Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 49

NDËRTIMI I OBJEKTEVE INXHINIERIKE.

PIKETIMI PARAPRAK.
 Etapa e ndërtimit të objekteve inxhinierike karakterizohet nga një gjerësi dhe
komplelsitetet i matjeve gjeodezike.
 Në kompleksin e matjeve gjeodezike gjatë ndërtimit të objekteve bëjnë
pjesë:
 Krijimi i bazës gjeodezike në plan dhe në lartësi për të mbështetur vendosjen
e boshteve gjeometrike të objekteve, vendosjen e boshteve të ndërtimit dhe
të elementëve ndërtimor prej betonarmeje, konstruksionet metalike etj.
 Vrojtimet inxhiniero-dinamike, për të vënë në dukje qëndrueshmërinë e
objekteve.
 Në përfundim të ndërtimit të çdo objekti kryhen matjet e kontrollit si dhe
rilevimet e zbatimit të cilat vënë në dukje si dhe u realizuan vendosjet e
objekteve në vendet e parashikuar. Përfundimet e këtyre rilevimeve përbëjnë
një material të rëndësishëm në përvojën e fituar për projektimin dhe
ndërtimin e objekteve të tjera.
NDËRTIMI I BAZËS GJEODEZIKE NË
SHESHIN E NDËRTIMIT.
 Vendosja në terren e objekteve të projektuar në planin e përgjithshëm,
kërkon saktësira të larta të cilat parashikohen nga projektuesit në kushtet
teknike që shoqërojnë projektet.
 Per kete jemi të detyruar të ndërtojmë një bazë të re me parametra që të
sigurojnë kërkesat që ka projektimi për vendosjen në terren të objekteve
të projektuar. Kjo bazë e re për nga saktësia, forma dhe dendësia duhet të
sigurojë këtë vendosje pa cenuar pozicionimin e tyre të parashikuar në
projekt.
 Nga kjo bazë, në terren, vendosen boshtet kryesor të objekteve. Ky
proces quhet piketim paraprak.
 Gjatë përpunimit të saktësisë së piketimit të objekteve dhe pjesëve të tij
dallojmë:
 I. Saktësia e vendosjes së objekteve, në lidhje më objektet

 që e rrethojnë, ku trajtohen rastet:


1. Vendosja e objektit ( boshteve kryesore) me saktësinë e
bazës mbështetëse gjeodezike, kur boshtet e tij përfshihen si elementë të
kësaj baze.
2. vendosja e boshteve kryesore, kur jepen një sërë kushtesh
gjeometrike.
3. Vendosja e boshteve të objektit me koordinata të nxjerra nga
plani i përgjithshëm.
II. Saktësia e vendosjes së pjesëve të objektit në lidhje me boshtet kryesore
të tij ku trajtohen:
1. Respektimi i saktësisë së përmasave të objekteve,
godinave, të elementëve ndërtimor, e cila përcaktohet gjatë projektimit,
sipas normave ( manualeve, standardëve ) dhe sipas sistemit modular.
2. Saktësira të larta kërkojnë objektet me konstruksione
metalike, sidomos në rastet kur elementët konstruktiv bashkohen me
bulona.

Gjatë përpunimit të saktësisë së bazës gjeodezike në plan dhe në lartësi në


sheshin e ndërtimit duhet të merren parasysh:
a. Me zmadhimin e përmasave të objekteve ose elementëve, saktësia relative e
piketimit rritet, sepse ruhet saktësia absolute e pozicionit të pikave të objekteve.
Sipas këtij kriteri rriten gjithashtu normat e saktësisë së piketimit të objekteve të
larta.
b. Renditja dhe metodat e punimeve të ndërtimit ndikojnë në përcaktimin
Saktësisë së përmasave të objekteve dhe të punimeve gjeodezike të piketimit. Në
metodën tradicionale të ndërtimit, elementët vendosen me radhë dhe nuk
ndikojnë te njëri
tjetri, ndërsa e kundërta ndodh në metodën me elementë të parapërgatitur ku
punimet kryhen paralelisht.
c. Emërtimi i objektit ndikon në saktësinë e piketimit në atë kuptim, që objektet
që do të qëndrojnë për një kohë të gjatë duhet të ndërtohen me më shumë kujdes se
objektet e përkohshme.
d. Paraqitja estetike e objektit ndikon në saktësinë e piketimit. Ana konstruktive
p.sh. lejon shmangie të këmbëve të urës 5-10 cm, për arsye estetike i vendosim në
vijë të drejtë ose me shmangie jo më shumë se 1-2 cm.
e. Afatet e ndërtimit ndikojnë në saktësinë e ndërtimit të bazës gjeodezike kur
kërkohet që të shpejtohen punimet e ndërtimit dhe të krijohen më shumë fronte
pune, do të kemi vështërsi në punimet e piketimit, atëherë baza gjeodezike duhet të
mbështesë ritmet e krijuara.
Për vendosjen në plan, në terren, të objekteve të projektuar në planin e
përgjithshëm jepet vlera e shmangies Δn. Për të siguruar punimet gjeodezike
të ndërtimit të bazës gjeodezike e orientojmë drejt vlerës mesatare të gabimit
të lejuar, prandaj shkruajmë:
 n
M n 
2
Në gabimin Mn, ndikojnë gabimet e
-ndërtimit të bazës gjeodezike në plan që e shënojmë me “mbgj”
-gabimet në piketimin paraprak “mpp” dhe
-gabimet e fiksimit të pikave të objektit, “mf”.
Këta faktorë i marrim me ndikim të barabartë dhe do të kemi:
Mn = m bgj + m pp + m2f
2 2 2

