Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

5 Maji Dita e Deshmoreve

Punoi:
Albjona Koshi
Heronjtë, kujtesa historike e shpirtit liridashës të kombit tonë.
Flladi I luftes per liri i terhoqi drejt sofres se bashkuar per clirim e atdheut.I terhoqi duke iu treguar shkembin
e larte ku duhet te arrinin.Atje ku shqiponjat mund perqafonin lirine.Lufta nuk njohi moshe,fe apo dallime.Ajo
u be pikesynimi e qellimi I vetem I popullit tone trim e guximtar. Ajo u be vatra ku te gjithe ishin te barabarte
dhe te gatshem per te dhene jeten vetem e vetem per liri. Ajo I ushqeu me ndjenja te dlira dashurie sic
ushqen nje nene me gjirin e vet femijen.Ajo sofer I edukoi e I beri ta duan Shqiperine si nene e lirine si
babane, e lufta per ta te ishte ideali per te cilin do te jepnin edhe jeten. Ishin te vegjel e te medhenj ata qe
rrembyen armet e nuk arriten ta duronin varferine,urine dhe vuajtjet e popullit. Ishin burra, gra, pleq e femije
qe s’duruan te jetonin ne kaosin,ne shkretetiren e eger qe solli armiku.Ishin nenat qe me lotet e tyre vajtuan
bijet e vrare per atdheun. Nuk ishin njeqind,as njemije ishin njezetetemije lule e petrita qe dhane jeten e
rane deshmor per vatanin. Disave iu shkoi jeta e nuk pane nje fijez shprese te lirie, por e deshen
Shqiperine e vdiqen duke menduar per te.Disa pane me syte e vete ku burri,djali, vajza, femija,
pushkatoheshin ne syte e njeri –tjetrit.Disa lane femijet ne djep. Disa u internuan.Disa s’munden t`ua
shikonin as fytyren foshnjave qe kishin fatin te vnin ne jete ne kohe te tilla,ku etja per pushtet,ambicja ishin
te vetmet shoqeruese qe flinin me okupatorin.Lufta nacionalclirmtare njohu shume beteja te lavdishme ku
guximin,trimerine,dashurine per vendin e per te shtrenjten liri e treguan heronjte tane.Deshmoret qe sot
meritojne te nderohen me respekt e dinjitet te patundur.Atdheu kishte nevoje per ta ,atdheu leshoi thirrjet
per mbrojtje dhe gjaku qe na rrjedh ne vena I ndjeu vuajtjet e tij,renkimet e tij te njepasnjeshme dhe si dielli
ne kulmin e korrikut shperthyen per te mbrojtur vatanin e ti jepnin fund vuajtjeve nga tiranet cnjerzore.Cdo
hero qe ra ne luften per liri karakterizohej nga besnikeria,trimeria e patriotizmi revolucionar.Ata kishin vetem
nje synim.Nje synim per te cilin dhane jeten.Nje synim per te cilin sakrifikuan e perseri me nje dhembje
krenare e ngriten koken lart me shpresen se nje dite endrrat per te cilat luftuan gjithe jeten do te beheshin
realitet. Heronjtë jane kujtesa historike e shpirtit liridashës të kombit tonë.Ata na sollen lirine.Ata kane
merita te pafundme sa qe e gjithe jeta nuk do te mjaftonte per te shprehur mirenjohjen e thelle qe ndjejme
per ta. Mirenjohjen,perultesine dhe dashurine e paaneshme qe rrezaton kur ne I kujtojme cdo pervjetor e jo
vetem. Kurre nder breza qe do te vijne s`do te harrohen,sepse forca me te cilen ata bene veprat e tyre
eshte me e madhe se gjithcka.
Ato jane heronjte e vetem qe do aririne t`ju mbijetojne shekujve.

You might also like