Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 40

BAZAT E IT-së

Ligjërata e katërt online


 Data: 25.11.2020
 Orari: Gr.3: 09:45-12:00 dhe Gr.4. 12:30-14:45

Prof.Asoc.Dr. Samedin Krrabaj


BAZA MATEMATIKORE NË TEKNOLOGJITË E INFORMACIONIT

- SISTEMET NUMERIKE

 Sistemi numerik është bashkësia e rregullave të


formuluara për paraqitjen e vetive sasiore (kuantitative).
 Të gjitha sistemet numerike mund të ndahen në sisteme
numerike pozicionale dhe jo pozicionale.
 Këto dy lloje të sistemeve numerike ndryshojnë
esencialisht nga njëri-tjetri dhe historikisht dhe
gjeografikisht deri në shekullin e 12-të janë përdorur
ndaras, në vendet e lindjes së largët janë përdorur numrat
pozicional, ndërsa në Evropë deri atëherë janë përdorur
numrat jo=pozicionalë.
- SISTEMI NUMERIK JO-POZICIONAL
 Në Evropë deri në shekullin XII është përdorur sistemi romak i
numrave. Në këtë sistem numerik vlerat numerike të caktuara janë
shënuar me shenja të alfabetit latin, i cili ishte formë zyrtare e
komunikimit në Romë:
 Vlera një është shënuar me shkronjën latine I,
 Vlera pesë është shënuar me shkronjën latine V,
 Vlera dhjetë është shënuar me shkronjën latine X,
 Vlera pesëdhjetë shënuar me shkronjën latine L,
 Vlera njëqind është shënuar me shkronjën latine C,
 Vlera pesëqind është shënuar me shkronjën latine D
 Vlera një mijë është shënuar me shkronjën latine M etj.
- SISTEMI NUMERIK JO-POZICIONAL …
 Në këtë mënyrë romakët nuk këanë pasë nevojë që të mësojnë dhe
përdorin shenja tjera, përpos atyre që i përdornin në shkrim-lexim.
Ata kishin krijuar mënyra-relacione të caktuara se si formohen
vlerat numerike, duke i kombinuar këto shenja sipas rregullave:
 Mund të shënohen deri në tri shenja të njëjta një-pas-një. Në atë rast
vlerat e tyre mbledhen. P.sh.:
 Numri III, lexohet tre, sepse është një-plus-një-plus-një
 Vlerat më të vogëla të shënuara pas vlerës së madhe mbledhen, p.sh.:
 Numri XVI, lexohet gjashtëmbëdhjetë, sepse është: dhjetë->plus->pesëë-
>plus-një
 Vlerat më të vogëla të shënuara para vlerës së madhe zbriten nga
vlera më e madhe, p.sh.:
 Numri IV, lexohet katër, sepse është: pesë -> minus -> një.
- SISTEMI NUMERIK JO-POZICIONAL …
 Kështu në rastet e caktuara është bërë kombinimi i më shumë
shenjave të alfabetit latin dhe është formuar vlera e dëshiruar
numerike, p.sh:
 Numri: MMXX lexohet dymijë e njëzet.
 Siç po shihet te këta numra nuk ka fare rëndësi pozicioni se ku
gjendet vlera e caktuar, sepse ajo gjithëmonë e ka vlerën e njëjtë.
Në rastin tonë M në pozicionin e parë dhe M në pozicionin e dytë,
që të dyja e kanë vlerën e njëjtë, nga një mijë, ndërsa X në
pozicionin e tretë dhe X në pozicionin e katërt, që të dyja e kanë
vlerën e njëjtë, nga dhjetë.
 Për këtë arsye këta numra janë quajtur jo-pozicionalë, në krahasim
me numrat pozicionalë, ku pozicioni i shifrës i jep vlerë të caktuar
asaj.
- SISTEMI NUMERIK POZICIONAL
 Sistemi numerik pozicional është sistem i cili ka tri karakteristika
kryesore:
 Baza – paraqet numrin e elementeve me të cilat formohet sistemi;
 Elementi maksimal (Emax) - paraqet elementin me vlerë më të madhe
nga baza e elementeve; Emax = Baza -1.
 Vlera pozicionale e elementit, që paraqet vlerën e asaj shifre kur
ndodhet në atë pozitë të caktuar.
 Kështu p.sh. numri 33545 që është numër dekad (me bazën 10) që
e përdorim në jetën e përditshme, përbëhet nga elementet (shifrat)
3 – 3 – 5 – 4 – 5, por shifra 3 në pozicionin e parë në këtë numër
e ka vlerën tridhjetë mijë, ndërsa shifra e njëjtë 3 në pozicionin e
dytë e ka vlerën tre mijë. Njëjtë vlen edhe për shifrën 5 që në
pozicionin e tretë të këtij numri e ka vlerën pesëqind, ndërsa në
pozicionin e pestë e ka vlerën vetëm pesë.
- Sistemi numerik me bazën dhjetë (Sistemi dekad)