Mn = mbgj,pp,f· 3 Mn
m bgj   0.58 M n
3
me vlerën mbgj = 0.58 Mn, organizohet në sheshin e ndërtimit, ndërtimi i
bazës gjeodezike në plan.
Për vendosjen në lartësi, të objekteve të projektuar në planin e
përgjithshëm, jepet vlera e shmangies Δh. Atehere kemi:

h
M h 
2
në gabimin Mh, ndikojnë gabimet në ndërtimin e bazës gjeodezike në lartësi
që e shënojmë me ‘mbgjh’, gabimet në piketimin paraprak në lartësi ‘mpph’ dhe
gabimet e fiksimit të pikave të objektit ‘mfh’. Këta faktorë ndikojnë me
ndikim të barabartë, dhe do të kemi:
Mh2 = m2bgjh + m2pph + m2fh
Mh = mbgj,pph,fh· 3 Mh
mbgjh   0.58M h
3
Me vlerën mbgjh = 0.58 Mh, organizohet në sheshin e ndërtimit, ndërtimi i
bazës gjeodezike në lartësi.
Vlerat mbgj dhe mbgjh shprehin gabimin mesatar kuadratik të pikës së bazës
gjeodezike në vendin më të dobët.
1 NDËRTIMI I BAZËS GJEODEZIKE NË PLAN.
Bazë gjeodezike në plan, që shpesh quhet edhe rrjeti i ndërtimit, duhet të
sigurojë vendosjen në terren të objekteve në pozicionin e projektuar.
Saktësia e pikave të kësaj baze në vendin më të dobët nuk duhet të kalojnë
vlerën e llogaritur, mbgj. Forma dhe dendësia e pikave të bazës gjeodezike
është në varësi të pozicionimit të objekteve në planin e përgjithshëm dhe të
dendësisë së objekteve. Në varësi të këtyre kërkesave për ndërtimin e bazës
zgjidhet forma dhe metoda më e përshtatshme.

A. BAZA GJEODEZIKE NË FORMË BOSHTI.

Është forma më e thjeshtë e bazës gjeodezike dhe përdoret në rastet kur


kemi një objekt ose disa objekte të vendosur në vijë të drejtë. Baza
projektohet dhe vendoset paralel objekteve . Dendësia përcaktohet në varësi
të metodës së zgjedhur për piketimin paraprak të objekteve.
Saktësia që duhet të sigurojë pikat e bazës gjeodezike duhet të jetë më e
vogël se mbgj. Meqenëse është ajo e një boshti ku nga dy pikat e saj kryhet
piketimi paraprak, problemi reduktohet vetëm në përcaktimin e gabimit
relativ me të cilin duhet të matet gjatësia e boshtit, nga kemi :

mbgj 1

LAB LAB : mbgj
B. BAZA GJEODEZIKE NË FORMË POLIGONI.

 Për ndërtimin e bazës gjeodezike në plan, përdoret metoda e


poligonometrisë. Në këtë metodë nëpërmjet matjeve këndore dhe
gjatësore përcaktojmë koordinatat e kulmeve të poligonometrisë.
 Pavarësisht nga saktësia që kanë të dhënat fillestare, saktësia e
pikave të poligonometrisë që ndërtohet, projektohet e tillë që pikat
të gëzojnë g.m.k. të përcaktuar me vlerën e ‘mbgj’ të llogaritur nga
vlerat e lejuara të ndërtimit.
 Metoda e poligonometrisë sot po konkurron me metodën e
triangolacionit duke fituar epërsi të dukshme si gjatë ndërtimit
ashtu edhe në llogaritje.
 Forma e poligonometrisë zgjidhet në varësi të sipërfaqes që ajo
mbulon, qëllimit për të cilin ndërtohet, pozicionit të objekteve dhe
dendësisë së tyre.
Përgjithësisht poligonometria që projektohet në sheshin e ndërtimit si rrjet
kryesor është poligonometri e veçuar e mbyllur ose sistem poligonesh me
një pikë nyje ose disa pika nyje.

