TREGIMI I BE-së - AL

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 27

Qendra Informative e Bashkimit Evropian

TREGIMI I BE-së
NGA IDEJA NË REALITET
Kush, kur, si?
 Bashkimi Evropian është themeluar me qëllim të përfundimit të luftërave të
shpeshta dhe të përgjakshme mes fqinjëve, të cilat arritën kulminacionin në
Luftën e Dytë Botërore. Prej vitit 1950, Komuniteti Evropian për Thëngjill
dhe Çelik fillon të bashkojë vendet e Evropës në aspektin ekonomik dhe
politik, në mënyrë që të sigurojë paqe të qëndrueshme.
 Më 9 maj 1950, Deklarata Shuman propozonte themelimin e
Komunitetit Evropian për Thëngjill dhe Çelik, i cili u bë realitet me
Traktatin e Parisit më 18 prill 1951. Kjo vendosi tregun e përbashkët të
thëngjillit dhe çelikut mes gjashtë vendeve themeluese. Prej atij momenti u
hoqën kufijtë e qeverisjes së thëngjillit dhe çelikut.
 Si rezultat i pasojave të Luftës së Dytë Botërore, qëllimi ishte të sigurohet
paqeja mes popujve fitimtarë dhe atyre të mundur në Evropë dhe këta popuj
të bashkohen të barabartë, për të bashkëpunuar në institucione të
përbashkëta.
Robert Shuman, Ministri francez i Punëve të Jashtme, autor i
deklaratës së famshme më 9 maj 1950, në të cilën ai, në emër të
qeverisë franceze, propozoi bashkimin e burimeve të thëngjillit dhe
çelikut të armiqëve të mëparshëm, në mënyrë që të pamundësohet lufta
mes tyre.
Themeluesit

 Gjashtë themeluesit
 Belgjika,
 Franca,
 Gjermania,
 Italia,
 Luksemburgu
 dhe Holanda.
Momentet historike - KEE

 Gjashtëshja atëherë vendosi, më 25 mars 1957, me Traktatin e Romës, të


ndërtojë Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) të bazuar në një treg më
të gjerë të përbashkët, i cili përfshinte një gamë të gjerë të mallërave dhe
shërbimeve. Obligimet doganore mes gjashtë vendeve u hoqën plotësisht
më 1 korrik 1968 dhe gjatë viteve 1960 u futën në përdorim edhe politikat e
përbashkëta, sidomos ato mbi tregtinë dhe bujqësinë.
Momentet historike – Traktati
i Mastrihtit – rënia e murit
të Berlinit – nga KEE në BE
 Forma politike e Evropës ndryshoi në mënyrë dramatike pas rënies
së Murit të Berlinit në vitin 1989. Kjo çoi drejt unifikimit të
Gjermanisë në tetor të vitit 1990 dhe solli demokracinë në vendet e
Evropës qendrore dhe lindore pas shkëputjes së tyre nga kontrolli
sovjetik. Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari në dhjetor 1991.
 Njëkohësisht, shtetet anëtare negocionin Traktatin e ri mbi
Bashkimin Evropian, i cili u miratua nga Këshilli Evropian, i
përbërë nga presidentë dhe/ose kryeministra, në Mastriht në
dhjetor të vitit 1991. Traktati hyri në fuqi më 1 nëntor 1993. Me
shtuarjen e fushave të bashkëpunimit ndërqeveritar në strukturat
ekzistuese të integruara në Komunitet, Traktati krijoi Bashkimin
Evropian (BE).
Si funksionon
BE-ja?

 BE nuk është si SHBA ose OKB


 BE nuk është federatë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thejshtë, nuk është as
organizatë për bashkëpunim mes qeverive, si Organizata e Kombeve të Bashkuara.
 Vendet që e përbëjnë BE-në (“shtetet anëtare”) mbeten popuj të pavarur sovranë,
mirëpo bashkojnë sovranitetin e tyre për të fituar fuqi dhe ndikim botëror, të cilin nuk
do ta kishte asnjëra nga ato veçantë.

 Vendet e BE-së krijojnë organe për ta vënë atë në funksion dhe miratojnë
legjislacionet e BE-së. Organet kryesore janë:
 Parlamenti Evropian (i cili përfaqëson njerëzit e Evropës);
 Këshilli i Bashkimit Evropian /Këshilli Evropian (i cili përfaqëson qeveritë
nacionale);
 Komisioni Evropian (i cili përfaqëson interesat e përbashkëta të BE-së).
Si fuksionon
BE-ja?

 “Trekëndëshi nstitucional” i BE-së prodhon politikat


dhe ligjet (direktivat, rregullativat dhe vendimet) të
cilat vlejnë në gjithë BE-në.
 Në parim, Komisioni është organi që propozon ligjet
e reja të BE-së, por Parlamenti dhe Këshilli i
miratojnë ato.
 Gjykata e Drejtësisë përkrah sundimin e ligjit në
Evropë, kurse Gjykata e Revizorëve kontrollon
financimin e aktiviteteve të Unionit.
Komisioni
Evropian –
Ngjashmëritë me Qeverinë

Komisioni është i pavarur nga qeveritë dhe është institucion


që përfaqëson dhe përkrah interesat e Unionit në tërësi.

