Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 40

1

KONTABILITETI
FINANCIAR

U s h t r i m e 1&2
Pyetje & Përgjigje nga Kontabiliteti
2

1. Kontabiliteti
 Kontabiliteti është sistem informativ që mat
aktivitetet biznesore, i proceson të dhënat
përmes raporteve dhe iu komunikon
rezultatet vendim marrësve.
3

2. Komponentë kyçë të këtij


definicioni janë:
a. Sasior – kontabiliteti lidhet ne numrat,
b. Financiar – shprehja e të dhënave përmes
raporteve financiare,
c. I shfrytëzueshëm – si në aspektin teorik
ashtu edhe në atë praktik,
d. Vendimet – informata që del nga
kontabiliteti është e rëndësishme vetëm
nëse është e shfrytëzueshme.
4

3. Çka është bilanci i firmës?

 Bilanci i firmës paraqet gjendjen financiare


të saj në një moment kohe të dhënë.
5

4. Pasqyra e rezultatit financiar?


 Tregon se çfarë ndodhë gjatë një periudhe
kohe (mujore, tre mujore apo vjetore).
6

5. Çka është kontabiliteti?


 Kontabiliteti është sistem i cili identifikon,
regjistron, komunikon informata që janë
relevante, të besueshme dhe të
krahasueshme në mënyrë që ti ndihmoj
shfrytëzuesit për marrjen e vendimeve më
të mira.
7

6. Fokusimi i kontabilitetit është në?


 Identifikim,
 Matje,
 Regjistrim,
 Raportim dhe
 Analizë
8

7. Llojet e sistemeve të kontabilitetit


 Kontabiliteti financiar
 Kontabiliteti i kostos
 Kontabiliteti menaxherial
 Kontabiliteti i taksave
9

8. Cili është dallimi në mes te kontabilitetit


financiar dhe atij menaxherial?
 KONTABILITETI FINANCIAR
është procesi i përgatitjes, raportimit dhe
interpretimit të informacionit kontabël që u
ofrohet marrësve të jashtëm të vendimeve
 KONTABILITETI I MENAXHMENTIT
është proces i përgatitjes, raportimit dhe
interpretimit të informacionit llogaritar që u
jepet marrësve të brendshëm të
informatave
10

9. Kontabiliteti financiar i siguron informatat ?


 Nga shfrytëzuesit e jashtëm:
o Investitorët
o Kreditorët
o Rregullatorët
o Konsumatorët
o Konkurenca
11

10. Kontabiliteti i menaxhmentit i


siguron informatat?

Nga shfrytëzuesit e brendshëm:

o Pronarët
o Menaxherët
o Punëtorët
12

11. Raportet financiare janë?


 Bilanci – i cili paraqet pasqyren përbërse të pasuris si aktivë si dhe
detyrimeve dhe kapitalit si pasivë, në momentin e caktuar.
 Pasqyra e të ardhurave - paraqet raportin financiar të të ardhurave dhe
të dalave perms profitit apo humbjes,po ashtu në një periudhë të
caktuar kohore.
 Raporti mbi rrjedhjen e parasë - shpreh ndryshimet si pasoj e rritjes apo
zvoglimit të parasë në periudhën parallogaritse. Në këtë aspekt,
ndryshimi ndodh në qastin kur është paguar paraja apo kur është marr
ajo.
 Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet,e cila shpjegon ndryshimet në kapital
dhe rezerva gjat një viti (apo mjetet-detyrimet=ekuiteti).
 Analizat financiare përmes – raporteve të likuiditetit,raportet e
rentabilitetit, raportet e tregut, raportet e drejtimit të aktiveve, të
pasqyrave të llogarive të arkëtueshme etj.
13

12. Raportet e brendshme ?


 Përdoren nga menaxhmenti për :

 Planifikim
 Implementim të planeve
 Kontrollim të kostove
 Marrje vendimesh
14

13. Raportet e jashtme ?


 Përdoren nga palë të jashtme që kanë interes
ekonomik në firmë:

 Bilanci i gjendjes
 Pasqyra e të ardhurave
 Pasqyra e cash flow-it
15

14. Informacioni kontabël ?

 Informacioni kontabël ndihmon në marrjen e


vendimeve rreth bizneseve.
Ata ndihmojnë vendimmarrësit të përcaktojnë ku
janë, ku është dashur të jenë
dhe ku janë duke shkuar. Shfrytëzuesit primar të
informacionit kontabël
janë kreditorët, investitorët, menaxherët si dhe
individët dhe organizatat të
tjera të interesuara për atë informacion kontabël.
16

15. Çka janë raportet financiare?