 Nga shekulli i 12-të në Evrope është miratuar sistemi i


numrave që përdorej në lindjen e largët, në të cilin sistem
vlera asgjë shënohet me 0, vlera një me 1, vlera dy me 2, e
keshtu me radhë deri të numri 9 (nëntë).
 Në këtë sistem numerik secili numer i ardhshëm paraqitet me
kombinimin e ketyre 10 shifrave dhe për këtë arsye ky sistem
numerik quhet sistem dekad i numrave dhe me që formohet
prej dhjetëelementeve (shifrave) thuhet se baza e ketij
sistemi është 10.
 Të gjithe numrat që krijohen apo formohen duke kombinuar
numrat nga 0 – 9 quhen numra dekadë dhe e kanë bazën
dhjetë.
- Sistemi numerik me bazën dhjetë (Sistemi dekad)

 Te numrat shumëshifrorë ka rëndësi pozicioni në të cilin ndodhet


shifra numerike. Keshtu p.sh. numri treshifror 542 lexohet nga e
djathta
 2 – njëshe, 4 - dhjeteshe, 5 – qindëshe,
e këtë mund ta shenojme edhe keshtu:
 Meqenëse në këtë shprehje kemi shifrat (5,4,2) dhe baza është 10,
me fuqitë perkatëse: 102 , 101 , 100, atëherë shprehja për vlerën
pozicionale (apo vendore) do të duket:
54210  2 10 0  4 101  5 10 2

ose 54210  5 10 2  4 101  2 10 0


- Sistemi numerik me bazën dhjetë (Sistemi dekad)
 Te numrat shumëshifrorë me pikë decimale, poashtu ka rëndësi
pozicioni në krahasim me pikën decimale në të cilin ndodhet shifra
numerike. Keshtu, shifrat që gjenden në anën e djathtë të pikës
decimale shënohen duke u fuqizuar me eksponent negativ që fillon
nga shifra -1, pastaj -2, e kështu me radhë.
 P.sh. numrin shumëshifror 542.2310 mund ta shënojme me
shprehjen për vlerën pozicionale keshtu:
 Në këtë shprehje kemi shifrat 5,4,2 para pikës decimale dhe shifrat
2, 3 pas pikës dhjetore dhe baza është 10, me fuqitë perkatëse: 102 ,
101 , 100, 10-1 dhe 10-2 atëherë shprehja për vlerën pozicionale (apo
vendore) do të duket:
542.2310  5 10 2  4 101  2 100  2 10 1  3 10 2
- Sistemi numerik me bazën dy (Sistemi binar)
 Nëse e shikojmë këtë sistem numerik si sistem numerik
pozicional, atëherë mund të konstatojmë që karakteristikat
kryesore të tij janë:
1. Baza = 2
2. Emax = Baza – 1 = 2-1 =1
 Në këtë sistem numerik ekzistojnë vetëm dy shifrat e para: {0, 1}.
3. Shprehja pozicionale, përcakton vlerën e elementit të caktuar në
një pozicion të caktuar. P.sh. Nnumri binar 4-shifror: 1101 2,
paraqitet me shprehjen pozionale (vendore) vijuese:
11012 = 1.20 + 0.21 + 1.22 + 1.23
 Shënim: Shprehja për vlerën pozicionale (vendore) të numrit me
çfarëdo baze, e jep si rezultat vlerën dekade të atij numri.
- Sistemi numerik me bazën dy (Sistemi binar)