Format e poligonometrisë të mbështetura në pika të një rendi më të lartë,


janë poligonet e hapur të shtrirë ose të thyer me një pikë nyje ose disa pika
nyje.
Poligonometria e mbështetur duhet të sigurojë që në pikën më të dobët të
saj, pas kompensimit, saktësia e pozicionimit në plan të mos kalojë gabimin
mbgj = 0.58 Mn.
Fillimisht poligonometria projektohet në planin e përgjithshëm, ku
përcaktohet forma dhe dendësia e pikave, të cilat lidhen me metodat që do
të përdorim për piketimin paraprak të objekteve të projektuar. Në këtë
projekt zgjidhet vendi i vendosjes së pikave, mënyra e fiksimit dhe e
sinjalizimit. Pikat parashikohen të jenë larg zonave ku ka lëvizje të mëdha
dherash dhe materialesh dhe të sigurohet për një kohë të gjatë shikimi
reciprok midis pikave, përpunohen metodat e matjeve këndore dhe matjeve
gjatësore ku në varësi të saktësisë së pozicionit të pikave në plan llogariten
parametrat që do të kemi parasysh gjatë zgjedhjes së instrumenteve kënd
dhe largësimatës, si dhe metodikës së matjes.
Sipas klasifikimit të poligonometrisë do të trajtohet si poligonometri e
mbështetur dhe e thyer.
Në poligonometrinë e thyer, gabimi mesatar kuadratik për pikën më të
dobët, do të përcaktohet nga formula e përgjithshme e poligonometrisë, që
është:
m2 
M2P = m21·n + 
 D 2o,i 

ku:
MP – gabimi në pikën fundore të poligonometrisë,
m1 – gabimi në matjen e gjatësisë së brinjëve,
mß - gabimi në matjen e këndeve në pikat kthesë,
n - numri i brinjëve,
Doi – përfaqësojnë largësitë nga qendra e gravitetit ‘0’

 X Y0 
 Y
X0  n
n
Saktësia e pikave të poligonometrisë përfaqësohet me gabimin mesatar
kuadratik në pozicionin e pikës më të pasigurt që për këtë formë
poligonometrie është pika e mesit dhe shënohet me ‘mp’.
Mp = 2mp
Mp = 2mbgj = 2x0.58 Mn = 1.2 Mn
Duke zëvendësuar, kemi:
m 2
 1.2Mn 
2
 m n  2  D 2o ,i 
1
2


Duke pranuar që gabimet gjatësore dhe këndore ndikojnë në mënyrë të
barabartë në gabimin e përgjithshëm të poligonometrisë, atëherë këto
madhësi janë:
ml 
 1.2 Mn 
m 
 1.2 Mn  
2 2 
 o ,i 
D 2

Me parametrin ‘ml’, zgjidhen instrumentet largësimatës, përcaktohet numri


dhe metodika e matjeve. Ndërsa me g.m.k. ‘mß’, zgjedhim instrumentin
këndmatës dhe metodikën e matjes, që përgjithësisht, është metoda e serive.
Në rastet kur sheshi i ndërtimit ka sipërfaqe të madhe, baza gjeodezike që do
të ndërtohet me metodën e poligonometrisë, mund të jetë në dy rende.
Gabimi mesatar kuadratik i pikës më të dobët të poligonometrisë së rendit të
dytë po e shënojmë me ‘mp2’, ndërsa atë të rendit të parë me ‘mp1’ , dhe
mbështetur në kriteret e pranuara, gabimi i kërkuar i poligonometrisë, do të
jetë:
mbgj  m 2
p1  2m 2
p1  0.58M n

mp2 = mp1· 2 0.58Mn = mp1


3
0.58M n 0.58M n
mp1 = = 1.73 = 0.34 Mn;
3
mp2 = 0.34 Mn· 2 = 0.47 Mn
Me parametrat e përfituar mp1 dhe mp2, llogariten gabimet gjatësore dhe
gabimet këndore për secilën poligonometri dhe zgjidhen instrumentet e
matjes se brinjëve dhe këndeve.
Poligonometria e rendit të dytë, mbështetet në pikat e poligonometrisë së
rendit të parë, kështu për analizën e kësaj poligonometrie do të zgjedhim
formulat përkatëse të gabimit në pikën fundore Mp. Kjo poligonometri është
e mbështetur, është e shtrirë ose e thyer sipas rastit

Poligonometria projektohet në planin e përgjithshëm ku në varësi të


dendësisë së objekteve dhe pozicionimit të tyre përcaktohen vijat e
poligonometrisë dhe pikat kthesë të saj.
Pikat materializohen në terren me shenja gjeodezike të tipave të ndryshme,

