit, por këto në përgjithësi japin një pamje të
thjeshtëzuar të proceseve të degradimit dhe rezultatet mund të konsiderohen
vetëm si të përafërta.
• Me qëllim që të zvogëlohet konsumi i energjisë dhe emetimet klimaterike, vendet me
klima më të buta dhe më të ftohta kanë futur norma edhe më strikte për rritjen e
izolimit termik në ndërtesa.
• Në disa raste kjo çon në rritje të dëmtimit për shkak të shkak të lagështisë- pjesërisht
sepse më pak nxehtësi nga brenda ndërtesës del jashtë mureve për të lejuar kështu
tharjen e ndonjë lagështie që mund të jetë mbledhur aty. Kjo do të thotë se në këto
ndërtesa ka kërkesa më të larta për zgjedhjen e saktë të materialeve izolues. Kjo nuk
është e lehtë që të arrihet.
• Për këtë arsye, do të ishte një avantazh i madh nëse do të përdoreshin materiale me
cilësi të mira higroskopike-materiale që mund të tolerojnë dhe amortizojnë lagështinë.
Gjithashtu duhet të kujtojmë që qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia nuk është një
parametër vetëm teknik, por edhe një rëndësi të madhe estetike. është plotësisht një
sfidë projektimi i një produkti i cili mund të jetojë më gjatë si në kohë ashtu edhe formë.
• Në anën tjetër ndërtesat që kanë jetë shumë të gjatë bëhen një ngarkesë ekonomike dhe
mjedisore; bëhet i vështirë përmirësimi apo adaptimi i tyre në të ardhmen dhe zëvendësimi i tyre
do të sillte kursime për shkak të avantazheve teknologjike dhe leverdisshmërisë ekonomike.
Burimet e kursyera nga vazhdimësia e përdorimit të një ndërtese “të vjetër”, konsumuese të
energjisë duhet të krahasohen me materialet e reja të nevojshme për ndërtimin e një ndërtese që
do ta zëvendësojë atë e cila mund të kursejë më tepër energji në 50 ose 100 vitet në vazhdim. Për
të marrë vendime të tilla duhen bërë vlerësime krahasuese të cikleve jetësorë. Prandaj çështja
kyçe është më tepër gjetja e optimumit sesa jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria maksimale.
• Gjithashtu degradimi i materialeve ndërtimorë është edhe çështje shëndetësore. Degradimi i
pllakave dhe materialeve ndërtimorë që përmbajnë azbest çliron fibra toksikë në mjedis;
degradimi me kohën i paneleve që përdoren në banjo të ekspozuara në lagështi për një kohë të
gjatë mund të çojë në çlirime gazrash dhe kimikatesh sintetikë brenda në banesë. Degradimi
material gjithashtu mund të rrisë rrezikun e rritjes së kërpudhave dhe të parazitëve të dëmshëm
në mjedisin e brendshëm duke shkaktuar sëmundje dhe gjendje të keqe alergjike dhe respiratore.
Qëndrueshmëria e materialeve dhe klima

• Megjithëse nuk njihen të gjithë faktorët që ndikojnë në qëndrueshmërinë e një materiali, në


jetëgjatësinë e tij ndikojnë në një masë të madhe parametrat e mëposhtëm:
• Rrezatimi diellor. Rrezatimi diellor ultraviolet degradon lëndët organike duke ndikuar në inicimin e
reaksioneve kimike brenda materialeve dhe duke shkaktuar oksidimin e tyre. Ky efekt është më i
fuqishëm në lartësi të mëdha ku rrezatimi ultraviolet është më intensive dhe gjithashtu rritet drejt
ekuatorit.
• Temperatura. Dihet se shpejtësia e një reaksioni kimik dyfishohet për çdo rritje me 10˚C të
temperaturës. Prandaj temperaturat më të larta nga panelet që përmbajnë ngjitës me bazë ureike
dyfishohen me çdo rritje me 7˚C të temperaturës. Gjithashtu nxehtësia e kombinuar me rrezatimin
diellor, oksigjenin dhe lagështinë stimulon proceset e degradimit. Në temperatura të ulëta materiale
të tilla si plastikat dhe gomat bëhen të shtangëta dhe shkërmoqen. Në Europën Veriore një tullë
prorze e pjekur në temperaturë të ulët zgjat vetëm disa dimra-ndërsa në Sheshin Qëndror në Romë
e njëjta tullë ka qëndruar për 2000 vite. Për shumicën e materialeve mineral porozë faktorë
përcaktues janë ciklet e ngrirje shkrirjes. Ndryshimet e mëdha të temperaturës sforcojnë
materialet bile edhe pa ngrica dhe shkaktojnë degradim të tyre.
Qëndrueshmëria e materialeve dhe klima

