Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

VIII.

Gjymtyrët e dyta të fjalisë

• Rrethanori
• Llojet e rrethanorëve
• Pjesët e ligjëratës me të cilat shprehen

Ligjërata të autorizuara nga: PhD.Cand. Manjola Lubishtani


 Rrethanori
 
• Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që vihet në marrëdhënie rrethanore me gjymtyrën nga e cila
varet dhe lidhet me të me bashkim apo me drejtim.
• Lidhet me gjymtyrë të shprehura me folje, me mbiemra dhe me ndajfolje.
• Rrethanorët shprehen me fjalë emërtuese të ligjëratës, me forma të pashtjelluara të foljes , me
togfjalësha të lirë dhe me togfjalësha të qëndrueshëm:
1. Ne ecim ngadalë. Ajo hipi pa zhurmë në autobus. Vajza punonte në arkën e kursimit. Nw Teatrin e
Kukullave kishte kohë qw nuk jepej ndonjw shfaqje. Pa duart e tij të futura thellë në baltë. Pa e zgjatur,
tha se do të mendohej.
 Në bazë të kriterit kuptimor klasifikohen në rrethanorë të vendit, të kohës, të shkakut, të qëllimit, të
mënyrës, të sasisë, të kushtit dhe të lejimit.
 Rrethanori i vendit (KU?)
 
• Rrethanori i vendit tregon vendin e kryerjes së veprimit, shpreh, pra, marrëdhënie hapësinore. Lidhet
me folje ose me mbiemra zakonisht foljorë dhe shprehet me ndajfolje ose shprehje ndajfoljore vendi,
me emër me parafjalë, me përemër dhe me togfjalësh:
 a) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Ku janë të gjithë? Njerëzit e ardhur nga larg duheshin sistemuar.
Artani fliste poshtë e përpjetë.
b) emër me ose pa parafjalë: Maleve binte borë. Mbi Tiranë kishte rënë mjegulla e lagësht e shkurtit.
c) përemër: Shkolla është e re. Pas saj shtrihet një lëndinë e gjelbër.
ç) togfjalësh: Dritat hidhnin mbi asfaltin e qullur njolla të zbehta.

 Rrethanori i kohës (KUR?)


 
• Rrethanori i kohës tregon kohën e kryerjes së veprimit dhe varet nga gjymtyrë të shprehura me folje
dhe me mbiemra zakonisht foljorë. Ai shprehet me ndajfolje e shprehje ndajfoljore të kohës, me emra
me ose pa parafjalë, me forma të pashtjelluara foljore dhe me togfjalësha:
 a) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Puna e filluar herët jep rezultate. Kohë pas kohe dëgjohej kolla e tij
e mbytur.
b) emër me ose pa parafjalë: Mbrëmjeve binte vesë e lehtë. Në pranverë moti ndërron krejt.
c) formë e pashtjelluar foljore: Duke shëtitur takoi shokët. U nisën pa zbardhur. Me të mbërritur na
njoftoni.
ç) togfjalësh: Çdo mbrëmje dilnin shëtitje. Ishin takuar ca ditë më parë.

 Rrethanori i shkakut (PSE?)


•  Rrethanori i shkakut tregon shkakun e kryerjes së veprimit dhe varet nga folje ose mbiemra
(foljorë). Ai shënon një fakt real. Rrethanori i shkakut shprehet me:
 a) ndajfolje: Pse ngulni këmbë pikërisht për mua? Pse u vonove?
b) me emër me parafjalë ose lokucione parafjalore, me emër asnjanës në rrjedhore të tipit së bëri dhe
më rrallë me emër në rrjedhore pa parafjalë: Vajza kafshonte buzët nga dhembja. Ai po dridhej prej
frike. Një pjesë e parcelës u dëmtua për shkak të reshjeve. U ngriva së ftohti. U lodha së kërkuari.
Plasa vape.
c) me përcjellore: Duke e kujtuar të prishur e gjuajti stilolapsin.
ç) me togfjalësh: U befasua nga ai lajm i hidhur. Qenë zënë për punë të plakut. I erdhi keq nga ai
qëndrim i mikut.
 Rrethanori i qëllimit (PËRSE?)
• Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit dhe varet nga gjymtyrë të shprehura
me folje, rrallë edhe me mbiemra foljorë. Ky rrethanor shënon një fakt të synuar. Ai shprehet me:
a) ndajfolje: Po ti përse nuk shkon ta vizitosh vetë? Përse do të shkojë kaq vonë Jani në ara?
b) emër me parafjalën për dhe më rrallë me parafjalën në: Këto më duhen për herbarium. Kishin
shkuar për ngushëllim Të gjithë u mobilizuam në luftimin e malarjes.
c) paskajore: Kishte ardhur për të pyetur. Nxitoi për të marrë përgjigje.
ç) togfjalësh: U morën masa për zbatimin e ligjit. Donte ta shfrytëzonte për qëllimet e tij.

