Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Kolegji AAB

Fakulteti Juridik-Kriminalistik

Raporti vjetor I avokatit te popullit

Punim Seminarik

punoi: Dilber Sinani

Prishtinë - 21/12/2019
Përmbajtja :
• Pershkrimi...………………………………………………1-2
• Kreu 1.……………….……………………………………...3
• Kreu 2………………………………………………………..4
• Kreu 3………………………………………………………..5
• Kreu 4……..…………………………………………………6
• Ankesat……………………………………………………..7
Pershkrimi
Raporti Vjetor është publikimi më i rëndësishëm i Institucionit të Avokatit të Popullit,
nëpërmjet të cilit bëhet e mundur njohja e anëtarëve të Kuvendit me punën e Avokatit
të Popullit gjatë vitit për të cilin ai bën raportimin dhe në të njëjtën kohë, ndihmohet
administrata publike dhe agjencitë e ndryshme që ofrojnë shërbime për publikun të
përmirësojnë administrimin e tyre. Raporti Vjetor e bën punën e Avokatit të Popullit të
aksesueshme edhe nga publiku që është i interesuar të ndjekë aktivitetin e tij, duke
përfshirë këtu publikun e gjerë, mediat, nëpunësit civil etj. Në këtë raportim, ndryshe
nga raportimet e mëparshme, kemi prezantuar më shumë analiza të veprimtarisë së
Institucionit dhe nuk kemi bërë thjesht një listim të aktiviteteve të tij. Raporti Vjetor
përmban refleksionet tona për çështjet më të rëndësishme të prezantuara gjatë vitit si
dhe identifikon problemet të cilat kanë nevojë për përmirësime në të ardhmen.

1
Pershkrimi

Një vend të veçantë në këtë raport i kemi kushtuar veprimtarisë së Institucionit të Avokatit të
Popullit në kuadër të Mekanizimit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe çdo Dënimi tjetër
Çnjerëzor dhe Degradues. Kjo strukturë është ngritur në zbatim të “Protokollit Opsional të
Konventës kundër Torturës dhe çdo Dënimi tjetër Çnjerëzor dhe Degradues” (OPCAT) ratifikuar
nga Kuvendi i Shqipërisë me anë të Ligjit Nr.9094 dt.03.07.2007, dhe ka filluar veprimtarinë në
Qershor 2008. Raporti i nëntë vjetor i Avokatit të Popullit që paraqet veprimtarinë e tij gjatë vitit
2008 është i ndarë në katër krerë dhe dy anekse dhe fillon me fjalën e veçantë të Avokatit të
Popullit

2
Kreu 1

- Kreu i parë ndër të tjera shpjegon shkurtimisht funksionimin e Institucionit dhe


në veçanti objektivat e tij për të ardhmen. Gjithashtu i kushton vëmendje
bashkëpunimit të Institucionit tonë me zyrat homologe dhe detajon
pjesëmarrjen aktive të Institucionit të Avokatit të Popullit në aktivitete të
ndryshme ndërkombëtare

3
Kreu 2

Kreu i dytë ka të bëjë me aktivitete të informimit dhe komunikimit të


Institucionit të Avokatit të Popullit në radhë të parë me Kuvendin e
Shqipërisë. Ky kre është ndarë në 8 seksione ku një vend të veçantë zënë
opinionet për situatën e të drejtave të njeriut si dhe për mirëqeverisjen në
Shqipëri. Një seksion i veçantë i është kushtuar organizimit të “ditëve të
hapura” dhe bashkëpunimit me mediat, nëpërmjet të cilave kemi siguruar
aksesin e nevojshëm në publik. Në vazhdim, kemi prezantuar krijimin
gjatë viteve 2006-2008 të disa Institucioneve të reja, në fushën e
mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe kontributin e Avokatit të Popullit
për to. Po ashtu, shkurtimisht kemi bërë një përshkrim të tre Raporteve të
Veçanta që Avokati i Popullit, i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për tre
probleme që i gjykojmë të rëndësishme.
4
Kreu 3
Kreu i tretë, i cili zë dhe pjesën më të madhe në raport, ka të bëjë me
ankesat, kërkesat dhe njoftimet e trajtuara nga Avokati i Popullit, të
ndara sipas ministrive përkatëse dhe organeve të tjera të administratës
publike, hetimet e kryera për disa raste si dhe rezultatet. Këtu kemi
prezantuar dhe zgjidhjet e rasteve tipike dhe të përsëritura, të cilat
mendojmë se duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për veprimet e organeve
përgjegjëse të administratës në situata të ngjashme. Ky kre gjithashtu
përmban rekomandime dhe propozime për eliminimin e shkeljeve dhe
padrejtësive, të cilat janë identifikuar gjatë shqyrtimit të ankesave të
paraqitura tek Avokati i Popullit. Në një seksion të veçantë kemi
prezantuar veprimtarinë e nënseksionit për fëmijët për vitin 2008,
veprimtarinë e Njësisë për Parandalimin e Torturës dhe çdo Dënimi tjetër
Çnjerëzor dhe Degradues si dhe disa nga rekomandimet më të spikatura
që Avokati i Popullit i ka bërë organeve të Administratës Publike
5
Kreu 4
• Kreu i katërt paraqet veprimtarinë shumë të rëndësishme të Avokatit
të Popullit, të realizuar nëpërmjet rekomandimeve për nxjerrjen,
ndryshimin apo plotësimin e ligjeve apo akteve nënligjore, në rastet
kur është përmbajtja e këtyre dhe jo zbatimi ose moszbatimi i tyre
shkaku që krijon premisa apo kushte për shkelje të të drejtave të
njeriut apo keq qeverisje. Për shkak të kësaj rëndësie, në tre tabelat
përkatëse kjo veprimtari paraqitet për të 9 vitet e ekzistencës së
Avokatit të Popullit në Shqipëri. Gjithashtu në këtë kre prezantohen
edhe çështjet e filluara me iniciativë nga Avokati i Popullit.

• 6
Ankesat

Në aneksin 1 kemi paraqitur disa nga letrat e falënderimit të qytetarëve


dhe shoqatave të ndryshme drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit.
Aneksi 2 prezanton në mënyrë grafike statistikat kryesore të punës së
Institucionit.

You might also like