 Në sistemin numerik binar, në vend të dhjetë elementeve


(simboleve) – sa përdoren te sistemi dekad, perdoren vetëm dy
simbolet e para, për t’i paraqitur të gjithë numrat. Elementet apo
simbolet që përdoren janë: 0 dhe 1.
 Numrat me bazë dy janë menduar prej matematikantëve, por
kanë gjetë zbatim në elektroniken digjitale ngase me pajisjet
elektronike është shumë më lehtë të krijohen sinjale elektrike me
dy gjendje (p.sh. gjendja ka sinjal = 1 dhe s’ka sinjal = 0 dhe nuk
mund të krijohen dhjetë gjendje të sinjaleve elektrike.
 Pra në sistemin numerik binar kemi kesi numrash: 0,1,10,11,100
e kështu me rradhë por këta numra lexohen zero, një, një - zero,
një - një, një-zero-zero etj.
- Sistemi numerik pozicional me çfarëdo baze

 Nëse p.sh. si bazë të sistemit numerik e marrim numrin 5, kemi:


1. Baza = 5
2. Emax = Baza – 1 = 5-1 = 4
 Në këtë sistem numerik ekzistojnë vetëm pesë shifrat e para: {0, 1, 2, 3, 4}.

3. Shprehja pozicionale, përcakton vlerën e elementit të caktuar në


një pozicion të caktuar. P.sh. Numri 4-shifror: 4231 5, paraqitet me
shprehjen pozionale (vendore) vijuese:
42315 = 1.50 + 3.51 + 2.52 + 4.53
Nëse nisemi nga shënimi: Shprehja për vlerën pozicionale (vendore) të numrit me
çfarëdo baze, e jep si rezultat vlerën dekade të atij numri, atëherë fitojmë
42315 = 1.50 + 3.51 + 2.52 + 4.53 = 1.1 + 3.5 + 2.25 + 4.125 = 1 + 15 + 50 + 500 = 56610
Shndërrimi i numrave prej sistemit binar në atë dekad të numrave
 Për konvertimin e numrave binarë në dekadë, përdoret
gjetja e rezultatit e shprehjes së vlerës pozicionale. P.sh.
nëse dëshirojmë që të konvertojmë numrin binar
1100110102 në numër dekad, është shpjeguar në vijim:
Zgjidhje:
 Edhe numrat binarë sikurse ata dekad, pozita e shifres në një numer
me më shume shifra e ka peshen e vete. Ketu baza e peshes është
dy e fuqia e bazes fillon prej 0 (pozita e pare nga e djathta. 1 pozita
e dyte, 2. pozita e trete, etj.:
1100110102 = 1·28 + 1·27 + 0·26 + 0·25 + 1·24 +1·23 + 0·22 + 1·21 + 0·20
110011010 = 1·256 + 1·128 + 0·64 + 0·32 + 1·16 + 1·8 + 0·4 +1·2 + 0·1
1100110102 = 256 + 128 + 0 + 0 + 16 + 8 + 0 + 2 + 0 = 41010
Shndërrimi i numrave prej sistemit binar në atë dekad të numrave ...

 Nga e gjithe kjo mund të themi se konvertimi i numrit


binar në atë dekad behet ashtu që bazën binare 102 e
paraqesim në numrat dekad 210, kurse eksponentët e
bazës në sistemin binar, me numra dekadë gjegjës.
 Në vijim mund ta shohim një tabele me disa numra binarë
të shënuar me numra të sistemit dekadë përkatës:
Numri binar Numri dekad
10 2
100 4
111 7
1000 8
1111 15
1101 13
Shndërrimi i numrave prej sistemit binar në atë
dekad të numrave ...

