Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Detyrat e drejtorit të

institucionit arsimor
 Të disponojnë në shkollë planimetrinë, hartën e shpërndarjes së
klasave(Planvendosja e maturantëve, nr. i klasave për çdo kat dhe
nr. i nxënësve për klasë, sipas listave që do të dërgohen nga
QSHA).
 Të orientojnë me shigjeta vendosjen e klasave sipas kateve.
 Të marrin masa për hyrjen e nxënësve në ditët e provimit në
orare të ndryshme duke shmangur grumbullimet e nxënësve në
oborr (sipas listave që do të vijnë nga QSHA).
 Të krijojnë dosjet për klasat ku do të zhvillohet provimi
(rregullorja e AP, e maturantit, duhet të kini kujdes që në dosje
duhet të përfshihen dy rregulloret e MASR dhe manuali i ardhur
nga QSHA).
 Të punohet edhe njëherë rregullorja e MSH 2020 me të gjithë
maturantët e shkollave tuaja (kujdes duhet të përfshihen dy
rregulloret e MASR dhe manuali i ardhur nga QSHA).
 Të kenë një qendër zëri.
 Të vëjnë në dispozicion fotokopjen.
 Drejtori dhe punonjësit ndihmës (sanitaret, sekretarja) do dalin
nga ambjentet e provimit para hapjes së kutisë së testeve.
 Të disponojë fotokopje të kartave të ID, ose certifikatat
personale të maturantit (pasi nqs një nxënës ka harruar ID e tij,
PAP të ketë fotokopjen e ID së nxënësit).
 Të vendosen zhurmuesit, aty ku ka.
 Drejtori dhe KSHMSH përgatit, kontrollon mjediset e provimeve
24 orë përpara çdo provimi. Drejtori i shkollës, i cili është edhe
në cilësinë e kryetarit të KSHMSH, do bëj certifikimin e
mjedisit një ditë para provimit të maturës dhe nëse mjedisi i
provimit në ditën e provimit është në kundërshtim me
rregulloren e MSH, për drejtorin e shkollës do të merren masa
administrative sipas përcaktimeve të kësaj Rregulloreje (largësia
ndërmjet nxënësve dhe për futjen e aparateve elektronike në
mjediset e shkollës/qendrës për ''mundësi kopjimi’).
 Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH)
përgatit/kontrollon mjediset e provimeve 24 orë përpara çdo
provimi, duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimin
fizik, sipas protokollit të MSHMS-së.
 Kutitë me materialet e provimeve të Maturës Shtetërore janë të
veçanta për çdo shkollë, sipas ZVA-ve. 
 QSHA dërgon në çdo shkollë listën emërore të nxënësve
pjesëmarrës në provim, si dhe numrin e sallës ku ata do të
zhvillojnë provimin sipas, shtojcës nr. 1, pjesë përbërëse e
këtij manuali.
 Mjediset ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore të
jenë të ajrosura, të ndriçuara dhe të dezinfektuara, sipas
protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
 Drejtori i shkollës konfirmon në ZVAP, një ditë para ditës së
provimit, se mjedisi përmbush kushtet higjieno-sanitare dhe të
distancimit fizik. Nëse mjedisi i provimit është në kundërshtim
me rregulloren e Maturës Shtetërore dhe protokollin e MSHMS-
së për drejtorin e shkollës do të merren masa administrative
sipas përcaktimeve të Rregullores së Maturës Shtetërore 2020.
 Në mjediset ku zhvillohet provimi nuk duhet të ketë
tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që
jepet provim.
 Të sigurojë ambient për nxënës me AK.
 Provimet e detyruara dhe provimi me zgjedhje të Maturës
Shtetërore 2020 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë.
 Kutia e mbyllur vuloset nga drejtori i shkollës
i cili paraqitet në qendrën e provimit vetëm
pas përfundimit të provimit në atë qendër.
Kur provimi zhvillohet në mjedise të tjera, jo
në shkolla, atëherë kutia vuloset nga drejtori i
shkollës së përzgjedhur nga KMSH në ZVAP.
 Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të
jetë jo më pak se 1.50 cm deri 2 m, në të
katër drejtimet si majtas-djathtas, ashtu dhe
para-prapa.
 Të gjithë personat e përfshirë në administrimin e
procesit të Maturës Shtetërore, të kenë detyrimisht
maskë dhe doreza gjatë gjithë procesit dhe të
respektojnë distancimin fizik në zbatim të urdhrit të
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.
289, datë 4.05.2020, “Për miratimin e udhëzuesit
“Për masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin
institucionet arsimore”.
 Maturanti/kandidati duhet të respektojë rregullat e
distancimit fizik dhe të higjienës, në zbatim të
urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale (MSHMS) nr. 289, datë 4.05.2020, “Për
miratimin e udhëzuesit “Për masat ndaj COVID-19
që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore”.
 Stafi mjekësor i shkollës (mjeku/infermierja e
shkollës), nëse ka, apo personeli i shkollës i
caktuar nga drejtori, kryen për çdo
maturant\kandidat procedurën si më poshtë:
- Mat temperaturën në ballë me termometër
digjital.
- Spërkat solucion dezinfektues me përmbajtje
70% alkooli në duart e nxënësve.
- Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me
maskë dhe doreza.
- Pajis nxënësit me maskë dhe doreza nëse nuk i
disponojnë.
 
 Duhet të përzgjidhni mësuesit më të mirë
për administrimin e provimeve të MSH
2020(AP, PK).
 Të gjithë punonjësit arsimorë të njoftuar nga
ZVAP, përmes listave të
dërguara nga shkollat janë të detyruar të
jenë prezent, në të kundërt mosparaqitja do
të konsiderohet si thyerje e rëndë e
urdhrave të eprorit dhe do të shoqërohet
me dhënien e masave disiplinore.
 Për moszbatim të pikë 1, të nenit 8 të kësaj
rregulloreje, ndaj Drejtorit të shkollës, i cili është edhe
në cilësinë e kryetarit të KSHMS H-së, merret masa
“Vërejtje" nga titullari, masë e cila depozitohet në
dosjen personale.
 Për çdo shkelje tjetër të Rregullores, të konstatuar
gjatë procesit të Maturës, të papërcaktuar në këtë
Rregullore, U merret njëra nga masat e përcaktuara në
nenin 33 të Ligjit nr. 69, data 21.06.2012 “Për sistemin
arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe në Kontratën Kolektive të Punës.

FALEMINDERIT

You might also like