Në sheshin e ndërtimit, përgjithësisht,


meqenëse brinjët e poligonometrisë janë
të shkurtra, ato nuk sinjalizohen pasi
vrojtohet drejtpërsëdrejti në pikë duke
përdorur marka vizimi, reflektorë, etj.
Kompensimi i poligonometrisë kryhet me metoda rigoroze ose të përafërta.
Dihet që, diferencat e koordinatave Δx dhe Δy, janë funksione të këndeve ß
dhe brinjëve të matura l, prandaj kemi:
Δx,y = f (ß,l )
Me metodat rigoroze këndet dhe brinjët kompensohen së bashku, ndërsa
me metodat e përafërta kompensimi kryhet në dy etapa.
- Në etapën e parë kompensohen këndet duke shpërndarë gabimet këndore
njëlloj në të gjitha këndet e kthesës.
- Në etapën e dytë, më këndet e korrigjuar dhe brinjët e matura, llogariten
diferencat e koordinatave duke shpërndarë gabimet përkatëse
proporcionalisht me gjatësitë e brinjëve.
Në rastet kur brinjët e poligonometrisë maten me metodën elektrooptike
ose me metoda të tjera, ku gabimi absolut në matje është konstant dhe
nuk varet nga largësia e matur, atëherë gabimet në diferencat e
koordinatave shpërndahen në mënyrë të barabartë.
Me diferencat e koordinatave të korrigjuara, llogariten përfundimisht
koordinatat e pikave të poligonometrisë të cilat regjistrohen në katalogun
e koordinatave.
C. BAZA GJEODEZIKE ME FIGURË KRYESORE
TREKËNDËSHAT.
( TRIANGOLACIONI, TRILATERACIONI, RRJETET
ANALITIKE ).
 TRIANGOLACIONI.
 Për ndërtimin e bazës gjeodezike në plan, në sheshin e ndërtimit me përmasa të
mëdha, përdoret metoda e Triangolacionit.
 Forma e triangolacionit është në varësi të përmasave dhe kushteve topografike
të terrenit, prandaj dhe skemat e tij janë të ndryshme ( zinxhirë, sisteme
qendrorë etj. )
 Në sheshin e ndërtimit, triangolacioni projektohet i tillë që të sigurojë shikimin
reciprok midis pikave.
 Gabimi në pozicionin në plan, të pikës së triangolacionit varet nga: saktësia e
matjeve fushore, forma gjeometrike e trekëndëshave dhe numri i ekuacioneve
që lindin në rrjet.
 Gabimi në pikën e triangolacionit përfaqësohet nga g.m.k. që kanë dy pika
kufitare të triangolacionit në lidhje me njëra tjetrën, në vendin më të dobët të
rrjetit, që ndodhet më larg bazave të matura.
Ky gabim në pika, për triangolacionin, që projektojmë në sheshin e
ndërtimit duhet të jetë:
mT = ± 0.58 Mn .
Nën ndikimin e gabimeve gjatësore dhe këndore në triagnolacion, gabimi
mT do të jetë:
2
 l m  
m T  m l  
2

  
ku:
mT - gmk në pozicionin e pikës së triangolacionit,
ml - gmk në gjatësinë e brinjës së triangolacionit,
m  - gmk në këndin e drejtimit të brinjës së triangolacionit.
Në sheshin e ndërtimit, triangolacioni projektohet si rrjet i vetëm ( në formë
zinxhiri ose sistemi qendror ) ose rrjet me disa rende. Pavarësisht nga
rendet, pika më e dobët në triangolacionin e projektuar nuk duhet të kalojë
vlerën ± 0.58 Mn.
a.Triangolacioni projektohet me një rend.
Për të arritur saktësinë e kërkuar në përcaktimin e pozicionit të pikës më të
dobët, me formulat përkatëse llogariten gabimet në matjet këndore dhe
gjatësore në rrjet. Me këto të dhëna zgjidhen instrumentet dhe përcaktohen
metodikat e matjeve.
Në zinxhirin e triangolacionit, për brinjën më të largët gmk i këndit të
drejtimit, llogaritet nga formula:
2 2
m k  m  0  m  k
2
m 0 - gmk i këndit të drejtimit 3
fillestar,
k- numri i trekëndëshave prej këndit të drejtimit fillestar deri në brinjën
‘k’.
Gabimi gjatësor ‘mL’ në zinxhinirin e triangolacionit përcaktohet më
formulën: 2
2
 mb   m   4n 2  3n  5 
mL  L       
 b      9n 
ku:
L – gjatësia e diagonales,
n – numri i brinjëve ndërnjetëse që bëjnë pjesë në
diagonale
Për ‘n’ tek, në formulë merret shenja minus ‘ - ‘,
mb – gmk, në brinjën fillestare,
mß – gmk, në matjen e këndeve horizontal.
Gabimet tërthore mQ në zinxhirin e triangolacionit përcaktohet me
formulën.
për ‘ n ‘ tek :
L
mQ   m  o 2
m 
2
 2 n 2