• Presioni i ajrit. Presioni i ajrit ndikon në volumin dhe tensionet brenda


materialeve që kanë një strukturë me pore të mbyllura, siç janë qelqet sfungjerore
dhe materialet e ndryshme izolues plastikë. Gjithashtu, ndikojnë edhe dritaret e
mbyllura e të izoluara. Ndryshimet në përmasa të cilat mund të ndodhin për shkak
të presionit të ajrit, kanë të njëjtin efekt si edhe ndryshimet e temperaturave.
• Lagështia. Lagështia e lartë mund të rrisë si degradimin si fizik ashtu edhe atë për
shkak të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për rritjen e kërpudhave dhe
mikroorganizmave të dëmshëm si edhe atakimin nga insektet. Gjithashtu
ndryshimet e lagështisë mund të shkaktojnë degradim për shkak të ndryshimeve
në volum dhe streseve brenda materialeve. Panelet me bazë ureike, të përmendur
më sipër dyfishojnë emetimet jo vetëm me ndryshimet e temperaturës por
gjithashtu edhe me një rritje prej 30-70% të lagështisë relative.
Qëndrueshmëria e materialeve dhe klima

• Era dhe shiu. Kushtet më të egra janë atëherë kur ka vazhdimisht erë dhe shi.
Në këto kushte lagështia mund të lëvizë brenda materialit dhe të fillojë prcesi i
degradimit. Erëra të fuqishme shkaktojnë presion në materiale i cili mund të
çojë në thyerje ose shkatërrim të tyre. Era e kombinuar me kripëra detare
mund të ketë një efekt shkatërrues në disa materiale.
• Kimikatet. Përmbajtja e kripërave në ajrin përgjatë bregut mund të korrodojë
plastikat, metalet dhe disa minerale. Në zonat industriale dhe në afërsi të
trafikut të rënduar, gazet agresive siç është dioksidi i squfurit, mund të
zbërthejnë një sërë materialesh. Betonet pësojnë të ashtuquajturën
“sëmundje të betonit” ku në mjedis agresiv degradohet hidroksidi i kalciumit.
Kjo ndodh edhe me disa tipe të gurëve natyrorë; si provë shërben degradimi i
shumë monumenteve antikë për shkak të ndotjes në kohët moderne.
Qëndrueshmëria e materialeve ndërtimorë në perspektivën e
ngrohjes globale

• Ngrohja globale do të ndryshojë në mënyrë të dukshme qëndrueshmërinë e materialeve


ndërtimorë. Në shumicën e rajoneve pritet një rritje e temperaturave dhe sidomos në
periudhat e nxehta pritet një nxehtësi ekstreme. Shumë rajone pritet që të bëhen më të
lagështa. Kjo shpesh do të shoqërohet me erëra, si në Europën Veriore dhe në pjesët
veriore të Azisë. Në këto rajone gjithashtu do të ketë cikle më të shpeshta të ngrirje-
shkrirjes. Këto rrethana do të përshpejtojnë degradimin e gurëve porozë, betoneve dhe
materialeve të suvave. parashikohet të ketë një rritje rreth 50% të shkallës së rritjes së
myqeve në materialet organikë. Shkalla e korrozionit në metale do të rritet.
• Në anën tjetër në rajonet si në Europën Jugore kushtet më të thata mund të rrisin
dëmtimin për shkak të zgjerimit dhe tkurrjes së ndryshme termike si në materialet
organike ashtu edhe në ato inorganike. Gjithashtu probleme të reja mund të shkaktojë
migrimi i insekteve shkatërrues siç janë termitet, sidomos në rajonet ku ndërtesat nuk
janë projektuar duke patur parasysh këto probleme.
Qëndrueshmëria e materialeve ndërtimorë në
perspektivën e ngrohjes globale

• Në disa rajone ndryshimet klimatike mund të shoqërohen me një zvogëlim të riskut. Në


Europën qëndrore dhe në Britaninë e Madhe, nuk priten ndryshime të mëdha në streset
klimatike mbi materialet ndërtimorë. Në fakt me përjashtim të zonës së Alpeve mund të
zvogëlohen rreziqet e atakimit nga kërpudhat si edhe dëmtimi për shkak të ngricave.
• Një faktor tjetër i ardhshëm mendohet të jetë rritja e nivelit të ujërave, duke ndikuar në
kiminë e dherave, pra edhe në kushtet e themeleve. rritja e niveleve të ujit dhe përmbytjet
gjithashtu mund mund të shkaktojnë një dëmtim të madh për shkak të lagështisë. Këtu
duhet të konsiderohet edhe zgjedhja e materialeve për të ardhmen duke patur parasysh
ndryshimin e vetive të tyre gjatë tharjes dhe tkurrjes. Prandaj në vendimet në lidhje me
ndërtimin dhe zgjedhjen e materialeve ndërtimorë duhet të merren parasysh për çdo rajon
të veçantë edhe skenarët klimatikë. Mendohet se ndryshimet klimatike rajonale do të jenë
të mëdha; për to ka një nivel të lartë paparashikueshmërie. Megjithatë si rregull i
përgjithëshëm materialeve organikë duhet ti bëhet një mbrojtje më e mirë dhe në të
ardhmen do të ketë nevojë për materiale më të fortë.
Maksimizimi i riciklimit