 Mban të drejtën të propozojë politika të BE-së dhe


legjislacion
 Ndonjëherë i quajtur ‘mbrojtës i traktateve’ – që do të thotë:
legjislativa duhet të përputhet me traktatet

Komisioni i ri nominohet çdo pesë vjet në mënyrë që


mandati i tij të përputhet me mandatin pesëvjeçar të
Parlamentit Evropian.
Parlamenti Evropian

Roli: Dora legjislative e BE-së e zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Funksioni kryesor i


Parlamentit është të miratojë, në procesin e quajtur ‘bashkë-vendosje’ me Këshillin, propozim
legjislacionin e dorëzuar nga Komisioni Evropian.
 Deputetët e PE-së: 754.
 Presidenti: Kandidati që fiton mazhorancën absolute të votave në votim të fshehtë, zgjidhet
President. Nëse nuk mund të arrihet mazhoranca absolute pas tre votimeve, Presidenti zgjidhet
në rundin e katërt me mazhorancë të thejshtë.
 Mandati i Presidentit, i cili mund të ripërtërihet, zgjat dy vjet e gjysmë – gjysmë mandati
parlamentar.
 Komitetet dhe delegacionet: Deputetët shpërndahen në 20 komitete, 2 nënkomitete, delegacione
parlamentare dhe delegacione të komiteteve të përbashkëta parlamentare.
 Një komitet përbëhet prej 24 deri në 76 deputetë, dhe ka një kryesues, një zyrë dhe një
sekretariat. Parlamenti mund të formojë edhe nënkomitete dhe komitete speciale që merren me
çështje specifike si dhe komitete të hetimit nën kompetencat e tij mbikqyrëse.
 Fakt interesant: Deputetët nuk marrin pjesë në grupe nacionale por në formacione pan-evropiane.
Parlamenti Evropian punon në Francë, Belgjikë dhe Luksemburg.
Seancat plenare mujore, në të cilat marrin pjesë të gjithë deputetët e PE-së, mbahen në Strazbur
(Francë) – “selia” e Parlamentit. Mbledhjet e komiteteve parlamentare dhe të gjitha seancat
plotësuese plenare mbahen në Bruksel (Belgjikë), ndërsa Luksemburgu është vendi i zyrave
administrative (“Sekretariati i Përgjithshëm”).
Zgjedhjet për PE
 Çdo Shtet Anëtar vendos për formën e zgjedhjeve të veta, mirëpo i ndjek rregullat
identike elementare demokratike: barazinë gjinore dhe votën e fshehtë.
 Në të gjitha Shtetet Anëtare, mosha e votimit është 18, me përjashtim të Austrisë,
ku kjo moshë është 16 vjeç.
 Zgjedhjet evropiane qeverisen nga një numër i parimeve të përbashkëta: e drejta e
votës direkte universale, përfaqësimi proporcional dhe mandati pesëvjeçar me
mundësi të ripërtrirjes.

Si rregull i përgjithshëm, ulëset janë të ndara në mënyrë proporcionale në bazë të


popullsisë të çdo Shteti Anëtar. Të gjitha Shtetet Anëtare kanë numër të caktuar të
ulëseve, maksimumi i të cilave është 99 dhe minimumi pesë.

Barazia e meshkujve dhe femrave: proporcioni i femrave në Parlamentin Evropian


është shtuar në mënyrë stabile. Aktualisht, pak më tepër se një e treta e deputetëve
në Parlamentin Evropian janë femra.
Grupet politike në
Parlamentin e BE-së
1. Grupi i Partisë Popullore të Evropës (Demokristianët)

2. Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në


Parlamentin Evropian

3. Grupi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë

4. Konservativistët dhe Reformistët Evropianë

5. Grupi i të Gjelbërve/EAleanca e Lirë e Evropës

6. Grupi Konfederativ i të Majtës së Bashkuar Evropiane – E Majta e Gjelbër


Nordike
7. Grupi për Evropë të lirë dhe demokratike

8. Deputetë të pavarur
Këshilli i Bashkimit
Evropian/Këshilli i Ministrave
 Këshilli është më i fuqishmi nga tre organet, meqenëse është organi
kryesor vendim-marrës. Ai është zëri i shteteve anëtare, i cili përbëhet
nga ministrat e çdo vendi anëtar.
 Këshilli mban disa mbledhje në muaj, në të cilat marrin pjesë ministra të
ndryshëm, varësisht nga tema (marrëdhëniet e jashtme, çështjet
ekonomike dhe financiare, transporti, energjia, bujqësia, etj). Zakonisht
emërohet si Këshilli i Ministrave.
 Çdo vend ka numër të votave në Këshill, të cilat përgjithësisht reflektojnë
numrin e popullsisë së tyre, edhepse shpërndarja e votave është ngarkuar
në favor të vendeve më të vogla.
 Pjesa më e madhe e vendimeve merren me mazhorancën e votave,
edhepse çështjet e ndjeshme në fushat siç është tatimi, azili dhe
emigracioni, ose politika e jashtme dhe e sigurisë, janë çështje që
kërkojnë unanimitetin e votave. 
TRAKTATI I LISBONËS