 2n  6
 15n
për ‘ n ‘ cift :
L m 2   2 n 2  5n  5 
mQ   m 2 o 
 15 n
Meqënëse zinxhirët e triangolacionit si rregull mbështeten në dy brinjë,
gabimet gjatësore dhe tërthore zvogëlohen afërsisht me 2
dhe llogariten përkatësisht me formulat:

2 2
L  mb   m   4n 2  3n  5 
mL       
b
2       9 n 

L m 2   2n 2  2n  6 
mQ   m 2 o 
 2 15n
gabimi i përgjithshëm, llogaritet: M 2
 m L 2  mQ 2
Me formulat e mësipërme nxjerrim parametrat me të cilat organizojmë
matjet gjatësore dhe këndore në zinxhirin e projektuar.
Kur forma e rrjetit është sistem qendror, për vlerësimin paraprak
përdoren formulat e mësipërme të zinxhirit. Në këtë rast sistemin qendror e
ndajmë në zinxhirë.
b.Triangolacioni projektohet në dy rende.
Në rastet kur sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është e madhe dhe sasia e
pikave të triangolacionit nuk mjafton për të mbështetur punimet e piketimit
paraprak, ai mund të dendësohet me rrjet triangolacioni me brinjë më të
shkurtra ose me vija të poligonometrisë të mbështetur në këto pika.
Në pikën e rendit të parë gmk do të jetë mT, ndërsa për rendin e dytë gmk
do të jetë mp = mT· 2
m
± 0.58 Mn = T 2
 2 mT
2
= mT 3

0.58Mn
mT  = ± 0.34 Mn. mP  0.34Mn 2 = 0.48 Mn
3

Me vlerat që gjetëm për ‘ mT ‘ dhe ‘ mp ‘ organizohen punimet e ndërtimit


të bazës gjeodezike e cila kalon në këto etapa kryesore:
- Hartimi i projektit, vendosja e pikave ( centrave ),
- matja e brinjëve, matja e këndeve, kontrolli dhe vlerësimi i matjeve
fushore,
- përpunimi i vlerave të matura dhe
- përgatitja e katalogut të koordinatave.

TRILATERACIONI.
Për ndërtimin e bazës gjeodezike në plan përdoret metoda e trilateracionit.
Rrjeti i trilateracionit përbëhet nga një sistem trekëndëshash ose
katërkëndëshash gjeodezik, në të cilat maten të gjitha brinjët.
Në trilateracion, trekëndëshi është figura elementare ku maten të tre brinjët
dhe nuk kemi matje të tepërta, pra nuk ka kontroll dhe nuk krijon kushte
gjeometrike siç ndodhte në triangolacion. Nëqoftëse në trilateracion si
figurë elementare do të përdorim katërkëndëshin gjeodezik, do të kemi një
matje të tepërt
Skemat e mundshme të trilateracionit janë:

Projektimi dhe ndërtimi i trilateracionit është i njëjtë me ato të


triangolacionit.

Këndet llogariten me saktësinë 0”.01 me kontrollin e mbylljes së figurës


së trekëndëshit.
RRJETET ANALITIKE.
Për ndërtimin e bazës gjeodezike, në plan, në sheshin e ndërtimit përdoret
metoda e rrjeteve analitike. Rrjeti analitik mund të konsiderohet si rrjet
kryesor i vetëm ose shpeshtohet me vija të poligonometrisë dhe ndërprerjet
gjeodezike.
Rrjeti analitik mund të jetë i lirë ( lokal ) ose i mbështetur në brinjët e
triangolacionit. Meqenëse rrjetet analitike mbulojnë
‘ zona të kufizuara ‘ për lehtësim ndërtimi dhe kompensimi, ato ndërtohen
në formën e figurave tipike siç janë :
- Katërkëndëshi gjeodezik
- Sistemet qendrore

