Leksion 4 Format e Komunikimit

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 24

BSc Media dhe Komunikim

Lenda Format e komunikimit

Leksion 4 Si behet komunikimi dhe prezantimi

06.11.2019 Dr. Votim Hanoli


Komunikimi dhe prezantimi

Komunikimi efektiv në të shprehur kërkon që ju të


jeni në gjendje të shprehni idetë dhe pikëpamjet tuaja
qartë, me vetbesim, dhe në mënyrë konçize. Kështu,
përpara një audience ju duhet të praktikoni
komunikimin e lirë që ndihmon në prezantimin e
fjalimit të rrjedhshëm.
Prezantimet pamore (vizuale) dhe me gojë
Prezantimi me gojë dallohet nga komunikimi me
shkrim ngase kërkon prezencën tuaj fizike para
publikut. Edhe në botën akademike, edhe në atë të
biznesit do t’u duhet herë pas here të mbani
prezantime ku ekspozohet puna juaj para publikut, i
cili përqendrohet tek ju dhe kjo e bën prezantimin një
punë stresuese.
Zhvillimi i prezantimit të suksesshëm është aftësi që
mësohet me kohë dhe me ushtrime. Sa më shpesh ta
përsërisni, do t’u bëhet gjithnjë e më e lehtë.
… të përgatitesh mirë …

Pavarësisht se jeni fillestar, apo keni përvojë në


mbajtjen e prezantimeve, ju do të shpreheni mirë në
qoftë se përgatiteni mirë. Kjo do të thotë shfrytëzim i
teknikave të shkrimit dhe zhvillim i strategjisë së
komunikimit, që ju ndihmon të krijoni vetëbesim.
Për të mbajtur me sukses një prezantim, duhet të keni
kujdes edhe në një sërë aftësish si dhe të dini si të
shfrytëzohen më së miri mjetet vizuale- ndihmëse.
Përgatitja për prezantim …

