Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

Shekspiri «Hamleti»

Rilindja Evropiane shek. XVI


LEKSIONI 8
Skeda e tragjedisë «Hamleti»
Titulli i plotë · Tragjedia e Hamletit, Princi i Danimarkës
Autori · William Shakespeare 
Zhanër · Tragjedia 5 akte , tragjedi hakmarrëse 
Koha dhe vendi i Shkruar · Londër, Angli, fillimi i shekullit të XVI
Data e Botimit të Parë · 1603, titulluar Tragicall Historie e Hamletit;  
Protagonist · Hamleti
Konflikti i madh · Hamleti ndjen një përgjegjësi të hakmerret për vrasjen e babait të tij nga
xhaxhai i tij Klaudi, por Klaudi tani është mbreti dhe kështu mbrohet mirë. Për më tepër,
Hamleti lufton me dyshimet e tij nëse ai mund t'i besojë fantazmës dhe nëse vrasja e Klaudit
është gjëja e duhur që duhet të bëjë.
Veprimi në rritje · Fantazma e të atit i shfaqet Hamletit dhe i thotë Hamletit të
hakmerret për vrasjen e tij; Hamleti e drejton çmendurinë dhe zhvillon lojën e të
çmendurit për të zbuluar vrasësin;
Kulmi · Kur Hamleti godet me thikë Polonin, babain e Ofelisë, në Aktin III, skena IV, ai e fut veten
në një konflikt të pashmangshëm me mbretin. Një kulm tjetër i mundshëm vjen në fund të Aktit IV,
skena IV, kur Hamleti vendos të hakmarret ndaj xhaxhait të tij uzurpator të fronit dhe shkelës i
kurorës.
Aksioni në rënie · Hamleti kthehet në Danimarkë dhe ballafaqohet me Laertin në funeralin e Ofelisë;
ndeshja është e pashmangshme që çon në vdekjet e familjes mbretërore
Vendosja (Koha) · Periudha e vonë e mesjetës,  
Parashikimi · Fantazma, merret me parashikimin e një të ardhme të keqe për Danimarkën
Toni · i errët, ironik, melankolik, pasionant, soditës, i dëshpëruar, i dhunshem
Temat · e lakmisë për pushtet, vrasjes brenda gjakut, drejtës së vendosjes së nderit t ë birit në vend, e
hakmarrjes, e dhunës për pushtet, kompleksiteti i veprimit;  
Motive · incestit, veshët dhe dëgjimi; vdekja dhe vetëvrasjet; errësira dhe e mbinatyrshmja;  
Simbolet · Fantazma (pasojat shpirtërore të vdekjes); Kafka e Jorickut (pasojat fizike të vdekjes).
 
Skeda e tragjedisë Hamleti
Ngjarjet Kryesore Vdekja e Dunkanit, shfaqja e fantazmës së atit Hamletit, kthimi në pallat, çmenduria si sjellje
për të zbuluar krimin, loja e trupës së aktorëve brenda dramës, vrasja e të atit të Ofelisë, dueli
 
mes Laertit dhe Hamletit, vdekja e Ofelisë,
 
Hakmarrja e dinakëria e Klaudit për të vënë në grackë Hamletin përmes helmit në gotën e
Ngjarjet perfundimtare verës dhe majën e shpatës së Laertit shkakton, plagosjen e Hamletit, vdekjen e Getrudës nga
  helmi në gotën e verës dhe xhaxhait dhe vdekja e vetë Hamletit e Laertit

Mesazhi Kulti i njeriut me virtyte në luftën e tij kundër të keqes. Jeto me gjysmën tënde më të mire.