- Zinxhirët e trekëndëshave

Forma dhe dendësia e pikave është në varësi të përmasave të objekteve të


projektuar, vendosjes së tyre, kushteve topografike të terrenit.
Në zinxhirin e përbërë nga ‘ n ‘ mLn m 2
trekëndësha, gabimi relativ në brinjën më  n
të pasigurt Ln, përcaktohet nga formula: Ln  3
Në rastet kur zinxhiri i trekëndëshave mbështet në dy baza të matura b1 dhe
b2 , gmk i pozicionit të pikave të rrjetit analitik jepet nga formula:

m2 
M = ± 0.58 Mn = mb 2  0.33nL
ku:
2
mb - gmk në matjen e bazave në rrjetin analitik,
n - numri i trekëndëshave midis bazave,
L - gjatësia e brinjës së rrjetit,
mß - gmk i matjes së këndit në rrjet.
Rrjetet analitike ndryshojnë nga triangolacioni sepse gjatësitë e brinjëve
janë të shkurtra dhe llogaritjet paraprake trajtohen me formulat të përafërta.
Për kompensimin e vlerave të matura përdoren metoda të thjeshtuara.
Rrjetet analitike mund të dendësohen me metodën e poligonometrisë
ose të ndërprerjeve gjeodezike, por në këtë rast kemi të bëjmë me dy rende
dhe saktësitë që duhet të arrijnë në pikat e rendit të dytë trajtohen si tek
metoda e triangolacionit.
NDËRPRERJET GJEODEZIKE.
Për ndërtimin e bazës gjeodezike, në plan, në sheshin e ndërtimit përdoret
metoda e ndërprerjeve gjeodezike
Ndërprerjet gjeodezike janë të thjeshta në matje dhe të lehta në kompensim,
prandaj kanë gjetur përdorim të gjerë në zgjidhjen e detyrave, në sheshet e
ndërtimit, në terrene të vështira, të aksidentuara.
Për të gjitha ndërprerjet, pa përjashtim, qofshin ato: para, prapa, anësore,
gjatësore etj. kanë dy veti të përbashkëta:
- pozicioni i pikës së kërkuar përftohet nga ndërprerja e dy vijave, dhe,
- ndryshimi i njërës prej madhësive të matura ndryshon edhe
madhësitë e tjera.
Në ndërprerjen para , gabimi i përgjithshëm në pozicionin e pikës së
kërkuar P, përcaktohet me formula të ndryshme

m
M= L21  L2 2
 sin  3
Në ndërprerjen shumëfishe para do të kemi:

m L21 L2 2  L21 L23  L2 2 L23


M= 0.58 Mn =
 L21 sin 2 1  L2 2 sin 2  2  L23 sin 2 3

Ndërprerjet gjeodezike, trajtohen gjerësisht në kapitullin përkatës të


teksteve të gjeodezisë së përgjithshme.
D. BAZA GJEODEZIKE ME FIGURË
KRYESORE DREJTKËNDËSHAT
 Për ndërtimin e bazës gjeodezike në plan përdoret edhe metoda e rrjetit të
kuadratuar ku si figurë baze është katrori ose drejtkëndëshi. Kjo metodë
përdoret në vepra relativisht të mëdha, ku objektet janë projektuar paralel
me njëri tjetrin.

 Me qëllim, që të thjeshtojmë llogaritjet e koordinatave të pikave të


projektit dhe të krijojmë kushte të përshtatshme për piketimin paraprak të
objekteve në terren, drejtimi i boshteve të këtij rrjeti lokal, merret paralel
boshteve kryesore të objekteve.
 Baza gjeodezike që do të projektojmë dhe do të ndërtojmë, që shpesh
quhet rrjeti i ndërtimit, si kusht kryesor ka, që boshtet koordinativ lokal
A dhe B të jenë paralel me boshtet kryesore të objekteve .
Për projektimin e bazës gjeodezike, fillimisht përcaktohen forma, dendësia
dhe saktësia e pikave të sajë.
Forma e rrjetit të bazës gjeodezike u pranua, rrjeti i katrorëve ose i
drejtkëndëshave me përmasa të cilat llogariten në varësi të gabimit mesatar
kuadratik të njohur, për piketimin paraprak
mpp = ±0.58 Mn
Dendësia e rrjetit përcaktohet duke llogaritur gjatësinë e brinjës të sajë.
Pranojmë se rrjeti përbëhet nga katrorë me brinjë me gjatësi L
Pika P, që ndodhet në ndërprerjen e diagonaleve, do të marrë gabimin më të
madh gjatë piketimit. Gabimi i pikës P është:
x 2
m 2