 Në qoftë se vlerat nga tabela i zbërthejmë me shprehje të


vlerave pozicionale kemi:
102 = 0 · 20 + 1 · 21 = 0 + 2 = 210
1002 = 0 · 20 + 0 · 21 + 1 · 22 = 0 + 0 + 4 = 410
1112 = 1 · 20 + 1 · 21 + 1 · 22 = 1 + 2 + 4 = 710
10002 = 1 · 23 + 0 · 22 + 0 · 21 + 0 · 20 = 8 + 0 + 0 + 0 = 810
11112 = 1 · 23 + 1 · 22 + 1 · 21 + 1 · 20 = 8 + 4 + 2 + 1 = 1510
11012 = 1 · 23 + 1· 22 + 0 · 21 + 1 · 20 = 8 + 4 + 0 + 1 = 1310
Shndërrimi prej sistemit dekad në atë binar të
numrave
 Numri dekad mund të kthehet në numër binar me
pjesëtim të njëpasnjëshëm të numrit dekad me numrin 2
dhe pastaj të rezultateve prapë me numrin 2, deri sa të
vijmë tek shprehja 1:2 dhe në pjesën anash të mbetjeve e
cila mbetje mund të këtë vetëm vlerën “0” ose “1”.
 Në fund kolona e mbetjeve lexohet prej se poshtmi lartë
dhe fitohet numri binar i kërkuar.
Shembull:
 Të konvertohet numri dekad 45(10) në sistemin numerik
binar me bazën 2.
Shndërrimi prej sistemit dekad në atë binar të
numrave
45 : 2 = 22 Mbetja 1
22 : 2 = 11 Mbetja 0
11 : 2 = 5 Mbetja 1
5:2=2 Mbetja 1
2:2=1 Mbetja 0
1:2=0 Mbetja 1
 Rezultati i fituar lexohet në kolonen e mbetjeve prej se poshti e deri
lartë për me teper tregon edhe shigjeta se si është lexuar rezultati.
45(10) = 101101(2)
Operacionet matematikore me numra binarë

 Sikurse në numrat dekadë edhe me numrat binarë mund


të kryhen veprimet e ndryshme aritmetikore. Këtu do të
tregojmë se si kryhen veprimet e thjeshta aritmetike me
numra binarë:
 Mbledhja e numrave binarë
 Zbritja e numrave binarë
 Shumëzimi i numrave binarë
 Pjesëtimi e numrave binarë
Mbledhja e numrave binarë

 Veprimi i mbledhjes së dy numrave binarë është i


ngjashëm me mbledhjen e dy numrave dekadë.
 Në të vertetë, gjatë mbledhjes se dy numrave binarë,
bartja e numrit për një pozicioni (vendi) për një pozicion
majtas (apo në disa raste më lartë) bëhet në momentin
kur arrihet shuma 2 ( rezultati për 1 + 1 ) jo si te numrat
dekadë kur kjo bartje bëhet në momentin kur arrihet
shuma 10.
 Numrat binarë kanë rregullat e veta për mbledhje, zbritje,
shumëzim dhe pjesëtim.
Mbledhja e numrave binarë
 Numrat binarë mbledhen sipas ketyre rregullave:
02 + 02 = 02
02 + 12 = 12
12 + 02 = 12
12 + 12 = 102 (ose te mbledhja lexohet 0 dhe 1 në mend).
Kështu, shkruhet 0-ja në vendin e njësheve dhe 1-shi vendoset në një
vend majtas (ku tregon numrin e dysheve).
 Pra kur mbledhen 12 dhe 12 nga sistemi binar i numrave, rezultati
është: zero njëshe dhe një dyshe:
102 = 0 · 20 + 1 · 21 = 0 + 2 = 210
Mbledhja e numrave binarë ...

 Edhe mbledhja e numrave binarë shumëshifrorë bëhet


duke filluar me mbledhjen e shifrave që janë në fund të
numrit (nga e djathta) të tyre dhe vazhdohet hap pas hapi
kah e majta.
 Gjatë kësaj duhet pasur parasysh bartjen eventuale të 1-
shit për një vend majtas, në rastet kur shuma e shifrave të
të njëjtit nivel është mbi 1 (më e madhe se 1) .
 P. sh. Mbledhja e dy numrave decimalë dhe binarë bëhët
kështu:
Mbledhja e numrave binarë ...

