Kinetika Kimike 1

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 27

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

FAKULTETI I BUJQESISE DHE AGROMJEDISIT


DEPARTAMENTI I SHKENCAVE DHE TEKNOLOGJIVE BIMORE

Leksion Nr.1

 Prof.Dr. Valdete VORPSI


KINETIKA KIMIKE

A+B C+D
 Çdo reaksion ka një kinetikë të tijën,

 dmth zhvillohet me një shpejtësi të caktuar

 dhe me një seri të caktuar aktesh reaguese,


njohja e te cilave është e një rëndësie të
jashtëzakonshme teorike dhe praktike.
Mekanizmi i reaksionit

 Përcaktimi i mekanizmit të saktë të një reaksioni


është një çështje shpesh mjaft komplekse dhe
pothuajse çdo reaksion përbën një rast të veçantë.
Transformimi i substancave kimike
fillestare në produkte përfundimtare
mund të ndodhë:
dmth
dmthpapareaksione
reaksionetë

ndërmjetme
ndërmjetmeeeatëhere
atëhere
thuhet
thuhetqë
qëreaksioni
reaksioniështë
është
elementar
elementar
1) Me një akt të vetëm reagues

2) ose me anë të një serie pak a shumë të madhe aktesh


reaguese (dmth me reaksione të ndërmjetëm)
 Konsiderojmë si akt të vetëm reagues, për rastin
tonë, atë të molekulave (ose atomeve, ose joneve)
A dhe B të cilat duke reaguar japin produktet
C dhe D.

A+B C+D

 Që A dhe B të reagojnë duhet:

1-) që A dhe B të përplasen;

2-) që përplasja të jetë efikase.


 Meqenëse të gjitha molekulat kanë pjesën më
të jashtme të përbërë nga ngarkesa elektrike
negative, ato tentojnë të shtyhen fort, sa më
shumë afrohen me njera tjetrën.

 Nga ana tjetër që molekulat A dhe B të


reagojnë duhet që ato të afrohen aq shumë sa
që atmosferat e tyre elektronike të depërtojnë
tek njerë tjetra, duke formuar kështu, për një
çast, një entitet të vetëm te paqendrueshem,
kompleksin e aktivizuar, i cili më pas thyhet
duke dhënë molekulat C dhe D.
 A+B (A.B) C+D
 Nëse në një reaksion produktet fillesatare
transformohen në produkte përfundimtare me
anë të formimit të një kompleksi të aktivizuar të
vetëm, reaksioni është i përbërë nga një akt
reagues i vetëm dhe është një
reaksion elementar;

A+B (A.B) C+D


Energjitika e reaksionit
A+B (A.B) C+D
Shpejtësia e reaksionit
 Përcaktimi eksperimental i shpejtësisë me të cilën
zhvillohet reaksioni, përbën edhe treguesin kryesor
për t’u ngjitur tek mekanizmi sipas të cilit ai kryhet.

 Sa herë që një substancë A reagon, ajo zhduket me


një shpejtësi (V) të shprehur me zvogëlimin e numrit të
moleve në njësinë e kohës

V=------
- dc
V=------
dt
dt
Faktoret qe ndikojne ne shpejtesine e
reaksionit
 Eksperimentalisht është vënë re që
shpejtësia e reaksionit varet nga:

 natyra e substancave reaguese,


 përqëndrimi,
 temperatura,
 dhe kataliza.
natyra e substancave reaguese
 Natyra e substancave reaguese ndikon, sepse kur zhvillohet një reaksion
kimik, disa lidhje duhet të thyhen ndërsa lidhje të tjera duhet të formohen;
prandaj shpejtësia e reaksionit do të rezultojë e kushtëzuar nga tipi i
lidhjeve, nga forca e tyre e nga shpërndarja e tyre në hapësirë.

 Është e qartë që përbërjet me lidhje të forta janë më të qëndrueshme ndaj


përplasjeve e për këtë arsye më pak reaguese, ndërsa përbërjet me lidhje
më të dobëta, reagojnë më me shpejtësi.

 Përsa i përket shpërndarjes hapësinore të lidhjeve, duhet mbajtur


parasysh që, përplasja midis molekulave reaguese jo vetëm duhet të
ndodhë midis molekulave aktive, por edhe në të ashtuquajturat “site active”
të vetë molekulave, dmth në pikat ku gjenden lidhje që duhet të thyhen.

 Është e lehtë të parashikohet p.sh. që molekula shumë të mëdha e të


degëzuara e kanë të vështirë të japin përplasje efikase, për shkak të
pengimit hapësinor, sepse përplasja duhet të ndodhë në pikën e duhur të
molekulës.
temperatura
 Temperatura është një faktor që është në përpjestim
të drejtëpërdrejtë me shpejtësinë e reaksionit; në fakt,
siç bëhet e ditur nga teoria kinetike e gazeve, një rritje
të temperaturës i korrespondon një rritje e shpejtësisë
së molekulave e për pasojë, një rritje e energjisë
kinetike të tyre
( ½ mV2 = 3/2 KT).

