Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 25

Fakulteti Ekonomik

Kontabilisti në Biznes

Dr.Sc. Fjolla Trakaniqi


fjolla.trakaniqi@universitetiaab.com
I. Grupet e interesit në organizatat e biznesit

II. Analizën e jashtme


- Faktorët politikë dhe ligjorë
- Faktorët socialë, mjedisorë dhe teknologjikë
Grupet e interesit në organizatat e biznesit

Grupet e interesit

Llojet e grupeve të interesit


- Grupet e brendshme
- Grupet e jashtme
- Grupet e lidhura

Planet primare dhe sekondare

Konflikti i grupeve të interesit


Menaxherët duhet të mbajnë parasysh grupe të ndryshme të palëve të interesuara. Ndikimi i palëve të
interesuara ndryshon nga organizata në organizatë.

Palët e interesuara janë ata individë ose grupe që, me mundësi të madhe, kanë interes të dinë se çfarë
po ndodh me organizatën.
Llojet e grupeve të interesit

Grupet e brendshme – (...brenda organizatës).


- punonjësit, menaxhmenti.

Grupet e jashtme – (...kanë tendencë që të mos kenë lidhje të drejtëpërdrejtë me organizatën, por mund të
ndikojnë në aktivitetet e organizatës).
- Qeveria, komuniteti, grupet e presionit.

Grupet e lidhura – (...këto grupe ose investojnë ose lidhin marrëveshje me biznesin).
- aksionarët, klientët, furnitorët, financuesit.
Një metodë ndryshe e grupeve të interesit të kategorizimit janë: planet primare dhe sekondare.

Palët e interesuara primare - janë ato që kanë një marrëdhënie kontraktuale - punonjësit, drejtorët,
aksionarët,.. (Çdo palë që bie në kategoritë e grupeve të “lidhura” ose “të brendshme” të interesit).

Palët e interesuara sekondare – ...palët që kanë interes në organizatë, por nuk kanë lidhje kontraktore
(...kategorinë e grupeve “të jashtme” të interesit).
Konfliktet më të zakonshme të grupeve të interesit

Grupet e interesit Konfliktet


Punonjësit kundrejt menaxherëve Punët, pagat // bonuseve
Konsumatorët // aksionarëve Cilësia e produktit, nivelet e shërbimit // fitimeve
Publiku i përgjthshëm // aksionarëve Efekti në mjedis // fitimit
Menaxherët // aksionarëve Rritja // pavarësimit
Pyetje…
Analiza e jashtme
Faktorët politikë dhe ligjorë

• Sistemet politike dhe politikën e qeverisë

• Ndikimin e qeverisë në një organizatë


- Mbrojtjen e punonjësit
- Sigurinë e të dhënave
- Shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës
- Mbrojtjen e konsumatorit
Në çdo organizatë realizimi i qëllimeve është nën presion të vazhdueshëm të rrethinës.

Sot nuk mund të paramendohet funksionimi i organizatës ndaras nga rrethina, e cila përfshinë një
gamë të gjerë të forcave dhe të faktorëve të cilët kanë një ndikim të madh në zhvillimin e
organizatës.

Rrethina e jashtme përfshinë të gjitha elementet jashtë organizatës, të cilat kanë mundësi të ndikojnë
në punën e organizatës.
Pse për organizatën është e rëndësishme rrethina?

Sepse organizata është sistem i hapur social e cila vazhdimisht konsumon resurse nga jashtë.

Për këtë arsye menaxherët duhet ta studiojnë rrethinën me qëllim që të krijojnë një rrethinë stabile dhe të
dobishme.
Rrethinën e përbëjnë faktorë të ndërlikuar, në të cilën organizata s’ka ndikim të drejtpërdrejtë.
Menaxhimi i rrethinës është i rëndësishëm për menaxherin, sepse të gjitha rrethinat s’janë të njëjta.
Për të kuptuar plotësisht një organizatë, është i nevojshëm shqyrtimi i rrethinës në të cilin vepron ajo.

Kjo analizë përfshinë faktorët…


- Politikë
- Ekonomikë
- Socialë
- Teknologjikë
- Konkurrues

Këta faktorë shpesh janë identifikuar si analiza PEST.


Sistemet politike dhe politika e qeverisë
Globale
Nacionale
Lokale

Si mund të ndikojë qeveria në një organizatë


Politika e qeverisë
Legjislacioni i drejtëpërdrejtë

Mbrojtja e punonjësit Siguria e të dhënave


- Shkarkimi - Rreziqet fizike
- Teprica - Rreziqet e njeriut

Shëndeti dhe siguria në vendin e punës Mbrojtja e konsumatorit


- Përgjegjësitë e punëdhënësit - Shitja e mallrave
- Përgjegjësitë e punonjësit - Kontratat e thjeshta
- Shkeljet e shëndetit dhe sigurisë
Ekzistojnë tri nivele të sistemeve politike:
- Globale - (OBT, BE, Gjykatat Evropiane)
- Nacionale - (Politika kombëtare e qeverisë, Gjykatat e larta – Gj. e Lartë në M. e Bashkuar dhe SHBA)

- Lokale - (Departamentet e qeverisjes vendore, Këshillat lokale përmes përdorimit të ligjeve).

