Fjalite e Perbera, Te Ndermjetme

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Tema mësimore :

Fjalia e përbërë me
nënrenditje kushtore,,
lejore dhe krahasore.
Fjalia e varur kushtore:
• Shpreh marrëdhënie kusht-pasojë. Ajo paraqet dy veprime a gjendje të ndërvarura midis tyre, në
mënyrë të tillë që realizimi ose mosrealizimi I asaj që thuhet në fjalinë e varur, bën te
pashmangshme, të pamundur ose të mundur atë për të cilën bëhet fjalë në fjalinë drejtuese.
• Bashkohet me pjesën kryesore me lidhëza dhe shprehje lidhëzore ose pa lidhëza: në, në qoftë
se,nëse, në rast se, po qe se, me kusht që, mjaft që etj.
• Pozicioni i saj është pas pjesës kryesore kur përdoren lidhëzat: me kusht që, mjaft që, por
përdoren edhe në mes dhe kryesisht para pjesës kryesore.
Kujdes:
a) Nuk ndahen me presje kur lidhen drejtpërdrejt me kallëzuesin, ose lidhen me pjesëzën vetëm.
b) Ndahen me presje në çdo situatë tjetër.

 Në qoftë se unë dua, e bëj.


Do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat, po të jemi të bashkuar.
Ta kisha pranë shtëpinë, do të punoja këtu.
Në këtë qytet, në ardhsha përsëri, mbi asfaltin e kujtimeve do të eci
ndanë rrugëve.
Në fjalinë e varur lejore, pjesa e varur shpreh një veprim a gjendje që pritet
të pengojë realizimin e veprimit në pjesën drejtuese, por që nuk arrin ta ndalojë
atë.
Pjesa kryesore lidhet me pjesën e varur:
- me anë të lidhëzave (megjithëse, megjithëqë, ndonëse etj)
P.sh.: E pranoi këtë sfidë, megjithëse është shumë skeptik.
- me shprehje lidhëzore (edhe pse, edhe se, sado që, paçka se,pavarësisht se,
sado që, sido që, vërtet që)
- P.sh.: Sado që t’i flasësh, nuk të dëgjon.
- - me forma të pashtjelluara
- P.sh. Pa biseduar me ta, ajo e ndiente se diçka nuk shkonte.
 Ndahet me presje në të tria pozicionet.
Fjalia e varur krahasore karakterizon një veprim a gjendje që shprehet në fjalinë
kryesore.
- zë një vend të veçantë midis fjalive të varura në përgjithësi dhe shërben për të
krahasuar një veprim, një tipar a një sasi;
- ajo shpreh një fakt që krahasohet me një fakt tjetër që është dhënë prej fjalisë
drejtuese; krahasimi mund të bëhet në plane të ndryshme barazie ose mosbarazie;
- fjalia e varur krahasore lidhet me fjalinë prej së cilës varet me lidhëzat e lokucionet
lidhëzore si, siç, sikur, sikurse, ashtu si, se sesa etj.;
- P.sh. Gëzohej për të, ashtu siç gëzohej për vajzën e vet.
- nga prania ose jo e fjalëve korrelative (aq, kaq, ashtu, kështu, më shumë etj.)
- P.sh.: Sa erdhën, aq u larguan.
 Rendi i pjesës së varur mund të jetë i lirë në fjali.
-Më shumë besim kam kur të shoh që qesh,sesa kur të shoh serioz
-Sa I gjallë ishte djali, aq e ndrojtur ishte vajza.
 Ndahet me presje në të tria pozicionet.
Tema: Fjalitë e ndërmjetme.
Fjalitë e ndërmjetme janë ato fjali të cilat
janë përfshirë në një fjali tjetër, pa qenë e lidhur
organikisht me të dhe që kryen funksionet e
fjalëve e të togjeve të ndërmjetme.
Disa karakteristika të fjalëve të ndërmjetme janë:

Fjalët e ndërmjetme tregojnë:


1. shkallën e vërtetësisë së kumtimit (sigurisht, domosdo, patjetër, fjalë për fjalë etj.)
2. shkallën e vlerësimit së kumtimit (fatkeqësisht, fatmirësisht, mjerisht, për inat etj.)
3. shkallën e rëndësisë së një fakti (para së gjithash, mbi të gjitha, aq më tepër etj.)
4. lidhjen logjike midis pjesëve të një fjalie (ndër të tjera, përkundrazi, sidoqoftë,
ndërkaq, pikë së pari etj.)
5. burimin e kumtimit (sipas mendimit tim, sipas tij, sipas meje, për mendimin tim etj.)
6. qëndrimin e folësit ndaj formulimit të kumtimit (me një fjalë, shkurt, më saktë etj.)
7. fjalë që tërheqin vëmendje (ama etj.)
Cilat janë disa karakteristika të fjalive të ndërmjetme?

Fjalitë e ndërmjetme klasifikohen sipas kuptimit:

1. Fjalitë e ndërmjetme të shkallës së vërtetësisë: siç ma pret mendja mua,


kuptohet vetvetiu, sikundër kuptohet, me sa kuptoj unë, në mos gabohem, sa të
them unë etj
2. fjalitë e ndërmjetme të vlerësimit emocional: të qofsha falë, larg qoftë, gjynah
mos paca, t’u befsha, iu bëftë nëna,ju pastë gjyshi etj.
3. fjalitë e ndërmjetme të burimit: -thashë, thonë, i thonë fjalës,thotë një fjalë e
urtë,sic mund të keni dëgjuar,sic thonë, sic thotë edhe populli etj.
4-fjalitë e ndërmjetme të tërheqjes së vëmendjes:ama, ta marrësh vesh
ti,ju lutemi shumë, mbaje mend,ja ku ta them unë, që thoni ju, që ta dini,
më besoni etj.
5-fjalitë e ndërmjetme të lidhjes logjike të kumtimeve: sic u tha më lart,
në fund të fundit, sic doli më vonë,sic e di edhe ti,sic e pame,sikundër
thashë, e që ta pata fjalën etj.
6-fjalitë e ndërmjetme të karakterit të thënies: të them sinqerisht, shkurt ,
nuk dua ta fsheh, po ta them hapur, për të mos gënjyer, më mirë të them,
si të thuash etj.
Këto fjali nga ana ndërtimore janë dy llojesh:

a) pa mjete lidhëse: duhet thënë, mund të


themi, kuptohet etj.
b) me mjete lidhëse: siç u tha më lart, siç e di
edhe ti etj.

You might also like