Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Fizika 9

Fusha magnetike e
rrymës elektrike
RNL: DEMONSTRON FUSHËN MAGNETIKE TË RRYMËS ELEKTRIKE DHE FORMËN E VIJAVE TË
PËRCJELLËSIT DREJTVIZOR;
PREZENTON VIJAT E FUSHËS MAGNETIKE TË QARKUT RRETHOR ELEKTRIK, SOLENOIDIT DHE
MAGNETIT TË PËRHERSHËM NË FORMË SHUFRE.
Fizika 9

Formojmë qarkun elektrik si në figurën e mëposhtme ashtu që përcjellësi drejtvizor vendoset mbi
gjilpërën magnetike dhe paralel me boshtin e saj, kur mbyllet qarku elektrik dhe rrjedh rryma
elektrike nëpër përcjellës, vërehet një dukuri mjaft e çuditshme: shmangia e gjilpërës magnetike nga
pozita fillestare. Këtë dukuri për herë të parë e vërejti fizikani danez, Ersted më 1820.
Fizika 9

 Nëse në qark ndërrohet kahu i rrymës elektrike, atëherë do të ndërrohet edhe kahu i rrotullimit të
gjilpërës magnetike.
Fizika 9
Fusha magnetike e përcjellësit drejtvizor
 Fusha magnetike e përcjellësit drejtvizor ka formë rrethore me qendër në përcjellës. Kahu i
fushës magnetike i përcjellësit drejtvizor përcaktohet me anë të rregullës së dorës së djathtë.
Fizika 9
Fusha magnetike e qarkut rrethor
 Nëse përcjellësin e lakojmë në formë të rrethit, fitojmë qark unazor me fushë magnetike më të
fuqishme se fusha magnetike e përcjellësit drejtvizor.
Fizika 9
Fusha magnetike e solenoidit
 Nëse një përcjellës e marrim dhe e mbështjellim rreth një trupi të drejtë (p.sh. lapsi), atëherë
fitojmë bobinën ose solenoidin.
Fusha magnetike e solenoidit është e ngjashme me fushën magnetike të magnetit të përhershëm në formë
shufre.
Fizika 9

FALEMINDERIT PËR VËMENDJE!

You might also like