Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

USHTRIMI 11

PANKREASI ENDOKRIN

Msc. Albana Plakiqi Milaimi


Pérshkrim
• Dihet se disa nga hormonet marrin pjesë në rregullimin
e metabolizmit. Katër prej këtyre hormoneve
sekretohen nga qelizat e Ishujve të Langerhans-it në
pankreas: dy të parat janë Insulina dhe Glukagoni, me
veprim më të madh në metabolizmin e glukozës; dy të
tjerat janë Somatostatina dhe Polipeptidi pankreatik,
që modulojnë veprimin e insulinës dhe glukagonit.
Hormonet tjera që rregullojnë metabolizmin e
karbohidrateve janë adrenalina, hormonet e tiroidesë,
glukokortikoidet dhe hormoni i rritjes.
Struktura dhe funksioni i pankreasit
• Pankreasi gjendet poshtë lukthit dhe lidhet me duodenin. Ai
është gjëndërr e dyfishtë; endokrine dhe ekzokrine. Aspekti
ekzokrin është i lidhur me tretjen, ndërsa funksioni endokrin
konsiston primarisht në sekretimin e dy hormoneve kryesore:
insulinës dhe glukagonit. Në ishujt e Langerhans-it janë
identifikuar 4 tipe të qelizave, ku secila prodhon lloje të
ndryshme të hormoneve e që kanë veprim specifik:
• Qelizat A prodhojnë glukagon; 
• Qelizat B prodhojnë insulinë;
• Qelizat D prodhojnë somatostatinë; dhe
• Qelizat F ose D1 prodhojnë polipeptidin pankreatik. 
• Të katër hormonet e lartëpërmendura janë polipeptide. Insulina
prodhohet nga qelizat B, ndërsa hormonet tjera sekretohen edhe nga
mukoza e traktit gastrointestinal. Poashtu, somatostatina është gjetur
edhe në tru.
• Të dyjat, edhe insulina edhe glukagoni janë të rëndësishme në
rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe lipideve.
• Insulina është hormon anabolik, e cila rrit rezervat e glukozës, acideve
yndyrore, aminoacideve në qeliza dhe inde.
• Glukagoni është hormon katabolik, që mobilizon glukozën, acidet
yndyrore dhe aminoacidet nga depot e tyre në drejtim të gjakut.
• Somatostatina mund të rregullojë, lokalisht, sekretimin e hormoneve
tjera pankreatike, ndërsa në tru (hipotalamus) dhe në palcën kurrizore
mund të veprojë si neurohormon ose neurotransmiter.
• Polipeptidi pankreatik – funksioni dhe origjina e tij janë ende të paqarta,
megjithatë, hormoni mund të influencojë në funksionin e traktit
gastrointestinal dhe promovon homeostazën brenda ishujve të
Langerhans-it.
Fig. 25. Katër llojet e qelizave endokrine të
pankreasit
Sekretimi dhe veprimi i insulinës
• Insulina sintetizohet nga qelizat B si preprohormon - preproinsulin, e cila
përfshinë 23 aminoacide, e që pastaj jep proinsulin. Kjo sekuencë humbet gjatë
kalimit nëpër retikulumin endoplazmatik, që pastaj jep molekulën e pro-insulinës.
Një enzim prezent në ishujt e Langerhans-it mundëson kalimin e proinsulinës në
insulinë. Në këtë konvertim, vargu i peptidit C largohet nga proinsulina, duke bërë
lidhje në mes vargjeve A dhe B të insulinës.
• Sekretimi i insulinës është pulsativ dhe rregullohet nga faktorët inhibues dhe
stimulues, ku shumica prej tyre janë të lidhur me metabolizmin e glukozës dhe
efektet cAMP-së. Sekretimi i saj stimulohet nga niveli i lartë i glukozës dhe
redukohet kur vlera e glukozës është e ulët. Poashtu, ajo stimulohet nga disa
aminoacide, hormonet intestinale, acetilkolina, etj.. Faktorët inhibues përfshijnë
somatostatinën, adrenalinën, etj..
• Pas qarkullimit disa minutësh, insulina degradohet në mëlçi dhe veshka. Ajo lidhet
me receptorë specifik në membranën qelizore duke krijuar një kompleks insulin-
receptor, i cli merret nga qeliza me endocitozë.
• Veprimet kryesore të insulinës janë:
• Lehtësimi i trasportit të glukozës përmes membranës (p.sh. te qelizat adipoze dhe
muskulore),
• Stimulimi i sistemit enzimatik për konvertimin e glukozës në glukogjen (në mëlçi dhe qeliza
muskulore),
• Zvogëlon glukogjenogjenezën (mëlçi dhe qeliza muskulore),
• Rregullon lipogjenezën (mëlçi dhe qeliza adipoze), dhe
• Promovon sintezën e proteinave dhe rritjen (efekte gjenerale).
•  
•  
• Insulina përbëhet nga dy vargje peptidike që quhen vargjet A dhe B, këto lidhen me lidhje
disulfide, ku vargu A përbëhet nga 21 aminoacide, ndërsa B nga 30 aminoacide.
• Në rastet e çrregullimit të sintezës ose veprimit të insulinës në qeliza, paraqitet sëmundja
e Diabetit, e cila sëmundje mund të jetë në dy tipe: Tipi I dhe Tipi II (fig.26.).
•  
Glukagoni
• Hormon që prodhohet në pankreas në ishujt e Langerhansit nga qelizat alfa. Për nga
struktura kimike është polipeptid. Ka rol të rëndësishëm në homeostazën e glukozës në 
gjak. Kur përqendrimi i glukozës zbret nën nivelin normal që është 50 mg/dL në gjak e 60
mg/dL në serumin e gjakut, glukagoni vepron mbi organet që depozitojnë glukozën si në  
mëlçia dhe muskuj. Nën veprimin e glukagonit këto organe aktivizojnë enzima që
shpërbëjnë glikogjenin në glukozë, duke e liruar në gjak. Si rrjedhim përqendrimi i glukozës
në gjak kthehet në nivel normal. Vlerat normale të përqëndrimit të glukozës në gjak janë
50 - 100 mg/dL,ndërsa në serum 60 - 110 mg/dL. Por, këto vlera rriten pas ngrënjes.
• Ky është hormoni i dytë i pankresasit, i cili krijohet në qelizat e ishujve të Langerhansit.
Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 29 aminoacidesh. Në krahasim me
insulinën ka veprim të kundërt. Stimulon zbërthimin e glukogjenit e pas kësaj rritjen e
glukozës në gjak (hiperglicemia), që është veprim i kundërt nga insulina. Për këtë asrye
glukagoni mund të konsiderohet antagonist i insulinës, por ka veprim sinergjist me
adrenalinën. Hipoglicemia e nxit sekretimin e glukagonit, ndërsa hiperglicemia e inhobon
sekretimin e tij, duke nxitur sekretimin e insulinës.

You might also like