12.tumoret Beninj Dhe Malinj

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 71

Tumorët beninj të traktit gjenital femërorë

Tumorët beninj të vulvës


 Tumorët beninj të vulvës
Tumorët beninj të vulvës paraqiten rrallë, zakonisht janë asimptomatik prandaj
edhe shpesh detektohen rastësisht gjatë ekzaminimit gjinekologjik të pacientes.
 Fibroma,
 Lipoma dhe
 Neurofibroma
 janë tumorët më të shpeshtë beninj të vulvës
Lipoma është tumor beninj që përbëhet nga qelizat e indit dhjamor (adipocitet).
Fibrolipoma është tumor beninj i cili në përmban qelizave dhjamorë mirpo në
përbërjen e tij dominon komponenta e indit lidhor.
Tumorët beninjë të vulvës

 Lipoma dhe fibrolipoma e vulvës karakterizohen me prezencën e një mase


në regjionin e vulvës kryesisht në nivel të labia major.
 Masa tumoroze është e butë në palpim ,mirë e kufizuar dhe pa ndryshime në
lëkurën që e mbulon.

Lipomat dhe fibrolipomat asimptomatike duhet vetëm të përcillen me
obstervim kohë pas kohe dhe vëtëm në rast të rritjes së masës dhe pengesave
indikohet largimi kirurgjik.

Adenoma e gjëndrave të vogla vestibulare është tumor beninj me prejardhje
nga epiteli gjëndror dhe ka dimenzione të vogla 1-2 mm.

Adenoma e gjëndrave Skene është tumor beninj I cili ndërtohet nga qelizat
gjëndrore që prodhojn mucin. Ka dimenzione të vogla , zakonisht < 2 mm.
Tumorët beninj të traktit gjenital femërorë

 Cista e gjëndrës Bartholini është formacion beninj cistik i cili paraqitet për shkak të
obstrukcionit ( mbylljes) së kanalit të gjëndrës Bartholini e si pasoj vije deri te dilatimi I
kanalit dhe formimi I formacionit cistik.
 Cistat e gjëndrës Bartholini kanë dimenzione rreth 2 cm mirpo në disa raste mund të jenë
edhe më të mëdha me ç’rast shkaktojnë ndjenjën e presionit në nivel të ostiumit të vaginës.

Diagnostifikohen gjatë ekzaminimit gjinekologjik me ç’rast me inspeksion dhe me palpacion
mund të vërehet masa cistike në pjesën e pasme dhe laterale të introitusit të vaginës
 .Format asimptomatike nuk kërkojnë trajtim ndërsa format simptomatike trajtohen me
ndërhyrje kirurgjike.
Tumorët beninjë të traktit gjenital femërorë

 Nevuset e pigmentuar të vulvës janë tumor beninj solid të cilët kanë


potencial për alterim malinj prandaj edhe rekomandohet largimi
kirurgjik I tyre.
Tumorët beninj të traktit gjenital femërorë
Tumorët beninj të traktit gjenital femërorë
Tumorët beninj të traktit gjenital femërorë

 Tumorët beninj të vaginës


Tumorët beninj të vaginës janë shumë të rrallë. Zaonisht janë asmiptomatik
dhe diagnostifikohen rastësisht gjatë ekzaminimit gjinekologjik .
 Në disa raste tumorët arrijnë dimenzione të mëdha sa që shkaktojn edhe
simptoma si dispareuni, ndjenjën e shtypjes, pengesa në urinim apo edhe
gjakderdhje vaginale.
 Tumorët beninj të vaginës mund të jenë cistik dhe solid.
Cista e kanalit të Gartnerit është formacion beninj I cili zhvillohet si
pasojë e regresionit jo komplet të kanalit të Wolfit gjatë zhvillimit
embrIonal.
 Ka pamje cistike dhe është I lokalizuar në pjesën laterale të murit të
vaginës. Në rastet simptomatike indikohet largimi kirurgjik.
 Cista inkluzive e vaginës
është formacion cistik I cili zhvillohet si pasoj e futjes së mukozës së
vaginës nën indin submucosal gjatë ndërhyrjeve kirurgjike si gjatë :
 qepjes së epiziotomive,
 rupturave të vaginës apo
 pas traumave pas lindjes. Në rast se cistat arrijn dimenzione sa te
pacientja shkaktojn dhembje atëherë indikohet largimi kirurgjik.