• Çdo material ndërtimor veçanërisht gjatë prodhimit ndikon në konsumin e burimeve dhe në
ndotjen e mjedisit. Shumica e këtyre problemeve mund të mënjanohet nga riciklimi i produkteve
dhe zvogëlimi i prodhimit të tyre nga lëndë të para të reja. Një produkt i cili mund të riciklohet me
lehtësi normalisht do të jetë më i preferueshëm në krahasim me një produkt që fillimisht mund të
jetë plotësisht “green” (miqësor me mjedisin) por që nuk mund të riciklohet. Shumë produkte dhe
materiale që përdoren sot në industrinë e ndërtimit kanë si një qëndrueshmëri të ulët ashtu edhe
një potencial të ulët riciklues. Ka të tjerë të cilët mund të riciklohen disa herë por në shumë raste
kjo ndodh rrallë.
• Në krahasim me shumicën e vendeve të tjera të industrilizuara riciklimi dhe ripërdorimi janë më të
përhapur në Hollandë. Atje legjislacioni kërkon që 80% e materialeve të shkatërrimeve të
ndërtimit të riciklohet në ndërtime të reja, si në ndërtesa ose në punime të tjera civile si psh, në
ndërtimin e rrugëve. Kur tenderohet për kontrata kompanitë që merren me shkatërime duhet të
pohojnë se sa material do të riciklojnë bashkë me një argumentim se si do ta realizojnë ata këtë
riciklim. Ka shembuj të projekteve të suksesshme shkatërrues ku materiale dhe produkte të
ndryshëm janë seleksionuar dhe është arritur që të riciklohet rreth 95% e tyre.
Maksimizimi i riciklimit

