Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

ENZIMAT, VITAMINAT

DHE HORMONET
Enzimat janë lëndë me natyrë proteinike që shpejtojnë
reaksionet në trup.Ato veprojnë në temperaturën optimale 34
grade dhe në temp optimale 37 caktivizohen.Enzimat janë lëndë
që e shpejtojnë ose e ngadalsojnë një proces kimik.Enzimat janë
katalizator biologjikë për të cilën arsye quhen katalizatorë
biologjikë ose biokatalizator.Përpara është menduar se enzimi
shpreh aktivitetin e vet katalik vetëm”in vivo”që do të thotë
qelizë të gjallë e jo edhe “in vitro” jashtë qelizës,në
epruvetë.Mirëpo sot dihet se shumica e enzimeve mund të
izolohen nga qeliza e në atë rast enzimi të mos e humbë
aktivitetin e vet biologjik .Prandaj,enzimat mund të hulumtohen
jashtë qelizës së gjallë.Të gjitha enzimat e njohura deri më sot
nga natyra kimike janë proteina ose proteide të natyrës
globulare.Enzima e parë që është fituar në gjendje kristalore ka
qenë UREAZA.Më vonë është vërtetuar se ureaza nga natyra
kimike është proteinë.Deri më sot janë identifikuar më tepër se
1.000 enzima të ndryshme prej të cilave 200 janë fituar në
gjendje kristalore.
Vitaminat
Vitaminat janë substance organike të cilat janë të përhapura te
bimët,shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr
nëpërmjet ushqimit.Vitaminat kanë rëndësi sepse ruajnë dhe
mirëmbajnë metabolizmin e organizmit.Vitaminat janë disa
përbërse natyrale prezente në pothuaj të gjitha
ushqimet.Ndonëse në sasira të vogla ato janë thelbësore për të
gjitha funksionet e organizmit përfshirë rigjenerimin e indeve
dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.Vitaminat janë të
ndara në dy grupe të tretshme në ujë dhe të tretshme në
yndyrëra.Të tretshme në ujë janë lehtësisht të absorbueshme
nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mundet ti ruaj apo ti
akumuloj vitaminat e tretshme në ujë kështu që marrja e tyre
ditore është e domosdoshme për të plotësuar nevojat.Vitaminat
e tretshme në yndyrëra absorbohen nga ushqimet në përgjithësi
dhe ato të yndyrëshme në veçanti.Ato mund të ruhen në melçi
për një kohë të gjatë kështu që marrja e tyre në një dozë të
vetme është e mjaftueshme.
Vitaminat kryesore të cilat që i nevojiten tupit të njeriut.
HORMONET
Hormonet janë substanca kimike të cilat i sekretojnë gjëndrat me
sekretim të brendshëm dhe inde endoktrine.Në fakt hormone
quhet një substancë specifike e sekretuar nga një qelizë e
specializuar që vepron mbi receptor po ashtu të specializuar
.Termi hormon që është me prejardhje greke do të thotë
stimulim,ngacmim,sinjalizim.Hormonet shërbejnë si një formë e
madhe e komunikimit midis organeve të ndryshme dhe
indeve.Hormonet rregullojnë një shumëllojshmëri të filziologjisë
dhe të sjelljes duke përfshirë
tretjen,metabolizmin,frymëmarrjen,funksionin e
indeve,përceptimit ndijor,sekretimit,laktacionit,stresit,rritjes dhe
zhvillimit,lëvizjes,riprodhimit dhe humorit.Në përgjithësi vetëm
një sasi e vogël e hormonit është e nevojshme për të ndryshuar
metabolizmi qelizor. Hormonet në përgjithësi ndikojnë në
metabolizmin e ujit, të kripërave minerale, të proteinave, të
sheqernave të lipideve, në për metabolitetin e membranave
qelizore, në ngacmimin e nervave periferike dhe të muskujve,
përkatësisht në sistemin nervor, në funksionet psikike, në rritje
dhe në shumëzim.

You might also like