Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

Historiku I zhvillimit të teorive të të nxënit

•Pyetje:
•Si mësojnë njerëzit?
•Kur fillon historia e teorive të të nxënit?
•Cështë të nxënët?
•Cilat janë karakteristikat e stadeve të të nxënit?
•Nga dallojnë filozofia,teoritë e të nxënit dhe teknikat e
përdorura?
•Cilat janë katër orientimet kryesore të të nxënit?
•Si mund të ndihmojë teoria e të nxënit në praktikat
mësimore?
Këndvështrimi filozofik I të mësuarit

Filozofët e lashtë:
Platoni dhe Aristoteli pyetën:”E vërteta gjëndet
brënda vetes(racionalist)apo “Evërteta gjëndet
jashtë vetes(Empirik,duke përdorur shqisat)?
Stradegjitë e mësim dhënies dhe mësim nxënies që
kërkojnë reflektim dhe diskutim si mjete të të
zhvilluarit të të menduarit mbështeten shumë në
qasjen e Platonit dhe Sokratit.
Aristoteli zhvilloi një metodë shkencore për
mbledhjen e të dhënavë në studimin e
botës.Metodat kërkimore e kanë gjenezën e tyre në
mendimin e Aristotelit.
Këndvështrimi filozofik I të mësuarit
Romakët nuk interesoheshin për kuptimin e jetës por
por zhvillimin e qytetarisë në shërbim të shoqërisë në
mënyrë praktike.
Ndërtimet romake tregojnë se edukimi shikohej si
pregatitje profesionale (udhëheqja e një ciraku)më
shumë se ushtrim I mëndjes për të zbuluar të vërtetën
që përdornin grekët.
Kur kisha u bë një forcë e fuqishme(500-1500 të
nxënët realizohej nëpërmjet kishës,pjesa më e madhe
e të mësuarit ishte të mësuarit përmendësh, pra
transmetim dijesh pa patur interes për transformim të
nxënësit ose përdorim të tij në situata të reja.
Rilindja(Shek.15-17)
Risolli në jetë konceptet greke të edukimit liberal
Filozofët rilindas luftuan për lirinë e fjalës nga lindi
humanizmi si studim I vlerave njerëzore që nuk bazohen tek
feja.
Zbulimet shkencore(Koperniku…)
Rene Descartes risolli në jetë konceptin e Platonit mbi
njohuritë e lindura dhe I kombinoi me konceptin Aristotelian se
ato marrin formë nëpërmjet eksperiences.
Ai besonte se idetë ekzistojnë tek njeriu para eksperiences dhe
zoti eshtë një shembull I idesë së lindur.Trupi mun të studiohet
nga ana zoologjike ndërkohë që mendja është e pavarur dhe e
lire nga trupi.
Ai përcaktoi me saktësi aftësinë e mjedisit dhe të mëndjes për
të influencuar sjelljen e lindur.
Rilindja(Shek.15-17)

John Locke punoi mbi empirizmin e


Aristotelit,”mëndja e fëmijës është një fletë e
bardhë”që merr formë nga eksperiencat e tij.
“Mendja që është fletë e bardhë nga e merr
informacionin ?-nga eksperienca.
Edukimi për nxënësin duhet të strukturojë
eksperienca per nxënësin.
Kjo është në themel të edukimit me bazë
lëndën”Disiplina të ndryshme mundësojnë
eksperienca mendore.
Rilindja(Shek.15-17)
Jean Jacques Rousseau:
Ipari që sugjeroi se edukimi duhet ti përshtatet fëmijës.
Idetë komplekse ndërtohen nga idetë e thjeshta që
mblidhen nga bota për rreth tij.
Filozofitë me në qënder fëmijën
(Deëey,Montesori,Piaget ndjekin këtë këndveshtrim.
Kanti:
Përpunoi dhe modernizoi teorinë racionaliste të Platonit:
Ndërgjegjësim I I njohurisë mund të fillojë me
eksperiencën por shumë prej njohurive ekzistojnë para
eksperiencës.Këto ide ekzistojnë dhe qëllimi I tyre është
të organizojnë të dhënat që vijnë nga shqisat.
Si kanë menduar psikologët për të mësuarin

Shek.19 ishte fillimi I studimit shkencor të të nxënit.