• Ndërtesat e shkatërruara shpesh janë të tipeve më të vjetra dhe me material të


thjeshtë. Për ndërtesat moderne është e dyshueshme nëse niveli i riciklimit mund
ta tejkalojë vlerën 70%. Në përgjithësi ndërtesat moderne përmbajnë sasi më të
mëdha të komponentëve e kompozitëve problematikë e të rrezikshëm të cilët
janë shumë më të vështirë që të manipulohen dhe të riciklohen.
• Ka pak shembuj të projekteve të suksesshëm në të cilët e gjithë ndërtesa e re të
përbëhet nga materiale të ricikluara. Megjithatë duhet të vihet në dukje që edhe
një politikë më ambicioze riciklimi kufizohet nga raporti i prodhimit të ndërtesave
të reja ndaj shkatërrimit të ndërtesave të vjetra. Sot ky raport në Europën
Perëndimore është rreth 4:1, gjë që do të thotë që riciklimi mund që të furnizojë
së shumti vetëm një të katërtën e tregut për material të reja ndërtimorë.
Nivelet e ndryshme të riciklimit
• Ka nivele apo shkallë të ndryshme të ripërdorimit dhe ripërpunimit. Për të karakterizuar këto nivele janë
përdorur një sërë termash; megjithatë më kryesoret janë tre (në një rend hierarkik):
A: ripërdorimi
B: riciklimi i materialeve
C: rikuperimi i energjisë.
• Ripërdorim do të thotë përdorim i një komponenti të plotë në një formë pothuaj të pandryshuar dhe
për një funksion të ngjashëm; psh një tullë e ripërdorur si tullë.
• Sot në botë zhvillimi i strukturave dhe komponentëve të ripërdorshëm akoma nuk ka ecur shumë. Për
produktet e ripërdorshëm ka pak rutina të kontrollit cilësor. Ripërdorimi i efektshëm i materialeve
kërkon produkte të thjeshta dhe standarte. Këto kërkesa sot i plotësojnë shumë pak produkte të tregut.
Në vendet shumë të industrializuara ka rreth 300000 produkte në industrinë e ndërtimit të gjitha janë
me forma dhe përbërje të ndryshme. Në të njëjtën kohë shumica e ndërtesave nuk projektohen me një
çmontim të lehtë. Kjo nënkupton një rrezik të lartë të dëmtimit të produkteve gjatë shkatërrimit të
ndërtesave. Gjithashtu po zhvillohen shumë ngadalë metodat e reja të projektimit për shpëtueshmëri.
Nivelet e ndryshme të riciklimit
• Historikisht ripërdorimi i materialeve ndërtimorë ka qenë një traditë normale. Në
shumë zona bregdetare ndërtesat e vjetra janë ndërtuar duke përdorur në një masë të
madhe drurët e nxjerrë në breg dhe pjesët e anijeve të mbytura. Ndërtimet e tilla
nordike janë një shembull i mirë i një metode ndërtimi duke përdorur ripërdorimin.
Principi bazë i montimit të këtyre drurëve të fortë mbi njëri-tjetrin pa i lidhur me gozhdë
e bën shumë të lehtë çmontimin dhe ripërdorimin e tyre totalisht ose pjesërisht.
• Riciklim i materialeve do të thotë shkrirja ose copëtimi i komponentit ndërtimor dhe
ndarja e tij në materialet përbërës origjinalë, të cilët më pas rifuten në procesin e
prodhimit si lëndë e parë. Kjo është një zgjidhje e efektshme për metalet. Për materialet
e tjera, shkallë të ndryshme riciklimi japin produkte ku humbet një pjesë e vlerës
origjinale, psh ulja e vlerave të artikujve plastikë me cilësi të lartë duke i përdorur
thjesht vazo lulesh, ose bluarja e blloqeve prej betoni të lehtë duke i përdorur si
agregate.
Nivelet e ndryshme të riciklimit
• Potenciali për riciklimin e materialeve varet shumë në pastërtinë e produktit. Mirëpo ndarja e
përbërësve të ndryshëm mund të jetë e vështirë, e kushtueshme ose pothuaj e pamundur si në
rastin e disa komponentëve kompozitë të ndërtimit. Kur pretendohet se produkte të caktuara kanë
mundësi për tu përdorur për riciklim materialesh, ky pohim shpesh është teorik.
• Në praktikë shpesh ka komplikacione: enët e holla prej alumini shpesh digjen plotësisht ose
avullojnë kur shkrihen; në rastet më të këqia sasi të vogla papastërtish në produktet mbeturinë
mund të kërkojnë procese rafinimi (përpunimi) ekstra dhe përdorim më të lartë të energjisë se sa
