Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Turizmi ne Shqiperi

VIJONA IBISHI
KLASA:IX(9)
 Shqiperia ka motive turistike natyrore dhe socio-kulturore e historike,prandaj ka
mundesi te mira per zhvillimin e llojeve te ndryshme te turizmit.
 Turizmi me I zhvilluar eshte turizmi malor,I banjave,I gjuetise,etj.
 Turizmi është një fenonem i përbërë e i lidhur me veprimtari të kënaqësisë.
Përfaqëson përdorimin në mënyrë të veçantë të kohës së lirë.
Turizmi malor
 Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të
GIZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të
jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike,
pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të
vendit. Atraktiviteti dhe klima e mbeshtet shume kete strukture por institucionet
perkatese bjene shume pak.

 Në momente të vështira klimaterike psh. reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në


zhvillimin e turizmit të bardhë ose malorë pasi bëhen aktivitete si: ski, patinazh
etj. Serisht me mbeshtetjen e GIZ jane shenjuar dhe standartizuar disa nga shtigjet
e ecjes se këmbësorëve si dhe lidhur ne nje rrjet edhe disa nga bujtinat ne fjstara si
Kuçi, Piluri, Fterra, etj.
 Voskopoja: ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e
detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë
dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse
nga këto ane të Ballkanit.
 Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës; është vendi
ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij,
Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron
mundësi akomodimi për vizituesit.
 Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000
hektarësh dhe ndodhet 25–30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij
shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të
rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
 Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të
Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument
natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një
lartësi prej 30 metër.
 Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe
mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie
të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të
mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.
 Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë
një park i mbrojtur dhe me një shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe
shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie të lartë. Ato ofrojnë
shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i
Karaburunit, djathi i dhisë, kos fshati, erëza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe të
gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Monumente kulture janë Pisha Flamur e
ruajtur në vite. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të panumërta
në hapsirat bosh të parkut.
 Parku Kombetar i Qafeshtames: Gjendet 50 km nga kryeqyteti i Shqiperise,
Tirana. Eshte nje park i mbrojtur dhe me shumellojshmeri te flores dhe faunes.
Pema me e famshme e zones eshte ahu. Ne te spikatet uji i mrekullueshem i
burimit, i tejmbushur me magnezium dhe ajri i paster. Ky park, ende pak i njohur
per qytetaret, ka nje histori shume te lashte , qe nga fakti qe ka qene destinacioni
kryesor i pushimeve mbreterore, ku mbreteresha Geraldina pinte uje vetem nga
burimi i "KROIT TE NENES MBRETERESHE", e deri ne kampin qeveritar, i cili
duhej nje autorizim apo grade e larte te qendroje ne te. Fale ujit dhe ajrit, ky park
eshte shquajtur ne sherimin e semundjeve te rrugeve te frymemarrjes.
Faleminderit per vemendjen!

You might also like