Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

LESSON : Nocioni per prezentimet

multimediale
SUBJECT : Informatike

E-LEARNING
28.04.2020

HANA JONUZI
PREZANTIMET MULTIMEDIALE
 Prezantimi paraqet formën e komunikimit (komunikatat dhe këmbimin e informacioneve)
ndërmjet ligjëruesit dhe publikut. Prezantimi multimedial në aspekt të gjerë paraqet
kombinimin e ekspozimit (të folurit) me paraqitjen e përmbajtjeve të ndryshme
multimediale (tekst, fotografi, audio, video dhe animacione). Gjatë kësaj është e
domosdoshme përdorimi i mjeteve ndihmëse teknike (kompjuterë, projektorë, pllato
prezantuese, monitor...). Kjo mënyrë e komunikimit sot është bërë shumë e zakonshme në
mësimdhënie – ligjërime (në shkolla, fakultete dhe institucione tjera arsimore), në
promovime të kompanive, prodhimeve dhe shërbimeve, etj.
              Nga aspekti i teknikës kompjuterike me prezantim multimedial nënkuptoj
përmbajtjen multimediale të krijuar me programe përkatëse kompjuterike. Më shpesh
përdoret Microsoft Office PowerPoint,  por mund të përdoren edhe programe tjera.
 Përmbajtja multimediale mund të shpërndahet përmes CD-ve dhe DVD-ve apo ndonjë
mediumi tjetër memorues, të vendoset apo të merret nga faqet e Internetit ose të
publikohet online.
  Përmbajtja e prezantimit multimedial paraprakisht është e përgatitur dhe e sistematizuar
në faqe. Çdo faqe e këtillë paraqet një tërësi përmbajtëse dhe quhet sllajd (ang. Slide).
             Procedura e krijimit të prezantimit multimedial së pari përbëhet nga zgjedhja e
temës dhe idesë me te cilën do te krijohet prezantimi. Më pas bëhet grumbullimi dhe
përgatitja e materialit (tekstit, grafikës, si dhe përmbajtje tjera audio-vizuale).
              Bëhet plani i prezantimit, caktohet  radha e sllajdeve dhe radhitja e materialit të
disponueshëm në sllajde. Në kuadër të planit për qasje në realizim – krijimin e çdo sllajdi
individual (zgjedhja e dizajnit, vendosja e tekstit, fotografive dhe objekteve tjera, radhitja e
objekteve në sllajde). Në përfundim të krijimit të çdo sllajdi të prezantimit rishikohet edhe
një herë dhe bëhen korrigjimet e nevojshme.
MJEDISI I PUNËS NË MS OFFICE POWER POINT
 Meqenëse aplikim dominant ka programi Microsoft PowerPoint, si program grafik për
ndërtimin e prezantimeve multimediale, do të tregojmë mjedisin e punës si dhe
karakteristikat themelore dhe mundësit e këtij programi.
 Do ta aplikojmë versionin 2007 të këtij programi. Ky version ka të integruar komponentë
multimediale për mbështetje të drejtpërdrejt gjatë prezantimeve multimediale. Pjesën më
të madhe të sipërfaqes së punës e zë hapësira e përmbajtjes së prezantimit, e përveç saj
aty janë edhe linjat e zakonshme që i ngjajnë Microsoft Word-it.
 Linja specifike me meny për PowerPoint është linja e aplikacioneve, në kuadër të së cilave
hapen të gjitha opsionet për krijimin e prezantimit (Home, Insert, Desing, Animation, Slide
Show, Review, View dhe Add-Ins).
 Pamja e hapësirës mund të ndryshohet (View) me 4 mënyra: Normal, Slide Sorter, Notes
Page dhe Slide Show.
KRIJIMI I PREZANTIMEVE MULTIMEDIALE NË MS
OFFICE POWER POINT