në rastin e përdorimit të lëndëve të para të reja. Rikuperim i energjisë do të thotë djegia e
produkteve të shkatërrimit për të prodhuar energji. Këtu humbasin të gjitha vlerat origjinale të
lëndëve të para dhe rikuperohet vetëm energjia. Prandaj djegia është një shkallë e ulët riciklimi.
Megjithatë është e qartë se është një mënyrë shumë ekonomike dhe bile edhe me leverdi për
trajtimin e shumë formave të mbetjeve. Veçanërisht kjo metodë ka avantazh nëse materialet
mund të digjen në një uzinë lokale të energjisë, për të zvogëluar kështu energjinë për transport, si
edhe nëse mbetjet që përdoren për prodhimin e energjisë nuk përmbajnë komponentë toksikë që
kërkojnë trajtime speciale të shkarkimeve të gazta..
Projektimi për shpëtueshmëri
• Një zgjedhje optimale ekonomike është një ndërtesë me kapacitet të lartë adaptive, e projektuar
për një mirëmbajtje, çmontueshmëri dhe ripërdorim të lehtë të konstruksioneve dhe
komponentëve.
• Parimet bazë të këtij projektimi: Parimi i parë: Shtresa të ndara
Një ndërtesë përbëhet nga disa shtresa (sisteme) paralele: zona e hapësirës së brendshme, pajisjet
dhe orenditë, struktura, lëkura (veshja) dhe vendi i ndërtimit. Struktura kryesore zgjat sa
jetëgjatësia e vetë ndërtesës-50 vite në Norvegji dhe Britani dhe rreth 35 vite në SHBA-ndërsa zona
e hapësirës së brendshme, pajisjet dhe orenditë, etj rinovohen në intervale shumë më të shkurtëra.
• Në ndërtesat moderne shtresat e ndryshme shpesh ndërfuten tek njëra-tjetra. Fillimisht kjo mund
të duket e efektshme, por me ciklet me afat të gjatë mund të bllokojnë ciklet me afat të shkurtër
dhe ciklet me afat të shkurtër nëpërmjet ndryshimit të tyre konstant mund të shkatërrojnë ciklet
më të ngadaltë. Kështu që shtresat duhet të ndahen teknikisht. Ky është një parim bazë për
ripërdorimin e efektshëm si të gjithë ndërtesës ashtu edhe të komponentëve të veçantë të saj.
Projektimi për shpëtueshmëri
• Parimi i dytë: Mundësi për çmontim brenda çdo ndërtese.
Komponentët e veçantë brenda çdo shtrese duhet të jenë lehtësisht
të çmontueshëm. E gjithë struktura do të ketë jetëgjatësi më të
madhe, duke rritur cilësinë e pjesëve më të ekspozuara.
• Ka rëndësi që pjesët e konsumuara në një ndërtesë të mund të
zëvendësohen veç e veç me lehtësi dhe komponentët e përdorur të
mund të ripërdoren në një vend tjetër ku estetika është më pak e
rëndësishme ose mund të dërgohen për riciklim materialesh ose për
rikuperim energjie.
Projektimi për shpëtueshmëri
• Parimi i tretë: përdorimi i komponentëve standartë monomaterialë. Shumë
komponentë në ndërtesa përbëhen nga materiale të ndryshëm të petëzuar së
bashku. Ripërdorimi i këtyre produkteve është i vështirë. Brenda të njëjtit
komponent mund të rezultojnë shkallë të ndryshme degradimi ku njeri prej
materialeve mund të degradohet ndërsa të tjerët janë akoma në gjendje të mirë.
• Për strukturat e ripërdorshme duhet të përdoren vetëm të ashtuquajturit
monomateriale primarë dhe sekondarë. Monomaterial primar është një
material i vetëm dhe homogjen i përdorur në gjendjen e tij natyrore psh, druri i
patrajtuar. Një monomaterial sekondar është një material i përzier me natyrë
homogjene, psh betoni, qelqi ose fibrat e celulozës. Zakonisht vetëm duke
përdorur monomateriale është e lehtë që të kontrollohet cilësia e tyre dhe
mundësia e tyre për ripërdorim.
Projektimi për shpëtueshmëri
• Edhe nëse produktet e ripërdorshëm kontrollohen plotësisht nga ana cilësore akoma mund të
mos ketë një treg për to. Forma e komponentëve mund të jetë kaq e pazakonshme sa që do të
jetë e nevojshme që ato të transportohen në një distancë të largët për të gjetur një blerës.
Kështu që e gjithë kjo strategji mund të bëhet problematike përsa i përket energjisë.
• Në parim mund të projektohet në mënyrë të tillë që shumica e komponentëve në ndërtesa të