L 2 m2 pp m x
2

por x 
2 2
2
m 2

m pp   m x  0.5 L
2 2

2
Meqenëse, gabimet gjatësore dhe këndore, ndikojnë në mënyrë të
barabartë, kemi:

m 2
 m 2
 m 2
 Lm
m pp   0.5 L2
 0.5 L2
= L2
= 
 2
2  2

m pp  "
L
m"
Pasi, për rrjetin e bazës gjeodezike u përcaktuan forma, dendësia
dhe saktësia, ndërtojmë në letër transparente ( Fig. 3.24 ) në shkallën e
planit, një rrjet katrorësh me brinjë L dhe e vendosim mbi planin e
përgjithshëm.
Rrjeti i projektuar rrotullohet në mënyrë të tillë që:
1. Boshtet koordinativ të rrjetit të jenë paralel me boshtet të
objekteve të projektuar.
2. Origjina e rrjetit të jetë jashtë zonës së ndërtimit me
qëllim që koordinatat e pikave të jenë pozitive. Parametrat e origjinës
merren 1000 me 1000 sepse në, perspektivë mund të ketë zgjerim të
veprës. Është mirë që origjina e koordinatave të bjerë mbi pika të rrjetit
gjeodezik ekzistues për të marrë të dhënat fillestare dhe për të lehtësuar
transformimin e koordinatave.
3. Pikat e rrjetit të bien, jashtë zonave të punimeve intensive
të dherave, rrugëve, kanalizimeve, godinave etj.
4. Pikave të rrjetit t’ju sigurohet shikim reciprok gjatë gjithë
periudhës së ndërtimit të veprës.
Të gjitha pikave të objekteve që përfaqësojnë ndërprerjen e boshteve ju
llogariten koordinatat në sistemin lokal të projektuar, mbi boshtet A,B.
 Rrjeti i bazës gjeodezike vendoset në terren në dy etapa:
D. 1 VENDOSJA NË TERREN E RRJETIT TË BAZËS GJEODEZIKE TË PROJEKTUAR NË PLANIN E PËRGJITHSHËM .

 1.vendosja paraprake dhe 2. vendosja përfundimtare.

 1. Vendosja paraprake.
 Gjatë kësaj etape fiksohen drejtimet kryesore të rrjetit. Për këtë
shfrytëzohen pikat e rrjetit ekzistues gjeodezik që është ndërtuar për
qëllime topografike. Në planin e përgjithshëm zgjidhen pikat gjeodezike
T1,T2,T3 që ndodhen edhe në terren. Nga rrjeti i projektuar nxirren
koordinatat e tre pikave M,N,R që formojnë midis tyre dy boshte
perpendikulare me njëri tjetrin.
 Me koordinatat e pikave të zgjedhura të rrjetit gjeodezik, llogariten
koordinatat polare ß , L të domosdoshme për të vendosur në terren
pikat M,N,R. Kjo vendosje shoqërohet me gabime të cilat nuk
merren parasysh, sepse në madhësinë e këtij gabimi, zhvendoset i
gjithë kompleksi i objekteve të projektuar.
Përpara se të ndërtohet rrjeti i bazës gjeodezike të projektuar, duhet të
sigurohemi që boshtet MN dhe NR të jenë perpendikular me njeri tjetrin.
Për këtë vendoset teodoliti në pikën N dhe matet këndi MNR, me 2-3 seri.
Ndryshimi Δß i vlerës së matur të këndit nga këndi i drejtë 90˚, jep
gabimin e vendosjes të boshteve MN dhe NR në terren. Më tej korrigjohet
pozicioni i pikave M dhe N në mënyrë që boshtet e piketuar të jenë
perpendikular. Për këtë, llogariten korrekturat gjatësore LM dhe LR, kemi:

