Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Ndikimi I aktivitetit fizik në shëndetin tonë

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të patur një shëndet të mirë fizik dhe mendor.
Aktiviteti fizik i moderuar përfshin ecjen e shpejtë,, punën në kopsht, punën në shtëpi,
lojërat dhe sportet me fëmijë, mbajtjen lëvizjen e ngarkesave më pak se 20 kg etj.
OBSH-ja rekomandon së paku 30 minuta aktivitet fizik të moderuar, gjatë 5 ditëve të javës.
Sipas OBSH-së, kjo do të reduktonte rrezikun nga sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti
deri në 50% dhe do të zvogëlonte sëmundjen hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës
sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj.
Ndërkohë të ngasësh biçikletën, në vend të makinës është një ndër aktivitetet që sjell
shumë të mira për shëndetin, si fiskulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe
fleksibilitetin, si dhe djeg shumë kalori
Ushtrimet fizike jo vetëm që të bëjnë mirë fizikisht, por të
ndihmojnë edhe nga ana emocionale. Ky është përfundimi i
një studimi lidhur me rolin pozitiv që luan fizkultura në
shëndetin mendor.
Disa arsye pse aktiviteti fizik e bën jetën tuaj më të mirë:
Ushtrimet kontrollojnë peshën
Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll ose në
uljen e peshës. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa
më intensiv aktiviteti, aq më shumë kalori digjni. Nëse nuk keni
mundësi që të merreni me palestër, atëhere të jeni më aktiv gjatë
ditës me gjëra të thjeshta, p.sh: duke marrë shkallët në vend të
ashensorit ose duke u marrë me punët e shtëpisë.
Ushtrimet luftojnë problemet e shëndetit
Të shqetësuar për sëmundjet e zemrës? Shpresoni të parandaloni
tensionin e lartë të gjakut? Pavarësisht peshës suaj, të qenët aktiv
rrit vlerat e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet e këqija. Kjo gjë
e bën gjakun tuaj të qarkullojë më lehtë dhe ul rrezikun e
sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, aktiviteti i rregullt fizik
mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e problemeve
të zemrës, diabetit, depreisonit, llojeve të ndryshme të kancerit,
artritit etj…
Ushtrimet ju përmirësojnë humorin
Keni nevojë për humor të mirë? Apo për ta kaluar më qetë një
ditë stresuese?
Nje stervitje ne palester ose gjysmë ore ecje e shpejtë mund
t’ju ndihmojë. Aktiviteti fizik stimulon kimikate të ndryshme të
trurit që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur e më të qetë.
Gjithashtu, kur stërviteni rregullisht, mund të ndiheni më mirë
me pamjen tuaj të jashtme, gjë që rrit vetëbesimin dhe
vetëvlerësimin. Ushtrimet ju bëjnë më energjik.
Të lodhur nga blerja e ushqimeve apo nga punët e shtëpisë?
Aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë forcën e muskujve
dhe të rrisë qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti
fizik çojnë oksigjen dhe ushqyes në inde dhe ndihmojnë
sistemin kardiovaskular të punojë më mirë. Dhe kur zemra dhe
mushkëritë punojnë më mirë, ju keni më shumë energji për
punët e përditshme.
Ushtrimet ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor
Keni probleme me gjumin? Aktiviteti i rregullt fizik ju
ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni gjumë më të thellë.
Por mos u ushtroni në orët e vona të darkës, sepse pastaj do
të jeni shumë energjikë dhe do ta keni vështirë të flini.
Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë një mënyrë e kënaqshme
për të kaluar kohën. Ato ju japin mundësinë për të kaluar
një kohë të mirë jashtë shtëpisë, për t’u angazhuar në
aktivitete që ju pëlqejnë. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon
në lidhjet me miqtë dhe familjen.
Mbipesha sot është njëri ndër problemet më të mëdha
shëndetësore. Mënyra moderne e ushqimit, që nënkupton
ngrënien e shpejtë dhe pak lëvizje, është fajtori kryesor
për gjithnjë e më shumë njerëz me mbipeshë në botë.
Shumë mendojnë që nga kilogramët e tepërt mund të
shpëtojnë kryesisht me dieta, por ekspertët
paralajmërojnë se ushtrimet janë më të rëndësishmet kur
kemi të bëjmë me dobësimin e shëndoshë
Vrapimi
Fillestarët do të duhet të ushtrojnë në intervalet: pesë minuta
ecje të shpejtë, 30 sekonda sprint, dhe pastaj përsëri ecje të
shpejtë. Gradualisht duhet që të zgjaten fazat e shpejta dhe të
rritet shpejtësia në intervalet e ngadalshme.  
Noti
Kush vetëm zhytet në ujë, sigurisht që nuk do të dobësohet. Që ta arrijë këtë, duhet që
të mundohet më shumë, dhe kjo është të notojë me temp të shpejtë disa gjatësi, sipas
mundësisë, në stile të ndryshme duke i kombinuar. Avantazhi i këtij sporti është se
është shumë i përshtatshëm për personat me kilogramë të tepërt dhe të cilët kanë
kondicion shumë të keq.

Hahaha, pse buzqeshe


Vozitja e biçikletës
Biçikleta mund të vozitet gjithmonë: në rrugën për punë, kur shkoni në
shitoren, në kohë të lirë apo kur jeni në pushim. Ky sport fare lehtë
mund të futet dhe përshtatet në agjendën ditore. Përveç kësaj, ndikon
në krijimin e baraspeshës psiko-fizike. Duhet që ta keni gjithmonë të
vendosur kapelën, që në rast rreziku lëndimin e kokës ta zvogëloni në
minimum.                        
Lojërat me top: S’ka lidhje a bëhet fjalë për hendboll, volejboll apo
futboll-fakti është se lojërat me top djegin shumë kalori, ushtrojnë
muskujt dhe përmirësojnë koordinimin e lëvizjeve. Avantazhi i këtyre
sporteve është në atë se nëpërmjet lojës në tërësi harrojmë në
ngarkesën fizike. Për këto sporte ju duhet të jeni atlete të mire që
mos t’i lëndoni nyjat.     
Faleminderit per vëmendjen☺

Punoi:Shpëtim Hasallari

You might also like