Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

DETYRE PORTOFOLI

TEMA:REALIZMI
LENDA:LETERSI
KLASA:XI-E
REALIZMI
Fjala realizëm rrjedh nga fjala latine r e a l i s,që do të thotë e vërtetë,
reale. Në shkencën e letërsisë fjala realizëm nënkupton metodën letrare,
drejtimin letrar, shkollën letrare,doktrinën letrare,epokën letrare dhe
lëvizjen letrare që u zhvillua në këtë periudhë të shek.XIX. Edhe
shkrimtarët e Rilindjes evropiane si dhe ato të Iluminizmit në veprat e
tyre afirmuan rrethanat shoqërore dhe rrahën çështje të problematikës
sociale,por zgjedhjen e konflikteve e shohin në sferën ideologjike dhe
morale dhe jo si ralistët,të cilët këtë problematikë e shohin në mënyrë
reale në kuadër të zhvillimit të shoqërisë. Në vitet e 30-ta të
shek.XIX,realizmi si drejtim,epokë,lëvizje letrare apo si doktrinë u paraqit
në Francë dhe pastaj u përhap në shtetet tjera të Evropës.Kjo periudhë
letrare zgjati deri nga vitet 80-të shek.XIX,kur gradualisht filloi të
zëvendësohet prej shkollave të tjera.Por duhet të theksojmë se ndarje
totale ndërmjet drejtimeve letrare nuk ka,sepse përderisa njëri drejtim
merr hov,tjetri fillon të shuhet dhe gradualisht zëvendësojnë njëri drejtim
tjetrin.
REALIZMI NE LETERSINE EVROPIANE
Realizmi në letërsinë evropiane lindi pas romantizmit dhe vuri në dukje
disa çështje themelore që lidhen ngushtë me artin letrar. Duke theksuar
se drejtimet letrare lindun si proces të zhvillimit të shoqërisë dhe në mes
tyre nuk ekziston një ndarje klasike, por janë vazhdimësi e ecurisë letrare,
pra hovit të ri që mer rryma letrare që gradualisht zëvendëson të vjetrën.
Edhe romantizmi në fazën fillestare të tij lindi pikërisht kur ende
klasiçizmi vepronte si rrymë letrare. Në gjysmën e parë të shek.XIX,rryma
letrare e cila u bë prirje e shumë shkrimtarëve ishte realizmi.Tani
shkrimtarët u përpoqën që në veprat e tyre,në krijimtarinë letrare të tyre
të sjellin një imazh të ri më besnik të realitetit jetësor në shoqëri.
Shkrimtarët që krijuan në këtë periudhë letrare me që i takonin realizmit
u quajtën realistë.Është për t’u theksuar se në këtë periudhë letrare përveç
shkrimtarëve vepruan edhe sociologë,ekonomistë, folozofë edhe shumë të
tjerë dhe secili dha kontribut të madh në lëmën e vet.
MENYRA E RREFIMIT
Realistet kane si parim te shprehen me nje gjuhe te
kuptueshme nga te gjithe.Ata synojne te jene te
qarte dhe figuren letrare nuk e shohin si qellim ne
vetvete,por si nje veshje te domosdoshme te
materialit letrar.Subjekti zhvillohet pergjithesisht
ne vije kronologjike dhe respekton etapat klasike
te kompozicionit,duke parapelqyer menyren epike
te rrefimit e duke e shoqeruar me perfundime
didaktike.
PARIMET ESTETIKE
Kjo lloj letersie synon te jete realiste ne te gjithe perbersit e
saj:subjekt,rrefim,personazhe,e deri ne parashikimin dhe
interpretimin e fakteve te hollesishme.Duke e pare artin si pasqyrim
estetik te realitetit, e jo si prodhim apo imitim,autoret me te mire
perpunuan disa parime estetike,te cilat me pas u rimoren e u zhvilluan
nga pasuesit e tyre.Keshtu Balzaku krijoi teorine e tipit letrar,me te
cilin ka parasysh qe si heroi,ashtu edhe mjedisi e ngjarja,perfaqesojne
nje shumesi vetish te perbashketa per shume individe dhe situata reale.
Stendali,si levrues i romanit shoqeror me prirje psikologjike,perpunoi
teorine e shpetimit estetik te personazheve,e cila nenkupton se ne