ripërdoret, mirëpo disa prej tyre siç janë psh instalimet elektrike dhe artikuj të tjerë mund të
jenë të papërshtatshëm për ripërdorim kryesisht meqënëse mund të kenë filluar të përdoren
teknologji krejtësisht të reja. Në të gjitha nivelet e riciklimit do të ketë përsëri mbetje.
• Edhe kur ka përfunduar i gjithë riciklimi ka akoma materiale të mbetura për të cilët duhet
treguar kujdes. Këto mund të përbëjnë një fraksion të madh nëse cilësia e materialit që është
përdorur është e ulët si në rastin e pulpës së letrës mbeturinë, e cila tashmë është ricikluar disa
herë. Alternativat në këto raste janë depozitimi në dampa ose riciklimi global. Riciklim global do
të thotë kompostimi i materialeve ose në disa raste të tjera biodegradimi ose riintegrimi i
materialeve në natyrë.
Projektimi për shpëtueshmëri
• Psh kur bëhet kompostimi i celulozës ajo mbushet me dhe; ndodhin një sërë
procesesh komplekse biologjike në të cilat myqet degradojnë strukturën e
celulozës. Enzima speciale në myk çlirojnë karbohidrate të cilat stimulojnë rritjen
bakteriale të cilat atakojnë strukturën molekulare të celulozës dhe çlirojnë
përbërës të tretshëm të azotit. Produkti final është humusi pra bëhet një burim i
ri për organizmat bimorë, duke siguruar ushqyesit për rritjen e fibrave të rinj
celulozikë. Në këtë mënyrë riciklimi global bazohet pothuajse tërësisht në cikle të
mbyllur gjë që do të thotë mbetje pothuajse zero.
• Projektimi i ndërtesave i cili bazohet pothuajse tërësisht në materialet lehtësisht
të degradueshëm mund të ulë në minimum sasinë e mbetjeve të shkatërrimeve.
• Megjithatë shumë materiale të biodegradueshëm që disponohen sot në ndërtim
kanë disa shtesa aditivësh ose kimikatesh që janë përdorur për trajtimin e tyre.
Lëndët e para në një kontekst global
• Shumica e konsumit të sotëm global të materialeve ndodh në zonën e zhvilluar veriore. Por kjo nuk
do të thotë se shumica e materialeve prodhohen në këtë pjesë të globit. Gjatë gjithë këtyre kohëve
shumica e burimeve minerale dhe fosile janë marrë nga të ashtuquajturit vendet në zhvillim.
Megjithatë kjo po ndryshon me shpejtësi.
• Sot 70% e eksporteve nga këto vende- në veçanti nga Azia- përbëhen nga produkte të rafinuar ose
me vlerë të shtuar. Ndonëse shumica e konsumeve vazhdon të jetë në veri, në jug industrializimi po
përshpejtohet jo vetëm për shkak të rilokalizimit të industrive atje, por edhe me qëllim që të
shfrytëzohet puna më e lirë dhe çmimet energjetike, kërkesat më të ulëta mjedisore dhe
avantazhe të tjera. Kjo tendencë vihet re sidomos për veshjet, makinat dhe elektronikat. Për kohët e
sotme kjo rrallë përfshin materialet e ndërtimit pjesërisht sepse transporti në distancë të madhe për
këta materiale të rëndë është i kushtueshëm. Megjithatë ka përjashtime si psh, kimikatet e
përdorura në industrinë e plastikave siç është fosgjeni i cili është kimikati bazë për poliuretanin.
Kosto e lartë e tij për shkak të legjislacionit mjedisor mund të frenojë prodhimin e tij në Europë.
• E njëjta gjë aplikohet për materialet e ndërtimit që kërkojnë shumë punë (labour-intensive), siç janë
produktet prej graniti dhe mermeri që sot janë më të lira që importohen nga larg, si psh nga Kina.
Burimet energjetike
• Sot ka burime të mjaftueshme gazi dhe nafte edhe për 40-50 vite. Rezervat e qymyrit mund
të zgjasin edhe për 150 vite të tjerë. Djegia e lëndëve të djegshme fosile është burimi kryesor
i emetimeve të gazrave serë, prandaj sot këshillohet zvogëlimi i sasisë së përdorur të tyre.
• përdorimi në shkallë të gjerë të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe/ose të energjisë
bërthamore.
• Energjia bërthamore ka shumë rreziqe si edhe mjaft probleme të pazgjidhura të mbeturinave
ndërsa energjia e rinovueshme është e sigurtë, por e vështirë për tu prodhuar dhe kërkon
shumë pajisje.
• Përsa i përket konsumit të energjisë industria e ndërtimit është gjigande; energjia në të