Leiomyoma e vaginës është tumor beninj që rrallë paraqitet në vaginë
dhe zakonisht lokalizohet në murin e përparëm të vaginës.Trajtimi është
kirurgjik.
Tumoret beninj të qafës së
mitrës
Polipi cervical
 Polipet cervicale janë proliferim i epitelit dhe stromës së cerviksit
dhe paraqesin formacionet tumoroze beninje më të shpeshta të qafës
së mitrës .
 Zakonisht shfaqen te femrat e moshës 40 deri 60 vjec dhe hasen më
shpesh te multiparat.
 Etiologjia e paraqitjes së polipeve cervikale nuk është e njohur
plotësisht mirpo si shkaktarë të mundshëm janë inflamacioni
kronik , niveli i larë i estrogjeneve dhe kongjestioni i enëve të gjakut
në kanalin cervical.
Tumoret beninj të qafës së
mitrës
 Klinikisht polipet cervikale janë formacione të rrumbullakëta ose të
elonguara, me sipërfaqe të lëmuar ose lobulare e cila ka ngjyrë të theksuar të
kuqe për shkak të vakularizimit të shprehur.
 Zakonisht janë solitar dhe dimenzionet e tyre arrijn nga disa milimetra deri
në dy-tri centimetra. Mund të jenë me pedunkul apo me bazë të gjerë.

Sipas lokalizimit polipet mund të jenë ektocervikale dhe endocervikale.
 Polipet ektocervikale zhvillohen nga sipërfaqja e ekzocerviksit dhe
paraqiten më shpesh në postmenopauzë, ndërsa
 polipet endocervikale kanë origjinën nga gjëndrat e endocerviksit dhe hasen
më shpesh të femrat para menopauzës.
Tumoret beninj të qafës së
mitrës
 Manifestimi klinik

 Shumica e polipeve cervikale janë asimptomatik dhe diagnostifikohen gjatë


ekzamnimit rutinor me spekullum.
 Në rastet tjera simptomatike, polipet cervikale manifestohen me sekret të shtuar
vaginal apo gjakderdhje pas aktit seksual.

Trajtimi konsiston në largimin kirurgjik.

Diagnostifikimi dhe largimi i polipeve cervikale është i rëndësishëm pasi që
përpos largimit të simptomeve gjithashtu eliminohet edhe rreziku i mundësisë
së alterimit malinj.
Tumoret beninj të qafës së
mitrës
 Leiomioma e qafës së mitrës
 Janë formacione beninje që qafës së mitrës me origjinë nga
muskulatura e lëmuar.
 Paraqiten rrallë dhe zakonisht janë të shoqëruar me
leiomyoma të trupi të mitrës.
 Mund të rriten breneda kanalit cervical apo protrudojn në
vaginë.

Trajtimi është kirurgjik.
Tumoret beninj të qafës së
mitrës
Tumorët beninj të trupit të mitrës

 Polipi endometrial

 Polipet endometriale janë formacione beninje të cilat paraqiten si


rezultat I hiperplazisë fokale të endometriumit.
 Në strukturën e tyrë përmbajnë stromë, gjëndra dhe enë gjaku të
cilat janë të mbuluara nga epiteli.
 Zakonisht paraqiten te femrat e moshës 40-50 vjecare.

 Klinikisht manifestohen me gjakderdhje intermenstruale si dhe në


formë të menometrorragjisë.

Trajtimi konsiston në largimin kirurgjik.
Tumorët beninj të trupit të mitrës
Tumorët beninj të trupit të mitrës

 Mioma e mitrës ( Myoma uteri)



Mioma është tumor beninj më i shpeshtë i mitrës dhe tumori më i shpeshtë beninj dhe solid
të femra.
 Hisoligjikisht përbëhet nga qelizat e muskulaturës së lëmuar dhe indi lidhor fibrotik prandaj
ndryshe quhen edhe fibromioma.

Etiologjia e miomave është e panjohur.
 Faktorët e rrezikut të njohur që luajnë rol në paraqitjen e miomave janë:
predispozita gjenetike, obeziteti, nulipariteti

Rritja dhe zhvillimi i miomave varet nga hormonet estrogjen dhe kjo evidentohet edhe nga
prezenca e numrit të lartë të receptorëve të esterogjeneve ,paraqitja në periudhën gjenerative ,
rritja e dimenzioneve të miomës gjatë shtatzanisë si dhe zvogëlimi i tyre pas menopauzës.
Tumorët beninj të trupit të mitrës
 Varësisht nga lokalizimi i tyre miomat mund të jenë: mioma të trupit dhe mioma që cerviksit.