art,ashtu si ne jete nuk ka individe teresisht te mire ose teresisht te
keqij,por qenie qe kane me shume ose me pak virtyte se te tjerat.
Ndersa Floberi kerkoi qe artisti te jete objektiv dhe
impersonal,domethene te rrefeje gjithcka saktesisht.
KARAKTERISTIKAT E REALIZMIT
Realizmi si drejtim letrar parashtron para shkrimtarëve një kërkesë të
posaçme apo të veçantë për të shkruar nëper veprat e tyre vetëm për atë
që është e vërtetë ,reale dhe nuk kanë guxuar të mendojnë e të shkruajnë
për të bukurën apo për të shëmtuarën, për të mirën apo për të keqën, pra
të mos u nënshtrohen ndjenjave të veta personale por të shkruajnë për
atë që është qënësore për këtë periudhë letrare. Shkrimtarët tani nëpër
veprat e tyre sjellin heronj tipik në rrethana të ndryshme tipike.
Personazhet tani nuk janë bartës vetëm të një vetie ,por janë bartës të një
varg vetish mvarësisht nga përkatësia e klasave të ndryshme apo të
caktuara shoqërore. Vetëm po të përmendim fytyrat kryesore të disa
veprave që karakterizojnë realizmin do të vërejmë dhe do të bindemi me
karakterin bartës të shumë vetive që ata bartin me vete. Të këtillë janë
Zonja Voker Te romani i Balzakut “Xha Gorio”,“Ana Karenina” e Tolstoit,
“Ema Bovari” e G.Floberit,”Oliver Tuist” i Dikensit e të tjerë.
FAZAT E ZHVILLIMIT TE REALIMIT
- Realizmi i hershëm me përfaqësues Balzakun,Dikensin,Gogolin.Kjo
ështe faza më e afërt e romantizmit dhe karakterizohet me enigmën
fabulative dhe komentet moralizuese.
- Realizmi i zhvilluar është faza e dytë e cila merr hov pas vitit 1848,
respektivisht pas revolucionit francez.Në këtë fazë të realizmit
paraqiten shkrimtarët G.Flober, Thekeri, Turgenievi,Goncarovi etj.
Tani personazhi i veprës bëhet më aktiv dhe paraqitet si determinues
i marrëdhënieve shoqërore.
 - Realizmi i lartë është faza e tretë e cila paralajmëron shthurjen e
realizmit dhe paraqitjen e formave të reja të të shprehurit.Të kësaj
periudhe janë veprat e L. Tolstojit, veprat e Dostojevskit. Tani
vërehet afrimi i pikëpamjeve të autorit me ato të personazhit kryesor,
gjë qe çon kah paraqitja e monologut të brendshëm
ZHVILLIMI I REALIZMIT DHE
PERFAQESUESIT E SAJ
Realizmi si drejtim i ri letrar zhvillim më të hovshëm pati në Francë në
fillim të shek XIX,pastaj në Angli dhe Rusi.Në këto shtete kundërthëniet
shoqërore ishin më të mëdha se sa në shtetet tjera ku ende kishte nevojë
për unitet kombëtar. Në grupin e dytë bëjnë pjesë shtetet si
Italia,Gjermania dhe gati tërë shtetet tjera të Evropës ku realizmi u
zhvillua me një tempo më të ngadalsuar,sepse këtu ende nuk ishte
arritur shkalla e lartë e unitetit kombëtar.Këtu presioni i romantizmit
zgjat më shumë. Ndikim të madhë në lindjen dhe zhivllimin e realizmit
si drejtim i ri latrar pati vepra e gjeniut francez dhe botëror Honore De
Balzak. “Komedia njerëzore” që është kryevepër e tij.Kjo u ndihmoi
shumë shkrimtarëve të ardhshëm si udhërrëfyese për disa nga kryetemat
që ata i shfrytëzuan në frymëne ralizmit.Gjatë kësaj periudhe veprën e tij
e shkroi edhe shkrimtari tjetër francez Stendali.Veprat e Stendalit siç
janë “E kuqja dhe e zeza” dhe “Manastiri i Parmës” janë dy veprat më të
rëndësishme të shekullit edhe pse u shkruan në kohën kur romantizmi
ishte në dukje e sipër.
Shkrimtari i cili vazhdon traditën e realizmit në letërsonë franceze
ëeshtë mjeshtri i vërtetë i fjalës së shkruar Gustav Floberi,për të cilin