Hamletizmi Kritika ka përkufzuar me termin hamletizëm ato veti të karakterit e të temperamentit, që


lidhen ngushtë me emrin e Hamletit dhe që shprehin thelbin e përpjekjeve të mundimshme të
heroit shekspirian për të gjetur një përgjigje të arsyeshme për pyetjet kaotike që ia brejnë
shpirtin dhe që e bëjnë të dyshojë, të hetojë, të shoshitë e të gjejë prova, përpara se të
vendosë të hidhet në veprim.
Temat: Hakmarrja, çmenduria, lakmia, udheheqesi ideal,
spiunimi dhe fuqia e artit jane vetem disa prej temave qe trajtohen
ne kete tragjedi kaq te gjere. Tema te tjera jane: Pamundesia e te
qenurit i sigurte. – vete tragjedia me shume na shtron pyetje sesa
na jap pergjigje. Pyetjet shtrohen qe ne rrafshin fantazmagorik
dhe abstrakt “ A duhet besuar fantazma, apo eshte nje krijim i se
Tema - Mesazhe keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur kemi te
bejme me nje krim pa deshmitare? “, në rrafshin psiklogjik “ Si
Misteri i vdekjes : Hamleti e mund te kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te vertetat e tij vetem
sheh ate ne dy aspekte: duke pare reagimet apo gjestet? “ etj.
aspektin shpirteror
( fantazma e te atit), atë fizik Mesazhet :Ide te thella humaniste, ngrihet kulti i njeriut me
(kafka e Jericos). Ai virtyte qe ngadhejen ne luften kunder se keqes si shkaktarë të
gjithashtu e sheh vdekjen si mjerimit të shoqërisë. Thirrja qe i ben Hamletit nenes se tij eshte
nje mundesi per te shpetuar universal ne dhimbjen qe perçon; aty ku ka shprese virtyti mund
nga jeta torturuese dhe te lulezoje dhe njeriu mund te gjeje fuqine brenda vetes qe te
dilemat e tij, por misteri permiresoje jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “ Jeto me
pertej vdekjes eshte ai çka e gjysmen me te paster”
mban njeriun ende ne jete.
Motive
Simbole Motivi: i çnderimit të femrës për lidhjet e saj, i çmendurisë së Ofelisë
si pasojë e dhimbjes dhe çmendurisë së shtirur të Hamletit
Stili Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te
shtremberuar realitetin)
Ndërthurje Ligjerimesh poetike : Simbolet: Kafka e Jericos. (Procesi fizik i vdekjes, kujton se Jeriko ishte
gaztori i babait te tij, dhe tani ishte ngrene nga krimbat dhe i kishte mbetur
1. lirika e dashurisë Hamlet- Ofeli vec kafka. Ky fat do t’i perfshije te tërë, madje dhe vete mbretin. Ne kete
mënyre, Shekspiri jep ne menyre artistike rrjedhen e jetes per te gjithe
2.Poezia elegjiake – çmenduria e njerezit njesoj.)
Ofelise
Stili: Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te bardhe. Shekspiri perdor
3.brenda tragjedisë skena komike pesekembeshin jambik funksioni: për te krijuar ndjesite tingelluese
komedianet dhe gazmoret sepse ky varg ka aftesine e krijimit te nje ritmi qe rrit ndjesite
4. Misteri – fantazma emocionale.Ky varg dallohet nga perdorimi i nje zanoreje te patheksuar
dhe nje zanoreje te theksuar prapa saj.
5.Monologë shperthyes:
Gjetjet artistike: 1.Tensioni i trefishte – vrasja e mbretit, çnderimi i
(Monologu i Hamletit)
nenes, krimi ndaj babait, vëllavrasja për pushtet.
6. Poezia e larte tragjike. 2. Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes
3. Drama brenda dramës 4. Marrezia e shtirur.
Personazhet