Edëard Thorndike:”Njerzit mësonin nëpërmjet një
qasje provë-gabimi”.
Teoritë e tij bihevioriste të të nxënit nuk merrnin
parasysh se të nxënët ndodh si rezultat I ndertimeve
konjitive.
Ai përshkoi si formohen lidhjet mendore nëpërmjet
përgjigjegjeve pozitive ndaj një stimuli të vecantë.
Sipas Thorndike,:Preferon të nxënët aktiv të
nxënësve dhe u përpoq të strukturonte mjedisin për të
siguruar disa stimuj që do të “prodhonin” të nxënët.
Si kanë menduar psikologët për të
mësuarin
Skinner babai I biheviorizmit modernE zhvilloi me tej teorine e
të nxënit të Thorndike
Ai zhvilloi “të nxënët e programuar”të bazuar në kërkimin e tij
stimul-përgjigje.
Ai mendonte se të nxënit është produkt I sjelljeve të dëshiruara
dhe mohonte cdo influencë të proceseve mendore.
Të nxënët e programuar I jepte përforcimin e duhur nxënësit,e
lëviste nxënësin me hapa të vogla nëpër aftësi specifike dhe e
lejonte nxenesin të përparonte me ritmin e tij.
Ka disa pyetje për Skinerin që duhet të përgjigjesh:
Cfarë sjelljeje duhet të pritet kur studion një program
progresiv?Si mund të planifikohen përforcuesit në mënyrë
efektive për të ruajtur sjelljen e kërkuar?
Si kanë menduar psikologët për të
mësuarin
Jean Piaget
Ipari që përmendi se të nxënët është proces konjitiv,se nxënësit krijojnë të
nxënët se sa e marrin atë nga mësuesit.
Ai pohoi se nxënësit ndërtojnë njohuritë e tyre bazuar në eksperiencat e tyre
dhe mënyra si e bëjnë këtë lidhet me stadin e zhvillimit biologjik.
Ai ndërtoi katër stade:-sensori motore nga lndja deri 2
vjec,paraoperacionale,2-7,operacionale konkrete,7-14 dhe operacionale
formale,15 dhe vazhdon…
Ai pranoi konceptin bihevioral,të mësuar përmendsh por duke ngulur
këmbë se aktivitetet e tjera që mbështesin eks[plorimin e nxënësve janë
thelbësore.
Duke ndërtuar mbi Piaget teoricienet e të nxënit zhvillimor sollën idenë se
mësuesit mund të jenë efektiv nëse e organizojnë të nxënët që ti përgjigjet
stadit të zhvillimt të fëmijës dhe nëse e lidhin të nxënët me njohuritë dhe
përvojat paraprake dhe nëse përdorin mjediset soc dhe natyrore si mundësi
të mësuari.
Nga teoria e të mësuarit në praktikë
Në shëk XX ndërkohë që shkolla bëhet e
detyrueshme,progresivistët përqafuan idetë e
Piaget dhe Lev Vygotsky,ndërtuan shkolla me
në qëndër fëmijën që nxënësit të mësonin
nëpërmjet eksperiencave të tyre me filozofine
se cdo I nxënë ndodh në një konteks të caktuar.
Pra sot kemi një debat mes shkollës
tradicionale(transmentimit të dijes nga mësuesi
)dhe shkollës progresive , të mësuarit
nëpërmjet përvojës me mundësi të udhëhequra
për të eksploruar,zbuluar,ndërtuar dhe krijuar.
John Deëey

Ishte dakort me Rusoin se edukimi nuk duhet ndarë nga jeta.


