Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 30

Degët e së drejtës romake

 Ius Publicum: tërësia e normave që rregullonin pozitën juridike të shtetit


romak (marrdhëniet shtetërore).
 Ius Privatum: tërësia e normave që rregullonin marrëdhëniet juridike mes
personave fizikë, juridikë, etj. Ajo ndahej në:
1. Ius quod ad personas pertinet- e drejta personale
2. Ius quod ad res pertinet- e drejta pronësore
3. Ius quod ad actiones pertinet- e drejta procedurale
 Mores: zakone të tipit juridik.
Koncepte juridike
themelore
Lektore: Msc. Ermira Shkreta
Përmbajtja

 Konceptet kryesore
 Klasifikimet e së drejtës subjektive dhe objektive
 Fitimi i të drejtave dhe suksedimi
 Burimet
 Interpretimi
 Fusha e veprimit të normës juridike
 Përmbajtja e së drejtës private
 Teknika e përpunimit kazuistike
E drejta

 E drejta objektive
 Tërësi normash që përcaktojnë rregullat e sjelljes që duhet të zbatojnë
anëtarët e shoqërisë.
 E drejta subjektive
 Tërësi normash, në bazë të të cilave çdo subjekt mund të pretendojë nga të
tjerët një sjellje të caktuar në përputhje me nomat e përgjithshme.
Norma juridike

 Urdhërim i përgjithshëm dhe abstrakt që u drejtohet të gjithë anëtarëve të


shoqërisë duke i imponuar një sjellje të caktuar nëpërmjet sanksionit.
 Sanksioni: dënim që jepet në rastet e moszbatimit të një ligji të caktuar.
 Karakteristikat e normës:
 Karakteri i përgjithshëm
 Karakteri abstrakt
 Karakteri i detyrueshëm
Llojet e normave juridike

 Norma deklarative
 Norma lejuese
 Norma detyruese
 Shembuj?
Fakti juridik

 Fakte juridike janë të gjithë ato fakte (ngjarje natyrore, veprime njerëzish)
prej të cilave lind, ndryshon ose shuhet një marrëdhënie juridike.
Ngjarje natyrore/ Veprime njerëzish

 Ngjarje natyrore: ngjarje të shkaktuara nga natyra. Shembuj?


 Veprimet e njerëzve
 marrëveshje juridike: deklarim vullneti për arritjen e një qëllimi të caktuar
 veprimet e paligjshme: veprime të vullnetshme që vijnë në kundërshtim me
një normë juridike që pasohen nga sanksionet
Marrëdhënia juridike

 Raporti mes dy ose më shumë subjekteve i rregulluar prej së drejtës.


 Subjekti aktiv- subjekti të cilit e drejta u jep apo njeh një të drejtë
 Subjekti pasiv- subjekti ndaj të cilëve e drejta vendos një detyrë apo detyrim
 Shembuj?
 Kontrata e studimit
Klasifikimet e së drejtës subjektive

 a) e drejta absolute dhe relative


 E drejta absolute *erga omnes: të drejta që i japin titullarit pushtet kundrejt
të gjithë subjekteve, mbi të cilët qëndron detyrimi për të mos e shqetësuar
atë në ushtrimin e së drejtës. Të drejtat reale
 E drejta relative: të drejta që i japin titullarit pushtet kundrejt një ose disa
personave të përcaktuar mbi të cilët qëndron detyrimi për të bërë ose jo
dicka. E drejta e detyrimeve
b) Të drejta pronësore dhe jopronësore
 Të drejta që mbrojnë interesa ekonomike që përllogariten në para
 Të drejta që realizojnë interesa të karakterit moral
c) Të drejta të transmetueshme dhe jo të transmetueshme
 Të drejta që mund të transmetohen tek personat e tretë
 Të drejta që nuk mund të transmetohen tek personat e tretë ( të drejta
me karakter ngushtësisht personal)
d) Të drejta reale dhe detyrimore
 Të drejta absolute që i japin titullarit pushtet të plotë ose të kufizuar
(karakter i menjëhershëm, absolut dhe tipik)
 Të drejta relative që i japin titullarit pushtet vetëm në raport me një
ose disa persona
Fitimi i të drejtave, suksedimi

 me titull origjinal: kur e drejta i kalon subjektit pa u transmetuar nga


ndonjë subjekt i mëparshëm
 me titull të prejardhur: kur e drejta transmetohet nga një subjekt tek një
tjetër
 me titull universal: kur titullari i ri merr të gjitha marrëdhëniet juridike të
titullarit të mëparshëm (mortis causa)
 me titull të veçantë: kur titullari merr vetëm marrëdhënie juridike të
vecanta (kontrata)
Terminologjia e përdorur në të drejtën romake
Klasifikimet e së drejtës objektive

 Ius dhe lex


 Ius- norma me karakter zakonor
 Lex- vullneti i popullit të bashkuar në këshille
Ius civile dhe Ius honorarium

 Ius civile- tërësia e normave që buronin prej mores, plebiscita, leges,


senatusconsulta etj për qytetarët romakë.
 Ius honorarium- tërësia e normave që krijoheshin herë pas here duke iu
referuar rasteve konkrete që nuk rregulloheshin nga ius civile, e drejtë e
krijuar nga pretorët.
 Dualizmi në përdorimin e këtyre të drejtave
 Cila e drejtë prevalon?
Ius novum

 E drejtë e re që lindi nga kushtetuta perandorake dhe nga paditë e reja.