Hamleti : karakter kompleks. Intelektual, i sjellshëm. I leëkundur, misterioz, i pasigurtë, enigmatik, i


rrembyer, melankolik. Ai ka dy karakteristika : gjakftohtësinë në koheë rreziku dhe shpejtësine rrufe ne
veprim.
Tragjizmi i tij qëndron ne faktin që planet e mëdha shpirtërore te tij, përballe fatalitetit te vdekjes
humbasin kutimin e tyre. Dilemat e tij jane të shumta. Të rrosh a të mos rrosh? detyrë apo e drejte e
njeriut? A duhet vendosur puna dhe misioni para dashurise?
Fati ironik: Hamleti është nje hero i vetmuar ku kompromisi me krimin dhe hiprokizia e jetes nuk i lene
vend per te jetuar siç ai do. Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per t’i marre fronin, por ai ka ideale
humaniste. Ai brengoset per lumturine e pergjithshme dhe do ta ndreqë ate “ kjo botë u shthur”
Detyrat e princ Hamletit
Detyrat e princit Hamlet:
Sipas zakonit, ai kishte te drejte te hakmerrej per babane.
Sipas nderit ai kishte per detyre te shkepuste nenen nga duart e atij qe i vrau te shoqin e pare.
Sipas kanunit te shtetit si princ trashegimtar dhe si mbret i ligjshem i Danimarkes, ka per detyre te
ndershkoje këte krim dhe te hip mbi fronin ateror qe i perket.
Sipas ligjit natyror te vetmbrohet.
Sipas ndergjegjes ka te drejte dhe detyre te çliroje vendin e tij nga nje tiran gjakatar.

Ai ishte djali i perkedhelur i nje ati heroik, trim; ishte i pajisur me te gjitha virtytet morale dhe intelektuale; kishte te
dashur Ofeline, vajzen me shpirtmire dhe engjellore. Dhe befas per kete shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa
dhe i permbyset bota mbi koke. Tani sheh anen tjeter te medaljes. Vellai vret te vellane dhe i remben te shoqen, e
ema mendjelehte martohet me vrasesin e babait, vrasesi merr fronin e te nipit, e dashura e padjallzuar bie pre e
vrasesit qe ta spiunoje, miqte dhe shoket e femijerise i vene gracka, populli i falet nje mbreti kriminel. Ai ndihet i
vetem, i neveritur dhe i pergjuar prej te gjitheve.
Hamleti tipare
Arsyeja kryesore e vuajtjeve te Hamletit:
Arsyeja per vuajtjet e Hamletit qendron me teper ne ndjenjen qe ka pësuar nje tronditje fatale nga vdekja e të atit,
Situata behet me e veshtire per shkak te ndergjegjes se tij. Ai nuk e di qe vdekja e babait nuk ishte natyrale por as
fatazmes nuk i beson plotesisht. Donte nje fakt nga mbreti qe te provonte nese vertet ishte ai fajtori. Kur e vertetoi se
kush ishte fajtori atehere priti castin e duhur per te sulmuar. E vret ne castin kur eshte i nxire ne syte e botes si vrases
dhe helmues i pabese. Hamleti e mbaron detyren per 4 muaj.

Si e pershkruan Ofelia:
• Oborrtar- njeri i menyrave elegante.
• Shkollar- njeri i mendjes se larte.
• Ushtar – njeri i rrepte i luftes
Hamleti – të kuptuarit e rolit të tij
Figura e Hamletit duhet të ndeshet në tri fronte apo të luftojë në tri beteja. Trekëndëshi ku
gjendet Hamleti, brenda të cilit lidhen gjithë fijet e tragjedisë, e bëjnë këtë vepër si ndër më të
realizuarat në këndvështrimin artistik.
1. Hamleti bir që mbron kurorën -krimi ndaj mbretit të ligjshëm. Hamleti, mes
dhimbjes dhe vetmisë
2. Hamleti që flijon dashurinë e tij . Hamleti në dilemë ekzistenciale, çnderimi i nënës
3. Hamleti qytetar - bir që do të rikthejë nderin e shkelur. Hamleti i zhgënjyer nga
njeriu
Personazhe