 Rrethanori i mënyrës (SI?)


 
• Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit a të shfaqjes së tiparit. Varet nga
gjymtyrë të shprehura me folje e më rrallë me mbiemra foljorë. Ai shprehet me:
a) ndajfolje a shprehje ndajfoljore: Këto gjëra ia kishte thënë hapur. Djersët i rridhnin palë-palë
nëpër fytyrë e gjoks.
b) emër në kallëzore me parafjalët me, pa, në ose në rrjedhore me parafjalën sipas: Mihali u largua
me vrap. Ec pa frikë në rrugën tënde. Ai kishte punuar në fshehtësi të plotë. Secili duhet të
shpërblehet sipas punës.
c) togfjalësh të lirë a frazeologjik: Vajza u përgjigj në mënyrë të prerë. Ai nuk lejonte të bëhej puna
shkel e shko.
ç) formën e pashtjelluar të përcjellores dhe të mohores: Babai ecte duke çaluar. Selimi tregonte pa
u ngutur histori të vjetra.

 Rrethanori i sasisë (SA?)


 
Rrethanori i sasisë tregon sasi ose masë të veprimit a të gjendjes, shkallën e një cilësie a të një
veprimi. Lidhet kryesisht me folje, me mbiemra foljorë ose mbiemra që tregojnë përmasa: i gjatë, i
gjerë, i ngushtë, i lartë, i thellë etj., me ndajfolje dhe me togfjalësha të formuar nga një emër me
ose pa parafjalë që tregon njesi matjeje: metër, kilogram, litër, orë, vjet, lek etj. dhe një numëror
ose përemër i pacaktuar:
a) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Ai fliste pak dhe punonte shumë. Mat shtatë herë dhe pri
një herë.
b) togfjalësha të formuar nga një emër me ose pa parafjalë që tergon njësi matjeje: metër,
kilogram, litër, orë, vjet, lek etj. dhe një numëror ose përemër i pacaktuar: Kanali ishte rreth 500
metra i gjatë. Thesi peshonte dyzet kilogramë. Për disa çaste u vendos qetësi.
c) me togfjalësha të natyrës frazeologjike: Kam telefonuar më shumë se dhjetë herë. Brigjet ishin një të
zgjatur dore afër.

 Rrethanori i kushtit
• Rrethanori i kushtit shpreh një hipotezë ose kusht, nga plotësimi i të cilit varet realizimi i veprimit.
Varet nga gjymtyrë të shprehura me folje, rrallë me emër ose mbiemër foljor. Kushti theksohet më
tepër, kur ky rrethanor shoqërohet me pjesëzën vetëm. Ky rrethanor shprehet me:
a) emër të prirë nga shprehje parafjalore në rast, në pamundësi: Në rast rreziku, tërhiquni. Në
pamundësi tërheqjeje, sulmoni.
b) me emër me parafjalën me ose pa: Me përkushtim, mund të arrini gjithçka. Pa diell, s’ka jetë.
c) formë të pashtjelluar mohore a përcjellore: Pa mësuar nuk jepet provimi. Vetëm duke njohur mirë
morfologjinë, mund ta kuptoni sintaksën.
ç) ndajfoljet ndryshe, përndryshe në fjalitë e përbëra: Armikun prite përballë, ndryshe mos m’u kthe.

 Rrethanori i lejimit

• Ky rrethanor tregon një fakt, në kundërshtim me të cilin kryhet veprimi. Shprehet me një togfjalësh,
gjymtyra kryesore e të cilit është një emër i prirë nga parafjala me dhe fjala gjithë: Me gjithë jetën
e vështirë, ajo i rriti me nder fëmijët e saj. Fëmijët laheshin në det, me gjithë kohën e keqe.
Ushtrim 1:
Gjeni rrethanorët dhe tregoni llojin e tyre:
1. Ajo u hodh përpjetë.
2. Besa shkoi në qytet.
3. Atë ditë u ngrita herët.
4. Nga vërshimi i ujit u rrëzuan shumë shtëpi.
5. Violeta vishet bukur.
6. Nxori një letër të shkruar nxitimthi.
7. Nxënësit shkonin rrugës duke kënduar.
8. Fatosi vajti në mal për dru.
9. Agimi shkon vazhdimisht në bibliotekë për të lexuar.
10. Desh plasa vapës.
11. Lindita ishte lodhur së tepërmi.
12. Agimin e kam takuar disa herë.
13. Me gjithë lodhjen e madhe, ajo e mbaroi detyrën.
14. Pa menduar nuk zgjidhet detyra.

You might also like