Përpara se të prezantojmë një material, së pari duhet


planifikuar mënyra e prezantimit të tij.
Nëse gjuha që përdorni nuk është e duhura me siguri
që marrësi, publiku, audienca nuk do t’ju kuptojë. Kjo
lidhet me stilin tuaj të komunikimit, c’ka është dicka
vetjake dhe ka disa rregulla që mund t’i zbatoni për të
përdorur një gjuhë sa më të përshtatshme.
… përgatitja për prezantim …
Kjo fazë është e lidhur së pari me përpilimin e punimit
me shkrim, nëse do ta prezantojmë me shkrim.
Hapa që mund t’i ndiqni në përgatitjen e prezantimit:
a. parashkrimi
b. shkrimi
c. përshtatja për formatin e prezantimit me gojë
d. pershtatja e materialit me kohën në dispozicion
e. pasqyra e analizës së publikut
Hapat për përgatitjen e prezantimit
a. Parashkrimi- përmban qëllimin tuaj dhe objektivat, si dhe nënkupton
përgatitjen e fazës së përmbajtjes konkrete.
b. Shkrimi- Shkruani përmbajtjen e prezantimit tuaj. Ky shkrim nganjëherë
mund të ndryshojë duke theksuar disa pjesë dhe duke shpjeguar ato. Kujdes
gjithashtu në gramatikë dhe në stil.
 c. Përshtatja e materialit për prezantimin me gojë. Të keni kujdes kur kaloni
nga njëra temë në tjetrën duke patur parasysh që të ketë një rrjedhë mendimi.
d. Renditni tezat kyçe sipas rëndësisë dhe mbani rezervë tezat më pak të
rëndësishme nqs mungon materiali (për të koordinuar kohën që kemi në
dispozicion). Kjo kërkon përgatitje të mirë që të fitoni vetëbesim për ta bërë
këtë.
e. Analiza e publikut - duhet të dini sa e njeh publiku temën që do të
prezantoni. Psh: nëse i prezantoni publikut një raport financiar, përdorni
terma profesionale dhe ata sigurisht do ta kuptojnë, por nëse në publik krahas
ekspertëve financiarë gjenden edhe punëtorë të profileve të ndryshme,
terminologjia duhet shpjeguar paraprakisht.
Faktorët e ndikimit
Pas këtyre pikave të rëndësishme duhet të
përqëndrohemi në faktorët e ndikimit që prezantimi të
lerë mbresa te audienca.
Faktorët e ndikimit janë:
1. Struktura dhe përmbajtja
2. Ligjërimi
3. Pamja dhe qëndrimi
4. Shfrytëzimi i mjeteve vizuale dhe ndihmëse
5. Përgjigjet në pyetje
1. Struktura dhe përmbajtja:
Ashtu si shkrimi edhe prezantimi përmban: fillimin,
zhvillimin dhe përfundimin.
Struktura e prezantimit, rrjedh nga një shkrim i
sukseshshëm, i punuar dhe i organizuar mirë . Është mirë
të filloni me diçka që të tërheqë vëmendjen e publikut.
Pjesa kryesore e prezantimit tuaj duhet të paraqitet në
mënyrë logjike.
Paraqitni qartë tezat, të cilat mund t’i orientoni me këto
fraza: “përshkrimi im tregon se…”, apo “për këtë arsye
është e qartë se…”.
2. Ligjërimi:
Mënyra se si ligjëroni ka një ndikim të madh në
mbresën përfundimtare. Matni se sa shpejt flisni. Disa
njerëz flasin rreth 130 fjalë në minutë. Shumë
programe kompjuterike kanë mundësinë e numërimit
të fjalëve, kështu ata do të llogarisin se sa fjalë ka në
materialin tuaj të shkruar. Pjesëtohet numri i fjalëve të
shkruara me shpejtësinë e të folurit tuaj dhe do të gjeni
se sa kohë do të zgjasë prezantimi juaj.
Psh: Nëse flisni 130 fjalë në minutë dhe prezantimi juaj
ka 3250 fjalë, do të keni material të mjaftueshëm për
25 minuta prezantim, pa përfshirë këtu pyetjet shtesë.
… ligjërimi në prezantim …
Ushtrohuni duke lexuar me zë dhe duke matur kohën.
 Filmoni veten
Ushtrohuni para mikut, kolegut apo anëtarit të familjes, që t”ju
japin feedbackun.
Nuk preferohet leximi fjalë për fjalë nga shënimet - monotonia.
Përdorni mjete vizuale (pamore), të cilat do t’i ndihmojnë
publikut që t’i kuptojë tezat tuaja.
Shikoni publikun. Mos shikoni në dysheme, tavan apo mur.
 Flisni qartë dhe ndryshojeni shpejtësinë dhe ritmin e të folurit
tuaj në mënyrë që ta ruani interesimin e publikut. Ndryshojeni
lartësinë e zërit tuaj. Zëri i ulët zakonisht tingëllon në mënyrë
më autoritare.
… vazhdim …
Folësit pa përvojë flasin tepër shpejt. Janë nervozë dhe
shpejtojnë pa bërë pauza dhe publikut mund t’i ikë një
pjesë e mirë e fjalimit.
Bëni pauza dhe vini kontakt me publikun, por kjo të
ndodhë në moment të përshtatshëm.
Theksoni tezat kyçe. Nëse keni publik më shumë se 15
apo 20 njerëz, do të jetë më mirë të qëndroni.
 Ndihmoni veten me gjeste përkatëse.
Edhe nëse jeni nervoz, provoni të dukeni të natyrshëm
dhe të qetë. Gati të gjithë janë nervoz në prezantime.
3.Dukja dhe qëndrimi:

Hulumtimet tregojnë se mbresat që lë prezantimi me


siguri më shumë bazohen në dukje dhe qëndrim se sa
në vetë përmbajtje.
Qëndrimi i bukur krijon një ndjenjë të sigurisë,
vetbesimit.
Rrini drejt, sepse kjo të jep përshtypjen e zgjuarsisë.
4. Mjetet vizuale ndihmëse:

Ndihmojnë në përcjelljen e ideve dhe informacioneve


dhe duhet të arrijnë në disa efekte:
-Të na fusin në temë –
-Të ndihmojnë publikun për të vizualizuar koncepte
abstrakte (tabela, diagrame)
-Të tërheqin vëmendjen (figura të ndryshme, fotografi,
harta, plane)
5. Përgjigjet në pyetjet:

Në fund të prezantimit publiku juaj ka mundësi të


bashkëpunojë. Ju e caktoni në fillim se kur do tu përgjigjeni
pyetjeve - ky është prezentimi juaj.
Nëse ka pyetje në mes të prezantimit, thoni se në fund të
fjalimit do t’i ktheheni pyetjes- dhe mos harroni ta bëni atë.
Lejoni vetëm një apo dy pyetje për person.
Kur bën dikush pyetje, mos u përgjigjni derisa të jeni të
sigurtë se e keni kuptuar atë. Nëse nuk e keni kuptuar, luteni
personin që ta shpjegojë atë. Nëse nuk mund ti përgjigjeni një
pyetjeje, është më mirë që këtë ta pranoni, se sa të “përzieni
diçka”, veçanërisht kur flisni para publikut që e njeh temën.
Metodat e prezantimit
Qartësia dhe konciziteti

Jini të qartë dhe konciz.  Përdorni një ton me ritëm të


qartë, dhe përmirësoni komunikimin edhe për të
inkurajuar pyetje.