 Kjo sjell jo vetëm një rritje të numrit të


përgjithshëm të përplasjeve të substancave reaguese
në njësinë e kohës, por edhe një rritje të përqindjes së
përplasjeve efikase e në këtë mënyrë edhe rritjen e
shpejtësisë së reaksionit.
përqëndrimi
 Përqëndrimi i substancave reaguese ndikon
drejtpërsëdrejti mbi shpjetësinë e reaksionit për
vetë faktin që një rritjeje të numrit të molekulave
për njësinë e vëllimit i korrespondon një rritje e
numrit të përplasjeve në njësinë e kohës e për
pasojë një rritje e numrit të përplasjeve efikase.
 Në bazë të këtyre konsideratave shpejtësia V e
një rekasioni të përgjithshëm:

A+B C+D

 jepet nga shprehja:

V= k [A] [B]
 Në përgjithësi, kur në bilancimin e reaksionit
ndërhyjnë koefiçentë të ndryshëm nga njësia
(a, b, c, d) dmth :
aA+bB cC+dD

 shprehja e shpejtësisë bëhet:

V= k [A]a [B]b
Gjendja e ekuilibrit
 Gjatë një reaksioni kimik jo gjithmonë arrihet në
transformimin e plotë të substancave reaguese
në produktet përkatëse; për shkak të lindjes
të një reaksioni të kundërt që ripërtërit
substancat reaguese fillestare

 Reaksionet e këtij lloji quhen reaksione të


“kthyeshëm”.
Një reaksion i kthyeshëm i tipit : A+B C+D, mund të përshkruhet
skematikisht në një diagramë, që vë në lidhje përqëndrimin me kohën,
në temperaturë konstante, në mënyrën që vijon

Ecuria e përqëndrimeve në një reaksion të kthyeshëm


 Në një reaksion të përgjithshëm të tipit:

aA + bB cC+dD

shprehjet e shpejtësisë së reaksionit në të dy drejtimet e tij janë përkatësisht:

 V = k1 [A]a [B]b

 V = k2 [C]c [D]d
 Në çastin e ekuilibrit (koha ke), dy
shpejtësitë do të bëhen të barabarta
V = V
E për pasojë do të kemi:

k1 [A]a [B]b = k2 [C]c [D]d

e cila mund të shkruhet edhe ndryshe:


k1 [C]c [D]d
----- = K= ----------
k2 [ A]a [B]b
 Shprehja e mësiperme përfaqëson
 “ligjin e veprimit të masës”
sipas të cilit :

 Në një ekuilibër kimik në temperaturë


konstante, raporti midis prodhimit të
përqëndrimeve të produkteve të
reaksionit dhe prodhimit të
përqëndrimeve të substancave reaguese
fillestare është konstant.
Kataliza
 Katalizatorët janë substanca:

 që bëjnë të ndryshojë shpejtësia e një reaksioni,

 që rigjenden kimikisht të pandryshuar në fund të


reaksionit,

 që nuk shfaqen në ekuacionet globale të reaksioneve

 dhe që nuk provokojnë ndryshime të vlerës të


konstantes së ekuilibrit.
Karakteristika te katalizatorëve
1-) Katalizatorët rrisin shpejtësinë e
reaksionit (katalizatorë pozitivë);
Veprimi I të cilit shprehet në zvogëlimin e vlerës së
energjisë të aktivizimit të një reaksioni
 Nga kjo rrjedh:
 a-) që katalizatori nuk ndikon në vlerën e
konstantes se ekuilibrit të reaksionit të
katalizuar, sepse kjo konstante nuk varet nga
vlera e energjisë së aktivizimit por vetëm nga
vlera e E:
E (ln K=- E/RT+ Kost)

 b-) që katalizatori rrit shpejtësinë e reaksionit të


katalizuar
2-)Katalizatoret mund te zvogëlojnë shpejtësinë
e reaksionit (katalizatorë negative ose
inhibitore)

Të cilët veprojnë duke eleminuar katalizatorët


pozitivë
Llojet e katalizës

 katalizë homogjene (katalizatori mund të ekzistojë në një fazë të


vetme me substancat reaguese)

 katalizë heterogjene. (katalizatori mund të ekzistojë në një fazë


të ndryshme nga substancat reaguese )
Kataliza enzimatike
 Enzimat jane një grup tjetër substancash
të veçanta që kryejnë edhe ato funksionin
katalitik.

 Ato janë shumë komplekse nga pikpamja


kimike, janë të natyrës proteinore dhe
funksioni i tyre është thelbësor në kiminë
e organizmave të gjalla sepse ato bëjnë të
mundur zhvillimin e shumicës së
reaksioneve biologjike në drejtim të
përcaktuar dhe me shpejtësi të caktuar.

You might also like