Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 17

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI FILOZOFIK-DEGA E PEDAGOGJISË

Njësia mësimore:
KATEGORITË PEDAGOGJIKE

Programi: Gjuhë Angleze Ligjërues: doc.dr. Naser Ramadani

Kursi: Pedagogji e përgjithshme


Kuptimi mbi kategoritë

Çdo veprimtari shkencore dhe çdo shkencë ka


kategoritë e saja themelore.
Kategoritë pedagogjike janë: edukata, arsimi,
mësimi, vetedukimi, vetarsimimi, arsimimi
permanent, riedukimi, vetrealizimi,
vetëndërtimi, adaptimi, akcelerimi, vlerësimi,
përgatitja për jetë, zhvillimi i tërësishëm i
individit, zhvillimi intelektual-fizik, formimi
moral, pjekuria social-emocionale etj.
1. Kategoritë themelore pedagogjike
 1.1. Edukata dhe jeta shoqërore
 Edukata është e vjetër sa edhe vetë njeriu, përkatësisht
shoqëria njerëzore.
 Procesi i edukimit qëllimisht i organizuar nënkupton rolin aktiv
të institucioneve shoqërore e edukative në formimin e
individit, bën konkretizimin teorik dhe praktik të detyrave dhe
mundëson verifikimin shkencor e shoqëror të edukatës.
 Tentimet që edukata të mos trajtohet “veçori ekskluzive e
njeriut”.
 Edukata jo vetëm që projekton formimin e njeriut për të jetuar
në kushte të reja, por duhet ta përgatis për një kohë përtej
dhe të bëhet bartës i aktiviteteve shoqërore.
 Të edukohet njeriu do të thotë të edukohen te ai rrugët
perspektive në të cilat gjendet gëzimi i tij për të nesërmen.-
Makarenko
 Dimensioni qytetar i edukatës.
 Në shkolla edukata qytetare realizohet në dy mënyra: në
mënyrë parimore që nënkupton realizimin integral në
kuadër të të gjithë lëndëve dhe si lëndë e veçantë “Edukatë
qytetare” në kl.VII-VIII-8 vj. ose VIII-IX-9 vj.
 Ekzistojnë definicione të shumta mbi edukatën.
 Sipas Shefik Osmanit “edukata është veprimtari e
vetëdijshme dhe e organizuar, prëmes së cilës shoqëria dhe
vetë i edukuari ndikojnë për zhvillimin e forcave fizike dhe
shpirtërore të individit, për të formuar atë në mënyrë të
gjithanshme.”
 Për shkencën e pedagogjisë me rëndësi është pa dyshim
akti i edukimit, mënyra e komunikimit në modelimin e
njeriut të ri, në aftësimin e tij për jetë.
 1.2. Roli, funksioni dhe definimi i arsimit
 Themeli i çdo shteti është arsimi i rinisë së tij.
 Arsimi është urë në mes njeriut dhe punës.
 Arsimi duhet shikuar nga dy aspekte: si kategori pedago-
gjike i cili së bashku me edukatën synon formimin e
njeriut të tërësishëm, dhe së dyti si veprimtari e veçantë
shoqërore që ka për qëllim e detyrë organizimin e procesit
të arsimit dhe përcjelljen e realizimit të tij në nivele të
ndryshme.
 Disa aspekte i japin dimension të veçantë arsimit:
1. Koha prej ditës në ditë dukshëm dhe intensivisht
ndryshon
2. Zhvillimi intensiv industrial, automatizmi, kompjuteri-zimi,
zhvillimi i informatikës, revolucioni teknik-shkencor.
 Pikënisja e arsimit është njeriu prodhues, kurse
veçori kryesore e tij është përgatitja për jetë.
Definimi i arsimit
 Me arsim nënkuptojme “procesin e përfitimit të
njohurive, shkathtësive dhe shprehive, formimin e
botëkuptimit shkencor dhe zhvillimin e aftësive psiko-
fizike.
 Përmbajtjet arsimore duhet të sigurojnë rolin aktiv e
komunikativ të njeriut në transformimin e gjerë e të
gjithanshëm të shoqërisë, ai duhet të krijojë kompe-
tencë për përparimin e jetës personale e shoqërore.
 Arsimi është faktor esencial që kontribuon për paqe,
humanizëm dhe prosperitet moral e material.
 Komponentët e arsimit janë:
- Komponenti shoqëror-moral
- Komponenti gnoseologjik ose njohës (sistem dhe strukturë
e diturive, nocione, kuptime etj.)
- Komponenti aksiologjik ose vlerësues (aftësimi për të
gjykuar veprimet, sjelljet, për të marrë qëndrim ndaj
vlerave, fenomeneve, situatave)
- Komponenti demijurgjik ose kreativ (zhvillimi i aftësive
individuale krijuese, pavarësimi për punë)
- Komponenti intelektual-racional (zhvillimi i të menduarit
kauzal, kritik, aftësimi për të kuptuar raportet, zhvillimi i
aftësive logjike)
- Komponenti produktiv-praktik (aftësimi për punë konkrete)
 Përcaktimi apo strukturimi i përmbajtjeve është çështje
me relevancë shkencore dhe shoqërore-pedagogjike.
 Këtu paraqitet problemi i seleksionimit adekuat dhe
korrekt i përmbajtjeve, sistematizimi i tyre dhe
përqëndrimi rreth qëllimit bosht.
 Çdo tendencë që shkollës t’i imponohen vlera
tradicionale, të tejkaluara, nuk përkojnë me kërkesën