Miomat e trupit të mitrës mund të jenë :

 a) subseroze 15% ,
 b) intramurale 75 % dhe
 c) submukoze 5 %
 Miomat subseroze janë të lokalizuara nën shtresën e jashtme të mitrës - nën perimetrium dhe nëse
arrijn përmasa të mëdha atëherë japin simpotoma të komprimimit të organeve përreth.
 Miomat intramurale janë miomat të cilat janë të lokalizuara brenda miometriumit dhe shkaktojnë
rritje të mitrës si dhe i japin mitrës formë të crregullt.
 Miomat submukoze janë të lokalizuara në endometrium dhe zakonisht manifetsohen me
gjakderdhje të crregullta nga mitra.
Tumorët beninj të trupit të mitrës
Simptomet:

 Shumica e miomave janë asimptomatike dhe zbulohen rastësisht gjatë


ekzaminimit me ultrazë.
 Në rastet tjera simptomat e miomave varen nga dimenzionet dhe lokalizimi
I tyre.
 Simptomat më të shpeshta te mimave janë :dhembja në fund të barkut,
obstipacioni si pasoj e shtypjes në rektum, pengesa në urinim si pasoj e
shtypjes në mshikzën urinare, gjakderdhja e shtuar menstruale dhe
gjakderdhja e cregullt nga mitra.
 Miomat gjithashtu mund të ndikojnë edhe në reprodukcion duke
shkaktuar infertilitet, abort apo lindje të parakohshme .
Tumorët beninj të trupit të mitrës

Diagnoza
Miomat subseroze me dimenzione të mëdha mund të palpohen
si një masë në pelvik gjatë ekzaminimit bimanual. Ultrazëri
është metoda diagnostike me të cilën diagnostifikohen miomat
si dhe përcaktohen dimenzionet dhe vendlokalizimi I tyre.
Miomat simptomatike trajtohen në mënyrë kirurgjike.
Tumorët beninj të trupit të mitrës
Tumorët beninj të vezoreve

 Vezoret ndërtohen nga lloje të ndryshme të qelizave të cilat kanë


prejardhje nga të tri fletët embrionale: ektoderma, mezoderma dhe
endoderma.Prandaj në vezore mund të paraqiten lloje të ndryshme
të tumorëve si :
 cistat funksionale,
 tumorët epithelial,
 tumorët e indit lidhor,
 të qelizave germinative si dhe
 tumorët e stromës gonadale
Tumorët beninj të vezoreve

 Cistat funksionale të vezoreve janë formacione beninje të cilat


paraqiten si pasoj e ndikimit të hormoneve.
 Ndahen në:
 a) cistat folikulare dhe
 b) cistat luteinike
 Cistat folikulare parqiten gjatë fazës folikulare si pasoj e
stimulimit të zgjatur hormonal I cili shkakton rritjen e folikulave në
formacione cistike si dhe pengon resorbimin e lëngut folikular.
 Cistat luteinike janë cista që paraqiten si pasoj e dështimit apo
ngecjes së degjenerimit të corpus luteum gjatë fazës luteale dhe
paraqiten zakonisht prej ditës 20-26 të ciklit menstrual.
Tumorët beninj të vezoreve

 Cistat funksionale janë të varura nga hormonet prandaj paraqiten gjatë


moshës reproductive dhe janë tumorët më të shpeshtë beninj të
vezoreve që paraqiten në 50% të rasteve.
 Zakonisht arrijn dimenzione prej 5 e më shumë centimetra.
 Shpeshë herë janë asimptomatike dhe zbulohen rastësisht gjatë
ekzaminimit me ultrazë.
 Në disa raste këto cista manifestohen me çrregullime të ciklit
menstraual, dismenorre dhe ndjenjën e presionit në pelvik.
Tumorët beninj të vezoreve

 Cistat endometriotike
 Në vezore mund të paraqiten cistat endometriotike të cilat
zhvillohen nga vatrat e endometriozës.
 Mund të jenë unilaterale apo bilaterale.
 Cistat endometriotike filimisht janë të vogla, mirpo
dimenzionet e tyre rriten gradualisht deri në 10 centimetra si
pasojë e gjakderdhjes menstruale ciklike në hapësirën e cistës.
 Përmbajtja e cistës është e lëngët dhe ka ngyrë cokollate.
 Zakonisht manifestohen me dismenore.
 Trajtimi është kirurgjik.
Tumorët beninj të vezoreve
Tumorët beninj të vezoreve
Tumorët beninj të vezoreve