Qeveritë mund të ndikojnë në organizata në dy mënyra:


- Politikën e qeverisë
- Legjislacionin e drejtëpërdrejtë.
Shumica e industrive kanë legjislacion specifik…
Megjithatë, ka një numër të pjesëve të legjislacionit që zbatohen për shumicën e organizatave:

- Mbrojtja e punëtorëve - Shkarkimi (shkarkim i drejtë/padrejt), Teprica.

- Siguria e të dhënave - Rreziqet fizike (zjarri, përmbytjet, lagështia, pluhuri, të ftohtit,…) Rreziqet e njeriut
(vjedhjet, viruset, mashtrimet, hakerat,…).

- Shëndeti dhe siguria në vendin e punës – Në çdo vend pune ka numër të ndryshëm të rreziqeve: (elektrikë e
pasigurtë, ndriçim i dobët, dysheme e lagësht, qilima të shqyer, etj). Për t’u marrë me këtë, shumë vende kanë
krijuar legjislacion të detajuar që mbulon shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës: (përgjegjësitë e
punëdhënësit, e punonjësit dhe shkeljet e shëndetit dhe sigurisë).

- Mbrojtja e konsumatorit - Këto ligje shpesh janë shumë të ndërlikuara dhe ndryshojnë nga vendi në vend
(shitja e mallrave, kontratat).
Pyetje…
Analiza e jashtme
Faktorët socialë, mjedisorë dhe teknologjikë

Kur përdorim analizën PEST, faktorët e fundit që merren parasysh janë faktorët socialë & teknologjikë
dhe ndikimi i tyre në organizatë.

1. Faktorët socialë dhe demografikë

2. Faktorët e mjedisit

3. Faktorët teknologjikë
1. Faktorët socialë dhe demografikë

- Trendet demografike - Çështje të rëndësishme demografike që bizneset duhet ti monitorojnë


(madhësia, mosha dhe vendodhja e popullsisë, pasuria, arsimi, shëndeti).

- Trendet sociale - Trajtohet ndryshimi i shoqërisë me kalimin e kohës


(qëndrimet, shijet, struktura dhe vlerat sociale).

- Politikat qeverisëse - (struktura e popullsisë, strehimi, punësimi, shëndeti).


2. Faktorët e mjedisit

- Si mund të ndikojë një biznes apo të ndikohet nga mjedisi fizik - Para se një kompani të vendos se si të
kujdeset për mjedisin ka nevojë të di ndikimet e mundshme që mund të ketë një biznes me mjedisin.

- Mënyrat në të cilat bizneset mund të kufizojnë dëmin në mjedis - Riciklimi, ridizajnimi i produkteve për
të përdorur më pak lëndë të parë, reduktimi i përdorimit të qeseve plastike, përmirësimi i efikasitetit të energjisë,
planifikimi i kujdesshëm i prodhimit.

- Qëndrueshmëria - Në ditët e sotme bizneset duhet të jenë të qëndrueshme për mjedisin. Qëndrueshmëria dmth. që
bizneset duhet të përdorin burimet në mënyrë të tillë që ato të mos rrezikojnë nevojat e brezave të ardhshëm (psh. një
prodhues letre mund të konsiderojë mbjelljen e një peme).
3. Faktorët teknologjikë

Ndikimi i ndryshimit teknologjikë:

- në stukturën organizative - Ndryshimet teknologjike kanë prekur strukturën organizative në disa mënyra të
ndryshme: Përdorimi i robotëve, prodhim i automatizuar, puna nga shtëpia.

- mbi produktet - Përparimet teknologjike mundësojnë që shumë produkte të bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.
Psh. pllakat rrotulluese u zëvendësuan nga CD e cila më vonë u zëvendësua nga mp3 (Telefonat celularë, kinematë
pësuan rënie si rezultat i shfaqjes së videos, sistemi bankar online, etj).

- në procese të prodhimit - makineri e kontrolluar nga kompjuterët, përdorimi i robotëve dhe linjat e prodhimit
të automatizuar.

- në fushën e marketingut - Çmim, promovim, shpërndarje, hulumtim të tregut, …përdorimi i internetit për të
shitur produktin.

- në shoqërinë si një tërësi - Shoqëria po bëhet gjithnjë e më e varur nga kompjuteri dhe komunikimi i
teknologjisë (E-marketingu, reklamat online, porositja e produkteve në internet, shkëmbimi i të dhënave
elektronike, transaksionet financiare në internet).
Pyetje…
Diskutuam për…

Grupet e interesit në organizatat e biznesit

Analizën e jashtme
- Faktorët politikë dhe ligjorë
- Faktorët socialë, mjedisorë dhe teknologjikë
Pyetje?
Faleminderit për vëmendje!
Literatura:

• Instituti AAB. (2018). F1 - Kontabilisti në Biznes, tekst studimi, (f: 97 - 135).

You might also like