Kini kujdes që kapërcimet gjatë ndërrimit të temave dhe


kalimin në argumente të reja, të jenë të qarta. Publiku
duhet të jetë i vetëdijshëm se keni përfunduar shpjegimin
e temës A dhe se tani jeni duke folur për temën B: “me
këtë pikërisht vërtetova se… për këtë arsye mund të
kalojmë në…”
Te negociosh
Negociator - Për të arritur në një marrëveshje që është
e pranueshme për të dyja palët:
Përdorni rolin  fitoj-fitoj. Kthehuni tek pikat tuaja me
logjikë, dhe tregoni takt tek ata që ju kundërshtojnë.
Audienca- publiku
Mbajtja e një fjalimi përpara një audience. Paraqiteni
mesazhin tuaj në mënyrë interesante, strukturoni
prezantimin tuaj duke përdorur mjetet audio vizuale
në mënyrë efektive dhe ndërtoni një raport me
audiencën tuaj.
Të rëndësishme janë edhe teknika të tjera, psh.
përgjigjet e pyetjeve në mënyrë profesionale dhe
shkalla e mjaftueshme e fleksibilitetit (pyetjen e
publikut ta përshtatni me prezantimin tuaj).
Dëgjimi

*Bëni përdorimin efektiv të gjuhës së trupit dhe të


fjalës. Jini të ndjeshëm ndaj gjuhës së trupit të
përdorur nga bashkëbiseduesi si dhe ndaj asaj çka
thonë: sytë, gjestet, humori i përshtatshëm dhe
analogjia.
Bëni përdorim të gjuhës së duhur të trupit: tregohuni i
sjellshëm ndaj bashkëbiseduesit, i vëmendshëm dhe
mbani kontaktin me sy.
Feedback-u
Në prezantimet me gojë rëndësi të veçantë dhe më të
madhe se vetë përmbajtja, kanë shenjat joverbale.
Shumica e feedbackut, vjen nga sinjalet joverbale.
Të jeni të vetëdijshëm për feedbackun që fitoni nga
publiku gjatë prezantimit.
Studioni sjelljen joverbale të publikut tuaj.
A ju duket i interesuar dhe a ju përcjell me vëmendje?
A mos ka humbur interesimin gjatë prezantimit tuaj?
Pauzat
Bëni një pauzë dhe shtroni disa pyetje që të zbuloni se
a e kupton publiku thelbin e temës suaj. Publiku
ndoshta nuk ju dëgjon qartas ose ju flisni tepër shpejt.
Secili komunikim, e në veçanti prezantimi me gojë,
bazohet në informatat kthyese, të cilat ndihmojnë në
realizim të suksesshëm.
Feedbacku na ndihmon që ta kuptojmë se a jemi duke
e kryer punën mirë apo keq.
Feedbacku është proces pozitiv.
Empatia
Empatik do të thotë:

Të jesh i hapur për idetë e të tjerëve dhe i ndjeshëm


ndaj vlerave dhe ndjenjave të tyre: duke u përpjekur
për ti parë gjërat nga perspektiva e personit tjetër. Kjo
tregon se ju e kuptoni, se ju mund të dëgjoni dhe të
pasqyroni kuptimin e tyre.

Një studim i Liza Aziz- Sadeh nga Unversiteti i


Kalifornisë, ka zbuluar se njerëzit me cilësi muzikore
kanë tendencën  të jenë më empatikë se të tjerët.
Kur ta përfundoni prezantimin, duhet të bëni një
përmbledhje të shkurtër të tezave kryesore. Është e
rëndësishme që prezantimin ta përfundoni pastër.
Përfundoni me fjali përmbyllëse lidhur me qëllimet që
keni theksuar në fillim.
Psh: “Këtë paradite kam folur mbi…, gjë që vërteton
se…”.
Nëse e filloni fjalimin tuaj me hyrje që tërheq
vëmendjen, mund t’i ktheheni asaj edhe te përfundimi.

You might also like