konsumohet gjatë fazave të prodhimit, funksionimit dhe shkatërimit të ndërtesave. Sasia
totale e energjisë së përdorur në këtë industri përbën rreth 40% të të gjithë energjive të
përdorura në shoqëri. Prandaj ndërtimi i qëndrueshëm është një nga sfidat më të
rëndësishme me të cilat ndeshet sot shoqëria. Dhe potenciali për përmirësim është vigan.
Stadet e konsumit të energjisë në materialet
e ndërtimit.
• Prodhimi, mirëmbajtja e përtëritja e materialeve në një ndërtesë të zakonshme për një periudhë
50 vjeçare kërkon një sasi energjie prej 2000-6000 MJ/m2. Arsyeja kryesore për këtë interval kaq
të gjerë rrjedh nga ndryshimet shumë të mëdha të kërkesave për energji të materialeve
ndërtimorë. Psh, strukturat prej druri zakonisht kërkojnë 30% më pak energji se strukturat prej
betoni. Duhet thënë që ajo pjesë e kësaj energjie e cila varet direkt nga materialet e përdorura
normalisht përbën 10-25% të energjisë totale të kërkuar në të gjithë ciklin jetësor të ndërtesës.
Kështu pjesa më e madhe e energjisë nevojitet për funksionimin e ndërtesës gjatë jetës së saj.
• Megjithatë me ndërtesat e sotme me përdorim të ulët të energjisë funksionimi gjatë jetës së
ndërtesave kërkon shumë më pak energji dhe në të njëjtën kohë energjia e nevojshme për
prodhimin e ndërtesave është në rritje. Për ndërtesat moderne ky fraksion mund të përbëjë
rreth 50% të energjisë së përdorur në të gjithë jetën e ndërtesës. Kjo nënkupton se ka një
optimum ku rritjet e mëtejshme në trashësinë e izolimit dhe përdorimit të produkteve të tjera
energji konsumuese në ndërtesë nuk mund të justifikohen me anën e kursimeve më të mëdha të
energjisë që mund të arrihen gjatë fazës së funksionimit të saj.
Energjia e materializuar në materialet e
ndërtimit
• Energjia e materializuar në një produkt përfshin energjinë e përdorur për
prodhimin e tij gjatë gjithë procesit të nxjerrjes apo prodhimit të lëndëve të
para, përpunimit, prodhimit dhe stadeve të ndryshme të transportit të
produktit final deri në dalje nga fabrika. Pjesë të tjera të saj përfshijnë psh,
kostot energjetike të restaurimit të zonave të minierës nga ku është nxjerrë
lënda e parë, marketingun dhe paketimin edhe pse ato mund të jenë të vogla.
• Në energjinë e materializuar përfshihet edhe fuqia kalorifike e vetë lëndëve të
para, e cila shpesh quhet rezervë energjetike. Nëse pas shkatërrimit të
ndërtesës do të bëhet incenerimi përmbajtja e energjisë së rikuperuar nga
produkti shënohet si vlerë negative dhe zbritet nga energjia totale e harxhuar.
Megjithatë siç është theksuar më sipër sasia e energjisë që mund të rikuperohet
me djegie mund të humbasë për shkak të aditivëve jo të djegshëm ose toksikë.
Konsumi i energjisë gjatë transportit
Tipi i transportit MJ/ton km
Me rrugë ajrore 33-36
Me rrugë automobilistike ku si lëndë e djegshme 0.8-22
përdoret diesel
Me rrugë hekurudhore ku si lëndë e djegshme 0.6-0.9
përdoret diesel
Me rrugë hekurudhore me tren elektrik 0.2-0.4
Nëpërmjet detit 0.3-0.9
Energjia e materializuar
• Energjia e materializuar në materiale zakonisht përbën rreth 90-95% të
energjisë totale të harxhuar në ndërtimin e një ndërtese dhe ndahet si më
poshtë:
Konsumi direkt i energjisë gjatë nxjerrjes së lëndëve të para dhe në
proceset e prodhimit i cili mund të variojnë sipas tipeve të ndryshme të
makinerive që përdoren në procesin e proshimit
Konsumi sekondar i energjisë në procesin e prodhimit i cili i referohet
konsumit të energjisë që investohet për makineritë, nxehjen dhe ndriçimin
e fabrikës si edhe për mirëmbajtjen e mjedisit të punës.
Energjia për transportin e nevojshëm të lëndëve të para dhe atyre bazë, e
cila varet nga distanca, tipi i lëndës së djegshme dhe metoda e transportit.
Konsumi i energjisë për ngritjen, mirëmbajtjen dhe
shkatërrimin e ndërtesave