 Raportet financiare janë raporte kontabël


ku përmblidhet ecuria financiare e një
subjekti biznesi përgjatë një periudhe të
dhënë kohore.
17

16. Çka është biznesi ?

 Biznesi është një mënyrë organizimi e


aktivitetit me qëllim të sigurimit të fitimit për
të furnizuar njerëzit me mallra dhe
shërbime që ata kanë nevojë.
18

17. Sa lloje të organizimit të biznesit


kemi?

 Biznesi individual
 Ortakëria
 Korporata
19

18. Sa lloje të organizimeve jo biznesore kemi?

 Qeveria
 Jo profitabile
 Shkollat
20

19. Çka janë biznese individuale?

 Bizneset individuale janë biznese në pronësi të një individi


Këto janë biznese më të thjeshta dhe në numër më të
madh.

Te këto biznese pronari paraqitet ne rolin edhe të


menaxherit.
Kjo formë e organizimit të biznesit është karakteristikë e
shitoreve të vogla, e fermave, e bizneseve shërbyese por
edhe të bizneseve profesionale (jurist, mjek, kontabilist etj.)
21

20. Cilat janë përpirësit e këtyre


firmave?
 Lehtë për t’u formuar,
 Lehtë për t’u shpërndarë,
 Strukturë jo formale,
 Lejon kontroll të plotë të menaxhmentit.
22

21. Cilat janë mangësitë e këtyre firmave?


 Përgjegjësi e pakufizuar,
 E papërshtatshme për më shumë pronarë,
 Transferimi i vështirë i pronësisë,
 Përgjithësisht kërkon rregullim aktiv,
 Pjesëmarrje relativisht e mangët e kapitalit,
 Biznesi lidhet me individë specifikë.
23

22. Çka është biznesi me ortakëri?

 Ortakëria është biznes në pronësi të dy a


më tepër individëve.
 Ortakët mbajnë përgjegjësi kolektive dhe
individuale për borxhet dhe detyrimet e
tjera të ortakërisë me tërë pasurin e tyre.
24

23. Sa lloje të ortakërive ekzistojnë ?

1. Ortakëria e përgjithshme - paraqet llojin e ortakërisë në të cilën


secili nga ortakët përgjigjet me tërë pasurin e tij për detyrimet që
kanë biznesi.
2. Ortakëria e kufizuar- është lloj i ortakërisë që ka një apo më tepër
partnerë të kufizuar, të cilët përgjigjen ndaj detyrimeve përgjigjen
ndaj detyrimeve të biznesit deri në lartësinë e pjesëmarrjes së
paguar.
3. Ortakëria kryesore e kufizuar – publikisht paraqet si shoqëri
aksionare dhe tregton me aksione në tregun financiar, mirëpo për
dallim nga shoqëritë aksionare, profiti tatimor vetëm njëherë.
4. Bashkë ndërmarrja – është kryesisht biznes i kontraktuar që
përfshin dy apo më tepër persona fizikë apo juridik me qëllim të
pjesëmarrjes në profitin e përbashkët.
25

24. Cilat janë përparësitë e këtyre


firmave - ortakërisë?

 Lehtë për t’u formuar


 Lehtë për t’u shpërbërë,
 Kanë strukturë të thjeshtë organizative,
 Relativisht pak rregullore,
 Lejojnë më shumë pronarë.
26

25. Cilat janë mangësitë e këtyre firmave - ortakërisë?


 Përgjegjësi e pakufizuar,
 E papërshtatshme për numër të madh pronarësh,
 Transferim i pronësisë i vështirë,
 Zakonisht rezultojnë me menaxhment të ngathët,
 Ortakëria përfundon me vdekjen, jo kompetencën
apo tërheqjen e pronarit.
27

26. Çka është biznesi i korporatave?

