Lojera Popullore

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

PUNIM SEMINARIK
Lënda: Lojra popullore

Prof: Blerim Sulejmani


Punoi: Blerina Kasa

Drejtimi:Pikture
Hyrje

Lojërat popullore ndryshe jane lojera për zhvillimin e


shkathtësisë e të mprehtësisë dhe forcimin fizik, që pjesërisht
kanë natyrën e një gare,të një argëtimi dhe të një shfaqjeje.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore, por jo vetëm, të një populli, ka
një rëndësi të veçantë kur kemi të bëjmë me kulturën shpirtërore
të tij. Pjesë e rëndësishme, segment i veçantë i kësaj
trashëgimie, padyshim janë edhe lojërat popullore që ai popull i
ka aplikuar përgjatë shekujve. Kjo, jo rastësisht, pasi lojërat
popullore nuk kanë shërbyer vetëm për argëtim të atyre
personave që janë marrë me ato, por kanë shërbyer edhe për
kalitjen fizike të tyre, për edukimin e të rinjve për të dalluar të
mirën nga e keqja, të moralshmen nga e pamoralshmja, për të
mësuar normat shoqërore të kohës dhe për t’iu përshtatur atyre.
Lojerat ne oden e burrave
Në odën e burrave, për dekada e shekuj me radhë janë
luajtur disa lojëra shumë karakteristike, mesazhi i të cilave
do të mund të jetë aktual edhe sot e gjithë ditën, sepse
është universal. Një ndër to, padyshim është loja e quajtur
“Si urdhëron Begu,” shpjegon profesor Muhameti. Kur i
barabarti bëhet i pari, atëherë…! Sipas asaj që ia ka dalë
të zbulojë ky hulumtues, del se kjo lojë të ketë qenë
shumë specifike. Kjo lojë ka konsistuar në faktin se në
mesin e burrave prezentë në odë është zgjedhur Begu
(çdo herë një Beg i ri) dhe në fakt loja ka filluar që nga
momenti që ai është zgjedhur. “Përmes kësaj loje e kanë
vënë në lojë (spikamë) tërë sistemin feudal të asaj kohe –
Beun e zgjedhur, sundimtarin dhe veprimet e tij të
mëtutjeshme. Nga një i barabartë në mesin e të
barabartëve ai pas zgjedhjes shndërrohet në një person të
plotfuqishëm në dhomë.
“Loja e kapuçave”
“Loja e kapuçave”. “Në këtë lojë, të gjithë
pjesëmarrësit që janë ulur në formë të rrethit,
kanë bartur kapuça, pos njërit prej tyre. “Lufta” e
tyre është që gjatë lojës të mos ngelin pa kapuç,
sepse ai që ngel pa kapuç përjashtohet nga loja.
Prandaj, lufta për të mbrojtur kapuçin, shpesh ka
ditur të jetë e pakompromis, e pa pardon! Kjo
është sikurse edhe në jetën e përditshme, në
politikë, në biznes apo kudo tjetër – të gjithë
futën në një garë, por dikush “ngel pa kapuç” dhe
ai largohet nga “loja”. Pra, kurrë nuk dalin të
gjithë të fituar. Dikush humb, sikurse edhe në
lojën e kapuçave, pra dikush e pëson”
Gjuetia

Qellimi:Zhvillimi i shkathtesise
Mjetet: Topa futbolli Zhvillimi i lojes: Skuadra A gjendet
brenda fushes dhe skuadra B jashte fushes. Detyra per
skuadren A eshte qe me kembe te godase lojtaret e
skuadres B me top. Pasi goditen te gjithe lojaret e
skuaders B, rolet nderrohen. Goditjet mbi brez nuk
lejohen.
TIGRI
Qellimi I kesaj loje eshte zhvillimi i shkathtesise dhe
kercueshmerise
Mjetet: Top futbolli Zhvillimi i lojes: Formohet nje
rreth. Topi mund te luhet kryq e terthor. Ne mes
qendron nje lojtar (tigri). Ai perpiqet qe te preke ose
te kape topin, duke kercyer e levizur por brenda nje
distance ne caktuar. Nese tigri e prek ose kap topin
atehere lojtari qe humbi topin ze vendin e tij.

You might also like