Mbledhja decimale Mbledhja binare


97 1011001
+ 37 100001
= 134 = 1111010
Zbritja e numrave binarë ...

 Kompjuteri është një pajisje komplekse që mund të bëjë


vetëm mbledhjen e numrave. Për këtë arsye ne duhet të
gjejmë mënyren se si të bëhët zbritja, shumëzimi,
pjesëtimi i numrave binarë duke i rikthyer në mbledhje të
numrave.
 Te zbritja e dy numrave, numrin e parë do ta quajmë «i
zbritshmi» (subtrahendi) dhe numrin e dytë e quajmë
«zbritësi» (minuendi).
Zbritja e numrave binarë ...
 Shndërrimi i zbritjes së numrave në mbledhje mund të
realizohët në 4 hapa, në këtë menyrë:
1. Vlera e zbritësit, konvertohet ashtu që secila shifër e atij
numri zbritet nga elementi maksimal i sistemit numerik.
Në këtë rast te numrat binarë (që përdoren në TIK), te
zbritësi: zerot konvertohen në njësha dhe anasjelltas
njëshat konvertohen në zero. Numri i fituar quhet
zbritësi i konvertuar.
2. Këtij zbritësi të konvertuar i shtohet vlera numerike 1
(një). Kështu fitojmë komplementin e zbritësit.
Zbritja e numrave binarë ...

3. Vlerën e komplementit të numrit ia mbledhim të
zbritshmit (subtrohendit) dhe
4. Rezultati fitohet ashtu që nga numri i fituar injorojmë
(nuk e marrim parasysh) shifrën e parë (majtas) të
rezultatit.
 Shembull:
1. Të zbriten numrat dekadë 746-345, duke i përdorë 4
hapat e përshkruar të mësipërm.
Zbritja e numrave dekadë - shembull...
 Zgjidhje:
746 => i zbritshmi
- 345 => zbritësi
1. Vlera e zbritësit, konvertohet ashtu që secila shifër e atij
numri zbritet nga elementi maksimal i sistemit numerik.
Numri i ftuar quhet zbritësi i konvertuar.
999 => tre elemente maksimale dekade
- 345 => zbritësi
654 -> numri i konvertuar
2. Në fund të këtij zbritësi të konvertuar shtohet vlera
numerike 1. Kështu fitojmë komplementin e numrit.
Zbritja e numrave dekadë - shembull...
2. Në fund të këtij zbritësi të konvertuar shtohet vlera numerike 1.
Kështu fitojmë komplementin e numrit.
654 -> numri i konvertuar
+ 1
655 -> komplementi i numrit 345
3. Vlerën e komplementit të numrit ia mbledhim të zbritshmit
(subtrohendit)
746 -> numri i konvertuar
+ 655 -> komplementi i numrit 345
1401 -> Rezultati nga i cili fshihet shifra e parë
4. Nga rezultati i fituar injorojmë (nuk e marrim parasysh) shifren e
parë (majtas) të rezultatit.
 E konstatojmë rezultatin 746 – 345 = 401.
Zbritja e numrave dekadë - shembull...
2. Në fund të këtij zbritësi të konvertuar shtohet vlera numerike 1.
Kështu fitojmë komplementin e numrit.
654 -> numri i konvertuar
+ 1
655 -> komplementi i numrit 345
3. Vlerën e komplementit të numrit ia mbledhim të zbritshmit
(subtrohendit)
746 -> numri i konvertuar
+ 655 -> komplementi i numrit 345
1401 -> Rezultati nga i cili fshihet shifra e parë
4. Nga rezultati i fituar injorojmë (nuk e marrim parasysh) shifren e
parë (majtas) të rezultatit.
 E konstatojmë rezultatin = 401.
Shembulli 2: Zbritja e numrave binarë
 Të zbriten numrat binarë:
1110111 => i zbritshmi
- 101101 => zbritësi
1. Vlera e zbritësit, konvertohet ashtu që secila shifër e atij
numri zbritet nga elementi maksimal i sistemit numerik.
Te numrat binarë, zerot konvertohen në njësha dhe
anasjelltas. Numri i ftuar quhet zbritësi i konvertuar.
(0 => 1 dhe 1 = > 0)
101101  010010 => zbritësi i konvertuar
2. Këtij zbritësi të konvertuar i shtohet vlera numerike 1.
Kështu fitojmë komplementin e numrit.
Shembulli 2: Zbritja e numrave binarë
2. 010010 => zbritësi i konvertuar
+ 1 => numri korrigjues 1
010011 => komplementi i zbritësit