Endometrioma
Tumorët epitelial të vezoreve
Cistadenoma seroze janë cistat më të shpeshta të vezoreve që paraqiten deri në 40 %
të rasteve. Kanë prejardhje nga epiteli I vezoreve.
Karakteristikat e këtyre cistave janë paraqitja shpesh bilaterale, madhësi të ndryshme
dhe përmbajtja e cistës është lëng seroz i kthjellët.
Cistadenomat mucionoze janë tumor me prejardhje nga qelizat multipotente të
sipërfaqes së epitelit të vezores.
Këto lloj cistash paraqiten si rezultat I metaplazisë mucionoze të qelizave epiteliale.
Karakteristikë e këtyre cistave është paraqitja shpesh bilaterale, dimenzionet e
mëdha dhe përmbajtja e mucinës brenda cistës.
Alterimi malinj mund të ndodhë deri në 10% të rasteve prandaj rekomandohet
largimi kirurgjik I tyre.
Tumori Brenerit parqaitet rrallë dhe përbën rreth 1-2 % të tumorëve beninj të
vezoreve.
Karakteristikë e këtij tumori është paraqitja bilaterale ,zakonisht të femrat në
premenopauzë, është solid dhe ka dimenzione të vogla zakonisht 2-3 cm.
Cistadenoma seroze
Tumorët e indit lidhor

 Një nga tumorët më të shpeshtë me prejadhje nga indi lidhor


I vezoreve është fibroma.
 Fibroma karakterizohet nga masa tumoroze e fortë e cila
është e ndarë nga indi ovarial përmes kapsullës së fortë
fibrotike.
 Zakonisht paraqiten në të dy vezoret.
Fibroma e vezoreve
Tumorët me prejardhje nga qelizat
germinative

 Teratoma është tumor I vezoreve I cili ka prejardhje nga qelizat


germinative
 Ekziston forma beninje e tyre e cila quhet cista dermoide si dhe
 forma malinje e cila njihet si teratoma malinje.
 Cista dermoide përbën rreth 10-15 % të tumorëve të vezoreve.
 Paraqiten në moshën reproduktive. Karakteristikë e këtyre
tumorëve eshte përmbajtja e tyre.
 Cistat dermoide përmbajnë inde me prejardhje nga të tri fletët
embrionale. Zakoisht formajnë qime, dhëmbë, ind nervor dhe
ind kartilagjinoz.
 Madhësia e tyre sillet prej 5-10 cm.
Teratoma
Tumorët e stromës gonadale
 Janë të njohur si tumor funksional të vezoreve të cilët prodhojn hormone.
 Varësisht nga lloji I hormoneve që I prodhojn ndahen në tumorët feminizues
dhe virilizues.

 Tumorët feminizues janë tumorët e qelizave granuloze dhe teka qelizave të


cilët prodhojnë hormone estrogjen dhe progesterone .

 Tumorët virilizues prodhojnë hormone mashkullore dhe në këtë grup bëjnë


pjesë tumori I qelizave Sertoli-Leyding dhe androblastoma.

 Disgerminomat janë tumr të cilët mund të prodhojnë hormone feminizuese


apo virilizuese.
 Manifestimi klinik I tumorëve beninj të vezoreve varet nga dimenzionet e
tyre. Tumorët me dimenzione të vogla zakonisht janë asimptomatik dhe
zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimit me ultrazë.
Dygerminoma
Tumorët e stromës gonadale

 Tumorët beninj të vezoreve të cilët kanë dimenzione të mëdha mund të


japin shenja klinike si dhembje në pelviktë, discomfort si dhe shenja të
shtypjes së organeve përreth si obstipacion dhe urinim I shpeshtë.

 Trajtimi I tumorëve beninj të vezoreve është largimi kirurgjik në


përjashtim të
cistave funksionale të vezoreve me dimenzione deri në 5 centimetra të
cilat observohen gjatë 6-8 javëve kur edhe mund të vie deri te
regresioni I tyre .

