Endokrinologji

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

ENDOKRINOLOGJI

Ushtrimi nr. 1

Klasifikimi i hormoneve
Msc. Albana Plakiqi Milaimi
Objektivat
• Studentët duhet të:

– Njohin strukturën e hormoneve


– Të analizojnë veprimin e tyre
– Të interpretojnë figurat për sintezën dhe veprimin
e hormoneve
Hyrje
• hormon = gr. (hormeo)  nxit, ngacmon, nuk të lë të qetë.

• William Bajlis dhe Ernest Starling 1902 – veprimi i sekretinës

• Sipas Starlingut hormonet prodhohen nga gjendrrat endokrine dhe transportohen me anë të gjakut drejt indit receptor.

• Neurohormonet prodhohen nga neuronet dhe nuk transportohen me anë të gjakut.

• Endokrinologjia

• S. Endokrin bashkëvepron me SN në bashkërendimin e funksioneve komplekse te organeve.

• HORMONET - grup lajmetarësh kimikë, ku informata që bartin mund të deshifrohen kur biejnë në kontakt me qelizat
e cakut.

• Keto qeliza janë të pajisura me receptorë specifik, të cilat marrin informatën dhe japin përgjigjen e parë

• Hormon = lëndë specifike, e sekretuar nga një qelizë specifike, që vepron mbi një receptor specifik.

• Receptori ka një aftësi të madhe për hormonin dhe seleksionim të lartë.


Fig. 1. Sekretimi dhe lidhja e hormoneve me qelizat e cakut
KLASIFIKIMI I HORMONEVE
Klasifikimi strukturorë:
1. DERIVATET E AMINOACIDEVE
• Adrenalina
• Hormonet e tiroides (T-3, T-4)
•  
2. POLIPEPTIDE DHE PROTEINA
• Insulina
• Glukagoni
• Hormonet e hipofizës
• Hormonet e traktit gastrointenstinal, etj.. 

3. HORMONET STEROIDE – permbajne berthame te sterolit dhe mund te


krijohen nga acetati dhe kolesteroli.

- Steriodet adrrenokortikale dhe


- Steroidet seksuale.
Klasifikimi sipas funksionit:
1. Hormonet qe veprojne direkt ne organet e caktuara

- H. seksuale (androgjenet, estrogjenet),


- H. pankreatike
- H. e gjëndrrave mbiveshkore.
•  
2. Hormonet qe kontrollojne sintezen dhe veprimin e hormoneve tjera (hormon per hormon),

- H. gonadotropik,
- H. adenokortikotrop,
- H. tireotropik,
- H. paratireotrop, etj..
•  
3. Hormone te sintetizuar nga qelizat nervore te hipotallamusit - kontrollojnë sintezën dhe lirimin
e hormoneve te hipofizës.

- H. liruese (stimuluese) ose


- H. frenuse (inhibuese).
• Hormonet që ndikojnë në zhvillimin psiko-fizik

– H. e tiroidesë,
– H. i rritjes dhe
– H. seksuale.
 
• Hormonet që rregullojnë veprimin e organeve
– Katekolaminat,
– Kortizoli,
– H. adrenokortitrop.
•  
• Hormonet me funksion homeostatik -balansuese

– Insulina,
– Glukagoni,
– Parathormoni,
– Hormoni antidiuretik etj.
SINTEZA DHE LIRIMI I HORMONEVE
• Hormonet prodhohen
ne gjendrrat
endokrine (pa kanale
sekretore), në grupe
qelizash si

– Ishujt e Langerhansit,
– Q. e Leidigut ne testis,
– qelizat e hipotalamit,
– Q. e mbiveshkës,
– Q. e mukozës së
duodenit, etj.
Fig. 2. Pamje e ishujve të Langerhansit në Pankreas
• Hormonet polipeptide sintetizohen ne ribozome,
përfshihen në fshikëza te vogla dhe pas maturimit
nxirren jashtë ekzocitozë.

• Shumë H. sintetizohen si prohormoneve , ku lirohen


enzimakisht dhe bëhen aktive.

• Shembull : sinteza e insulinës:

1. Qelizat beta sintetizojnë proinsulinë në ribozome


2. Proinsulina bartet përmes mikrofshikëzave deri në
aparatin e Golxhit dhe enzimatikisht shndërrohet në
insulinë për 120 minuta.
3. Mikrotubulet e bartin deri te membrana qelizore. Ato
lëvizin me ndihmën e Ca2+
Pyetje
1. Nga rrjedhë fjala hormon?
2. Si transportohen Hormonet?
3. Po neurohormonet?
4. Me cilin sistem bashkëvepron sistemi endokrin?
5. Në cilat qeliza mund të lidhen hormonet?
6. Në bazë të strukturës, si ndahen hormonet?
7. Çfarë hormoni është adrenalina, po insulina?
8. Si ndahen H. Në bazë të funksionit?
9. Hormonet seksuale dhe pankreatike, veprojnë direkt në inde dhe organe apo kontrollojnë
veprimin e hormoneve tjera?
10.Cilat Hormone kanë ndikim psiko-fizik?
11.Cilat hormone kanë funksion homeostatik – balansues?
12. përmend disa grupe qelizash që prodhojnë hormone?
13.Ku prodhohen hormonet polipeptide?
14.Përkufizo prohormonin?
15.Analizo sintezën, transportin dhe lirimin e insulinës?
FALEMINDERIT PËR
VËMENDJE

You might also like