• Pjesa e energjisë totale që mbetet (rreth 5-15%) lidhet me proceset


në vendin e ndërtimit, transportit dhe funksionimit të cilat përfshijnë
ngritjen, mirëmbajtjen dhe shkatërrimin e ndërtesës.
• Konsumi i energjisë për transportin e produkteve të prodhuara nga
fabrika për në vendin e ndërtimit mund të ketë një rol të madh në
sasinë e energjisë totale. Psh, prej kohësh elemente prej betoni të
lehtësuar janë eksportuar nga Norvegjia në Kore duke përdorur tre
herë më tepër energji për transport në krahasim me energjinë
fillestare të materializuar.
• Materialet e rëndë ndërtimorë duhet të përdoren lokalisht.
Konsumi i energjise ne vendin e ndertimit

• Konsumi i energjisë në vendin e ndërtimit përfshin konsumin për nxehje, ndriçim dhe
makineri. Përdorimi i energjisë njerëzore varion në varësi nga metodat e ndërtimit, por ka një
ndikim të vogël në sasinë totale të energjisë. Supozohet që një person harxhon 0.36MJ energji
në orë, kurse ngritja e një banese mesatare kërkon 270-540MJ. Si rezultat i rritjes së
mekanizimit sasia e energjisë së përdorur në vendin e ndërtimit në vitet e fundit është rritur
në mënyrë të konsiderueshme.
• Tharja e ndërtesave me ventilatorë industrialë- për të shpejtuar kohën e përfundimit të
ndërtimit është një metodë relativisht e re dhe është përgjegjëse për pjesën kryesore të kësaj
rritjeje.
• Tradicionalisht struktura kryesore e ndërtesës së bashku me çatinë duhet të përfundojë në
pranverë. Kështu që ajo të mund të thahet gjatë verës. Gjithashtu në sasinë e energjisë
ndikon edhe përmbajtja e lagështisë së materialeve të ndryshëm ndërtimorë. Psh kërkohet
më tepër se dy herë kohë për të tharë një mur prej betoni në krahasim me një mur masiv prej
druri.
• Konsumi i energjisë për mirmbajtje dhe restaurim. Dielli, ngrica, era,
lagështia dhe konsumi apo plasaritjet e zakonshme shtrojnë nevojën për
mirëmbajtje. Shpesh materialet janë të trajtuar kimikisht dhe të lyer. Por
më vonë duhet bërë rregullisht trajtimi sipërfaqësor dhe riparimi i tyre. Më
pas vijon zëvendësimi i pjesëve të degraduara dhe të prishur.
• Konsumi i energjisë për çmontimin ose largimin e materialeve gjatë
shkatërrimit. Kjo mund të zërë një vlerë rreth 5% të të gjithë sasisë totale të
energjisë vlerë kjo që është më e vogël për ndërtime të cilat janë projektuar
për një demontim të lehtë.
• Duhet të bëhet dallim ndërmjet materialeve dhe komponentëve
ndërtimorë, për prodhimin, transportin dhe vënien në vepër të të cilëve
kërkohet sasi e madhe energjie (energy intensive) dhe materialeve të tjerë,
siç janë materialet lokalë, të cilët për prodhimin dhe vënien e tyre në vepër
kanë shumë nevojë për përdorim të punës së dorës (labour intensive).
Zvogëlimi i konsumit të energjisë në
industrinë e ndërtimit
• Meqënëse konsumi i energjisë në industrinë e ndërtimit lidhet ngushtë me sasinë e
materialeve të përdorur për zvogëlimin e konsumit energjetik është kritik zvogëlimi i
përdorimit të materialeve. Për sektorin e energjisë janë të rëndësishme gjithashtu:
• Prodhimi i decentralizuar: prodhimi i decentralizuar zvogëlon transportin dhe është i
përshtatshëm veçanërisht për materialet lokale. Gjithashtu në shumë raste janë me
interes njësitë e lëvizshme të prodhimit.
• Përdorimi i burimeve të efektshme të energjisë. Elektriciteti si një burim energjie i
prodhuar në TEC-e nga nafta, qymyri dhe energjia bërthamore, përbën vetëm 25-40%
të energjisë së disponueshme. Hidroelektriciteti mund të jetë mbi 60% - por edhe ky
nuk është plotësisht i efektshëm. Atje ku është e mundur është më mirë që të
mënjanohet elektriciteti dhe në vend të tij të përdoren metoda prodhimi të energjisë
të bazuara në energjinë e nxehjes direkte ose në energjinë mekanike-psh fuqia
rrotulluese.
Zvogëlimi i konsumit të energjisë në
industrinë e ndërtimit
• Efektshmëria maksimale varet në lidhjen ndërmjet burimit të energjisë dhe
procesit të prodhimit të përdorur. Atje ku elektriciteti prodhohet në TEC-e
kemi gjithmonë një sistem bashkëprodhimi i cili prodhon edhe nxehtësi ashtu
sikurse elektricitet; por kjo varet në industrinë përkatëse e cila duhet të jetë
lokalizuar afër me procese të tjera që kanë nevojë për nxehtësi. Proceset që
kanë nevojë për shumë punë krahu janë pothuajse në të gjitha rastet procese
me kursim energjie.
• Përdorimi i burimeve lokale të energjisë. Sa më e ulët të jetë distanca
ndërmjet stacionit të prodhimit të energjisë dhe përdoruesit aq më e vogël
është sasia e energjisë së humbur gjatë shpërndarjes. Në distanca të mëdha
këto humbje mund të jenë rreth 10-15%. Vitet e fundit stacione lokale të
prodhimit të energjisë kanë treguar avantazhe të qarta ekonomike.
Zvogëlimi i konsumit të energjisë në
industrinë e ndërtimit
• Përdorimi i teknologjive të efektshme përsa i përket konsumit energjetik. është e
mundshme të zvogëlohet konsumi i energjisë në proceset e sotme industriale duke
përdorur një rikuperim të efektshëm të energjisë dhe teknika prodhimi të përmirësuara.
Pjekja e çimentos në furrat tip pusi kërkon 10-40% më pak energji se sa në furrat
tradicionale rrotulluese. Në industrinë e çelikut mund të zvogëlohet përdorimi i
energjisë me 50% duke kaluar nga furrnaltat e larta me ngarkesë nga lart të mineralit,
shkrirësit dhe koksit në furrnalta me hark elektrik.
• Përdorimi i produkteve që konsumojnë pak energji gjatë procesit të prodhimit. Disa
studime kanë treguar se energjia e materializuar në ndërtesat e zakonshme mund të
zvogëlohet me rreth 15-20% duke zgjedhur produkte me konsum të ulët energjetik.
• Tharja natyrore e ndërtesave. Shumë mund të fitohet nga zgjedhja e materialeve që
thahen shpejt-psh, tulla të cilat thahen më shpejt se betoni-dhe nga lënia e ndërtesës
që të thahet në mënyrë natyrore në stinën e verës.
Zvogëlimi i konsumit të energjisë në
industrinë e ndërtimit
• Përdorimi i teknikave të ndërtimit të cilat favorizojnë riciklimin. Për prodhimin
e shumë materialeve ndërtimorë harxhohet shumë energji, sidomos për
metalet, betonet dhe tullat. Nga ripërdorimi i shtatë tullave mund të kursehet
një litër naftë. Materialet e përbërë prej metalesh të riciklueshëm mund të
kursejnë 40-90% të energjisë krahasuar me rastin kur ato nxirren nga mineralet.
Për materialet e tjera kursimet e arritura nga riciklimi i materialit janë më të
vogla; psh riciklimi i izoluesve me lesh xhami kursen vetëm rreth 5% energji.
• Megjithatë është një faktor vendimtar mundësia për riciklim plotësisht lokal
përndryshe kostot e energjisë së harxhuar në transport ndryshojnë me shpejtësi
raportin e fitimit ndaj humbjeve. Ky është përsëri një argument i rëndësishëm
në favor të materialeve të thjeshtë: shumë materiale të avancuar industrialë
duhet të transportohen në distanca të mëdha për në njësi speciale riciklimi.

You might also like