Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

SPEKTROSKOPIA

Dr.sc.Islam Zeqiri
Spektroskopia atomike

• Spektroskopia atomike përdoret për përcaktimin cilësor dhe sasior të rreth 70


elementeve.
• Ndjeshmëria e metodave atomike është ndërmjet intervalit që fillon me pjesë të
miliontit deri në pjesë të miliardit.
• Avantazhet e kësaj metode janë shpëjtësia, lehtësia në përdorim, selektiviteti lartë,
kosto të moderuar të mjeteve1.
• Përcaktimi spektroskopik i atomeve të ndryshme mund të arrihet vetëm në gjendje
të gaztë, në të cilën atome të veçanta (ose ndonjëherë, jone elementare si Fe +, Mg+
ose Al+) janë të ndarë mirë nga njëri tjetri.
• Për pasojë, faza e parë në të gjitha proçeset e spektroskopisë atomike është
atomizimi, një proçes, në të cilin mostra avullohet dhe zbërthehet në mënyrë që të
japë një gaz atomik.
• Efikasiteti dhe riprodhueshmëria e fazës së atomizimit kushtëzojnë gjerësisht
ndjeshmërinë, saktësinë dhe përpikëmërin e metodës; me fjalë të tjera,
atomizimi është faza më kritike e spektroskopisë atomike.
• Siç është ilustruar në Tabelën 26.1, janë të disponueshëm shumë metoda
për atomizimin e mostrave për hetimet e spektroskopisë atomike.
• Më i përdorshmi nga këta atomizues është atomizuesi me flakë.
• Është vënë re se atomizuesit më flakë prodhojnë spektra të absorbimit atomik,
emetimit dhe fluoreshencës.
• Marrim në kondsideratë edhe metodat e tjera të atomizimit të listuara në
Tabelën 26.1: elektrotermik, plazma me induktivitet të kombinuar, e plazmë me
rrymë të vazhduar.
1. Origjina e spektrave atomik

• Pa lidhje kimike, nuk mund të ekzistojnë gjendje energjitike lëkundëse ose


rrotulluese, as kalime.
• Gjithashtu, spektrat e emetimit atomik, të absorbimit e të fluoreshencës
janë të përbërë nga një numër të limituar vijash spektrale.
Metoda e atomizimit Temperatura tipike e Bazat për metodën Emri dhe shkurtesa e metodës
atomizimit, ºC

Me flakë 1700 – 3150 Absorbim Sepktrometria e absorbimit atomik, AAS


Emetim Spektrometria e emetimit atomik, AES
Fluoreshencë Spektrometria e fluoreshencës atomike, AFS
 

Elektrotermik 1200-1300 Absorbim Spektrometria e absorbimit atomik elektrotermik


Fluoreshencë Spektrometria e fluoreshencës atomike elektrotermike

Me plasmë argoni në 6000-8000 Ememtim Spektrometria me plazmë me induktivitet të kombinuar, ICP


induktivitet të Fluoreshenca Spektroskopia e fluoreshencës me plazmë me induktivitet të kombinuar
kombinuar

Me plazmë argoni në 6000-10000 Emetimi Spektrometria në plazmë DC, DCP


rrymë të drejtuar

Me hark elektrik 4000-5000 Emetim Spektrometria e emetimit me hark

Me shkëndijë 4000 Emetim Spektrometria e emetimit me shkëndijë

Tabela 26.1 Klasifikimi i metodave spektrale atomike


1.1 Spektrat e emetimit

• Figura 26.1 është një diagramë e pjesshme e niveleve energjitike për natriumin
atomik, në të cilin evidentohet origjina e tre prej vijave të emetimit më të
rëndësishme të tij.
• Këto vija jaën gjeneruar duke nxehur në flakë natriumin në gjendje të gaztë nga
2000ºC në 3000ºC.
• Nxehtësia bën të mundur kalimin e elektroneve të jashtëm të atomeve nga orbitalet
3s të gjendjes bazë të tyre, në orbitalet 3p, 4p, ose 5p të gjendjes së eksituar.
• Pas një mikrosekonde ose më pak, atomet e eksituara kthehen në gjendjen bazë, duke
lëshuar energjinë e tyre në formën e fotoneve të rrezatimit të dukshëm ose
ultravjollcë.
• Siç tregohet dhe në figurë, gjatësitë e valëve të rrezatimit të emetuar janë 590, 330,
dhe 285nm.
1.2. Spektrat e absorbimit

• Në këtë diagramë, absorbimi i rrezatimit 285, 330 e 590 nm eksiton një


electron të jashtëm të natriumit nga niveli energjitik 3s i gjendjes bazë të tij,
në nivelet e eksituara 3p, 4p e 5p respektivisht.
• Pas disa mikrosekondave, atomet e eksituara kthehen në gjendjen e tyre bazë
duke transmetuar energjinë e tyre atomeve ose molekulave përreth. Në
mënyrë alternative, gjendja e qetësisë mund të shoqërohet nga fluoreshenca.
• Spektrat e absorbimit e të emetimit për natriumin janë relativisht të thjeshtë
dhe konsistojnë në rreth 40 pike.
• Për elemente që përmbajnë elektrone të jashtëm të eksituar të ndryshëm,
spektrat e absorbimit mund të rezultojnë më kompleks dhe mund të kenë
qindra ose mijëra pike.
1.3. Spektrometria atomike e bazuar mbi atomizimin me flake

• Siç është ilustruar në Tabelën 26.1, tre llojet e spektrometrisë atomike bazohen
mbi atomizimin me flakë:
A. Spektrometria e absorbimit atomik (AAS)
B. Spektrometria e emetimit atomik (AES)
C. Spektrometria e fluoreshencës atomike (AFS).
• Ne do të marrim në konsideratë dy metodat e para.
• Në atomizimin me flakë, një solucion i analitit (zakonisht në gjendje të lëngët)
shpërndahet në pika të vogla, të cilat zhvendosen tek flaka nga një rrymë e një
oksiduesi në gjendje të gaztë ose nga një lëndë djegëse.
• Spektrat e absorbimit e të emetimit gjenerohen nëpërmjet një gazi në
temperaturë të lartë.
1.4. Atomizuesi me flakë
• Një atomizues me flakë është i përbërë nga një pluhurues prej gome, i cili i
konverton solucionet e mostrave në një substancë aerosol, e cila futet më pas
në një aparat për djegie (furrë).
• Një tip i zakonshëm i pluhuruesit është ai me tubë koncentrik, në të cilin mostra
në gjendje të lëngët thithet në një tub kapilar nga një rrymë gazi me presion të
lartë, e cila rrjedh rreth majës së kapilarit (efekti i Bernulit).
• Ky proçes i transportimit të një lëngu quhet aspirim.
• Gazi me shpejtësi të madhe e ndan lëngun në pikëza të përmasave të
ndryshme, të cilat më pas përcillen në flakë. Implikohen edhe pluhurues me
fluks të tërthortë, në të cilin gazi me presion të lartë rrjedh nëpërmjet një maje
kapilare në kënde të drejta.
• Në pjesën më të madhe të atomizuesve, gazi me presion të lartë është
oksiduesi, ndërsa aerosoli që përmban oksiduesin përzihet me lëndën djegëse.
Dr.sc. Islam Zeqiri

You might also like