Se edukimi duhet të jetë me në qëndër fëmijën11dhëhequr nga
mësuesi I pregatitur nga ana pedagogjike dhe në njohjen e
lëndës.
Në këtë mënyrë krijohet një dialektikë mes fëmijës dhe
kurrikulës që menazhohet nga mësuesit.
Mësuesi duhet të kuptoje si kërkesat e kurrikulës dhe nevojat
e fëmijës dhe të ofrojë përvoja mësimore që I mundëson
nxënësit të zbulojë kurrikulën.
Djui ndërtoi shkollën laboratorike dhe sugjeroi se të nxenët
ishte aktivitet kontekstual.
“Kur edukimi bazohet mbi përvojën dhe përvoja edukative
shihet si proces social situata ndryshon rrënjësisht.Mësuesi
humbet pozicionin e bosit apo diktatorit dhe merr atë të
udheheqësit të aktiviteteve të grupit.
Maria Montesori
Prezantoi një koncept të edukimit të fëmijërisë së hershme që jepte më
shumë mundësi për shprehje të lirë duke I liruar fëmijët nga bankat duke
ju dhënë aktivitete manipulative dhe duke I respektuar fëmijët si
individë.
Ajo besonte si Djui që fëmijët mësojnë nëpërmjet veprimtarive të
zgjedhura me kujdes.
Detyra e mësuesit është ajo e pregatitjes së veprimtarive në një mjedis të
pregatitur posacërisht dhe e tërheqjes nga mënyra imponuese
Maria e kapërceu Frobel që themeloi programin e kopështit për të
krijuar shkolla me në qëndër fëmijën nga parashkollori deri në klasë të
pestë.
Maria besonte se loja e fëmijës ishte një aspekt I shprehjes së vet vetes
dhe mësuesit duhet të jenë udhëheqës për fëmijët në vend të figurës
autoritare
Bruner zhvilloi konceptin e kurrikulës spirale që I rikthehet të njëjtës
temë por më I thelluar në kërkesat intelektuale.
Të nxënët si produkt

Carl Rogers:
“Dua të flas për të nxënët,por jo ato gjëra pa jetë sterile të
pavlefshme dhe që harrohen shpejt,që I nguliten në kokë
individit qyqar të ngulur në karrike I detyruar nga lidhjet e
detyrueshme të konformizmit.Unë po flas për të nxënët –
kurioziteti I pashueshëm që shtyn një djalë në moshë të
adoleshencës të mësojë cdo gje që degjon dhe sheh mbi
makinat që të shuajë kureshtjen e tij.Po flas per studentin I
cili thotë:Po zbuloj po nisem nga bota e jashtme për të
zgjedhur gjërat që dua ti bëj të miat.Po flas për cdo nxënës
në të cilën eksperienca e nxënësit zhvillohet në linjën:”Jo
jo kjo nuk është ajo cka më duhet,prit kjo I afrohet asaj që
më intereson që më duhet dhe ah tani përvetësoj atë që më
duhet dhe dua të di.”
Të nxënët si produkt
Cdo libër shkollor psikologjie I viteve 1960-70 e
përcakton të nxënët si një ndryshim në sjellje.
Ky këndvështrim ka cilësinë e vënies në pah të një
aspekti të të nxënit që është:NDRYSHIMI
Por natyrshëm lindën disa pyetje:
Aduhet që dikush ta vërtetojë që të nxënët ka
ndodhur?
A ka faktorë të tjerë që mund të kenë shkaktuar
ndryshimin e sjelljes?
A mund të përfshijë ndryshimi që ka ndodhur një
potencial për një ndryshim të ardhëshëm?
Këto pyetje kanë cuar në studim të mëtejshëm.
Të nxënët si produkt
Një psikolog Seljo në 1979 pyeti studentët ckuptonin ata me të
nxënët.Pergjigjet e tyre mund të ndaheshin në pesë kategori:
1.Të nxënët si shtim sasior I njohurive,të përftosh njohuri ose
të dish më shumë.
2.Të nxënët si të mësuar përmendësh,mbledhja e
informacioneve që mund të riprodhohet.
3.Të nxënët është mbledhja e fakteve,aftësive dhe metodave që
mund të mbahen mend dhe përdoren kur është e nevojshme.
4.Të nxënët si abstragim I kuptimit lidhjen e pjesëve të lëndeve
me njëra tjetrën dhe me botën që na rrethon.
5.Të nxënët si interpretim ose kuptim I realitetit në një mënyrë
ndryshe,pra përfshin të kuptuarit e botës duke riinterpretuar
njohurinë.
Të nxënët si proces