 Traktati i Lisbonës krijon funksionin e Presidentit të


Këshillit Evropian i cili zgjidhet për dy vjet e gjysmë,
prezanton lidhje direkte mes zgjedhjes së Presidentit të
Komisionit dhe rezultatet e zgjedhjeve evropiane –
Donald Task
 Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Eropian për Politikë të
Jashtme dhe të Sigurisë, gjithashtu Zëvendës-presidente e
Komisionit, shtoi ndikimin, koherencën dhe
shikueshmërinë e veprimeve të jashtme të BE-së –
Federika Mogerini
 Zë më i fuqishëm për qytetarët: falë Iniciativës Qytetare,
një milionë qytetarë nga një numër i Shteteve Anëtare
kanë mundësi të kërkojnë nga Komisioni të prezantojë
propozime të reja politike.
Këshilli Evropian

 Këshilli Evropian – institucion zyrtar i BE-së


 Këshilli Evropian përcakton drejtimin e përgjithshëm
politik dhe prioritetet e Bashkimit Evropian. Me
hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, më 1 dhjetor
2009, ky organ u bë institucion. Presidenti i tij është
Donald Task.
 Këshilli Evropian përbëhet nga Shefat e Shteteve ose
Qeverive të Shteteve Anëtare, bashkë me
Presidentin e vet dhe Presidentin e Komisionit.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë
të Jashtme dhe Siguri merr pjesë në punën e
Këshillit.
Si funksionon BE-ja?
 Pesë organe të tjera kompletojnë sistemin:

 Komiteti Ekonomik dhe Social përfaqëson shoqërinë


civile dhe dy anët e industrisë;
 Komiteti i Rajoneve përfaqëson autoritetet rajonale
dhe lokale;
 Banka Qendore e Evropës është përgjegjëse për
politikën monetare të Evropës;
 Banka Evropiane e Investimeve financon projektet
investuese të BE-së;
 Ombudsmani Evropian mbron qytetarët dhe
organizatat e BE-së nga keqadministrimi.
Vlerat demokratike të Bashkimit
Evropian

 Katër pika kryesore:

 Konstitucionalizmi, sundimi i ligjit, respektimi i të


drejtave të njeriut;
 Demokracia elektorale, autonomia individuale;
 Përgjegjësia politike;
 Transparenca.
Zgjerimi i BE-së

EU Enlargement
Nga 6 në 28

EU Enlargement
Modelet e tjera të marrëdhënieve

Fqinjësia është gjë e mirë; nuk do të/ është patjetër që të gjitha


vendet e Evropës të anëtarësohen.

EEA – Norvegji, Lihtenshtajn


Marrëveshjet bilaterale -
Zvicër
Lidhjet specifike - mikro-
shtetet
Politika e fqinjësisë

EU Enlargement
Si të hyni: kushtet për anëtarësim
Kriteret e Kopenhagës (1993)

→ Politike
– Institucione stabile demokratike
– Të drejtat e njeriut, mbrojtja e
pakicave
– Sundimi i ligjit

→ Ekonomike
– Ekonomia funksionale e tregut
– Kapaciteti për t’u përballur me forcat
konkurruese në BE

→ Aftësia për marrjen e përgjegjësive të


anëtarësimit

EU Enlargement
Hapat e vendeve potenciale kandidate për
anëtarësim
Opinioni i
Kandidati
potencial
dorëzon
1 Komisionit → Negociatat e
Këshilli vendos anëtarësimit
2
mbi statusin e
aplikacionin kandidatit
3
Mbikqyrje e
Evropian
4
Parlamenti Shtetet
nënshkruajnë
vazhdueshme
duhet të dhe ratifikojnë
progresit japër
pajtimin
traktatin e
5
anëtarësimit

EU Enlargement
Si funksionon kjo në praksë?

EU Enlargement
 Neve kemi marrëdhënie kontraktuese me KE-në qysh në vitin 1996 kur
u nënshkruajt marrëveshja për kualifikim për ndihmë nga programi
PHARE i KE-së.
 Mars 2000 – Hapja e zyrës së delegacionit të BE-së në Shkup
 Prill 2001 – Nënshkrimi i MSA (Marrëveshjes për Stabilizim dhe
Asocim)
 Mars 22, 2004 – Aplikimi për anëtarësim në BE, pas rekomandimit të
Komisionit, Këshilli Evropian vendosi që më 16 dhjetor 2005 t’i japë
vendit statusin e kandidatit.
 Për sa i përket hapjes së mundshme të negociatave, më 14 tetor
2009, Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave dhe theksoi se vendi
ka arritur një shkallë të mjaftueshme të përputhshmërisë me kriteret e
anëtarësimit.

EU Enlargement
Pakoja e zgjerimit 2011

Dokumenti Strategjik

Raportet e Progresit

EU Enlargement
Qëndro në linjë

ec.europa.eu/enlargement
facebook.com/EUenlargement
@EU_enlargement
EU Enlargement
EU Enlargement

You might also like