Ius civile- ius gentium- ius naturale

 Ius civile- e drejtë që zbatohej për qytetarët romakë


 Ius gentium- e drejtë që zbatohej për të huajt (mes të huajve ose mes
romakëve dhe të huajve). Çfarë ndodhi kur iu dha qytetaria romake të gjithë
banorëve?
 Ius naturale- e drejtë me prejardhje hyjnore që mbetet gjithmonë e prerë
dhe e pandryshueshme për të gjithë njerëzit.
Ius publicum- ius privatum

 Ius publicum- rregullon organizimin e shtetit romak


 Ius privatum- rregullon marrëdhëniet mes individëve
Ius commune- ius singulare-
privilegium
 Ius commune- e drejta që zbatohej për të gjithë pa dallim
 Ius singulare- normë e veçantë që u fut në të drejtën e përbashkët për një
dobishmëri të veçantë (testamenti ushtarak)
 Privilegium- rastet kur ligji vepron në favor të një personi si përjashtim nga
ius commune (situata të ligjshme)
 Beneficia- dispozita në ndihmë të situatave të përcaktuara juridike për të
zbutur zbatimin e një parimi (nuk jepet nëse nuk i është kërkuar pretorit)
Ius ex scripto- ius ex non scripto

 Ius ex scripto- e drejtë e shkruar e sanksionuar shprehimisht nga legjislatori


 Ius ex non scripto- e drejtë e pashkruar që buron nga interpretimi i juristëve
ose nga e drejta zakonore
Burimet e së drejtës romake

 Lex- normë juridike që vendosej nga asambletë e popullit me propozim të


magjistratit dhe me konfirmim të senatit
 Përmbajtja e lex:
 Praescriptio- titulli i ligjit
 Rogatio- teksti i ligjit i ndarë në kapituj
 Sanctio- llojet e dënimeve
 Perfectae
 Minus quan perfectae
 Imparfectae
Plebiscitum- Senatusconsultus

 Plebiscitum- mendimet që dilnin nga këshillat e plebenjve


Lex hortensia- akti që barazoi plebiscitum me ligjet
 Senatusconsultus- mendimet e senatit
Constitutio principis

 Normat që nxirreshin nga perandorakët


 Edicta- dispozita të përgjithshme për gjithë popullsinë
 Mandata- udhëzime për persona zyrtarë
 Rescripta- dispozita mbi çështje të veçanta
 Decreta- vendime gjyqësore të perandorit
Edictum- Responsa Prudentium-
Consuetudo
 Edictum- urdhërim i nxjerrë nga një magjistrat i pajisur me imperium
 Responsa prudentium- mendimet e juristëve të cilëve u ishin njohur aftësitë
 Consuetudo- e drejtë që u ruajt nga përdorimi i përsëritur nga shoqëria
(zakonet)
Interpretimi në të drejtën romake

 Proces teknik me anë të së cilit bëhej zbërthimi i ligjit duke u nisur nga fjalët
e tij dhe nga elementët e veçantë të përmbajtjes së tij.
 Parakusht për zbatimin e së drejtës.
Fusha e veprimit të normës juridike

 E drejta private zbatohej kryesisht për qytetarët romakë.


 Përjashtime:
 Ius connubi- zotësia për të lidhur martesë të vlefshme juridikisht mes një
qytetari romak dhe një të huaji
 Ius commerci- zotësia për të kryer veprime juridike të karakterit tregtar
Përmbajtja e së drejtës private

A. Marrëdhëniet absolute në kuptimin vetjak


 Marrëdhëniet familjare (pater familias)
 Marrëdhëniet parafamiljare (tutoria dhe kujdestaria mbi persona që nuk
kishin zotësi për të vepruar)
 Dominicia potestas (të drejtat mbi res psh. skllevërit)
B. Marrëdhënie absolute në kuptimin
jovetjak (iura in re aliena)
 Marrëdhëniet reale të garancisë (hipoteka dhe pengu)
 Marrëdhëniet reale të gëzimit (servituti, uzufrukti dhe superficie)
C. Marrëdhëniet që lindnin nga
detyrimet
 Detyrime kontraktore (marrëveshje tipike)
 Detyrime kontraktore prej marrëveshjeve dypalëshe me karakter konsensual
 Detyrime jashtëkontraktore

D. Marrëdhëniet që krijoheshin prej përgjegjësisë, psh. deliktet


Arsyetimi i vendimeve juridike

 Argumente me karakter logjik ose gramatikor


 Argumente të përdorura më parë dhe të pranuara në përgjithësi
 Parimet themelore të rregullave juridike
 Interpretime të termave të gjuhës së përditshme dhe të vullnetit të personit
 Argumente të bazuara në parime që frymëzojnë rendin juridik (drejtësia,
barazia, mirëbesimi)

You might also like