1 Egzamini Termat Themelor Dhe Ndarja

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 6

SH M T ” Presheva” në Preshevë

Dega e Makinerisë

Profili arsimor: Teknik i makinerisë për konstruktim kompjuterik

Lënda: Egzaminimi i detajeve dhe konstruksioneve makinerike

Njësia mësimore: TERMAT THEMELOR DHE NDARJA

Arsimtari i lëndës
Inxh dipl. Mumin Bajrami

10/07/20 1
EGZAMINIM: TERMAT THEMELOR DHE NDARJA
TERMAT THEMELOR DHE NDARJA
Me termin konstruksine makinerike nënkuptojmë sistemin makinerik,
pjesë të sistemit makinerik, ose pjesë të makinave që kryejnë një
funksion të caktuar.
Të gjitha këto egzaminime mund të ndahen në tri grupe:
a)Egzaminimi i performansave, gjegjësisht karakteristikave
funksionale të sistemit makinerik;
b)Egzaminimi i ngarkesave në punë dhe kushteve me të cilat sistemi
eksploatohet, si dhe pjesët përbërëse të saj, tërësit dhe paisjet;
c)Egzaminimi për besueshmëri, gjegjësisht aftësia e ruajtjes së
karakteristikave fizike funksionale për një periudhë kohore të caktuar,
me ngarkesa të catuar punuese dhe kushteve të punës
10/07/20 2
EGZAMINIM: TERMAT THEMELOR DHE NDARJA
Ndarja tjetër e këtyre egzaminimeve mund të bëhet sipas:
a)Karakteristikave të egzaminimit
b)Vendit të egzaminimit
c)Lëndës për egzaminim
d)Fazave të egzaminimit
e)Mjeteve, aparaturave dhe paisjeve
a) Karakteristikat e egzaminimit
Më së shpeshti egzaminohen këto karakteristika: fortësia, qëndrueshmëria,
rrezistenca në harxhim, rrezistenca në korozion, qëndrueshmëria
dinamike, saktësia (preciziteti), shkalla e shfrytëzimit të tërësisë detalit
ose makinës, shpejtësia maksimale, shpejtimi, fuqia, zhurma dhe
vibracionet, aerondotja, koha e përdorimit, homogjeniteti i materialit
ose saldimi i vendeve, aerodinamiciteti, egzaminimi i konstruksioneve
makinerike në kushte të punës etj.
10/07/20 3
EGZAMINIM: TERMAT THEMELOR DHE NDARJA

b) Vendi i egzaminimit
Në laboratore egzaminohen epruvetat, detajet e makinave,
nëntërësit dhe tërësit e makinave, (relativisht sistemet e vogla
makinerike).
Për makina të mëdha gjegjësisht sisteme makinerike të cilat duhet
të egzaminohen eksperimentalisht, bëhen modele. Modelet
fizikisht dhe gabarisht janë makina të zvogëluara dhe sisteme
makinerike të cilat mund të egzaminohen në laboratore dhe që
mund të vihet gjer te karakteristikat e tyre. Me egzaminime
jashtë laboratorike të konstruksioneve makinerike në kushte
eksploative të punës reale, fitohen rezultatet më të besueshme
reale për vlerësimin e rregullshmërisë së konstruksioneve.
10/07/20 4
EGZAMINIM: TERMAT THEMELOR DHE NDARJA
c) Lënda për egzaminim
Egzaminimet realizohen në:
- epruveta
- detaje të makinave
- në nëntërësi dhe tërësi makinerike
- në makina , gjegjësisht në sisteme makinerike
d) Fazat e egzaminimit
Egzaminimet mund të kryhen në shumë faza, dhe ate gjatë konstruktimit,
përpunimit, montimit, përcjelljes, eksploatimit dhe pas havarisë.
e) Mjetet, aparaturat dhe paisjet
Egzaminimi bëhet me ndihmën e mjeteve të ndryshme me aparatura
paisje siç jane shkëputëset , pulzatorët, paisjet me qark të mbyllur
të fuqisë, paisjet regjistruese, përforcues elektronik, gjeneratorë
frekventues, osciloskop, frekvenciometër, mikrofoni, analizatoret
etj.
10/07/20 5
SH M T ” Presheva”
në Preshevë
Aktivi i Makinerisë
Faleminderit për vëmendjen
Mbani distancën

10/07/20 6

You might also like