 Në raste tjera të gjithë tumorët ovarial beninj duhet të largohen në


mënyrë kirurgjike për shkak të potencialit malinj që ekziston te këta
tumor.
Tumorët malinj të organeve gjenitale
femërore

Kanceri i vulvës
 Kanceri I vulvës përbën 3-5% të sëmundjeve malinje të traktit
gjenital femëror. Mund të paraqitet te femrat e të gjitha moshave
mirpo format invasive zakonisht paraqiten te femrat në
menopauzë.
 Faktorët e rrezikut janë infeksionet kronike të vulvës, infeksioni
me HPV, imunosupresioni, diabeti.

 Manifestohet me kruarje, djegie dhe dhembje në vulvë.Gjatë


ekzamnimit me inspeksion mund të vërehet në formë të lezionit
me ngjyrë të kuqe apo të bardhë me skaje të ccregullta dhe me
pigmentim irregular.
 Trajtimi konsiston në largimin kirurgjik të tumorit.
Kanceri i vulvës
Kanceri i vaginës

 Karcinoma e vaginës përbën 1-3 % të tumorëve malinj


gjinekologjik dhe zakonisht paraqitet te femrat e moshuara.
 Në stadet fillestare procesi malinj paraqitet në formë të një
formacioni të fortë i cili pastaj rritet qoftë në formë :
 vegjetative në drejtim të kanalit të vaginës,
 ulcerë e cila depërton në thellesi të murit të vaginës apo
 infiltrative duke u përhapur si në sipërfaqe ashtu edhe në thellësi
të murit të vaginës.
 Histologjikisht më së shpesht paraqitet
 carcinoma planocelulare , ndërsa
 adenocarcinoma paraqitet rralë.
Kanceri i vaginës

 Karcinoma e vaginës kliniksht manifestohet vetëm në


stadet e avancuara të sëmundjes prandaj është shumë e
rëndësishme që gjatë ekzaminimit me spekullum të shikohet
për prezencën eventuale të ndonjë ndryshimi në formë të
leukoplakisë, ulcere apo formacioni të dyshimtë në
vaginë.

 Trajtimi është kirurgjik dhe prognoza varet nga stadi I


sëmundjes
Kanceri i vaginës
Sarkoma e vaginës

 Është tumor malinj I indit lidhor të vaginës.


 Zakonisht paraqitet te femrat e moshës së re.
 Në stadet e hershme tumori paraqitet në formë të një
formacioni të fortë të ngjashëm në dukje me fibromën.
 Karakterizohet me përhapje të shpejtë në organet e tjera me
rrugë hematogjene
 Trajtimi është largimi kirurgjik i procesit malinj.
Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri I qafës së mitrës është kanceri më I shpeshtë te femrat pas kancerit të
gjirit.
 Paraqitet zakonisht te femrat e moshës së re.
 Në vendet e zhvilluara, si rezultat i preventivës , realizimit të PAP testit dhe
detektimit e trajtimit të lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës numri I
rasteve të reja me kancer të qafës së mitrës është zvogëluar dukshëm.

 Shkaktari kryesor I kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me


HPV( human papilloma virus).
 Është vërtetuar se HPV së pari shkakton lezione prekanceroze të qafës të cilat
në rast të mostrajtimit më vonë progredojnë në karcinomë invasive.

 Prandaj detektimi i hershëm i infeksionit me HPV dhe trajtimi I lezioneve


prekanceroze nënkupton luftën kundër kancerit të qafës së mitrës.
Kanceri i qafës së mitrës

 Kanceri I qafës së mitrës fillon rreth hapjes së jashtme të


qafës së mitrës përkatësisht në vendkalimin e epitelit
pllakor në epitelin cilindrik .
 Fillimisht procesi zhvillohet në epitelin pllakor duke mos e
kaluar membranës bazale.
 Në rast të mos zbulimit dhe trajtimit në këtë stad atëherë
procesi malinj invadon stromën dhe procesi rritet në njërën
nga format:
 vegjetative,
 ulcerative apo infiltrative.
Kanceri i qafës së mitrës

 Forma më e shpeshtë është rritja vegjetative , me ç’rast


në qafën e mitrës paraqiten formacione të ngjashme me
karfiolin.
 Këto formacione shkaktoj gjakderdhje kontakti e cila
njëkohësisht është edhe manifestimi I parë o kancerit të
qafës së mitrës.
 Forma infiltrative e kancerit të qafës së mitrës
karakterizohet nga infiltrimi I hershëm i stromës nëpërmes
membranën bazale dhe depërtimi e rritja e neoplazëms në
strukturat përreth si parametrat dhe vaginë.
Kanceri i qafës së mitrës