 "  "
LM  LMN  " dhe LR  LNR  "
2 2
Pasi të sigurohemi që boshtet MN dhe RN janë perpendikularë bëhet
ndarja e rrjetit në kuadrate me përmasat e projektuara. Kulmet e
kuadrateve fiksohen me shenja gjeodezike. Përgjithësisht përdoren blloqe
betoni, në pjesën e sipërme të të cilit fiksohet një pllakë metalike me
përmasa 15x15x0.60 cm
Pllaka në pjesën e sipërme ka një kunj me kokë sferike, të lartë 15 m/m,
që shërben si shenjë ( reper ) e rrjetit gjeodezik të lartësisë
Për identifikimin dhe mbrojtjen e pikës së rrjetit të bazës gjeodezike nga
dëmtimet e mundshme, sipër saj vendoset një sinjal i thjeshtë druri ose
metalik.
2. NDËRTIMI I BAZËS GJEODEZIKE NË LARTËSI.
 Baza gjeodezike në lartësi, duhet të sigurojë vendosjen në terren të objekteve
në pozicionin e projektuar. Saktësia e pikave të kësaj baze në vendin me të
dobët nuk duhet të kalojë vlerën e llogaritur, m bgjh. Forma dhe dendësia e
pikave të bazës gjeodezike të lartësisë është në varësi të pozicionimit të
objekteve në planin e përgjithshëm dhe të dendësisë së objekteve.
 Rekomandohet që vendosja e kuotës së projektit të realizohet me një stacion
të nivelës, kështu që dendësia e pikave të bazës lidhet me këtë kërkesë.
 Sipas rastit pikat e bazës gjeodezike mund të jenë ato të bazës në plan ose
ndërtohen si rrjet më vete. Duhet të kemi parasysh që pikat e bazës ( reperat )
të jenë sa më larg zonës së gërmimeve, ndërtimeve, ku punojnë makineri të
rënda dhe me goditje.
 Më shpesh, në sheshin e ndërtimit, përdoret metoda e nivelimit gjeometrik,
ndërsa kur objektet shtrihen në sipërfaqe të mëdha dhe të aksidentuara
përdoret metoda e nivelimit trigonometrik.
 Pika fillestare e këtij rrjeti duhet të marrë kuotë absolute nga sistemi
shtetëror i lartësisë, pasi objektet e ndërtuara lidhen me objekte të tjera ose
me ambientin rrethues.
1. Ndërtimi i bazës gjeodezike të lartësisë me metodën e
nivelimit gjeometrik.
Forma më e përshtatshme për ndërtimin e bazës gjeodezike të lartësisë
është ajo e poligonit të mbyllur. Në zgjedhjen e kësaj metode ndikojnë
edhe kushtet topografike të terrenit.
Në poligonin e mbyllur, kuota e pikës së bazës duhet të përcaktohet me
saktësinë e llogaritur, që është:
mbgjh = ± 0.58 Mh
për poligonin e nivelimit është pranuar që mos mbyllja e poligonit të jetë sa
dyfishi i gabimit në pikën e tij, atëherë:
fh = 2·(±0.58·Mh) = 1.16·Mh
Për të organizuar ndërtimin e bazës gjeodezike të lartësisë, zgjedhjen e tipit
të nivelës, parametrat teknik të saj, metodikat e matjeve etj, përdoren të
dhënat e instruksioneve shtetërore për nivelimin. Në këto instruksione jepet
mos mbyllja e poligonit:
L - gjatësia e poligonit të nivelimit, shprehur f h    L
në kilometra,
 - ndikimi i përbashkët i gabimeve sistematike dhe gabimeve të rastit,
ku sipas instruksionit kemi:
për klasin e dytë : f h  4 L
për klasin e tretë : f h  10 L
për klasin e katërt: f h  20 L
Duke vendosur në formulat e nivelimit, vlerën fh = ± 1.16Mh dhe gjatësinë e
poligonit të projektuar, ‘ L ‘, nxjerrim f 1.16M
 h
 h

L L
Kjo vlere krahasohet me të dhënat e instruksionit dhe përcaktohet se me
cilën klasë nivelimi do të ndërtohet poligoni i projektuar, në mënyrë që
reperat e saj të kenë kuota brenda saktësive të kërkuara.
Pasi përcaktohen disnivelet midis reperave, kontrollohet mos mbyllja e
poligonit. Për formën e poligonit të mbyllur, mos mbyllja duhet të jetë zero,
çdo ndryshim nga zero nuk duhet të kalojë vlerën e llogaritur, fh = ± 1.16 Mh
Kuotat e reperave do të jenë detyrimisht në sistemin absolut. Nga këta
reperë do të vendosen në terren kuotat e projektit.
2.1 Ndërtimi i bazës gjeodezike të lartësisë me
metodën e nivelimit trigonometrik.
Për kushte terreni të vështira, për ndërtimin e bazës gjeodezike të lartësisë,
përdoret metoda e nivelimit trigonometrik.
Në këtë metodë, disniveli midis dy pikave, përcaktohet me anën e matjes
së këndit zenital ose vertikal si dhe të largësisë së pjerrët ose horizontale
Me vlerat e matura, llogaritet disniveli midis pikave A dhe B, kemi:

ΔhAB = LAB·ctgZ ose ΔhAB = LAB·tg 


ΔhAB = Lp·cosZ ose ΔhAB = Lp·sin 
Në rastet kur matet këndi vertikal dhe largësia e pjerrët Lp, disniveli
llogaritet sipas figurës

1
hAB  L p sin 2  iA  m
2
Gabimi në përcaktimin e disnivelit llogaritet nga formula:
2 2
1 2  mLP   mv 
mh  L p sin 2 
2 2
  L p cos 2  
2 2

4  L   
 p 
mLP
- gabimi relativ në matjen e gjatësisë,
Lp
Në rastet kur matet këndi vertikal dhe largësitë horizontale, disniveli
llogaritet
LAB·tg  + iA = m+ iA = m + hAB nga kemi:
hAB = LAB·tg + iA – m
Baza gjeodezike në plan dhe në lartësi do të mbështesë piketimin
paraprak të objekteve inxhinierike të projektuar në planin e
përgjithshëm. Kjo vendosje duhet të realizohet brenda kërkesave të
cilat jepen në kushtet e projektimit: në plan, pikat e objektit të
vendosen brenda vlerës së lejuar Δn dhe në lartësi Δh.

You might also like