Ofelia
Ashtu si Hamletit dhe Ofelias ju permbys bota mbi koke. Ajo priste te hipte ne kulm te lavdise e lumturise, kur fati
me nje shkelm e rrotullis tatepjete ne mjerim. Ajo nuk i kupton arsyet e ndryshimit tragjik te Hamletit, por e
kupton qe u be nje ndryshim themeltar qe do i shkaterronte jeten. E pa Hamletin si trimin ideal te kohes dhe tani
e sheh te marr. Ja thethiu mjaltin nga goja dhe tani i pi vrerin. I degjoj nje here zilen e embel, e cila tani i cjerr
veshet. Per te dy jeta ishte nje torture e padurueshme. Por ne fund vdes.

Laerti: Baza morale e gjakmarrjes se Laertit ishte e dyshimte, sepse i ati u vra prej Hamletit, kur e spiunonte dhe i
vinte pusi. Laerti pa ditur as ku as si, degjoj thashthemet qe e vrau mbreti dhe ju versul mbretit. manipulohet. I
marrosur Laerti eshte trim, nuk i sheh rreziqet s’di ku vepron, as si do perfundoje. Bëhet vegel per te vrare
Hamletin.
Horati: i varfer nuk hidhet nga ana e fuqise, por nga ana e se drejtës, fisnik, pa kerkuar e pa pritur asnje cmim.
Merr persiper me gjakftotesi dhe trimeri heroike detyren e rende qe i ka caktuarr vetvetes dhe mik i patundur e i
patrembur, futet ne te gjitha rreziqet prane Hamletit. Nuk flet shume, nuk qahet, rralle keshillon. Eshte shembull i
besnikerise dhe i nderit. Ideali i tij eshte ta perkrah Hamletin dhe ti pakesojë dhimbjet. Por permbushi amanetin e
Hamletit, qe te jetonte e ti tregonte botes tragjedine e tij. Ngushellimi i thelle per kenduesin e tragjedis eshte qe
paska ne bote miq gjeri ne vdekje si Hamleti.
Personazhe dhe veçori