 Korporata është biznes i organizuar në bazë të


ligjit si një entitet i ndarë ligjor.
 Aksionarët e korporatës nuk mbajnë përgjegjësi
për detyrimet e shoqërisë.
 Kur korporata emeton vetë një lloj të aksioneve,
ato i quajmë aksione të zakonshme.
 Pronarët e korporatave quhen Aksionar.
28

27. Si organizohen zakonisht


korporatat?
 Korporatat zakonisht organizohen në formë të:

1. Shoqërive aksionare - që paraqesin korporatat,


pronarët e së cilës mund t’i transferojnë aksionet e tyre
pa miratimin e aksionarëve të tjerë ose të shoqërisë,

2. Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) - që


paraqet korporatën, aksionet e së cilës shpërndahen
vetëm ndërmjet themeluesve të saj ose ndërmjet
personave të tjerë të përcaktuar paraprakisht.
29

28. Cilat janë përparësitë e korporatave?

 Korporatat kanë përgjegjësi të kufizuar,


 Korporatat kanë jetë të vazhdueshme, të ndarë
nga ato të pronarëve të tyre
 Aksionarët nuk janë personalisht përgjegjës për
borxhet e një korporate (përgjegjësi e kufizuar),
 Në shumicën e korporatave aksionarët nuk
menaxhojnë kompanitë, ata zgjedhin menaxher
profesionalë.
30

29. Cilat janë mangësitë e korporatave?

 Pronarët individual mund të kenë ndikim të vogël mbi


menaxhmentin,
 Pjesa më e madhe e korporatave duhet të paguajnë
tatime mbi të ardhurat e tyre,
 Korporatat janë të rregulluara nga agjenci të ndryshme
të shtetit ose të qeverisë,
 Relativisht vështir rregullohen,
 Zbatimi I rregulloreve është me kosto,
 Korporatat më të mëdha është vështir të menaxhohen.
31

30. Çka është etika në kontabilitet?


 Etika është posaçërisht e rëndësishme për kontabilitetin
sepse saktësia e informatës së kontabilitetit varet nga
sinqeriteti i atyre që i përgatisin, raportojnë dhe auditojnë
ato informata.

Zakonisht personat që merren me këto çështje, duhet


bazohen rreptësishtë në kodin e mirësjelljes profesionale, i
cili duhet bazuar në tri parime themelore e ato janë:
1. Në integritetin e personit që përgatit, raporton dhe
kontrollon - Informatat e kontabilitetit
2. Në objektivitetin e informatave të përgatitura
3. Në pavarësinë profesionale të personit...
32

31. Etika në kontabilitet, funksionimin e ka në këto


parime:

 Mënjanon gabimet e vogla etike.


 Përqendrohet në reputacionin e juaj afat
gjatë.
 Ju mund të pritni të keni pasoja nga mbajtja e
një pozicioni etik.
33

32. Çka është auditimi?

 Auditimi është ekzaminimi i hollësishëm i


raporteve financiare të një organizate.
34

33. Këshillat dhe shoqatat e kontabilistëve:

1. Federata ndërkombëtare e kontabilistëve (IFAC)


2. Këshilli për standardet financiare dhe kontabël (FASB)
3. Komisioni për sigurimin e këmbimeve (SEC)
4. Instituti amerikan për certifikimin e kontabilistëve
(AICPA)
5. Komiteti ndërkombëtar për standardet e kontabilitetit
(IASC)
6. Këshilli Kosovar për Standardet për raportim financiar
(KKSRF)
35

34. Cilat janë objektivat e biznesit?

Objektivat e biznesit janë:

 Realizimi i profitit
 Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi)
36

35. Cilat janë aktivitetet financuese?

Aktivitetet financuese, janë:

 Financimi nga pronarët (ekuiteti)


 Financimi nga jo pronarët (detyrimet)
37

36. Cilat janë aktivitetet investuese?

Aktivitetet investuese, janë:

 Blerja e burimeve (aseteve)


 Shitja e burimeve (aseteve)
38

37. Cilat janë aktivitetet operuese?


Aktivitetet operuese, janë:

 Shitja e produkteve dhe shërbimeve


 Rezultati në shitje dhe shpenzime
39

38. Cilat janë burimet e kapitalit të


biznesit?

 Investitorët (Pronarët)
 Kreditorët
 Fitimet nga bizneset
40

39. Për çfarë përdoren burimet e


biznesit?
 Blerje të tokës, ndërtesave dhe pajisjeve
 Blerje të materialit dhe furnizimeve
 Pagesën e të punësuarve
 Pagesën e shpenzimeve tjera operative

You might also like