3. 1110111 => i zbritshmi


+010011 => komplementi i zbritësit
10001010 => rezultati i mbledhjes

4. Nga rezultati i fituar injorojmë (nuk e marrim parasysh)


shifrën e parë (majtas) të mbledhjes.
 E konstatojmë rezultatin = 0001010 ose shkurt =
1010.
Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK

 Kompjuterët në të vërtetë punojnë vetëm duke mbledhur


ose duke krahasuar numrat. Për këtë arsye njerëzit gjatë
kohërave kanë tentuar që të gjejnë mënyra se si
operacionet e ndryshme matematikore t'i zbërthejnë në
veprime të mbledhjes së numrave. Kështu matematikani
skocez Xhon Najper (John Nepier) ndërtoi tabelën praktike
të shumëzimit, me anë të së cilës shumëzimin e ka
shndërruar në disa veprime të mbledhjes. Tabelat e këtilla
mundësuan ndërtimin e pajisjeve për llogaritje.
Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK
.
1
2
3
1
1
2
2 3 4 5
2 3 4 5 6
1 1
4 6 8 0 2
1 1 1
3 6 9 2 5 8
6 7 8 9
7 8 9
1 1 1
4 6 8
2 2 2
1 4 7
4 1 1 2 2 2 3 3
4 8 2 6 0 4 8 2 6
5 5 10 15 20 25 30 35 4 0 4 5
6 1 1 2 3 3 4 4 5
6 2 8 4 0 6 2 8 4
7 1 2 2 3 4 4 5 6
7 4 1 8 5 2 9 6 3
8 1 2 3 4 4 5 6 7
8 6 4 2 0 8 6 4 2
9 1 2 3 4 5 6 7 8
9 8 7 6 5 4 3 2 1

Fig. Tabela e Nepier-it


Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK
 Shifrat e faktorit të parë zgjedhen në shtyllën e parë nga e majta,
kurse shifrat e faktorit të dytë në rreshtin më të sipërm. P.sh. në
qoftë se duhet shumëzuar numrat 6.37, atëherë rezultati gjendet
ashtu që veçojmë celulat (katrorët) të cilat i përkasin rreshtit të
gjashtë dhe shtyllës së tretë dhe të shtatë.
 Nga këto celula të veçuara shënohet shifra e
. 3 7
jashtme e parë (në qoftë se nuk ka shifër, ajo
është e barabartë me zero), pastaj shifrat
6 18 4 2

përbrenda celulave mblidhen dy nga dy dhe në


fund shënohet shifra e fundit e jashtme (në
qoftë se nuk ka shifër, ajo është e barabartë me
zero). Shifrat kështu të fituara e formojnë
rezultatin e prodhimit.
Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK
 Nga këto celula të veçuara shënohet shifra e jashtme e parë (në qoftë se nuk
ka shifër, ajo është e barabartë me zero), pastaj shifrat përbrenda celulave
mblidhen dy nga dy dhe në fund shënohet shifra e fundit e jashtme (në
qoftë se nuk ka shifër, ajo është e barabartë me zero). Shifrat kështu të
fituara e formojnë rezultatin e prodhimit.

 Në rastin kur kemi të bëjmë me prodhimin 6.37,


. 3 7
6 18 42

në celulat e veçuara shihet se:


 shifra e parë e jashtme është 1,
 pastaj shifra tjetër fitohet duke mbledhë shifrat
8+4, pra është 12 dhe
. 3 7
6 1842

 shifra e fundit është 2.


Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK
 kemi 1 dhe (8+4) dhe 2
 Meqenëse shifra e dytë është numër dyshifror (12),
atëherë shënohet shifra 2, kurse shifrës paraprake
në numër (1) i shtohet vlera 1.
 Pra, rezultati i fituar është:
1 dhe (8+4=12) dhe 2 gjegjësisht 6.37 = 222.
. 3 7
6 1842

1 (8+4=12)2 = 222
Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK

 Në qoftë se faktori i parë ka më shumë shifra, atëherë


llogaritet nënprodukti i parë, ashtu që merret shifra e fundit
e faktorit të parë dhe shumëzohet me faktorin e dytë, pastaj
gjendet nënprodukti i dytë, ashtu që shifra e parafundit e
faktorit të parë shumëzohet me faktorin e dytë dhe
rezultatit i shtohet një zero në fund, më tutje nënproduktit
të tretë i shtohen dy zero dhe kështu me radhë.
 Nënproduktet e fituara (me numrin e zerove të shtuar në
fund të tyre) mbledhjen.
Shumëzimi i numrave në pajisjet e TIK
 P.sh. në qoftë se dëshirohet që të shumëzohen numrat
134 . 421, atëherë: .

4 16
4 2

8
1

 Së pari gjendet nënprodukti i parë 4.421:


1 dhe (6+0) dhe (8+0) dhe 4 = 1684 +

. 4 2 1
3 12 6 3

 Pas kësaj gjendet nënprodukti i dytë 3 . 421:


+
1dhe(2+0)dhe(6+0)dhe3shtohet 0 = 12630. +
. 4 2 1
1 4 2 1

 Pas kësaj gjendet nënprodukti i tretë 1.421:


+
0dhe(4+0)dhe(2+0)dhe1shtohen00 = 42100. +

 Rezultati i fituar është: 1684+ 12630+42100 = 56414.


Sistemi numerik oktal
 Sistemi i numrave oktalë ka për bazë numrin 8 (23) dhe
elementet e këtij sistemi numerik janë:
 (0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7).
 Edhe numrat e sistemit numerik oktal mund të
konvertohen në numra të sistemit dekad dhe anasjelltas e
kjo behet duke shumëzuar elementet e numrit oktal me
bazen e fuqizuar duke filluar nga vlera 0 në anën e djathtë
kah e majta p.sh. numri oktal:
354 8  4  8 0  5  81  3  8 2  4  1  5  8  3  64  4  40  192  23610
 Numri më i madh i sistemit numerik oktal është 7 dhe
mund të paraqitet në formën binare me tri vende binare.
111 2  1  2 0  1  21  1  2 2  1  1  1  2  1  4  710
39

Ju falënderoj në vëmendje!

Pyetje dhe
komente?
40

Shënim!

Ky
Ky prezantim
prezantim është
është jokomercial.
jokomercial.
Slajdet
Slajdet mund
mund tëtë kanë
kanë materiale
materiale tëtë marra
marra nganga Interneti,
Interneti, me
me përmbajtje
përmbajtje
profesionale
profesionale dhe
dhe shkencore,
shkencore, tëtë cilat
cilat janë
janë të
të mbrojtura
mbrojtura me me Ligjin
Ligjin ee të

drejtave
drejtave autoriale.
autoriale. Ky
Ky prezentim
prezentim do do të
të përdoret
përdoret vetëm
vetëm përkohësisht
përkohësisht
gjatë
gjatë shpjegimit
shpjegimit nga
nga mësimdhënësi
mësimdhënësi me me qëllim
qëllim të
të informimit
informimit dhe
dhe
udhëzimit
udhëzimit të
të studentëve
studentëve nënë punë
punë tëtë mëtejme
mëtejme profesionale,
profesionale, kërkuese
kërkuese
dhe
dhe shkencore
shkencore dhe
dhe për
për qëllime
qëllime të
të tjera
tjera nuk
nuk mund
mund të të përdoret.
përdoret.
.........................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................................
Edmond
EdmondBeqiri
Beqiri
Edmond.Beqiri@unhz.eu
Edmond.Beqiri@unhz.eu

You might also like