 Forma ulcerative karakterizohet me prezencë e ulcerës e cila


rritet si në sipërfaqe ashtu edhe në thellësi duke invaduar
strukturat përreth.
Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrës

 Manifetsimi klinik
 Në stadin e hershëm të sëmundjes kanceri I qafës së mitrës është
asimptomatik.
 Simptomat e para paraqiten në stadin invaziv të sëmundjes dhe
manifetsohen në formë të gjakderdhjes së kontaktit dhe sekretit
hemorragjik.
 Gjakderdhja është zakonisht e pakët dhe paraqitet pas mardhënies
ose pas ekzaminimit gjinekologjik bimanual.Prandaj cdo
gjakderdhje pas kontaktit duhet hulumtuar me kujdes nëse bëhet
fjalë për kancer të qafës së mitrës.
 Sekreti I shtuar vaginal dhe I përzier me gjak I cili perziston për
një kohë të gjatë është shenjë tjetër e formës invasive të kancerit të
qafës së mitrës.
Kanceri i qafës së mitrës
 Dhembja e pelvikut, opstipacioni dhe ankesat urinare janë shenja te
vonshme të cilat paraqiten te stadet e avancuara të sëmundjes.

 Diagnostifikimi
Ekzmainimi me spekullum është qasja iniciale me crast ekzaminohet dhe
vlerësohet pamja e epitelit të qafës së mitrës dhe prezenca e ndryshimeve
eventuale. Marrja e
 PAP testit mu nd të ndihmoj në detektimin e formave të hershme
mikrskopike.
 Biopsia e realizuar me kolposkopi është metoda me të cilën merret materiali
për histopatologji dhe me të cilën bëhet diagnostifikimi.
 Metodat imazherike si CT dhe MRI përdoren për të përcaktuar përhapjen e
kancerit në indet përreth.

 Trajtimi varët nga stadi I sëmundjes, mosha e pacientes dhe reprodukcioni.


Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i endometriumit
Kanceri i endometriumit

 Kanceri i endometriumit zë vendin e katërt nga të gjitha


sëmundjet malinje për nga shpeshtësia te femrat, pas
kancerit të mushkërive, gjirit dhe zorrëve si dhe njëherit
është kanceri më I shpeshtë gjinkologjik.

 Sëmundjen e karakterizon shkallë e ultë e mortalitetit si dhe


sukses i lartë në shërim në rast se diagnostifikohet herët.

 Karcinoma e endometriumit përbën 97 % të të gjithë


tumorëve malinj të trupit të mitrës ndërsa në 3% të rasteve
paraqiten sarkomat e mitrës.
Kanceri i endometriumit

 Kanceri endometrial është kryesisht sëmiundje që paraqitet


në postmenopauzë.
 Mosha mesatare kur diagnostifikohet sëmunja është 61 vjet.
 Mirpo në rreth 5 % të rasteve sëmundja diagnostifikohet
para moshës 40 vjecare.
Kanceri i endometriumit

 Etiologjia
Një numër I madh I faktorëve ndërlidhet me zhvillimin e
kancerit të endometriumit.Obeziteti, nulipariteti, menopauza
e vonshme, anovulacioni, diabeti melit,hipertensioni,
hiperplazia e endometriumit dhe historia familjare positive
në kancer endometrial , të gjirit apo të zorrëve.
 Ekëzistojnë dy hipoteza për zhvillimin e kancerit të
endometriumit.
 Tipi më I shpeshtë I kancerit endometrial adenocarcinoma e
endometriumit e gradës 1 dhe 2 mendohet se ndërlidhet me
ekspozimin e zgjatur ndaj veprimit të estrogjenit.
Kanceri i endometriumit

 Gjendjet hiperstrogjenike janë karakteristike te obseziteti,


menopauza e vonshme, anovulacioni, nulipariteti, përdorimi
I tamoksifenit etj.
 Tipi I dytë I kancerit endometrial është adenocarcinoma e
endometriumit me qeliza më pak të diferencuara dhe ato me
diferencim skuamoz.
 Faktorët e rrezikut për këtë tip të kancerit endometrial janë
më pak të njohur.
Kanceri i endometriumit