Mbreti uzurpator,
Mbretëresha e pabesë,
Polloni që është katandisur në “veshin” e mbretit, i aftë të ngrejë kurthe për këdo,
Rozenkranci dhe Gildensterni shokët e fëmijërisë që e vëzhgojnë dhe e spiunojnë
Këtu gjithçka ngrihet mbi frikën, mosbesimin, dyshimin.
Kontrasti është më i spikatur, fshihet në lojën e dykuptimësisë.
Monologu i personazhit hedh dritë mbi idetë e humanizmit, që e kanë modeluar tërësinë
e tij njerëzore, intelektuale, shoqërore. Duhet kujtuar se ai është ngjizur si oborrtar, si
shkollar dhe si ushtar, gjë që do të thotë se brenda tij beteja psikologjike arrin trysni të
papara.
Te Hamleti shpaloset:
- Njeriu i sjelljes elegante.
- Njeriu i thelluar në dije, art dhe kulturë.
- Njeriu që duhet të luftojë për të përmbushur betimin e bërë.
Veçoritë e tragjedisë
Tragjedia
Fati tragjik e ndjek heroin, për shoqërinë duke i dhënë mundësi lexuesit të pësojë katarsisin, procesin e
pastrimit shpirtëror.
Tragjizmi i heronjve shfaqet në dilemën e madhe të përmbushjes së një detyre madhore, pavarësisht
dënimit të pashmangshëm.
Veprimi dramatik, heronjtë që e zbuluan vetveten nëpërmjet sprovave të mëdha
Mesazhi. Kalbëzimi i natyrës njerëzore kërkonte një tërmet të vërtetë për ta risjellë njeriun në hierarkinë
prej nga kishte rënë
Konfliktet dhe dilemat e skajshme kërkojnë vullnet dhe forcë shpirtërore prej heronjve që nuk iu
vidheshin betejave
Fjalët: të rrosh a të mos rrosh: Përbëjnë themelin e monologut dhe kulmimin tragjik hamletian, duke i dhënë shkas
hamletizmit të evidentohet si ndërgjegje dilematike me sfidën e kohës. Në këtë bisedë me veten, Hamleti kalon nëpër realitete
vetjake e shoqërore, në keqardhjet më dëshpëruese të shpirtit, si mishërimi i udhëtimit nëpër të gjitha stacionet e jetës
njerëzore.
Gjendjet emocionale ndërthurin epoka dhe fate njerëzore duke e kthyer këtë monolog në profilin e jetës së çdo njeriu.
Të vdeç - të flesh – të flesh? E nofta t`ëndërrosh?
Pyetjet retorike përdoren për të pohuar të vërteta që s’kanë nevojë për përgjigje. Kjo e bën fjalën shekspiriane një bukuri që
të lë pa frymë për nga modelimi i saj.
... përbuzjen dhe kamçikn’ e botës, “Zullumn”, e shtypësit, përdhunën e krenarit...
Enumeracioni: përfshin realitete sa konkrete, aq edhe abstrakte, e bën më të gjallë përshkrimin, teksa sjell hollësi të
larmishme nga realiteti që numërohen njëri pas tjetrit.
të përballsh një det të turbull helmesh. Sëmundje, verdhet nga hij’ e mejtimit
Metafora - si krahasimi i natyrshëm brenda mendimit poetik, i ka dhënë dorë Shekspirit të japë një informacion më të madh
kuptimor, duke rindërtuar gjendje shpirtërore, veprime intelektuale, qëndrime shoqërore
Shprehjet e pasura leksikore:
Hobe shigjeta fati të tërbuar, çëndrra shohin n’atë // gjumë vdekje, pasi shkundet // kjo pështjellj’e martue,
gojë-çthurjen e zyrtarit
VEÇORITE E STILIT TE SHEKSPIRIT: Perfaqesues i letersise se RILINDJES EVROPIANE
Ai shquhet per perdorimin me mjeshteri te mjeteve emocionale e stilistikore te efektshme (vegime, fantazma..etj.)
Veprat e tij kane strukture te qarte e te thjeshte. Ka konflikte te thella e te ngjeshura. Ka analiza psikologjike te
personazheve. Ka ide te fuqishme e te rendesihme humaniste e demokratike. Trajtohen idete perparimtare te rilindjes
evropiane si -barazia midis njerezve, -e drejta e mendimit te pavarur, -ndjenja e lirise, -himnizimi i virtytit
Ka nje gjuhe jashtezakonisht te gjalle e te pasur. Dialoge e monologet e tij jane te famshem (shpeshhere filozofike e
patetike). Personazhet flasin me gjuhen qe i pershtatet nivelit e karakterit te tyre. Fjalet pasurohen me kuptime shtese te
fshehura, ironike, te dyfishta, ka lojra fjalesh, neologjizma te shumta, etj. Shpesh here heronjte e tij udhehiqen nga
pasioni. Fjalet e personazheve pervec kontekstit ku vendosen, permbajne shprehje me nje stilt e larte poetik ku
perqendrohet nje mendim i ngjeshur shpesh i ngjashem me nje aforizem apo fjale te urte popullore
Mendimet shprehen me intonacion te ngritur thirrmor, permes fjalive nxitese, pyetese, deftore qe kumtojne dyshim,
padurim, frike lutje urdher. Perdoren shpesh dhe pasthirrmat.
Ka perzierje te elemtit tragjik me ate komik. Eshte mjeshter i kontekstit (e mira-e keqja; virtyti-vesi qe dalin ne pah me
ane te hiperbolizimit). Vetem brenda nje skene te vetme Shkekspiri arrin te alternoje metra te ndryshem vargjesh,
tonalitete te ndryshme, stile ligjerimi te ndryshme, ka kalime te befasishme nga vargu ne proze.

You might also like