 Gjatë krijimit të sllajdeve duhet të zgjedhim dizajnin e sllajdeve (prezantimit). Dizajni i


prapavijës në mënyrë më të thjesht mund të krijohet duke zgjedhur nga shabllonet
(templates) ekzistuese me stile dhe ngjyra të caktuara që janë të integruara në Power
Point. Më pas zgjidhet pamja e sllajdit (slide layout) – radhitja e objekteve në sllajd,
ngjyra, etj. Ngjyrën e bazës së sllajdit thjesht mund ta zgjedhim nga menyja e njëjtë me
urdhrin Background styles me çka aktivizohet korniza me prapavijat e dhëna.
 Pas zgjedhjes se ngjyrës së prapavijës, duke klikuar në opsionin Apllyto All, prapavija e zgjedhur shtohet në
të gjitha sllajdet, e nëse dëshirojmë ta kemi vetëm një sllajd me këtë prapavijë  atëherë klikojmë në
opsionin Aplly.
 Gjatë krijimit të sllajdeve duhet tu përmbahemi disa rregullave themelore, ashtu që dizajni i prezantimit të
jetë më efektiv:
 ·         Duhet të zgjedhim shabllone me kontrast më të fortë në mes tekstit dhe prapavijës.
 ·         Prapavija nuk duhet të ngarkohet me ngjyra, sepse mund të ndodh në atë rast që teksti të mos jetë
mjaft i lexueshëm.
 ·         Ndryshimi i ngjyrës së prapavijës të bëhet në rastin kur duhet dalluar ndonjë sllajd.
 ·         Të përdoren ngjyrat e njëjta apo të ngjashme për të theksuar lidhshmërinë.
 ·         Ngjyrat e ndritura dhe vijat e holla janë më të dukshme me prapavijë të errët.
 ·         Të verifikohet pamja e ngjyrave para paraqitjes së prezantimit.
PAMJA E PREZENTIMIT

 Pas zgjedhjes së shabllonit (Templates) dhe temës (Themes) kalohet në futjen e të dhënave
në hapësirën e paraparë të sllajdit. Në fillim të prezantimit zakonisht merret sllajdi i titullit
(Title Slide), e më vonë mundet gjatë rrjedhës së prezantimit, sllajdeve që kanë rëndësi të
posaçme të ju ndahet formë e njëjtë. Përveç titullit kryesor, sllajdi i titullit mund të posedoj
edhe nëntitull. Më pas vinë të ashtuquajturit sllajde të përmbajtjes.
 Fushat me korniza për vendosje të përmbajtjeve të llojllojshme quhen korniza për vendosje
(placeholders). Gjatë futjes së të dhënave duhet pasur kujdes që përmbajtja mos të kaloj
nga kufijtë e caktuar, ashtu që në aspektin estetik të jetë i pranueshëm (pa u mbingarkuar
apo pa lënë hapësira të zbrazëta). Objekteve në sllajde mund të ju shtohen edhe efekte të
ndryshme të animacionit.
RUAJTJA E PREZENTIMIT

 Pas përfundimit të futjes së të dhënave, prezantimin duhet ruajtur. Datoteka ruhet me


ekstensionin “.pptx”. Përveç kësaj forme standarde të prezantimit, ajo mund të ruhet edhe
në formën e përshtatshme për emetim të drejtpërdrejt – Slide Show, ku datotekat kanë
ekstensionin “.ppsx”.
PREZENTIMET E NDERLIKUARA

 Gjatë prezantimit zakonisht sllajdet ndërrohen njëri pas tjetrit, duke përdorur mausin apo tastierën. Në këtë rast bëhet
fjalë për prezantim të thjeshtë linear. Megjithatë, ekziston edhe mundësia e paraqitjes jolineare. Në këtë rast bëhet fjalë
për prezantim të ndërlikuar. Prezantimet e ndërlikuara përmbajnë linqe në drejtim të faqeve tjera të prezantimit,
hiperlinqe në drejtim të përmbajtjeve tjera (audio, video,..), si dhe fajllave të futur tekstual apo dokumenteve tjera.
  
 Lloj të posaçëm të prezantimeve të ndërlikuara paraqesin  prezantimet interaktive. Ato përmbajnë programe dhe vegla
shtesë për krijimin e demonstrimeve (p.sh., ndonjë ligj fizik), kuizeve interaktive, testeve... Për ndërtimin e këtyre
prezantimeve një prej programeve më të mirë është Adobe Flash Player (Macromedia), por mund të përdoren edhe
shumë vegla tjera softuerike.
 Prezantimet e Microsoft Power Point-it mund të paraqiten në tri mënyra:
 1.      Gjatë ligjërimeve klasike duke ndërruar sllajdet në mënyrë manuale përmes tastierës apo mausit
 2.      Paraqitja automatike Slide Show dhe
 3.      Kombinimi i dy paraqitjeve paraprake, tek të cilat shfrytëzuesi ka një liri të theksuar në zgjedhjen e rrjedhës së
prezantimit.

You might also like