që të rinjtë të përgatiten për ardhmëri, por për vlera të
tejkaluara, nuk ka perspektivë për njeriun.
 Arsimit i nevojiten ndryshime rrënjësore.
 Arsimi është më tepër proces futurologjik dhe
bashkëkohor.
 1.3. Mësimi
 Mësimi është kategori pedagogjike dhe një nga rrugët
nëpërmjet të cilës individi-nxënësi mund të arrijë në njohjen
e realitetit dhe përsosjen e përvojës personale.
 Mësimi parakupton lidhjen didaktike të edukatës dhe të
arsimit dhe realizohet si proces unik edukativ-arsimor.
 Në mësim realizohen tërësi vlerash edukative, morale-
sociale, emocionale, estetike, shëndetësore, kulturore etj.
 Mësimi gjithmonë ka karakter selektiv të ndikimeve dhe
diturive.
 Mësimi është proces aktiv që realizohet me ndërmjetësim të
arsimtarit, proces aktiv i planifikuar dhe organizuar,
zhvillohet si proces komunikativ në mës arsimtarit që jep
dituri dhe nxënësit që përvetëson.
Kategoritë tjera pedagogjike
 Dimensioni funksional i nënkategorive është qenësor dhe
ato synojnë formimin e individit.
 Socializimi synon aftësimin e individit për jetë sociale
përmes faktorëve siç janë: familja, shkolla, ambienti,
masmediat, moshatarët etj.
 Nxënia realizohet në forma të ndryshme si proces i
ndryshimit të individit dhe formimit të shprehive dhe
shkathtësive, qëndrimeve e bindjeve.
 Dituritë paraqesin sistem të fakteve shkencore e
gjeneralizimeve.
 Shprehitë dhe shkathtësitë si mënyra të automati-zuara të
veprimit kanë të bëjnë me funksione të rëndësishme të
individit.
 Aftësitë si cilësi të individit për zhvillim janë të
përgjithshme (intelegjenca) dhe të veçanta (për muzikë,
art, matematikë etj.) Këto janë determinante të
zhvillimit të individit.
 Formimi i qëndrimeve është proces kompleks që paraqet
sjelljen e individit në situata të ndryshme jetësore.
 1. Vetedukimi
 Nocioni vetedukim mbështetjen e ka në edukimin.
 Vetedukimi luan një rol dhe funksion të caktuar e
esencial në zhvillimin e tërësishëm të individit, të
formimit të vetvetes nëpërmes vetvetes.
 Në esencë vetedukimi është një impuls i ri, ngacmim,
për personalitetin që ai të pasurohet me vlera të reja
dhe ato vlera t’i bartë te të tjerët.
 Me vetedukim nënkuptohet gatishmëria e individit-
njeriut për të kultivuar dhe përsosur vetveten dhe
aftësimi i tij për t’u inkuadruar në rrjedhat zhvillimore
dhe për t’u marrë me punë edukative.
2. Riedukimi
 Për dallim nga vetedukimi, riedukimi është proces i
organizuar, i cili nuk kryhet me dëshirën dhe angazhi-
min e vet individit, i cili i nënshtrohet këtij procesi.
 Riedukim do të thotë edukim i sërishëm
 Individi i cili për arsye të ndryshme manifeston sjellje
asociale, apo sjellja e tij është e ngarkuar me
elemente kriminologjene ka nevojë për riedukim me
qëllim të rivendosjes së sjelljes normale.
 Riedukimi është proces që zhvillohet në katër etapa:
1. Fillimi i procesit të riedukimit
2. Vetëdijësimi i personit për thelbin dhe esencën e
riedukimit dhe të masave që aplikohen mbi te, duke
e kuptuar veten si objekt mbi të cilin veprohet me
mjete e metoda adekuate për eliminimin e shkaqeve
të sjelljes asociale, kriminogjene.
3. Rivendosje e stabilitetit biopsikosocial, i cili për arsye
të ndryshme ka qenë i çrregulluar
4. Trajtimi postpenal që ka të bëjë me personat që janë
liruar nga institucionet përmirësuese-edukative.
3. Vetarsimimi
 Çështja dhe nevoja e vetarsimimit shtrohet për dy
arsye:
1. Si proces objektivisht ekziston, pa të është i
pamundur përparimi dhe
2. Arsimi nuk mundëson vlera ideale, të plota, të
përsosura, madje dinamika zhvillimore, dituritë e
përvetësuara i relativizon për një kohë shumë të
shkurtër, dituritë e përfituara nën ndikimin e
revolucionit tekniko-shkencor shpejt vjetërohen,
bëhen jofunksionale.
4. Arsimi permanent
 Nevoja për arsimim permanent është
imanentë e çdo individi, si bartës i një
veprimtarie shoqërore-prodhuese,
profesionale.
 Arsimimi permanent është proces i pandër-
prerë që zgjat tërë jetës, me qëllim të
pasurimit shpirtëror, të konsumit të kulturës
njerëzore dhe afirmimit shoqëror e
profesional të individit.
 Arsimimi permanent dhe arsimimi permanent
profesional dallojnë nga njëri-tjetri.
 Arsimimi permanent profesional si proces është
më i ngushtë, sepse i dedikohet përsosjes në
profesion, synon përsosjen e organizuar të
bartësve të detyrave profesionale (përsosja
permanente e arsimtarëve, juristëve,
ekonomistëve etj.).
MIRUPAFSHIM

You might also like