1.Të ndërgjegjshëm për detyrën ose të nxënët përftues:


Të nxënët përftues ndodh gjatë gjithë kohës, ai
përfshin të nxënit në aftësinë e prindërimit ose në
mirëmbajtjen e shtëpisë,nxënësi është I ndërgjegjshë
për detyrën që ai bën.
2.Të nxënët e ndërgjegjshëm ose të nxënët e
formalizuar ndodh nga procesi I lehtësimit të të
nxënit.Ky është më tepër I nxënë edukativ sesa
mbledhje eksperience.Të dyja janë të pranishme në
shkollë dhe në familje.
Të dy këto procese mund ti mendojmë të kombinuara
dhe formojnë një vazhdimësi.
Katër orientime të të nxënit

Rryma Biheviorist Kognitiv Humanizmi Konstruktiviz


mi social

Teoricienët Thorndike Piaget Bruner Maslloë Bandura


Pavlov,ëatson, Gagne Rogers Salomon
Hull,Skinner
Këndvështrimi Ndryshim I Proces mendor Një veprim Ndërveprimi
I procesit të të sjelljes I brëndëshëm personal për të vëzhgimi në
nxënit plotësuar konteksin
potencialet social.Lëvizje
nga periferia
në qëndër të
një komuniteti
zbatues.

Thelbi I të Stimuj në Strukturim Nevoja Të nxënët


nxënit mjedis të konjitiv të afektive dhe është
jashtëm brendëshëm konjitive mardhënie mes
njrzve dhe
Krahasimi I teorisë së atomit me teoritë e të nxënit

1803 1897 1909 1913 Ditët tona


Teoria atomeve Crookes zbulon Rutherford Nils Bor Atomi ka nje
e Daltonit elektronet zbulon atomet zhvilloi një berthame dhe
te ngarkuar + model të ri të nje re
dhe nje atomit ose elektronesh
hapësirë boshe orbitat e
ku lëvizin elektroneve
elektronet
Biheviorizmi Biheviorizmi Konjitivizmi Konjitivizmi Konstruktivizm
i
Mendja eshtë Procese që Proceset në
një kuti e zezë ndodhin brenda mendje janë
mendjes vazhdimisht në
lëvizje në
varësi të
statusit
Si të dallojmë një teori të nxëni nga një tjetër

Janë përdorur shtatë pyetje për të dalluar një teori


nga një tjetër:
1.Si ndodh të nxënët?
2.Cilët janë faktorët që influencojnë të nxënët?
3.Cili është roli I memories?
4.Si ndodh transferimi I njohurive?
5.Cilat lloje të nxëni spiegohen më mirë nga teoria?
6.Cilat parime bazë të kësaj teorie janë të
rëndësishme për mësidhënien?
7.Si duhet të strukturohet mësim dhënia për të
lehtësuar të nxënët?
Të mësosh si të nxësh
Me gjithë tendencën e 30 viteve të fundit për të bërë metodologjinë
me në qëndër nxënësin,shtytjet presioni I mënyrës së organizimit të
sistemit, ibën mësuesit të rikthehen në modelin që ne kemi pasur
tradicionalisht model I drejtuar nga mesuesi,rutine.
Ideja se nxënësit duhet të përfitojnë një të kuptuar të gjërë të të
nxënit nga eksperienca e tyre e shkollës nuk është e diskutueshme.
Por mënyrat dhe mjetet për ta vënë në jetë këtë nuk janë përhapur
gjërësisht.
Një arsye është dhe normat e ngulitura të arsimit drejt nje shtegu ku
mësuesi është në qëndër.
Studiuesit na mësojnë se tu mësosh aftësinë për të nxënë kanë pak
efekt sepse nxënësi ndodh që I kanë këto aftësi por nuk I përdorin.
Kështu që kombinimi më efektiv eshtë të ndihmojmë nxënësit qe të
fokusohen në objektivat dhe stradegjite dhe të monitorijnë të nxënët
e tyre.

You might also like