 Kanceri endometrial zakonisht fillon si një lesion në fundus


me tendencë dhe përhapje të mëtejme në tërë
endometriumin.
 Nëpërmes infiltrimit direkt kanceri përhapet më tej në
myometrium, endocerviks, qafën e mitrës, tubat e fallopit
dhe vezore.
 Përhapja e metastazave limfogjene zakonisht ndodhë në
nyjet limfatike të pelvikut dhe ato paraaortale.
 Ndërsa me rrugë hematogjene metastazat mund të paraqiten
në mushkëri, mëlqi kocka dhe në tru.
 Manifestimi klinik

 Gjakderdhja vaginale në postmenopauzë është shenja klinke


kryesore e kancerit endometrial.Te shumica e femrave që
lajmërohen për shka të gjakderdhjes në menopauzë do të
diagnostifikohet patologji beninje.
 Mirpo pasi që te 75-80 % e grave me kancer endometrial
paraqitet gjakderdhja postmenopauzale , patjetër duhet të
bëhen të gjitha investigimet më qëllim të konfirmimit të
diagnozës.
Kanceri i endometriumit
 Diagnostifikimi

 Cdo gjakderdhje vaginale në menopauzë është abnormale


dhe këkron evaluim të mëtejm.

 Fillimisht duhet të bëhet sonografia vaginale .


 Më pas per diagnozë definitive duhet të bëhet biopsia
endometriale nën histeroskopi ose kiretazha eksplorative
e endometriumit dhe verifikimi hitopatologjik.
Kanceri i endometriumit
Ultrazeri
Kanceri i endometriumit
 Trajtimi

 Trajtimi I kancerit të endomtriumit është kirurgjik dhe nënkupton:


 heqjen e mitrës, qafës së mitrës, tubave dhe vezoreve (histerektomine
totale bashkë me adneksektomi) .
 radioterapi mund të jetë e domosdoshme si terapi shtesë në rastet kur ka
infiltrim të miometriumit.

 Roli I infermierëve te këto raste është I madhë sin ë përiudhën


reoperative ashtu edhe në atë postoperative. Informimi adekuat mbi
sëmundjen dhe rëndësin e trajtimit si kirurgjik ashtu edhe radioterapisë,
 ndihma dhe mbështetja psikologjike përbejnë disa nga elemetet bazë të
kujdesit infermierore të pacientet me kancer të endometriumit.
Kanceri i vezoreve

 Kanceri I vezoreve zë vendit e dytë për nga frekuneca në mesin e


tumorëve malinj gjinekologjik dhe që shkakton numrin më të lartë të
rasteve të vdekjes nga të gjithë tumorët malinj të organeve gjenitale.
 Atakon femrat e të gjitha moshave mirpo më shpesh paraqitet te
moshat mes 50-60 vjet.
 Te femrat e reja parqiten tumorët malinj të qelizave germinative
ndërsa format epiteliale janë karakteristike të femrat në
përimenopauzë.
 Etiologjia është e panjohur mirpo janë identifikuar faktorët
e rrezikut të cilët ndikojn në paraqitjen e kancerit të
vezoreve e këta janë:
 nulipariteti,
 infertiliteti,
 historia e familjes,
 kanceri I gjirit etj.
 Manifestimi klinik

 Kanceri I vezoreve për një kohë të gjatë ka qenë I njhur si vrasësi I


heshtur për shkak të mungesës së simptomeve të cilat do të ndikonin te
pacientja që të kërkoj ndihmë mjekësore.
 Në stadet e avansuara të sëmundjes manifetsimi klinik
karakterizohetme:
 fryerja e barkut,
 dhembja e pelvikut,
 dhembja e barkut,
 simptomat urinare dhe
 shtimi I peshës trupore.
Kanceri i vezoreve
Kanceri i vezoreve
 Diagnostifikimi

 Diagnostifikimi I stadeve të hershme të sëmundjes është I


vështirë për shkak të mungesës së simptomave.
 Në stadet simptomatike metodat diagnostike konsistojnë në
ekamnimin gjinekologjik ,aplikimin e metodave
imazherike si ultrazëri CT dhe MRI si dhe hulumtimin
e vlerave të markerëve tumoral si Ca 125, Ca 19.9.
 Trajtimi I kancerit të vezoreve varet nga stadi I
sëmundjes dhe konsiston në largimin kirurgjik të masës
tumorale si dhe kimioterapinë bashkë me radioterapi.
Ju Faleminderit !

You might also like