nuk kishte temë të përshtatëshme apo të papërshtatëshme.Ai për
çdo gjë që i takon jetës kishte mundësi ta shëndrrojë në vepër arti
letrar.Vepra e tij madhore ëeshtë “Zonja Bovari”. Kësaj periudhe
letrare poashtu i takon edhe shkrimtari tjetër francez Emil Zola.Ky
shkrimtar me sukses vazhdoi rrugën e Balzakut në letërsinë franceze
dhe evropiane. Në letërsinë angleze kësaj periudhe letrare i përkasin
shkrimtarët Çarl Dikens,i cili në veprën e vet paraqet kundërveniet
ndërmjet heronjve pozitivë dhe negativë dhe si karakteristikë
kryesore ka përfundimin fatlum të rrëfimeve.Po i kësaj periudhe
është shkrimtari tjetër anglez Uilliam Theker vepra e të cilit
karakterizohet me një theks të veçanë ironik dhe me një satirë të
fortë kundër sistemit të kohës, {shoqërisë}.
Realizmi në letërsinë ruse u paraqit gati në të njejtën
kohë me atë francez dhe anglez dhe pati përfaqësues të
denjë shkrimtarët Aleksander Pushkin,Nikollaj
V.Gogol,si dhe figurat më të shquara të realizmit
rus,evriopian dhe botëror Ivan Turgeniev,Fjodor
Dostojevski dhe Leon Tolstoi.Dostojevski dhe Tolstoi
me romanet e tyre kapërcejnë kornizat e psikologjikës
dhe kalojnë në kufinjtë e filozofikës duke u ngritur në
rangun e epopesë dhe të tragjedisë.
FJODOR DOSTOJEVSI
Jeta dhe vepra : Dostojevski është figura qendrore e realizmit
në shek XIX dhe atë jo vetëm në Rusi , por në mbarë
Evropën dhe në botë. Padyshim figura qendrore në letërsinë
ruse bashkë me Tolstojin. Ky me veprën dhe parashikimet e
veta paralajmëroi letërsinë e shek XX dhe në atë la shenja të
pashpjegueshme në letërsinë moderne të kohës. U lind në
Moskë më 30.10.1821 në një spital të varfërish , në krah të të
cilit banonte familja e tij. Babai i tij ishte mjek ushtarësh.
Dostojevski filloi studimet në një shkollë të inzhinjerisë në
Shën Petersburg, por që vitin e parë e humbi. Atje mësohet
historia, letërsia dhe gjuhët e huaja. Shumë shpejt u dha pas
letërsisë dhe shkroi dramat "Njerëz të varfër" dhe "Netë të
bardha", gjithashtu përktheu nga frengjishtja Balzakun.
LEON TOLSTOI
Jeta dhe vepra : Vepra e Tolstoit i takon shkallës më të lartë të realizmit rus. Ky
shkrimtar me të drejtë u quajt gjeniu i letrave në letërsinë ruse. Tolstoi letërsinë
ruse, evropiane dhe botërore e pasuroi me motivin e romanit arsimor, moral dhe të
traditës ruse. Me këtë shkrimtar romani rus dhe botëror në periudhën e realizmit e
arriti shkallën më të lartë të tij. L.N Tolstoi u lind në fshatin Jasnaja Poljana në jug
të Moskës, në vitin 1828. Shtëpia në të cilën lindi Tolstoj edhe sot e kësaj dite është
muze përkujtimor në shenjë respekti për veprimtarinë e tij.

Tolstoi fitoi famë si shkrimtar, që hartoi veprat më të gjata realiste, gjithashtu si


autor i romanit epope, romanit të tipit të karakterit. Ky zhdukjen e
mosmarrëveshjeve klasore e shihte me anë të përsosjes dhe ngritjes morale të
njeriut dhe jo me anë të luftës Veprat : Në qendër të krijimtarisë së Tolstoiit është
romani “ Lufta dhe paqja” (1865-1869), “ Ana Karenina”( 1875-1878), “ Ringjallja”-
1899, Trilogjia : “Fëmijëria (1852) Djalëria (1854) Rinia ( 1857)” Novelat: “Vdekja e
Ivan Iliçit”, “Atë Segej”, “Kozakët” etj. Tolstoi gjithashtu është autor i disa eseve
dhe traktateve morale,fetare e filozofike. Ky gjeni i letrave artistike ka shkruar
edhe dramat: “Kufoma e gjallë”,”Pushteti i errësirës” dhe “Frutet e të mësuarit”.

You might also like